Riviera shqiptare
Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin vivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatrat Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën.[1] Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.[2]
Në vitin 2009, rajoni mori vëmendje ndërkombëtare pas rikonstruktimit të rrugës bregdetare SH8, ndalimit në Dhërmi të turit të DJ Tiesto[3], filmimit të një episodi befasues me ndjekje me makina në rrugët gjarpëruese bregdetare nga Top Gear[4][5], si dhe festimit të ditëlindjeve të Bon Xhovit dhe Roger Taylor-it.[6]
Zona është një destinacion i rëndësishëm i jetës së natës, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave mesdhetare, kalave të lashta dhe kishave ortodokse. Në fakt, peizazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshme, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona.
Në vitin 48 p.e.s. Çezari në ndjekje të Pompeit shkeli këtu dhe urdhëroi legjionin të pushojë në Palasë. Më pas ai vazhdoi përgjatë Qafës së Llogarasë deri në një vend që më vonë u quajt Qafa e Çezarit. Si pjesë e masterplanit rajonal,[7] Banka Botërore dhe institucione të tjera po financojnë projekte të infrastrukturës lokale[8][9] duke përfshirë edhe rikonstruktimin e çative dhe fasadave të shtëpive karakteristike me pamje nga Riviera. [10][11]
Fshatrat përbërëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Riviera përfshin plazhet e vendbanimeve në vijim:
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Turizmi në Rivieren Shqiptare
Në vitet 2000, rajoni filloi pak e nga pak të tërheqë turistë. U krijuan hotele të ndryshme, apartamente dhe restorante. [nevojitet citimi]. Rruga bregdetare u zgjeruar tërësisht në vjesht të vitit 2008, me përjashtim të disa segmenteve midis Himarës dhe Dhërmiut si dhe Borshit dhe Lukovës. Rruga Shtetërore 8 është e sapondërtuar dhe në gjendje të mirë.
Shumica e turistëve janë shiptarë etnikë nga qendrat kryesore të vendit dhe emigrantë. Që prej vitit 2008, kanë preferuar t'i kalojnë këtu pushimet edhe maqedonasit. Me përjashtim të Dhërmiut dhe Himarës gjithë zona tjetër është pothuajse e paprekur nga ndërtimet e hoteleve dhe restoranteve. Operatoru turistik francez Club Méditerranée planifikoi të ndërtojë një kompleks turistik në Shën Vasil. Puna për ndërtimin e kompleksit filloi në vitin 2009, por plani u anulua për shkak të pretendimeve të banorëve për pronësinë e truallit. Që atëherë Club Méditerranée u tërhoq prej Shqipërisë. [12]
Vende turistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akomodimi më së shumti bëhet në shtëpi bujtina ose edhe në komplekset me "shtëpiza" druri. Ka disa zona kampingu, plazhe dhe resorte ndërsa pjesa tjetër e bregdetit është pothuajse e paprekur. Disa nga pronarët e këtyre objekteve organizojnë ture turistike përgjatë bregdetit dhe zonave përreth si pjesë e paketës së akomodimit. Kjo përfshin vizitë në vendet me rëndësi historiko-kulturore, lundrim, hedhje me parashutë, shëtitje më këmbë, lundrim me kajak si dhe zhytje nënujore. Më poshtë janë disa atraksione historike dhe natyrore:
- Kalaja e Butrintit apo Kalaja e Ali Pashës
- Kalaja e Borshit
- Kalaja e Kaninës
- Kalaja e Lëkurësit
- Kalaja e Porto Palermos
- Kështjella e Gjon Boçarit
- Malësia e Akrokerauneve
- Ishujt e Ksamilit
- Kanioni i Gjipes
- Gjiri i Kakomesë
Parqe kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parku Kombëtar i Llogarasë
- Parku Kombëtar i Butrintit
- Parku Kombëtar Detar "Karaburun-Sazan" që përfshin një pjesë të ujërave që rrethojnë Gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit pranë Gjirit të Vlorës
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Plazh në Dhërmi
-
Plantacione të ullirit dhe zona bregdetare në Borsh
-
Gjiri dhe kalaja në Porto Palermo
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jano Koçi: Himara (Arkeologji – Histori – Kulturë – Himara sot). Shtëpia botuese Gent-Grafik, Tirana 2006, ISBN 99927-810-5-X
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Turizmi në Shqipëri
- Gjeografia e Shqipërisë
- Qarku i Vlorës
- Gadishulli i Karaburunit
- Riviera, përmban artikuj për zonat bregdetare që njihen si Riviera si dhe përdorime të tjera të kësaj fjale.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gloyer, Gillian (2008). The Bradt Travel Guide Albania (në anglisht). Bradt Publications UK. fq. 199. ISBN 1-84162-246-X.
- ^ Top Value Destination: Albanian Riviera - Top Destinations 2012 at Frommer's
- ^ "AL: DJ Tiesto to set Dhermi on fire by August 6 / Albania / News / MobileNews" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ Driving in Albania – Top Gear – BBC. YouTube (8 June 2011). Retrieved on 19 October 2011.
- ^ High Speed Albanian Police Chase – Top Gear Series 16 Episode 3 – BBC Two. YouTube (8 February 2011). Retrieved on 19 October 2011.
- ^ "Magjitë e bregdetit jonian tërheqin Bon Xhovin | ABC News". Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2016. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www-wds.worldbank.org/external/default/WDSContentServer/WDSP/IB/2010/03/17/000020953_20100317103239/Rendered/INDEX/535540ISDS0ALB0integrated0coastal0rev.txt
- ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 mars 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Club Méditerranée". Interactive investor (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Rivierën shqiptare. |