Shko te përmbajtja

Jonathan Moreira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jonathan Moreira
Jonathan Moreira me Interin në vitin 2011
Informacioni personal
Emri i plotë Jonathan Cícero Moreira
Data e lindjes 27 shkurt 1986 (40 vjeç)           
Vendi i lindjes Conselheiro Lafaiete, Brazil
Gjatësia 1.70 m (5 ft 7 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 2
Karriera me të rinjtë
2000–2005 Cruzeiro
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2005–2010 Cruzeiro 239 (12)
2011 Santos 17 (2)
2011– Internazionale 45 (3)
2012–2013Parma (huazim) 12 (1)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003 Brazili U–17 6 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 9 nëntor 2014

Jonathan Cícero Moreira (lindur më 27 shkurt 1986Conselheiro Lafaiete) është një futbollist brazilian i cili luan si mbrojtës i djathtë. Ai njihet thjeshtë si Jonathan. Ai gjithashtu ka pasaportën italiane, kështu që është në gjëndje për të luajtur me kombëtaren italiane.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jonathan bëri debutimin e tij si profesionist në Campeonato Brasileiro me Cruzeiron në fitoren 3–2 në shtëpi kundër Santosit më 24 korrik 2005.[2] Ai shënoi golin e parë si futbollist profesionist në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Corinthians më 25 gusht 2007.[3]

Në dhjetor 2010, Jonathan firmosi me klubin tjetër brazilian Santos për 2 miljon (me Cruzeiron e cila mbajti 50% të të drejtave të tij).[4][5] Santos pagoi 1.2 milion € për të marrë 30% të të drejtave të tij,[6] kurse partneri investues i Santosit Terceira Estrela Investimentos S/A (TEISA) mori 20% të të drejtave të lojtarit për 800,000 €.[6] Jonathan firmosi një kontratë katër vjeçare me një klauzolë largimi 15 milion €. Ai fitoi me klubin Campeonato Paulista dhe Copa Libertadores.

Më 13 korrik 2011, u lajmërua se Jonathan do të largohej nga Santos për tu bashkuar me gjigandët italian të Interit, duke pritur përfundimin e transferimit.[7] Dy ditë më vonë, më 15 korrik, ai u bë zyrtarisht një lojtar i Interit duke firmosur një kontratë katër vjeçare.[8] Jonathan bëri debutimin e tij me Interin në ndeshjen e javës së dytë të 2011–12 Serie A, duke luajtur në të gjithë ndeshjen në humbjen 4–3 jashtë fushe kundër Palermos.[9] Tre ditë më vonë, Jonathan debutoi edhe në UEFA Ligën e Kampioneve, duke luajtur si titullar për 90 minuta në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër turkëve të Trabzonspor, ku Inter humbi me rezultatin 1–0 në San Siro.[10]

Në janar 2012, ai kaloi tek Parma në formën e huazimit deri në fund të sezonit ku fitoi pozitën e tij në formacion duke luajtur si mbrojtës i djathtë.[11] Ai debutoi me klubin më 28 janar, duke luajtur në pjesën e dytë në vend të mbrojtësit Brandão në barazimin 1–1 kundër Catanias.[12] Ai shënoi golin e parë me Parmën më 11 prill 2012 në fitoren 2–0 në Stadio Ennio Tardini kundër skuadrës së sapongjitur Novara. Ai e ndihmoi Parmën që ta përfundonte sezonin në vendin e tetë.

Rikthimi te Inter

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi luajti me Parmën në gjysmën e dytë të sezonit, Jonathan u rikthye në Milano dhe ishte në listën e 20 lojtarëve të përzgjedhur për turin e skuadrës në Indonezi, ku ai luajti në të dyja ndeshjet që Inter zhvilloi atje.[13][14] Në ndeshjet play-off të Ligës së Europës, ai luajti në të dyja ndeshjet kundër kroatëve të Hajduk Split.[15] Më 17 prill 2013, Jonathan shënoi golin e parë me Zikaltrit në ndeshjen e kthimit të gjysëm–finales së Coppa ItaliasSan Siro kundër Romës; ndeshja u mbyll me fitoren e miqve 2–3, me Jonathan i cili shënoi golin e avantazhit momenal pas një asisti me thembër të italianit Tommaso Rocchi.[16][17] Më 21 prill, Jonathan asistoi Tommaso Rocchin për golin e vetëm të ndeshjes kundër Parmës; Goli u shënua në minutën e 82të, duke i dhënë skuadrës tre pikë jetike në garën për t'u kualifikuar për në kupat evropiane sezonin e ardhshëm.[18]

Në fund të sezonit, Inter e përfundoi kampionatin në një vend të nëntë zhgënjyes, gjë që do të thoshte që për herë të parë që pas sezonit 1999–00, Inter dështonte për tu kualifikuar në Ligën e Kampioneve ose Ligën e Europës. Për këtë sezon zhgënjyes, Stramaccioni u shkarkua dhe u zëvendësua nga Walter Mazzarri, ku Jonathan e siguroi vendin e tij në formacionin titullar.[19][20]

Më 18 gusht 2013, në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14, kundër Cittadellës në ndeshjen e raundit të tretë të Coppa Italias, Jonathan shënoi golin e parë të Interit për sezonin e ri duke mposhtur portierin Raffaele Di Gennaro me një gjuajtje me kokë pas krosimit të Fredy Guarín.[21] Inter fitoi ndeshjen me rezultatin 4–0 duke u kualifikuar për në raundin tjetër.[22] Në ndeshjen e parë të sezonit të riSerie A, Jonathan dhuroi asistin e golit të parë të shënuar nga Yuto Nagatomo në fitoren 2–0 në San Siro kundër Genoas, duke ndihmuar skuadrën që ta niste sezonin me një fitore.[23] Në ndeshjen e dytë më 1 shtator, Jonathan dhuroi asistin e dytë të sezonit duke i pasuar topin Rodrigo Palacios i cili shënoi golin e parë të fitores 3–0 kundër Catanias.[24][25] Më 26 shtator, Jonathan shënoi golin e parë në ligë me fanellën e Interit në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës, duke kaluar skuadrën në avantazh me një goditje të fuqishme brënda zonës.[26][27] Një muaj më vonë, Jonathan shënoi golin e parë të fitores 4–2 në shtëpi kundër skuadrës së sapongjitur Hellas Verona, por ky gol më pas u quajt autogol i mbrojtësit kundërshtar.[28][29] Jonathan shënoi për të dytën herë në Serie A, këtë herë golin e barazimit 1–1 në ndeshjen jashtë fushe kundër Bolonjës më 24 nëntor.[30] Jonathan vazhdoi formën e tij pozitive, duke dhuruar asistin e tretë sezonal në barazimin 3–3 kundër ParmësSan Siro.[31] Ai assistoi Rodrigo Palacion në minutën e 44të të ndeshjes.[32]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka përfaqësuar Brazilin në nivelin U–17, duke luajtur në 2003 Kupën e Botës U–17. Brazili arriti në finale ku Jonathan luajti në të gjithë ndeshjen dhe ndihmoi Seleçãon që të mposhte Spanjën U–17 me rezultatin 1–0.[33] Gjatë turnamentit, ai mbajti fanellën me numrin 7.

Jonathan në një ndeshje në Europa League.
Cruzeiro
Santos
  • Bola de Prata (Placar): 2009
  • Prêmio Craque do Brasileirão (Mbrojtësi i djathtë më i mirë): 2009
  • Troféu Telê Santa (Mbrojtësi i djathtë më i mirë): 2008, 2009
  1. "Internazionale defender Jonathan Moreira reiterates desire to represent Italy at the World Cup". SambaFoot. 22 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2014. Marrë më 19 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Jonathan 'Jonathan' Cícero Moreira". guardian.co.uk. 25 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2012. Marrë më 25 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Corinthians vs. Cruzeiro 0–3". Soccerway.com. 25 gusht 2007. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Cruzeiro acerta transferência de Jonathan". Cruzeiro EC. 27 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 27 qershor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Cruzeiro vende 50% dos direitos do lateral-direito Jonathan para o Santos". globo.com. 27 dhjetor 2010. Marrë më 25 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. 1 2 "Jonathan e Charles reforçam o Santos FC". Santos FC. 17 dhjetor 2010. Marrë më 27 qershor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  7. "Pinzolo: Jonathan raggiunge l'Inter". FC Internazionale Milano. inter.it. 13 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 15 korrik 2011. ......in attesa della chiusura burocratica dell'operazione. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Jonathan at Inter until 2015". FC Internazionale Milano. 15 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2011. Marrë më 15 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "Palermo 4-3 Inter: Masterful Miccoli condemns Gasperini's side to defeat". Goal.com. 11 shtator 2011. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Trabzonspor strike late to stun Inter". UEFA.com. 14 shtator 2011. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. "UFFICIALE: Parma, arriva Jonathan dall'Inter". TuttoMercatoWeb. 17 janar 2012. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. "Catania 1-1 Parma – Statistics". TuttoMercatoWeb. 17 janar 2012. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. "ILS 0-3 INTER: FOOTBALL, GOALS, WHAT A SHOW!". inter.it. 24 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. "INDONESIA 2-4 INTER: GOALS FROM COUTINHO AND PAZZINI". inter.it. 26 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. "UEFA Europa League 2012-2013: La lista dell'Inter". inter.it. 2 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 26 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. "Inter 2-3 Roma (Agg 3-5): Destro double helps set up Coppa final against city rivals Lazio". Goal.com. 17 prill 2013. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. "Roma "shkel" Interin, arrin finalen e kupës". Panorama Sport. 18 prill 2013. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ""Ringjallet" Interi i Stramacionit, Parma në tapet". Panorama Sport. 22 prill 2013. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. "FC Internazionale club statement". 24 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013. Marrë më 24 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. "Stramaccioni out, Mazzarri in at Inter". 24 maj 2013. Marrë më 24 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. "COPPA ITALIA, INTER 4-0 CITTADELLA". inter.it. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 8 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. "Internazionale vs. Cittadella 4–0". Soccerway. 18 gusht 2013. Marrë më 8 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. "Inter 2-0 Genoa: Nagatomo & Palacio net Nerazzurri opening-round win". Goal.com. 25 gusht 2013. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. "Catania 0-3 Inter: Nerazzurri maintain perfect start". Goal.com. 1 shtator 2013. Marrë më 8 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. "Super-Inter shkatërron Katanian, Maxarri në delir". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. "Interi përmbys Fioren dhe rikthehet i dyti". Panorama Sport. 27 shtator 2013. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. "Inter 2-1 Fiorentina: Jonathan sends Mazzarri's men second". Goal.com. 26 shtator 2013. Marrë më 8 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. "Inter 4-2 Verona: Nerazzurri return to winning ways". Goal.com. 26 tetor 2013. Marrë më 8 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. "Interi rigjen fitoren pas 1 muaji ndaj Veronës". Panorama Sport. 27 tetor 2013. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. "Bologna 1-1 Inter: Nerazzurri held by resolute Rossoblu". Goal.com. 24 korrik 2013. Marrë më 8 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. "Inter 3-3 Parma: Sansone rescues point in Giuseppe Meazza thriller". Goal.com. 8 dhjetor 2013. Marrë më 8 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. "Internazionale vs. Parma 3–3". Soccerway.com. 8 dhjetor 2013. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. "FIFA U–17 World Championship Finland 2003 - Brazil 1:0 (1:0) Spain - Overview - FIFA.com". FIFA.com. 30 gusht 2003. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]