Jump to content

Vehabizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vahhabitët)

Hulumtimi dhe studimi historik dhe doktrinar i vehabijes ose vehabizmit pa tjetër kërkon qasje kryesisht nga disa aspekte kryesore :

  • Politik

Raportet e ngushta të vehabistëve me dinastinë e familjes Saud dhe me qeveritë apo dinastitë dhe individët me ndikim në vend, fqinjësi dhe jashta rrethit, asaj që e quajmë dar’ul-islam (shtëpia e islamit) ;

  • Nacional-çlirimtar

Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër turqve;

  • Fetar

Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e Ibn Tejmijes në shek. XIV, dhe e nxënësit të tij Ibn Kajjim el-Xhevziut, të cilën Muhammed bin Abdylvehhabi e ndoqi në masën më të madhe të mundur. Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen selefije (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët janë ndekur nga të gjitha medhhebët e gjithëpranuara.

Themelues i vehabizmit është Muhammed Ibn Abdulvehhabi, i lindur në vitin 1115 hixhrij / 1703 në vendin Ujejneh, afër Riadit, në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan, e cila ka dhënë kontribut për Islam-in gjatë historisë. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare u bë hafidh i Kur’anit. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në Iran dhe Irak u bë ekspert i Sufizmit. Mirëpo, me kalimin e kohës, pak nga pak, ra në kontakt me veprat e Ibn Tejmijes dhe të nxënësit të tij, Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilët do të bëjnë ndikim të pakthyeshëm në mendjen dhe shpirtin e Muhammedit të ri. Pastaj, udhëtoi në Mekë, Medinë, Hixhaz, IhsaGjirin Arab, në Basra shkoi më 1724 dhe kaloi katër vjet kurse në Bagdad pesë vjet, pastaj në Mosul, Damask, Kurdistan, Hemezan, Isfahan, Kum dhe Kairo. Nëpër këto vende ai kaloi mbi 12 vite duke mësuar, pos fushave fetare, edhe filozofinë dhe Sufizmin. Gjatë kësaj kohë thuhet se ai edhe u martua.

Ibn Abdulvehabi mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë : shejh Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e Muhammed Ibn Abdulvehhabit janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se Ibn Abdulvehhabi në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite. Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./1739, Muhammedi erdhi në vendlindje në krahinën Nexhd, jo në vendlindje, por në Hurejmli, ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj. Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i Muhammed Ibn Abdulvehhabit ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në Ujejne, ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para. Pohohet se këtu fillimisht i ndihmoi emiri i Ujejnes, Uthman ibn Ma’mer, i cili tok me të theu varrezat dhe ekzekutoi një lavire. Mirëpo Muhammed Ibn Abdulvehhabi, pas pak nga emiri i Ahsait i erdhi një letër emirit të Ujejnes që ta mbyt shejh Abdulvehhabin. Ky nuk e mbyti por i dha mundësi të shkojë në cilin drejtim të dëshirojë ai.

Duke e ndier rezistencën e fuqishme, Ibn Abdulvehhabi u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të Riadit, në fshatin Der’ijje, në vendlindjen e princit saudit. Pas shumë bisedimeve e dakordimeve, lidhi marrëveshje me familjen saudite, me mbretin Muhammed ibn Saudin, në vitin 1744, me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo. Pas vendosjes së Muhammed Ibn Abdulvehhabit në Der’ijjeh dhe pas mirëpritjes së tij nga shumica e besimtarëve në këtë vend, përveç katër familjeve, të cilat e lëshuan vendin në shenjë mospajtimi dhe rezistence. Si kundërshpërblim, princi me pushtetin e tij do ta ndihmojë shejhun dhe lëvizjen e tij. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre, kështu që në vitin 1792, djemtë e të dy palëve u dakorduan ta vazhdojnë marrëveshjen e prindërve të tyre. Ky bashkëpunim, si asociacion i dinastisë saudite dhe fundamentalizmit vehabit, vazhdon dhe dominon edhe deri në ditët tona.

Është interesante se në këtë marrëveshje janë bashkuar fuqia e pushtetit politik dhe fuqia e besimit, që është rast i rrallë në botën myslimane që nga koha e hulefai rrashidinëve. Këtë fakt hulumtuesi rus D. B. Malisheva në mënyrë metaforike e përshkruan si vijon : “Ata së bashku, njëri me predikime, tjetri me shpatë, kontribuuan në përhapjen e mësimit të ri...”. Për këtë arsye edhe kjo lëvizje ka gjetur përkrahës në botën myslimane, por edhe dëshpërim kur nuk shfrytëzohet fuqia e pushtetit dhe fuqia e besimit për arritje edhe më të mëdha. Muhammed Ibn Abdulvehhabi vdiq në vitin 1206 h./1792, në moshën 89 vjeçare. Lëvizja e tij ishte në rritje dhe sukseset ishin të njëpasnjëshme. Pas vetes la shumë djem dhe shumë nxënës, të cilët do ta vazhdojnë idenë e tij. Ai vetë deri në ditët e sotme mbeti teoricient i shkollës me plotë kuptimin e vet[1].

Emërtimi i lëvizjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emërtimi vehabij rrjedh nga vetë emri i themeluesit. Fillimisht kjo lëvizje u quajtë vehabij nga kundërshtarët e tyre në botën myslimane, por më vonë ky emërtim mbeti në përdorim, por u përdorë edhe nga evropianët. Vetë pasuesit e vehabizmit mendojnë se termi vehabij ka filluar të përdoret për ta nga disa grupe devijante, sidomos nga shi’itët dhe sufistët. Mirëpo, vehabistët vetveten e quajnë Muvehhidun (unjësues, unitarist) dhe pasues të ehli sunnetit, respektivisht pasues të medhhebit hanbelij, si e ka komentuar Ibn Tejmije, për shkak të përkushtimit idesë mbi unitetin e Zotit dhe zellit në zbulimin dhe çrrënjosjen e të gjitha qëndrimeve dhe veprave që mund të mendoheshin idhujtari, politeizëm. Mendojmë se në esencë nuk luan rol se si do të quhen pasuesit e Ibn Abdulvehhabit : vehabistë, selefistë, unitaristë apo me emra të tjerë. Esenciale është doktrina e tyre në aspektin fetar dhe aplikimi praktik i kësaj doktrine në rrafshin historik. Këtu edhe mund të vlerësohet pranueshmëria apo mospranueshmëria e tyre në gjirin e familjes së gjithëpranuar islame[2].

Parimet bazore të lëvizjes vehabiste

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një vështrim analitik doktrinës vehabiste do të nxirrte në shesh tre parime kryesore, të cilat edhe do të trajtohen shkurtimisht.

Parimi i tevhidit – monoteizmit të pastër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vehabizmi thërret në parimin e tevhidit, të monoteizmit të pastër, i cili ka të bëjë me bazat themelore të besimit, respektivisht vehabistët thërrasin në konfirmimin e "tevhidit" dhe në mohimin e "shirkut", duke kërkuar që shenjtëria dhe adhurimi të redukohet vetëm për Allahun e lartëmadhëruar. Me shenjtëri dhe adhurim në vehabizëm nënkuptohet çdo respektim, qoftë ai që zë fill në traditë apo miqësi. Ngritja e mauzolejeve, vizitimi i rregullt i tyre dhe qëndrimi me përunjtësi para tyre nuk është rrugë deri në idhujtari dhe politeizëm, por është vetë idhujtaria. Këtu qëndron edhe faktori i ndarjes ndërmjet vehabistëve dhe të tjerëve, sepse, mendojnë të tjerët, vehabistët e teprojnë në kërkesat e tyre rigoroze, duke e quajtur veten ehl’ut-tevhid (unitarist), kurse të gjithë të tjerët jashta tyre i quajtën ehl’ul-shirk (politeist). Mirëpo, "të tjerët", i quajnë vehabistët si kokëfortë, ekstremë dhe zemërngushtë në të perceptuarit e tevhidit, sepse ndërtimi i mauzolejeve dhe vizitimi i tyre nuk është edhe idhujtaria e arabëve parakur’anor. Jovehabistët pohojnë se idhujtaria moderne nuk konsiston në adhurimin e gurit dhe objekteve tjera, as në vizitimin e varrezave, por në moskrijimin e ndjenjës së barabarësisë ndërmjet të gjithë njerëzve, në mosrealizimin e vëllezërisë dhe bashkëpunimit ndërmyslimanë, ndërmjet individit dhe grupit, në mosrealizimin e parimeve tjera islame në mjediset, shoqëritë dhe bashkësitë myslimane[3].

Parimi i afarizmit - fëkëhut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vehabistët rimëkëmbjen e shohin sipas modelit të Kartës së Medinës, ku respektoheshin në përpikëri Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit a.s. Këtyre dy burimeve ata i shtojnë edhe veprimet e brezit të parë (selef’us-salih). Karakteristikë tjetër e tyre është insistimi në Sunnet dhe në praktikën e selefi-salihit. Këtë pa vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë.

Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale. Ata mendojnë se edhe afarizmin duhet zhvilluar sipas parimeve që ka ndjekur Ibn Hanbeli. Ata në parim pranojnë fëkëhun e ehli sunnetit, por jo edhe fikhun shi’it dhe dhahirit. Fikhun shi’it e refuzojnë sidomos për shkak të bindjes së shi’itëve se imami është i pagabueshëm në fjalë dhe vepra dhe se ixhtihadi i imamit është obligativ. Meqë këto virtyte i posedon vetëm pejgamberi, fjalët dhe veprimet e imamit muxhtehid nuk janë obligative për të tjerët, pos për vetë atë rim vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë. Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale[4].

Parimi shkencor dhe intelektual

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vehabizmi lufton kundër tendencave të ndryshme ideologjike islame, sikur lufta kundër filozofisë, ngjashëm çfarë ka bërë edhe Ibn Tejmijje dhe el-Xhevziu dhe lufta kundër bindjeve shi’ite në pagabueshmërinë e imamit dhe besimin në ndërmjetësimin që e bën imami shi’it në botën tjetër. Vehabistët mendojnë se ndërmjetësimi si i tillë ka hyrë në shoqërinë myslimane nëpërmjet neoplatonizmit, mirëpo vehabistët neglizhojnë faktin se ndërmjetësimin e pranojnë edhe sisteme e shkolla të tjera islame. Sa i përket problemit të imamit apo halifit, ata shkojnë edhe më tutje. Jo që refuzojnë imametin shi’it, por refuzojnë edhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën. Me këtë ata provonin ta privojnë nga legjitimimi fetar Perandorinë Osmane, duke e eliminuar halifin dhe duke e promovuar imamin.

Në vitin 1787 emiri Abdulazizi e proklamoi administratën e pavarur shtetërore dhe e futi sistemin trashëgues të sundimit (hukm wirathi), duke i siguruar vend të birit Saudit të bëhet halif pas tij. Muhammed ibn Abdulvehhabi ishte i pranishëm në këtë promovim, mirëpo si duket, kishte harruar thënien e Muhammedit a.s. : “Nëse i jepet zotimi (bej’at) dy halifëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.”

Fatkeqësisht, sistemi trashëgues, sipas shembullit politik, kaloi edhe në rrafshin fetar. Pas vdekjes se Muhammed ibn Abdulvehhabit më 1792, trashëgues u bë i biri i tij. Dehlani.

Doktrina vehabiste

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parimisht, doktrina vehabiste bën pjesë në doktrinën tradicionaliste islame, si vazhdimësi e shkollës hanbelite, me specifika të caktuara. Mirëpo, për dallim nga tradicionalizmi skolastik, vehabizmi do të mund të vendosej në tradicionalizmin selefi. Karakteristikë e kësaj tendence është se në qasjen dhe leximin e tyre të Teksteve (Nusus) refuzojnë ndërmjetësimin e shkollave juridike dhe të ulemasë në të cilën thirren ata. Ata quhen selefi për arsye se janë të preokupuar me ndjekjen e selefëve, shokëve bashkëkohës të Pejgamberit të Zotit dhe myslimanëve të devotshëm nga tre brezat e parë. Komentimi i Kur’anit dhe i Sunnetit bëhet në mënyrë direkte dhe shkon jashta kufizimeve që i kanë vendosur shkollat. Dallimi ndërmjet tradicionalizmit skolastik dhe tradicionalizmit selefi është në atë se këta të fundit mbështeten në karakterin e fjalëpërfjalshëm të teksteve dhe në ndalimin e leximit interpretues. Ky grup përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë.

Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion.

Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor,përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë. Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion. Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor, vehabistët futën njëfarë shprese, sigurie dhe dinamizmi në mesin e myslimanëve, që një kohë të gjatë u mungonte myslimanëve. Për këtë arsye, Louis Masignoni, do t’i quajë ndër “bashkëpunëtorët e parë të rilindjes arabe.” Megjithatë, më së shumti polemikë vehabistët kanë zhvilluar lidhur me kultin e shenjtorëve, ndërtimin e mauzolejeve (tyrbeve), përdorimin e tyre për lutje dhe vizitimin e tyre.

Në vazhdim do t’i theksojmë disa parime të tyre lidhur me çështjet doktrinare, pa pretendim se i kemi cekur të gjitha[5][6]:

  • 1. Të gjitha objektet e adhurimit përveç Allahut, janë të rrejshëm. Të gjithë ata që praktikojnë adhurim të tillë meritojnë vdekje;
  • 2. Masa e njerëzve e cila përpiqet ta fitojë mëshirën e Allahut nëpërmjet vizitimit të varreve të shenjtorëve nuk është monoteiste. Këta u ngjasojnë atyre që Kur’ani i quan mushkrikun;
  • 3. Politeizëm (shirk) është të futet në lutje emri i Pejgamberit a.s., njeriut të shenjtë apo engjëllit;
  • 4. Politeizëm është të kërkosh ndërmjetësim te dikush tjetër përveç prej Allahut dhe Muhammedit a.s. në Ditën e gjykimit;
  • 5. Politeizëm është t’i përbetohesh ndonjë qenieje tjetër përveç Zotit, Një, Të Vetmit;
  • 6. Mosbesim (kufr) është të mësosh diturinë që nuk zë fill në Kur’an, Sunnet ose përzierjes së domosdoshme të arsyes;
  • 7. Mosbesim dhe keqbesim është ta mohosh kaderin në çkado që ndodh;
  • 8. Mosbesim është komentimi i Kur’anit me anë të te’vilit, në mënyrë metaforike, alegorike.

Vështrimi konstruktiv për dhe kundër lëvizjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vehabistët, krahas kundërshtarëve ushtarakë, kishin edhe kundërshtarë doktrinarë. Qysh me paraqitjen e tyre u paraqit një numër i madh shkrimesh që kundërshtonin parimet e tyre, sidomos me prejardhje egjiptiane, osmane dhe të vendeve të tjera. Në to kryesisht theksoheshin mangësitë e kësaj lëvizjeje, eksagjerimet e tyre në politik, vrazhdësinë, ngurtësinë dhe ekskluzivitetin e tyre teorik dhe praktik. Madje, Ed-Dahlani, mufti i Mekes, paraqitjen e vehabistëve e quajti hiq më pak se fitne. Një tjetër dijetar arab paraqitjen e lëvizjes vehabiste e shikon : “Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi myslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin.”

Në një burim tjetër, bashkëkohës të lëvizjes vehabiste, lexojmë: “Kur shteti osman u shkatërrua, i cili ishte ruajtës i islamit dhe shërbëtor i alimëve të ehli sunetit, duke iu nënshtruar planeve shekullore të franmasonëve, misionarëve dhe politikës poshtëruese të Perandorisë Britanike, e cila për këtë qëllim ka vënë në lëvizje të gjitha forcat materiale, jomedhhebistët panë mundësinë. Ata me gënjeshtra dhe strategji djallëzore filluan t’i sulmojnë alimët e ehli sunnetit dhe ta shkatërrojnë islamijjetin përbrenda e sidomos në vendet siç është Arabia Saudite, ku alimët e ehli sunnetit nuk guxojnë të flasin haptazi. Pasuria e shumtë që vehabistët e kanë shpenzuar për këtë qëllim, ka ndihmuar që ky agresion të përhapet nëpër tërë botën. ... njerëz të caktuar, me dije të vogël ose pa të, që nuk i frikësohen Allahut, kanë fituar pozita dhe shtëpi për banim si kundërvlerë për ndihmesën e tyre këtyre agresorëve.”

Argumentet dhe kundërargumentet kryesisht janë ato që disa shekuj më herët i janë bërë shkollës hanbelite. Për shkak të qëndrimit tradicionalist në të kuptuarit e çështjeve të besimit, ata janë akuzuar për antropomorfizëm dhe ultrakonzervatizëm. Vehabizmi ndër synimet e tij kishte edhe pengimin e kelamit dhe të filozofisë islame, por pos që këtë në masë të madhe e arriti në Siujdhesën Arabe, me mjete të dhunshme dhe kërcënuese, këtë nuk arriti ta bëjë në Egjipt, Turqi, Iran, Indi dhe në vendet tjera islame dhe në diasporën islame nëpër botë. Nuk arriti ta pengojë as sufizmin dhe shi’izmin, e edhe më pak depërtimin e ideve dhe sistemeve perëndimore, nëpërmjet formave të ndryshme: ushtarake, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, humanitare etj. Ndonëse nuk mendojmë të ndalemi në komentim më të gjerë, megjithatë tendenca e vehabistëve për eliminimin e medhhebeve dhe moszgjedhja e mjeteve për zhdukjen e tyre na detyron të konstatojmë se angazhimi i tyre ka qenë dhe është i paarsyeshëm. Për shembull, me rastin e komentimit të një hadithi mbi ardhjen e sërishme të Isait a.s. në tokë, grupi i zjarrtë i jomedhhebistëve (me N. Albanin e famshëm në krye) pohon: “Kjo qartë tregon në atë se Isai a.s. do të gjykojë sipas sheriatit tonë, d.m.th. sipas Kur’anit dhe Sunnetit, e jo me diçka tjetër, siç është Inxhili, fikhu Hanefij apo diç e ngjashme” dhe me këtë komparacion ai fikhun Hanefij e krahason me Inxhilin etj. Disa mendojnë se urdhëri i sulltanit për t’iu kundërvënë lëvizjes vehabiste ishte i motivuar për dy shkaqe kryesore :

  • Frika e sulltanit për pushtetin e tij dhe për hilafetin e tij, nëse vjen deri te ndikimi dhe zgjerimi i kësaj lëvizjeje edhe në pjesët tjera të perandorisë;
  • Mosrehatia dhe antipatia e myslimanëve për shkak të vrazhdësisë së lëvizjes vehabiste në raport me myslimanët tjerë që nuk i përkisnin lëvizjes së tyre, në luftën e tyre të rreptë kundër "risive" dhe "idhujtarisë".

Atyre u zihet për të madhe që në emër të eliminimit të bid’ateve, me rastin e pushtimit të Medinës, e rrënuam kuben mbi kaburin (varrin) e Muhammedit a.s., e plaçkitën huxhren (lokacionin ku gjendej trupi i Muhammedit a.s. dhe çdo gjë që kishte aty.

Po ashtu, janë rrënuar tyrbet dhe nishanet në varrezat më të njohura, siç janë Bekia medinase, varrezat e luftëtarëve të Uhudit, me ç’veprim është kryer urbicid. Shejh Jusuf Rifai ka numëruar dhjetëra shembuj të rrënimeve të pashembullt ndaj kujtimeve të personaliteteve më të dashura ndër myslimanët nga ana e vehabistëve:

  • Në vend të varrit të Emines, nënës së Muhammedit a.s. në Ebva, sot qëndron rezervoari për benzinë;
  • Në vend të shtëpisë së Muhamedit a.s. sot është nevojtorja (WC) publike.!

Është mendim i shkencëtarëve se shumica e kundërshtimeve të masave dhe intelektualëve myslimanë ishin kundër aktiviteteve politike të vehabistëve dhe kundër militantizmit ekstrem të tyre. Ata pohojnë se shpallja e luftës së shenjtë kundër të gjithë atyre që nuk ishin me ta, ishte jashtë çdo mase. Ata ku depërtonin, shkretëronin, plaçkitnin në emër të presë së luftës dhe mbysnin të gjithë kundërshtarët, sepse i shpallnin për renegjatë, heretikë. Disa madje pohojnë se qëndrimi militant dhe jotolerant i vehabistëve ndihmoi në vetëhumbjen e tyre.

Kishte edhe aso shkrimesh e deklaratash që e përkrahnin lëvizjen vehabiste.

Lëvizja vehabiste krahas dhunës, vrazhdësive dhe ngurtësive të mëdha që janë të dukshme gjatë gjithë kohës së veprimit të tyre, kohëve të fundit ka përkrahësit e saj, të cilët pohojnë se kjo lëvizje ka dhënë kontribute të shumta :

Vehabizmi ka meritë në përhapjen e njohjes së islamit në viset shkretinore të Arabisë, banorët e të cilave vise ishin të lënë pasdore skajshmërisht. Vehabizmi u bë sinonim i lëvizjeve përtëritëse, pastruese të fesë në shekujt XVIII, XIX dhe në fillim të shek. XX, dhe reaksion i rreptë ndaj degradimit moral nga primesat degraduese dhe shtresimet e shumta dhe të ndryshme. Mendohet se Islami arab kishte rënë në pozita të ulta. Madje edhe qytetet kryesore, Meka dhe Medina, po përjetonin një degradim shoqëror, moral, fetar dhe intelektual. Përkrahësit e vehabistëve theksojnë një karaktersitikë tjetër të natyrës socio-religjioze të vehabistëve, të cilët afër lumenjve dhe burimeve kanë themeluar kooperativa bujqësore, të cilët kanë ekonomizuar, por njëkohësisht edhe kanë qenë si armatë emergjente, në rast nevoje. Disa kritikë dhe analistë thonë se në pikëpamje të organizimit të brendshëm të lëvizjes, ndonëse i luftonin skajshmërisht, vehabistët i ngjasonin organizimit të sistemit tëtarikateve sufiste, ndonëse përmbajtja e tyre ishte tradicionale, ortodokse.

Insistimi vehabist në përdorimin e arsyeshëm të ixhtihadit dhe gjykimi i tyre i taklidit ka vepruar si forcë çliruese dhe sigurisht ka ndikuar në rrjedhën e mëtejshme të zhvillimit islam më shumë e cilado forcë tjetër e asaj kohe dhe ka ndikuar fuqishëm edhe në forcat tjera të kohës që do të pasojë. Përkrahësit e vehabizmit theksojnë se vehabizmi ka insistuar në esencë e jo në formë, idealitetin e tij e jo realitetin, ka insistuar në atë çka duhet bërë e jo në atë çka kanë bërë myslimanët gjatë historisë. Si përfundim mund të thuhet se lëvizja vehabiste në fillim kishte çdo karakteristikë të lëvizjes së mirëfilltë. Ai fillimisht nuk kishte karakteristika dhe atribute sektariste, frakcioniste, ekskluzive, anatemuese dhe urbicidale e gjenocidale, por bënte pjesë brenda shkollës sunnite hanbelite. Mirëpo, ballafaqimi me jetën dhe veprimi tejet rigoroz dhe përjashtues i tyre e futi këtë lëvizje më tepër në rradhën e sekteve se sa të shkollave (medhhebeve) islame, si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë politik, duke lënë anash ixhtihadin aq të propaganduar nga ata dhe duke ndjekur rrugën e formalizmit ekstrem. Megjithatë, është për të shpresuar se shekulli XXI do të shënojë dalje nga ku qorrsokak i vehabizmit.[7][8][9]

Fillimet dhe krijimi i shtetit vehabit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shteti i parë vehabit dhe rënia e tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pushtimi i Nexhdit nga ana e Muhammed Ibn Saudit (vdiq më 1765) ishte shenja e parë për daljen në sipërfaqe të një force të re fetare, politike dhe ushtarake[10]. Ai përdori të gjitha mjetet diplomatike, politike dhe ushtarake për t’ia dalë në krye me rezistencën dhe armiqësinë e fuqishme të brendshme të fiseve në ato vise. Sukseseve të tyre u shkonin për shtati edhe kryengritjet e brendshme, të ndihmuara nga shiitët sirian dhe palestinez dhe nga kristianët, të cilat Porta e Madhe i theu vetëm në vitin 1775. Po ashtu, u ndihmoi edhe zbarkimi i francezëve në Egjipt në vitin 1798. Kështu, i biri i Muhammed ibn Saudit, Abdulazizi (vdiq më 1803), përkundër vështirësive, vazhdoi sukseset në pushtime të reja. Mirëpo, pushtimi i Rijadit më 1773 dhe bashkimi i Nexhdit më 1786 ishte prova më e sigurtë se sukseset vehabite s’kanë të ndalë. Pas këtyre viteve u pushtua edhe Ahsa, liman në gjirin persik dhe u rrezikuan edhe Iraku dhe Hixhazi.

Pas vdekjes së Abdulazizit, në sundim erdhi Saud ibn Abdulazizi, i cili më 1803 e pushtoi Medinën,kurse më 1804 Mekkën. Edhe më tej rrezikohej Siria dhe përforcoheshin pozitat në Siri. Meqë piratët vehabitë rrezikonin lundrimin në gjirin persik, qeveria e Indisë dërgoi disa anije në mbrojtje të anijeve të saj tregtare. Rënies së shtetit të parë vehabit i konbtribuoi fakti se Sulltan Mahmuti II, i cili erdhi në sundim më 1808, synonte ta thente synimin për pavarësi të vehabistëve. Po ashtu, në Egjipt Muhammed Aliu, me prejardhje shqiptare, i theu Memalikët dhe i forcoi pozitat si vazal dhe aleat i sulltanit. Nga një anë Sulltani dhe nga ana tjetër Muhammed Aliu gjatë viteve 1811-1815 bënë katër luftëra dhe ngadhënjyen vehabistët dhe mbretit të posaemëruar i imponuan kushte të rënda për nënshtrim. Mirëpo, sërish shpërtheu kryengritje. Kështu, në vitin 1816 nën komandën e Ibrahim pashës, u nis ushtria e fuqishme, që përfundimisht ta mund ushtrinë vehabiste më 1818, kurse mbretin Abdullah ta dorëzojë në Stamboll, të cilin Porta e ekzekutoi më 17 janar 1818.

Shteti i dytë vehabit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1821, një degë e familjes Saud, me princin Turkij, sërish e formoi mbretërinë vehabite, me selinë në Rijad, jo larg selisë së mëhershme Muhammed Asad, Rruga për në Mekë. Ata sërish e pushtuan një pjesë të Nexhdit dhe një pjesë të madhe të Gjirit persik. Mirëpo, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në dinastinë saudite nga një anë dhe për shkak të aktivitetit të administratorit të Bagdadit, Mid`hat pashës nga ana tjetër prej vitit 1869-1872 përgatitën rrënimin e kësaj dinastie. Po ashtu, me ndihmesën e Portës së lartë, fisi Benu Rashid, u bë kundërshtar i rrezikshëm. Duke u nisur nga kryeqendra e tyre Haila, Benu Rashidët pushtuan Nexhdin verior dhe arritën deri në Hajber dhe Tejme. Më 1884, ata pushtuan Rijadin dhe shpartalluan shtetin e dytë vehabit, kurse familja Saud u strehua në Kuvajt, te mbreti Mubarek.

Shteti i tretë vehabit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetin e tretë vehabit e formoi princi Abdulaziz, i lindur në Rijad më 1879. Ai, më 1901, në krye të një grupi njerëzish, depërtuan në Rijad dhe pushtuan selinë mbretërore. Pastaj pasuan sukseset e njëpasnjëshme dhe pas marrjes së Hailes më 1921, ai zotëroi me tërë Nexhdin[11][12].

Taifin, pastaj Mekken. Mbreti i ri, Abdulazizi bëri ca reforma ekonomike, por edhe duke ndërtuar disa xhami, që vëllezërinë fisnore ta zëvendësojë me vëllezëri fetare, sepse në të kaluarën, partikularizmi fisnor ishte pengesë kryesore për ndërmarrje më të mëdha. Në këtë aspekt ndihmë të madhe ofronin prijësat fetarë, duke mbajtur lartë entuziazmin dhe besnikërinë fetare. Kjo vëllezëri fetare (ihvan) në aktivitetin e tyre ishte tejet e ngurtë, kështu që të gjitha ligjet e huaja i mendonin armiqësore. Po ashtu, të gjithë myslimanët që nuk mendonin si ata, ishin në pamëshirë të tyre, ndaj duhet të betohen se heqin dorë nga bindjet e tyre dhe të mësojnë kredon e tyre nga mësuesit e rinj. Ata që refuzojnë, do të largohen nga vendi. Mirëpo, për shkak të qëndrimeve ekstremiste të ihvanëve, erdhi deri te ndarja mes tyre dhe mbretit dhe fundit të tyre më 1929, pas një lufte të ashpër.

Lidhur me aktivitetin ushtarak të vehabistëve dhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme të tyre kundër halifatit të perandorisë osmane vlen të theksohet edhe roli i anglezëve në tërë këtë. Do të kënaqemi të cekim një ngjarje nga viti 1916, kur Britania dhe Franca lidhën Marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, në të cilën parashihet ndarja e pjesës qendrore lindore të Perandorisë Osmane. Edhe më herët, por sidomos pas kësaj marrëveshje, Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve. T. E. Lawrence (Lorenci nga Arabia) ishte i vetëdijshëm për këtë mashtrim, dhe vazhdimisht dhe skajërisht i turpëruar pohon: “Kam rrezikuar mashtrimin për shkak të bindjes se ndihma e arabëve ka qenë domemos e nevojshme për fitoren tonë të lirë dhe të shpejtë në Lindje, dhe se është më mirë ta shkelim fjalën tonë dhe të fitojmë, se sa të humbim.

  1. ^ Over three centuries of scholarly publishing
  2. ^ The Truth about “Wahhabism”, në: http://www.al-islami.com/islam/truth_about_wahhabsm.php[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur].
  3. ^ Gjerësisht: Muhammed El-Behij, Muhammed bin Abdulvehhab, Islamska Misao, nr. 27/1981, Sarajevë, fq. 11. Nexhat Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup – Prishtinë, Tiranë, 2004, fq. 9-13.
  4. ^ F. Karcic, Drustveno pravni..., op. cit., fq. 63. F. Rahman, op. cit., fq. 275. Shih: El-Abud, I, op. cit., fq. 277-278. F. Rahman, op. cit., fq. 275. Shih: El-Abud, I, op. cit., fq. 277-278. F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63 F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63. Abdul Hamid Siddiki, Muhammed bin Abd al-Wehhab i njegov pokret, op. cit., fq. 431.
  5. ^ Gjerësisht për doktrinën vehabite në gjuhën shqipe lexo: Muhammed Ibn Abdulhevvab, Kitab et-tevhid – Monoteizmi islam, Shkup, 1412/1992, fq. +143 dhe Muhammed Ibn Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1413/1992, fq. +30.
  6. ^ www.al-islami.com/islam/truth_about_wahabism.php
  7. ^ 1) Abdullah ibn shejh Muhammed ibn Abdulvehhab, Muhtesar siret’ur-Rresul, botimi I, Medinë, 1419 h./1999.
  8. ^ 4) E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Prizren, 1423/2002.
  9. ^ 8) Fikret Karcic, Drustveno pravni aspekt islamskog reformizma (tezë doktorature), Sarajevë, 1990.
  10. ^ H. Laoust, op. cit., fq. 292. Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Carstva, pjesa 3, Zagreb, 1979, fq. 310 dhe 315 e tutje.
  11. ^ Lawrence, T. E., Seven Pillars of Wisdom, Cape, London,
  12. ^ Anglo-americka naftna politika i novi svjetski poredak, Zagreb, 2000, fq. 75, 100 dhe 368