Jump to content

Kisha katolike në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Katolicizmi në Shqipëri)
Skeda:Kisha e Fretenve Shkoder.JPG
Kisha e Fretenve në Shkodër.

Kisha katolike romake në Shqipëri është pjesë e Kishës në mbarë botën katolike, nën udhëheqjen shpirtërore të PapasRomë. Rreth 10-15 % e popullsisë fetare shqiptare është katolike - komuniteti i dyte më i madh fetarë pas Islamit dhe i treti eshte Ortodoksia.

Ka pesë dioqeza në vend, duke përfshirë dy arkidioqeza plus një Administratë Apostolike që mbulon Shqipërinë jugore.

Për katër shekuj, Katolikët Shqiptarë kanë mbrojtur besimin e tyre me ndihmën e :

  • Misionarëve Franceskan, veçanërisht që nga mesi i shekullit të 17, kur persekutimet nga princat myslimanë vendosën në lëvizje braktisjen e shumë fshatrave shqiptar, veçanërisht midis grekëve.
  • Kolegjit i Propagandës në Romë, i shquar sidomos në mbështetje fetare dhe morale të katolikëve shqiptar. Gjatë shekujve 17 dhe 18, veçanërisht klerikë, të arsimuar për shërbimin e tyre në misionet shqiptar, kontribuuan më pas si tani për mbështetjen e tyre dhe me atë të kishave.
  • Qeverisë Austriake, e cila dha rreth pesë mijë dollarë në vit për misionet shqiptar, në rolin e saj mbrojtës i komunitetit të krishterë nën sundimin turk. Për këtë qëllim të interesit austriak në Shqipëri, kjo mund të thuhet se është ambasadori austriak i cili merr nga Sulltani Beratin, ose dokumentin civil të institucionit, për peshkopët katolikë të Shqipërisë[1].

Legjislacioni Kishtar i shqiptarëve u reformua nga Papa Klementi XI, që ndikojë në një vizitë të përgjithshme kishtare (1763) nga Kryepeshkopi i Tivarit, që mbajti një këshill kombëtar. Dekretet e saj u shtypën nga Propaganda (1705), dhe u rinovuan në 1803[2]. Në 1872, Papa Piu mbajti një sinod të dytë kombëtar që u mbajt në Shkodër, për rinovimin e jetës popullore dhe kishtare.

Katedralja e Shën Shtjefnit.

Vendi është ndarë tashmë në dy provincat eklesiastike, të kryesuara nga kryepeshkopët - Shkodër-Pult në veri dhe Tiranë-Durrës në qendër dhe jug. Shkodra-Pulti ka dy peshkop ndihmës për dioqezat e Lezhës dhe Sapës. Tirana-Durrës ka një peshkop ndihmës për dioqezën e Rrëshenit.[3]

Peshkopi i parë i njohur i Shqipërisë së sotme ishte Bassus, i cili u bë Peshkop i Shkodrës, në 387, peshkop ndihmës i Peshkopit të Selanikut, kryepeshkop i gjithë Ilirisë. Në shekullin 6 Shkodra u bë nën-peshkopatë e Ohrit, në Republikën e sotme të Maqedonisë, e cila u bë kryepeshkopata e gjithë Ilirisë, dhe nga mesjeta e hershme, Shkodra ishte nën-peshkopatë e Doklesë, në Malin e Zi të sotëm. Në vitin 1867 Shkodra u bashkua me kryedioqezën e Tivarit (Mali i Zi), por u nda në 1886, për t[u bërë një kryedioqezë vete edhe një herë me nën-peshkop ndihmës në Lezhë, Sapë dhe Pult.

Dioqeza e Pultit - një rajon në veri të Shkodrës në mes fshatrave të Drishtit dhe Prekalit - daton 899, kur një peshkop i Pulatos ishte emëruar si një peshkop ndihmës te peshkopi i Dokleesë. Dioqeza u nda një herë në Pultin e Madh dhe të Vogël por u bashkua përfundimisht me Shkodrën në 2005. Drishti, një fshat në veri të Shkodrës, u përdor gjithashtu të jetë një peshkopatë e veçantë. Dioqeza e Sapës - që mbulon rajonin e Zadrimës midis Shkodrës dhe Lezhës - daton në 1062, dhe ajo e Lezhës në 1300. Kryedioqeza e Durrësit u krijua në 1200 si Peshkopatë e Albanopolit. Kjo u bashkua me Tiranën në vitin 1992. Dioqeza e Rrëshenit u shkëputen në vitin 1996.

Administrata Apostolike e Shqipërisë jugore u krijua në 1939. Ish dioqeza të lashta në Shqipëri ishin Dinnastrum dhe Balazum.[4][5]

Organizimi i sotëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot shumica e katolikëve shqiptarë janë ndjekës të Kishës Latine apo e ritit romak, por një numër i konsiderueshëm shqiptarësh në jug të Shqipërisë ndjek Kishën Katolike Bizantine Shqiptare dhe arbëreshët e Italisë ndjekin Kishën Katolike Bizantine Arbëreshe, të dyja kisha katolike lindore autonome (sui juris) të ritit bizantin në kungim të plotë me Kishën Katolike dhe Papën e Romës.

Shqiptarët katolikë në Mal të Zi gjenden nën juridiksionin e Arkidioqezës së Tivarit, ku përbëjnë 55.93% të popullsisë katolike të arkidioqezës.[6]

Shteti Provinca eklesiastike Juridiksioni Selia Riti Shënime
Flamuri Shqipëria Shkodër–Pult Arkidioqeza Metropolitane Shkodër – Pult Katedralja e Shën Shtjefnit, Shkodër Romak
Dioqeza Lezhë Katedralja e Shën Nikollës, Lezhë
Dioqeza Sapë Katedralja e Shën Terezës së Kalkutës, Vau i Dejës
Tiranë–Durrës Arkidioqeza Metropolitane Tiranë – Durrës Katedralja e Shën Palit, Tiranë

Bashkë-Katedralja e Shën Luçisë, Durrës

Dioqeza Rrëshen Katedralja e Jezusit të Vetmit Shpëtimtar të Botës, Rrëshen
Administratura Apostolike e Jugut të Shqipërisë Kisha e Shën Luigji Gonzaga, Vlorë (Kisha e Shën Pjetrit, Elbasan) Bizantin Pjesë e Kishës Katolike-Bizantine Shqiptare
Flamuri Kosova Subjekt i drejtpërdrejt i Selisë së Shenjtë Dioqeza Prizren–Prishtinë Katedralja Nënë Tereza, Prishtinë Romak
Flamuri Maqedonia e Veriut Vërhbosnje–Sarajevë Dioqeza Shkup Katedralja e Zemrës së Jezusit, Shkup
Flamuri Mali i Zi Subjekt i drejtpërdrejt i Selisë së Shenjtë Arkidioqeza Tivar Katedralja e Shën Pjetrit, Tivar
Flamuri Italia Subjekt i drejtpërdrejt i Selisë së Shenjtë Eparhia e Ungrës Katedralja e Shën Nikollës, Ungër Bizantin Pjesë e Kishës Katolike-Bizantine Arbëreshe
Eparhia e Horës së Arbëreshëvet Katedralja e Shën Mitrit Dëshmor i Madh, Hora e Arbëreshëvet; Bashkë-Katedralja e Shën Kollit së Arbëreshëvet, Palermë
Abacia Territoriale e Shën Mërisë së Grotaferratës Manastiri basilian i Shën Mërisë së Grotaferratës, Romë
Skeda:Kisha e shen Ndout ne Lac.jpg
Njerëz duke u falur në kishën e Shna NdoutLaç.

Mirdita, fisi i vetëm ku gjuha shqipe dhe feja katolike është ende e njëjtë si shekuj më parë. Familjet më të vjetra (të cilat janë vëllezër në të njëjtën kohë) janë : Oroshi (familja udhëheqëse e Mirditës), Kushneni dhe Spaqi. Fandi dhe familja Dibri u organizuan nga Mirdita (ata vinin nga Kosova jugore) më vonë, kur këto dy fis nuk duan t'i binden rregullave të Perandorisë Osmane, në këtë mënyrë, vend i përkryer për këtë ishte Mirdita.

Kisha katolike romake në Shqipërinë e pasdiktaturës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Arqipeshkvia Metropolitane e Tiranë-Durrës (blu), Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodër-Pult (vjollcë), Ipeshkvia e Sapës (kaltër), Ipeshkvia e Lezhës (gjelbër), Ipeshkvia e Rrëshenit (blertë), Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut (verdhë)

Riorganizimi i hierarkisë kishtare filloi më 25 prill 1993, kur Papa Gjon Pali II[7] vizitoi Shqipërinë, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë: gjatë vizitës i dhuroi Kishës së martirizuar hierarkinë e re të pasdiktarurës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin. Më 26 nëntor 1994 Ati i Shenjtë krijoi kardinalin e parë shqiptar, Hirësinë e tij, Mikel Koliqin. Më 7 dhjetor 1996 Shenjtëria e Tij Gjon Pali II, në vijim të riorganizimit të dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, themeloi Dioqezën e Rrëshenit (Mirditë) në vend të abacisë së Oroshit dhe emëroi të parin Ipeshkëv të Rrëshenit dhe administrator apostolik të dioqezës së Lezhës, At Angelo Massafra OFM (arbëresh), asokohe Këshilltar i Provincës Franceskane Shqiptare dhe Famullitar i Troshanit; ndërsa administrator apostolik të Shqipërisë së Jugut, emëroi Atë Hil Kabashin, OFM, asokohe kapelan i besimtarëve shqiptarë në Gjermani. Papa Gjon Pali II siguroi tre ipeshkvij të rinj: Imzot Mark Sopin, ipeshkëv i Kosovës më 6 janar 1996 në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan; Imzot Angelo Massafra, më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan; Imzot Hil Kabashin më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Më 28 mars 1998 Imzot Angelo Massafra u emërua kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, duke zënë vendin e Monsigneur Illisë, pas vdekjes dhe më 29 qershor 1998 mori nga duart e Papës Gjon Pali II në Vatikan palion e kryeipeshkvit metropolit. Më 10 korrik 1998 Imzot Zef Gashi u emërua kryeipeshkëv i Tivarit; u shugurua më 19 shtator 1998, në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan. Më 25 janar 2005 Gjon Pali II miratoi riorganizimin e dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, si vijon: - ngriti në rangun e Selisë metropolite, Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, duke e ndryshuar kështu emërtimin Kryedioqeza e Durrës-Tiranës e duke i caktuar si sufragane Dioqezën e Rrëshenit dhe Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut; - i bashkëngjiti Dioqezën e Pultit, Kryedioqezës Metropolite të Shkodrës, që u emërtua Kryedioqeza e Shkodër-Pultit, duke lënë si sufragane të të njëjtës Kryedioqezë, dioqezën e Lezhës e të Sapës. Më 18 mars 2005 Imzot Mirditës iu dorëzua bula papnore për kthimin e kryedioqezës së Tiranë-Durrësit në seli metropolite. Më 25 janar 2006 Papa Benedikti XVI, në vijim të riorganizimit të hierarkisë së Kishës katolike në Shqipëri emëroi tre ipeshkvij të rinj: Imzot Dodë Gjergjin, ipeshkëv i Sapës, Imzot Ottavio Vitale, ipeshkëv i Lezhës dhe imzot Cristoforo Palmieri, ipeshkëv i Rrëshenit. Më 12 dhjetor 2006 Ati i Shenjtë Benedicti XVI emëroi Administrator Apostolik të Prizrenit (Kosovë) Imzot Dodë Gjergjin, duke e transferuar nga dioqeza e Sapës (Shqipëri) dhe si Ipeshkëv të Sapës (Shqipëri) emëroi monsigneur Lucian Augustinin, deri sot Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezës metropolitane të Shkodër-Pultit[8].

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Neber, in K. L., XI, 18, 1
  2. ^ Coll. Lucensis Conc. Fundit., I, 283 sq
  3. ^ Kisha Katolike në Shqipëri, Catholic Hierarchy
  4. ^ Kryedioqeza e Shkodrës Arkivuar 17 maj 2008 tek Wayback Machine, Enciklopedia Katolike via Shkoder.net
  5. ^ Iniciativa për të bërë Tekstin Arkivuar 1 maj 2008 tek Wayback Machine, Albanian History.net
  6. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  7. ^ Papa që riorganizoi hierarkinë kishtare.[lidhje e vdekur]
  8. ^ Kisha Katolike në Shqipërinë e pasdiktaturës[lidhje e vdekur]