Ekonomia e Çekisë
Çekia hapat e parë të zhvillimit ekonomik i ka bërë në kohën e shtetit Austro-Hungarisë. Pas Luftës së Dytë Botërore me vendosjen e shtetit socialist fillon një kthesë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me nacionalizimin e minierave, industrisë dhe bankave fillon etapa më e rëndësishme ekonomike. Ndryshimet më të mëdha bëhen me reformën agrare , qëllimi i sëcilës ka qenë ndarja e tokave fshatarëve të varfër. Me një ritëm të shpejtuar gjatë kësaj periudhe të pasluftës ka arritur jo vetëm ti mënjanoj pasojat e luftës, por edhe të ketë një strukturë më të favorshme ekonomike, përkatësisht të jetë një shtet industrialo-agrar.
Me ndarjen e Çekisë nga Sllovakia , në vitin 1992, ekonomia ka ruajtur strukturën industrialo-agrare. Një zhvillim të tillë pa dyshim i kontribuuan baza deri diku e mirë energjetike. Burimi më i rëndësishëm i energjisë është qymyrguri. Burimët më të mëdha të qymyrit gjenden në pellgun Ostrava-Karvin, i cili jep afro 80% të prodhimtarisë.
Hidroenergjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Potenciali hidroenergjetik është i madh, por shfrytëzimi është i vogël. Në strukturën energjetike hidroenergjia merr pjesë me 3 %. Hidrocentralet më të mëdha janë ngritur në lumin Vëlltava. Përkundër kësaj, energjia nukleare ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm duke zënë vitet e fundit një vend të rëndësishëm në strukturën e përgjithshme të energjisë. Ajo me 22% sa realizon kjo energji, radhitet menjëherë pas asaj termike.
Energjia elektrike është përherë në rritje. Aktualisht Çekia realizon afro 60 miliard kWh, ose më se 15 herë më shumë se para gjashtë dekadash.
Metalurgjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metalurgjia është degë kryesore e industrisë së Çekisë. Ajo mbështetet në importin e lëndëve të para, gjerësisht të mineralit të hekurit. Eksploatimi i mineralit të hekurit, megjithëse në rritje, është në gjendje të plotësojë vetëm një të tretën e nevojave të metalurgjisë. Me rezerva të mineralit të hekurit ëshë e pasur Çekia e Mesme. Edhe pse me rezerva të vogla të mineralit të hekurit, ne saje të importit te kësaj lënde ajo prodhomë afro 5 milion ton gizë dhe afro 7 milion ton çelik, duke siguruar një vend solid në kontinentin e Evropës.
Industria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Industria e rëndë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi i industrisë së rëndë ka pasur mbështëtje në metalurgji. Tradita e gjatë e zhvillimit të industrisë dhe kuadri profesionali i punëtorëve e kanë afirmuar industrinë e makinave . Industria e sajë është e specializuar për makina të rënda për komunikacion, energjetikë, metalurgji, industri të traktorëve etj. Industria e automobilave në Pëlzen prodhon më se 370 000 automobila të tipit “Shkoda”. Përveç tyre, industria e Çekisë është e njohur për prodhimin e kazanëve, turbinave, turbogjeneratorëve dhe transformatorëve me qenra më të mëdha prodhuese në Pragë, Pëlzen dhe Ostaravë. Industria e makinave për xehtari dhe metalurgji është lokalizuar në Ostarvë dhe Klladno. Industria e makinave bujqësore në Bërnë.
Industria kimike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Industria kimike është zhvilluar duke u bazuar në pasurive me qymyr të cilësisë së dobët kalorike dhe naftas së importuar e cila ka pasur një ritëm të shpjtuar në kohë të fundit. Prodhimet më të rëndësishme të kësaj industrie janë masat plastike, soda, acidi sulfurik, plehrat organike, medikamentet etj. Kjo industri është përqëndruar në Pragë, Usti, produbice, Ostravë etj.
Industria e tekstile dhe e këpucëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Industria tekstile dhe e këpucëve është ndër më të vjetrat. Përqendrimi i industrisë së tekstilit në pjesën veriperëndimore të shtetit është në lidhje me fazën e parë të industrializimit të vendit. Këtij lokacioni përveç kushteve të mira në lëmdët e para, i kanë kombinuar edhe baza e mirë energjetike e përfituar prej lumenjve dhe fuqia punëtore e lirë. Nevojat e mëdha për prodhimin e sajë kanë ndikuar edhe në përhapjen sajë në tërë shtetin. Qendrat më të njohura të industrisë tekstile janë : Praga, Liberci dhe Trutnova. Industria e këpucëve është përqëndruar në Moravi. Në Gotvaldovë është qendra më e madhe e industrisë së këpucëve.
Industria ushqimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duhet të veçohet nga ajo e përfitimit të sheqerit dhe të birës. Kjo degë e industrisë është e para për numrin e fabrikave të sheqert dhe e dyta për cilësinë e lartë të birrës.
Bujqësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duhet të veçohet nga ajo e përfitimit të sheqerit dhe të birës. Kjo degë e industrisë është e para për numrin e fabrikave të sheqert dhe e dyta për cilësinë e lartë të birrës.
Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik ka ndikuar që edhe bujqësia si degë e sajë të jetë e zhvilluar shumë. Toka punohet me mjete agriteknike, e në çdo hektarë të sipërfaqes hidhet 320 kg. pleh organik dhe çdo traktori mesatarisht i takojnë 68 ha të tokës punuese. Zbatimi i tillë i jetëve agroteknike është manifestuar me rendimente të larta. Në strukturën agrare arat marrin pjesë me 41 %, livadhet dhe kullotat me 11 %, pyjet me 33 % dhe toka joproduktive me 13 %. Në fushën e Moravës kultivohen drthërat dhe panxharsheqeri. Krahinat me livadhe dhe kullota janë orientuar në blegtori. Prodhimi vjetor i grurit arrijnë 3,6 milion tonë, elbit 2,5 milion tonë, patate 1,4 milion tonë etj.
Transporti dhe tregtia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Çekisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |