Rrjeti Emerald
Rrjeti Emerald është një rrjet i zonave të mbrojtura të natyrës organizuar me qëllim të konservimit të florës dhe faunës së egër si dhe habitatet e tyre natyrore në Evropë. Rrjeti u inicua në vitin 1989 nga Këshilli i Evropës, si pjesë e punës së tij në bazë të Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore Evropiane ose Konventa e Bernës që hyri në fuqi më 1 qershor të vitit 1982. Ai do të shtrihet në secilën Palë Kontraktuese ose shtet vëzhgues të Konventës.[1]
Konventa e Bernës është nënshkruar nga 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës, së bashku me Bashkimin Evropian, si janë: Andora, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Britania e Madhe, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Rumania, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia,Spanja, Suedia, Shqipëria, Turqia, Ukraina dhe Zvicra. Ndërsa vendet si: Algjeria, Burkina Faso, Maroku, Tunizia, Senegali, Kepi i Gjelbër dhe Rusia janë vende të cilat kanë statusin e vëzhguesit në mbledhjet e komitetit.
Bashkimi Evropian, si i tillë, është gjithashtu një Palë Kontraktuese në Konventën e Bernës. Për të përmbushur detyrimet e saj që rrjedhin nga Konventa, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e habitatit, ajo hartoi edhe Direktivën e Habitateve në vitin 1992 dhe më pas ngriti rrjetin Natura 2000.
Rrjetit Emerald edhe në Afrikë ka filluar me zbatimin e pilot projekteve në vende si Burkina Faso, Senegali dhe Maroku. Emerald mund të shtrihet edhe në Tunizi, me kërkesë të autoriteteve kombëtare.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Europarat (2015): Convention on the conservation of European wildlife and natural habitats – Group of Experts on Protected Areas and Ecological Networks – 34th meeting of the Standing Committee to the Bern Convention – List of candidate Emerald sites (December 2014), T-PVS/PA(2014)15E, 4. Februar 2015 [PDF]
- ^ Berner konvention – Bundesamt für Naturschutz Stampa:De