Patosi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 3: | Rreshti 3: | ||
|FIGURA = |
|FIGURA = |
||
|SIPERFAQJA = |
|SIPERFAQJA = |
||
|BANORE = |
|BANORE =22182 |
||
|DENDESIA = |
|DENDESIA = |
||
|NDP = |
|NDP = |
||
Rreshti 15: | Rreshti 15: | ||
|TEL-FAX = |
|TEL-FAX = |
||
|INTERNET =[http://www.bashkiapatos.gov.al/] |
|INTERNET =[http://www.bashkiapatos.gov.al/] |
||
|KRYETARI = |
|KRYETARI = Bardhi Meli |
||
|PARTIA |
|PARTIA = |
||
|NDARJA-VENDE = |
|NDARJA-VENDE = |
||
|ZGJEDHJE-FUND = |
|ZGJEDHJE-FUND = |
Versioni i datës 25 janar 2010 03:06
Stampa:ShabllonQytetetesh Qytet në Shqipëri.
Historia
Qyteti i Ri Patos. Ndodhet në juglindje të qytetit të Fierit, në rrugën kombëtare Fier-Tepelenë. Një Qytezë industriale e krijuar rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën "zona Patos-Marinëz" (një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë). Patosi është kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri.
Gjeografia
Qyteti i Patosit përfshihet në rrethin e Fierit. Ai është qyteti i dytë më i madh pas Fierit, për nga numri i banorëve, në Qarkun e Fierit.
Patosi ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit i shtrirë përgjatë vargut kodrinor cili ndan Fushën e Myzeqese nga lugina e lumit Gjanica. Ky varg kodrinor vazhdon në formë harku përgjatë rrugës Patos-Fier duke përngjarë me një amfiteater natyror. Ai është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë.
Lartësia mesatare e tyre është rreth 200-300 m e cila vjen duke u ulur drejt Patosit derisa zhyten në fushën e Myzeqese. Pika më e lartë e rajonit ndodhet në kodrën e Margëlliçit me kuote 320 m mbi nivelin e detit. Përpara qytetit drejt veriut dhe veri-perëndimit shtrihet fusha e Myzeqesë ndërsa drejt veri-lindjes fusha e Rroskovecit.
Sipërfaqja sipas relievit ndahet në : Fushore 718 ha dhe Kodrinore 1488 ha. Prane qytetit degëzohen rruga Fier-Gjirokastër dhe Fier-Berat të cilat kanë ndikuar në shtrirjen dhe zhvillimin e rajonit. Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Kjo situatë ndikohet nga masat ajrore detare për shkak të distancës relativisht të shkurtër nga deti Adrtiatik (rreth 25 km).
Nga ana lindore dhe jugore, vargmalet e larta e pengojnë depërtimin e klimës së ftohtë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore luhatet në 14-15°C ndërsa temperatura e Janarit rreth 5°C. Reshjet bien kryesisht në formë shiu ndërsa dëbora është dukuri e rrallë.
Gjatë verës bien vetëm 1/10 e reshjeve vjetore gjë që shtron nevojën e ujitjes së tokave bujqësore. Për këtë arësye janë ndërtuar disa liqene artificiale si ujëmbledhësi i Zharrzës, Lalarit, Rrozhdies etj.
Demografia
Qyteti i Patosit ka 22182 banorë.
Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë si: Skrapari, Laberia, komuniteti çam, të ardhur nga krahinat e komunitetit Vlleh, nga Minoriteti etj.
Ekonomia
Kultura dhe sporti
Skuadra e futbollit e qytetit quhet "Albpetrol", e cila arritjen më të mirë ka daljen në finalen e kupës së Shqipërisë me "Partizanin" në sezonin 93'- 94', si dhe pjesëmarrjen në kupën e kupave të Evropës në sezonin 94'- 95'.
Politika
Shiko dhe këtu
Lidhje të jashtme
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |