Jump to content

Leopardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leopardi
Një leopard Afrikan në Serenget, Tanzani
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamija: Pantherinae
Gjinia: Panthera
Lloji:
P. pardus[1]
Emri binomial
Panthera pardus[1]
Linnaeus, 1758
Nënllojet

Shiko tekstin

Shtrirja historike dhe prezente e leopardit[2]

Leopardi (Panthera pardus) është një nga pesë llojet e gjinisë Panthera, një anëtar i familjes Felidae.[3] Shtrihet më së shumti në Afrikën nën-Sahariane, në pjesë të vogla të Azisë Perëndimore, në Indi, në Azinë Juglindore dhe në Azinë Lindore. Ai është listuar si specie e RrezikuaraListën e Kuqe të BNRN-së pasi popullatat e tij janë të rrezikuara nga humbja dhe fragmentimi i habitateve dhe janë në rënie në pjesë të mëdha të rangut global. Në Hong Kong, Singapor, Kuvajt, Siri, Libi, Tunizi dhe më së shumti në Marok, leopardi është i zhdukur tashmë.[2] Të dhënat bashkëkohore sugjerojnë se leopardi ndodhet vetëm në 25% të vargut historik global.[4][5] Leopardët janë gjuajtur ilegalisht dhe pjesët e tyre të trupit janë kontrabanduar në tregtinë e kafshëve të egra për praktikat mjekësore dhe dekorimi.[6][7]

Krahasuar me macet e tjera të egra, leopardi ka këmbë relativisht të shkurtra dhe një trup të gjatë me një kafkë të madhe. Gëzofi i tij është i mbushur me njolla. Ai është i ngjashëm fizikisht me jaguarin, por ka një trup më të vogël dhe më të lehtë, dhe njollat e tij janë përgjithësisht më të vogla, më të dendura dhe pa pika brenda tyre. Të dy, leopardi dhe jaguari janë melanikë, të njohur si panthera të zeza. Leopardi dallohet për aftësinë e përshtatjes me mjedisit me anë të gëzofit të tij, të qënit oportun gjatë gjuetisë dhe për fuqi e aftësi që ka për t'u përshtatur në një shumëllojshmëri habitatesh, në zona të thata e malore. Mund të vrapojë me një shpejtësi deri në 58 kilometra në orë.

Fjala "leopard" mendohet të jetë një bashkim i fjalëve greke λέων leōn që do të thotë luan dhe πάρδος pardos.[8] Pardus rrjedh nga greqishtja πάρδαλος pardalos që do të thotë "me njolla", [9] pra "luani me njolla" per t'iu referuar leopardit.

Harta tregon gamën e nënllojeve të leopardit

Felis pardus ishte emri shkencor i propozuar nga Karl Lineu në 1758.[10] Emri gjinisë Panthera u përdor për herë të parë nga Lorenz Oken në 1816, i cili përfshinte të gjitha macet e njohura në këtë grup.[11] Klasifikimi i Oken nuk u pranua gjerësisht, dhe Felis ose Leopardus u përdorën si emra të gjinisë deri në fillim të shekullit XX.[12]

Një lloj leopardi ishte ekzemplari për analizimin e gjinisë Panthera nga Joel Asaph Allen në vitin 1902.[13] Në vitin 1917, Reginald Innes Pocock përfshiu gjithashtu tigrin (P. tigris), luanin (P. leo) dhe jaguarin (P. onca) në gjininë Panthera.[14][15]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Order Carnivora". përmbledhur nga Wilson, D.E.; Reeder, D.M (red.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (në anglisht) (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. fq. 547. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494.
  2. ^ a b c Stein, A.B.; Athreya, V.; Gerngross, P.; Balme, G.; Henschel, P.; Karanth, U.; Miquelle, D.; Rostro-Garcia, S.; Kamler, J. F.; Laguardia, A.; Khorozyan, I. & Ghoddousi, A. (2023). "Panthera pardus". IUCN Red List of Threatened Species (në anglisht). 2023: e.T15954A215195554. doi:10.2305/IUCN.UK.2023-1.RLTS.T15954A215195554.en. Marrë më 16 janar 2024.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Kitchener, A. C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Eizirik, E.; Gentry, A.; Werdelin, L.; Wilting, A.; Yamaguchi, N.; Abramov, A. V.; Christiansen, P.; Driscoll, C.; Duckworth, J. W.; Johnson, W.; Luo, S.-J.; Meijaard, E.; O’Donoghue, P.; Sanderson, J.; Seymour, K.; Bruford, M.; Groves, C.; Hoffmann, M.; Nowell, K.; Timmons, Z.; Tobe, S. (2017). "A revised taxonomy of the Felidae: The final report of the Cat Classification Task Force of the IUCN Cat Specialist Group" (PDF). Cat News (në anglisht). Special Issue 11: 73–75.
  4. ^ Jacobson, A. P.; Gerngross, P.; Lemeris Jr., J. R.; Schoonover, R. F.; Anco, C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Durant, S. M.; Farhadinia, M. S.; Henschel, P.; Kamler, J. F.; Laguardia, A.; Rostro-García, S.; Stein, A. B.; Dollar, L. (2016). "Leopard (Panthera pardus) status, distribution, and the research efforts across its range". PeerJ (në anglisht). 4: e1974. doi:10.7717/peerj.1974. PMC 4861552. PMID 27168983.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  5. ^ Williams, S. T.; Williams, K. S.; Lewis, B. P.; Hill, R. A. (2017). "Population dynamics and threats to an apex predator outside protected areas: implications for carnivore management". Royal Society Open Science (në anglisht). 4 (4): 161090. Bibcode:2017RSOS....461090W. doi:10.1098/rsos.161090. PMC 5414262. PMID 28484625.
  6. ^ Bergin, D.; Nijman, V. (2014). "Open, Unregulated Trade in Wildlife in Morocco's Markets". TRAFFIC Bulletin (në anglisht). 26 (1): 65–70.
  7. ^ Bergin, D.; Nijman, V. (2015). "Potential benefits of impending Moroccan wildlife trade laws, a case study in carnivore skins". Biodiversity and Conservation (në anglisht). 25 (1): 199–201. doi:10.1007/s10531-015-1042-1.
  8. ^ Partridge, E. (1983). "Leopard". Origins: A Short Etymological Dictionary of Modern English (në anglisht). New York: Greenwich House. fq. 349. ISBN 978-0-517-41425-5.
  9. ^ Liddell, H. G. & Scott, R. (1940). "πάρδαλος". A Greek-English Lexicon (në anglisht) (bot. Revised and augmented). Oxford: Clarendon Press.
  10. ^ Linnaeus, C. (1758). "Felis pardus". Caroli Linnæi Systema naturæ per regna tria naturæ, secundum classes, ordines, genera, species, cum characteribus, differentiis, synonymis, locis (në latinisht). Vëll. Tomus I (bot. decima, reformata). Holmiae: Laurentius Salvius. fq. 41−42.
  11. ^ Oken, L. (1816). "1. Art, Panthera". Lehrbuch der Zoologie. 2. Abtheilung (në anglisht). Jena: August Schmid & Comp. fq. 1052.
  12. ^ Ellerman, J. R.; Morrison-Scott, T. C. S. (1966). Checklist of Palaearctic and Indian mammals 1758 to 1946 (në anglisht) (bot. 2nd). London: British Museum of Natural History. fq. 315–317.
  13. ^ Allen, J. A. (1902). "Mammal names proposed by Oken in his 'Lehrbuch der Zoologie'" (PDF). Bulletin of the American Museum of Natural History (në anglisht). 16 (27): 373−379.
  14. ^ Pocock, R. I. (1917). "The Classification of existing Felidae". The Annals and Magazine of Natural History. Series 8 (në anglisht). XX: 329–350.
  15. ^ Pocock, R. I. (1939). "Panthera pardus". The Fauna of British India, Including Ceylon and Burma. Mammalia: Volume 1 (në anglisht). London: Taylor and Francis. fq. 222–239.