Feja në Maqedoninë e Veriut
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Në Republikën e Maqedonisë, feja më e zakonshme është Krishterimi Ortodoks, e praktikuar nga shumica e Maqedonasve etnik. Myslimanët janë grupi i dytë fetar më i madh me pothuajse një të tretën e popullsisë që respektojnë Islamin, kryesisht nga pakica shqiptare e vendit. Ka edhe shumë grupe të tjera fetare në Maqedoni, duke përfshirë Katolicizmin, Protestantizmin, dhe Judaizmi.
Ortodokësia Maqedonase
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ortodoksia Lindore ka pasur një histori të gjatë në Maqedoni, dhe ende mbetet feja kryesore. Në 1019 peshkopata e Ohrit u themelua. Në 1767 nën urdhërin e Sulltanit, Peshkopata u shfuqizua nga autoritetet turke dhe aneksoi Patriarkanën e Kostandinopojës. Gjatë shekujve 19 dhe 20 kishte një përpjekje për të rivendosur peshkopatën e Ohrit. Kisha Ortodokse maqedonase fitoi autonominë nga Kisha Ortodokse serbe në vitin 1959 dhe shpalli rivendosjen e peshkopatës së Ohrit. Në 19 korrik 1967, Kisha Ortodokse Maqedonase deklaroi autonominë nga Kisha Ortodokse serbe. Shumica e Maqedonasve i përkasin besimit Ortodoks. Në vitin 2001 Kisha kishte rreth 1,350,000 familje në Maqedoni.[3]
Krishterimet tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha katolike maqedonase është themeluar në vitin 1918. Ky është një rit bizantin sui juris kishë e veçantë brenda bashkësisë Romake dhe kishave lindore katolike dhe përdor gjuhën maqedonase në liturgji. Eksarkati u shpërbë në vitin 1924. Në vitin 2001 selia e Shenjtë e ri-themeloi Eksarkatin Apostolik të Maqedonisë. Aktualisht, anëtarët e Kishës Katolike të Maqedonisë janë në numër rreth 11,266.[4]
Ka një numër të Protestantëve në Maqedoni. Në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, misionarët Amerikanë konvertuan fshatrat në rajonin e komunës së Strumicës-Petriç në Methodism, një besim që akoma praktikohet. Ka gjithashtu një komunitet të vogël të Baptistëve maqedonas të cilët kanë ekzistuar që nga viti 1928.[5]
Kisha Ortodokse serbe operon në mesin e veriut të Serbëve në Maqedoni. Numri i pasuesve korrespondon me numrin e Serbëve në 36,000.
Islami në Maqedoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Islami ka pasur një ndikim të madh në Maqedoni që nga viti i dyndjeve Osmane në shekujt e 14-të dhe 15. Shumë Turq u vendosën në Maqedoni dhe paraqitën aspekte të kulturës Islame. Shumica e Shqiptarëve dhe e disa Maqedonasve etnik u konvertuan në Islam, këta Myslimanë maqedonas apo Torbeshi përgjithësisht ruajnë kulturën e tyre maqedonase dhe zakonet, ndërsa shumë u asimiluan si Turq.[6] Nga shekulli i 19-të shumica e qyteteve kryesisht ishin të populluara nga Myslimanët.[6] Šarena Džamija në Tetovë është një trashëgimi e vendit nga e kaluara Otomane. Popullsia Myslimane maqedonase ishte përafërsisht 500,000 në vitin 2002. Sot, Myslimanët përbëjnë rreth 33.33% të popullsisë së përgjithshme të kombit.[7] Megjithatë, Islami është parashikuar të bëhet feja më e mëdha në vend deri në vitin 2050, me gati gjysmën e vendit që respektojnë këtë besim.[8]
Jehudizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Judenjtë kishin qenë të pranishëm kur rajoni tani i quajtur Republika e Maqedonisë ishte nën sundimin Romak në shekullin e dytë pas krishtit. Popullsia u asgjësua nga kryqëzatat, por u ringjall pas emigracionit të Judenjëve Sefardik nën Perandorinë Osmane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia ishte pushtuar nga Bullgaria, një pushtet Aks, dhe Judenjtë u dërguan në kampet e përqendrimit.[9] Si në pjesën tjetër të Ballkanit, Holokausti dhe emigracioni në Izrael do të thotë se Maqedonia tani ka një komunitet shumë më të vogël të Hebrenjëve, që numëron rreth 200. Kjo është kryesisht e bazuar në kryeqytetin Shkup, dhe nuk ka sinagogë funksionale.[10]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Neopaganizm Sllave
- Hinduizëm në Republikën e Maqedonisë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.stat.gov.mk/pdf/2022/2.1.22.10-mk-en.pdf/ Arkivuar 31 mars 2022 tek Wayback Machine Stampa:Bare URL PDF
- ^ "State Statistical Office - Census Law Article 5 (2)" (PDF). State Statistical Office (në maqedonisht). 2022-04-08.
- ^ "CIA - The World Factbook - Macedonia". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2018. Marrë më 20 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Annuario Pontificio 2012, p. 1031
- ^ Историја на македонската нација. Блаже Ристовски, 1999, Скопје
- ^ a b Niel Simpson, Macedonia;Its Disputed History,Aristoc Press.1994
- ^ "Republic of Macedonia". International Religious Freedom Report 2006. United States Department of State. Marrë më 2008-07-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.pewforum.org/2015/04/02/religious-projections-2010-2050/
- ^ "http://www.ushmm.org/wlc/en/article.php?". Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2011. Marrë më 20 prill 2016.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|title=
|language=
(Ndihmë!) - ^ https://www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/vjw/Macedonia.html
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |