Grenada
Stampa:KUTIAGrenada Grënada është shtet dhe ujdhesë pranë Amerikës latine. Këtij shteti i takon ujdhesa Grënada me një sipërfaqe prej 3102 si dhe ujdhesat jugore Grënadeze që së bashku zënë një sipërfaqe prej 344 km2. Për kryeqytet ka qytetin e Shën Gjergjit, Saint George's që në vitin 1970 kishte 8600 banorë (7,500 më 1999). Gjuhë zyrtare e vendit është gjuha angleze ndërsa monedhë shtetërore është dollari i karibit lindorë (ES$) me qindarkën e quajtur cent.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Historia e Grenadës
Detar nga Kolumbia, në vitin 1498 zbarkuan në këto ujdhesa dhe i quanin koncepcion (Conceptión). Nga viti 1674, Grënada bie nën sundimin e francezëve dhe pas Paqes së Parisit kalon në duar të britanezëve si koloni e tyre. Brenda viteve 1967-1974 ishte anëtare e Shteteve të Mbledhura të Indisë Perëndimore dhe nga këtu doli si shtet i pavarur.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Sipas kushtetutës së datës 7 shkurt 1974, Grënada është shtet i pavarur brenda komonveltit britanik dhe nga shtatori i vitit 1974 anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues i mbretërisë është një qeveritar i përgjithshëm (Gjeneral guvernator). Ana legjislative e shtetit përbëhet nga senati dhe nga shtëpia e përfaqësuesve. Senati përbëhet nga 13 senator të zgjedhur nga qeveritari i përgjithshëm ndërsa shtëpia e përfaqësuesve përbëhet nga 15 delegat të zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Drejtë zgjedhje të delegatëve kanë gjithë shtetasit më të moshuar se 18 vjet. Anën ekzekutive të shtetit e përfaqëson kryeministri i emëruar nga qeveritari i përgjithshëm si dhe nga ministrat që i zgjedhë kryeministri i emëruar.
Njësit administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Njësit administrative
Grënada ka gjashtë njësi teritoriale të quajtura parishte (parishes) dhe një teritor të varrur anësorë të quajtur Carriacou. Numri i banorëve, i paraqitur në tabelenën e më poshtme është bazuar në regjistrimin popullor të 25 maji të vitit 2001.
Njësia teritoriale | sipërfaqja në km² | banorë | banorë për km² |
---|---|---|---|
Carriacou | 34 | 6.063 | 178 |
Saint Andrew | 99 | 24.661 | 249 |
Saint David | 44 | 11.476 | 261 |
Saint George | 65 | 35.559 | 547 |
Saint John | 35 | 8.557 | 244 |
Saint Mark | 25 | 3.955 | 158 |
Saint Patrick | 42 | 10.624 | 253 |
E përgjithshmja | 344 | 100.895 | 293 |
Burimi: Zyra Qendrore e Statistikave të Grënadës (Central Statistical Office of Grenada)
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Gjeografia e Grenadës
Toka e ujdhesave të shtetit të Grënadës goditet shpesh nga tërmetet. Kryesisht është e mbuluar me pyje të endura dhe ndodhet në një lartësi mbidetare deri në 840 metra. Në sipërfaqe sundon klima e tropeve e cila sjell temperatura mesatare prej 28 gradëve si dhe reshje shiu të vazhdueshme nga qershori deri në dhjetorë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Ekonomia e Grenadës
Degët kryesore të ekonomisë së Grënadës përpos tregtisë janë kultivimi i bananeve, i kakautë, i palmave të kokosit, i bibernave (dallohet i quajturi muskat) si dhe i panxharsheqerit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Demografia e Grenadës
Në vitin 1975 thuhej se kishte rreth 100 000 banorë, kryesisht zezak dhe mulaten. Si duket numri i popullsisë në këtë vend ka ra.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Kultura e Grenadës
* Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria * Pushime
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria :*Faqe zyrtare
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
- The Grenada Revolution online
- Turizëm
- Furum me temen "turizmi" Arkivuar 3 shkurt 2006 tek Wayback Machine
- Grenada Atlanta Association
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Karaibeve është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |