Jump to content

Agim Çeku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kryeministri Çeku)
Agim Çeku
Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës
Në detyrë
22 Shkurt 2011 – 9 Dhjetor 2014
PresidentiHashim Thaçi
KryeministriIsa Mustafa
Paraprirë ngaFehmi Mujota
Pasuar ngaHaki Demolli
Kryeministri i 4-të i Kosovës
Në detyrë
10 Mars 2006 – 9 Janar 2008
PresidentiFatmir Sejdiu
Paraprirë ngaBajram Kosumi
Pasuar ngaHashim Thaçi
Të dhëna vetjake
U lind më29 Tetor 1960
Qyshkë, Komuna e Pejës, ish–Jugosllavia, (tani Kosova)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeAsnjë si Kryeministër (sponzorizuar nga AAK-ja)
PSDK
Sot PDK pas mandatit të Kryeministrit
PunësimiPolitikan dhe Ushtarak
Nënshkrimi
Nofka/t"Komandanti i Tokës së Djegur"
(u emërua nga kroatët)
Shërbimi ushtarak
Dega/shërbimi
GradaKomandant Ushtarak
Beteja/luftraLufta Kroate e Pavarësisë

Agim Çeku (i lindur më 29 Tetor 1960) në fshatin Qyshkë të Pejës, Kosovë. Është gjeneral ushtarak dhe politikan shqiptar nga Kosova, ish–Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ish–Kryeministër i Republikës së Kosovës. Me prejardhje ushtarake, ai ishte një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) gjatë Luftës së Kosovës që luftoi kundër sundimit serb në vitet 1998–1999, më herët ishte komandant në Luftën Kroate të Pavarësisë në Ushtrinë Kroate. Ai është i njohur nga kroatët me nofkën "Komandanti i Tokës së Djegur".

Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po ashtu si gjeneral.

Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në ZarëKroacisë ku i'u bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai i'u përgjigj kushtrimitgardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrin Kroate.

Çeku morri pjesë aktive në luftën që pasoi me Republikën Serbe të Krajinës e cila kërkonte ndarjen nga Kroacia. Në shtator 1993 gjatë luftimeve në Medak, Qitluk (Čitluk) dhe (Počitelj), si pjesë e Operacionit “Toka e Zjarrtë”, Çeku u plagos. Aty ai e fitoi gradën gjeneral dhe pastaj mori pjesë në stërvitjen që instruktorët e ushtrisë amerikane u ofruan oficerëve dhe ushtarëve kroatë. Gjatë dy viteve në vazhdim ai ndihmoi në freskimin e doktrinës dhe taktikave të ushtrisë kroate, duke planifikuar Operacionin Stuhia1995 i cili i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua nëntë herë nga presidenti kroat Franjo Tugjman duke arritur gradën gjeneral brigade.

Agim Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Më pas i bashkangjitet UÇK-së ku caktohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t'i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t'i vënë në pahë të avionëve të NATO-s.

Agim Çeku dhe Wesley Clark inspektojnë gardën e TMK-së

Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohëshme në tetor 2003Lubjanë dhe në shkurt 2004Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.

Çeku është i martuar me një grua kroate dhe ka dy djem e një vajzë që jetojnë në Kosovë.

2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emëroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Postin e kryeministrit Çeku e mbajti deri më datën 9 janar 2008.