Jump to content

Walter Gargano: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 63: Rreshti 63:


Gargano shënoi golin e parë me kombëtaren më 29 Maj 2011 në ndeshjen miqësore kundër Gjermani, ku goli i zhvelërua nga golat e [[Mario Gómez]]it dhe [[André Schürrle]]s.<ref>{{cite news|url=https://www.youtube.com/watch?v=d68ALWsMb3M|title=Deutschland vs Uruguay 2-1 - All Goals & Highlights - 29/05/2011 Germany 2-1 Uruguay 2011|date=29 Maj 2011|accessdate=29 Maj 2011|work=YouTube.com}}</ref>
Gargano shënoi golin e parë me kombëtaren më 29 Maj 2011 në ndeshjen miqësore kundër Gjermani, ku goli i zhvelërua nga golat e [[Mario Gómez]]it dhe [[André Schürrle]]s.<ref>{{cite news|url=https://www.youtube.com/watch?v=d68ALWsMb3M|title=Deutschland vs Uruguay 2-1 - All Goals & Highlights - 29/05/2011 Germany 2-1 Uruguay 2011|date=29 Maj 2011|accessdate=29 Maj 2011|work=YouTube.com}}</ref>

Ai gjithashtu u thirr për të luajtur në [[2011 Copa América]], dhe zhvilloi paraqitjen e parë në turnament më 16 Korrik në ndeshjen çerek-finale kundër [[Kombëtarja agjentinase e futbollit|Argjentinës]], ku Uruguaji u kualifikua nga gjuajtet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola. Ai gjuajti penalltinë e pesë të skuadrës së tij duke u treguar i saktë. Ai luajti edhe në ndeshjen gjysmë-finale ku Uruguaji mposhti 2–0 [[Kombëtarja peruane e futbollit|Perunë]].<ref>{{cite news|url=http://www.kosovaonline.info/?page=1,7,2739|title=Shpërndaje0Uruguai në finalen e Kupës së Amerikës|date=20 Korrik 2011|accessdate=22 Dhjetor 2014|work=Kosova Online}}</ref> Uruguaji në fund fitoi turnamentin duke mposhtur në finale Paraguajin me rezultatin 3–0.


== Referenca ==
== Referenca ==
{{Reflist|2}}
<references/>


[[Kategoria:Lindje 1984]]
[[Kategoria:Lindje 1984]]

Versioni i datës 10 qershor 2015 08:13

Walter Gargano

Gargano në stërvitje me Napolin në vitin 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëWalter Alejandro Gargano Guevara
Datëlindja (1984-07-23) 23 korrik 1984 (40 vjeç)
VendlindjaPaysandú, Uruguaji
Gjatësia1.68 m (5 ft 6 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
Numri77
Karriera me të rinjtë
2001–2003Danubio
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2007Danubio102(3)
2007–Napoli189(4)
2012–2013Internazionale (huazim)28(0)
2013–2014Parma (huazim)22(1)
Karriera ndërkombëtare
2006–Uruguaji63(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 31 Maj 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 Qershor 2014

Walter Alejandro Gargano Guevara (Spanjisht: [ˈwalter ɣarˈɣano]; lindur më 23 Korrik 1984) është një futbollistë uruguajian i cili luan me klubin italian NapoliSerie A dhe me kombëtaren uruguajiane si mesfushor mbrojtës.

Karriera

Gargano filloi të luajë futboll që në moshën tre vjeçare ku luante me klubin Centella në Paysandú, që tani nuk ekziston më. Në klubin e të rinjëve, ai luante në pozicionin e mesfushorit. Gjatë kohës te të rinjtë, Gargano luajti kundër klubit të tij të ardhshëm Danubio, ku më vonë u zbulua nga klubi duke u bashkuar me ta.

Danubio

Gargano e filloi karrierën e tij si profesionist me Danubion në vitin 2003 dhe bëri debutimin e tij në ligë në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare. Ai fitoi dy tituj kombëtarë me klubin (ligën në sezonin 2004 dhe 2006–07). Gargano zhvilloi 102 paraqitje dhe shënoi tre herë duke qënë dhe një titullar i rregullt në formacion.[1]

Napoli

Më 30 Qershor 2007, Gargano pranoi transferimin nga klubi uruguajian Danubio te klubi i sapongjitur në Serie A, Napoli pë shumën e 2 milion £.[2] Ai firmosi një kontratë pesë vjeçare.[3] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të parë me klubin në fitoren 4–0 kundër Cesenës dhe debutoi në Serie A më 26 Gusht 2007 kundër Kaljarit. Më 20 Tetor 2007, Gargano shënoi golin e parë me skuadrën në barazimin 4–4 kundër Romës duke e pasur me një gol tjetër në javën pasardhëse, ku ai shënoi edhe në fitoren 3–1 kundër Juventusit. Në sezonin e tij të parë, ai u paraqit në 34 ndeshje dhe shënoi dy herë. Gjithashtu në sezonin e tij të parë, Gargano ka dalë dy herë nga fusha e lojës, pasi në rastin e parë u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në humbjen 5–2 kundër Milanit dhe në rastin e parë mori një karton të kuq direkt në fitoren 2–1 kundër Parmës më 20 Prill 2008.

Në sezonin e ardhshëm, Gargano bëri debutimin e tij në Kupën UEFA në fitoren 3–2 kundër Benficës në raundin e parë. Megjithatë në raundin e dytë, Benfica do të fitonte 2–0, duke eleminuar Napolin nga kompedicioni. Më 29 Shtator 2008, Gargano dhuroi pasimin e golit të fitores për Germán Denis, i cili shënoi golin e vetëm në suksesin kundër Bolonjës. Në pjesën e dytë të sezonit, Gargano pësoi një dëmtim në këmbë gjatë një stërvitjeje në Mars 2009 duke bërë që të qëndronte jashtë fushave për dy muaj.[4] Ai u rikthye në kohë për të luajtur në dy ndeshjet e fundit në Serie A, kundër Catanias dhe Chievos.

Në Janar 2010, Gargano rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2015.[5] Ai zhvilloi paraqitjen e 100të me skuadrën në humbjen 3–1 kundër Fiorentinës më 13 Mars 2010. Në sezonin e ardhshëm, Gargano luajti në gjashta ndeshjet e fushatës së Napolit në Ligën e Europës me klubin që arriti në fazën me eleminim direkt, duke u eleminuar nga spanjollët e Villarrealit. Ai vazhdoi të ishte ende titullar i skuadrës, duke luajtur si mesfushor mbrojtës.

Në sezonin e ardhshëm, Gargano ishte lidhur për një largim të mundshëm nga klubi pas mbërritjes së zviceranit Gökhan Inler nga Udinese, duke kërcënuar vendin e tij si titullar, gjë që do të thoshte se Gargano nuk do të ishte më titullar. Por në fund ai qëndroi në klub.[6] Për shkak të vendit të tretë në siguruar në ligë, klubi do të luante në Ligën e Kampioneve. Ai bëri debutimin e tij në këtë kompedicion në barazimin 1–1 kundër Manchester Cityt dhe luajti në të shtata ndeshjet, me klubin që kaloi në fazën me eleminim direkt duke u eleminuar nga Çelsi. Gargano ishte pjesë e skuadrës duke assistuar golin e bashkkombasit Edinson Cavani, i cili shënoi një tregolësh, në fitoren 3–1 kundër kampionëve të Milanit. Më 21 Dhjetor 2011, ai shënoi golin e parë të fitores 6–1 kundër Genoas, duke shënuar golin e parë pas katër viteve. Tre muaj më vonë më 9 Mars 2012, ai shënoi një tjetër gol, këtë herë në fitoren 6–3 kundër Kajlarit. Në fund të sezonit, Napoli do të fitonte Coppa Italian duke mposhtur në finale Juventusin me rezultatin 2–0, një ndeshje ku Gargano nuk luajti për shkak të një pezullimi për shkak të kartonit të dytë në gjysmë-finale kundër Sienës.

Inter

Gargano firmosi me Interin më 23 Gusht 2012 në formën e huazimit për 1.25 milion me një mundësi për ta kompeltuar transferimin në fund të sezonit për 8.25 milion €.[7] Tre ditë pas trasferimit, ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse të ligës kundër Pescarës, duke kontribuar në suksesin 3–0 jashtë fushe.[8] Gargano ishte një titullar i përhershëm në mesfushën e skuadrës me tre e krijuar nga trajneri Stramaccioni. Ai e mbylli sezonin me 36 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 28 i zhvilloi në Serie A, me Interin që e mbylli sezonin me një vend zhgënjyes të nëntë, duke dështuar të kualifikohej për në kompedicionet europiane për herë të parë që pas vitit 1999.

Parma

Më 1 Shtator 2013, klubi napoletan zyrtarizoi kalimin e mesfushorit uruguajian në formën e huazimit te një klub tjetër, këtë herë te Parma.[9] Te klubi emilian ai gjeti trajnerin Donadoni, i cili ka qënë trajneri i tij te Napoli, dhe zgjodhi fanellën me nurmin 5.[10] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 16 Shtator 2013 në humbjen 3–1 jashtë fushe kundër Romës.[11] Gargano shënoi golin e parë me Parmën më 30 Shtator në barazimin 2–2 kundër Fiorentinës.[12] Ai e mbylli sezonin me 23 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 22 i luajti në Serie A, dhe shënoi një gol, duke u rikthyer te Napoli.

Rikthimi te Napoli

Në fillim të sezonit 2014–15, trajneri spanjoll Benítez konfirmoi se Gargano do të ishte pjesë e skuadrës. Mesfushori uruguajian zgjodhi fanellën me numrin 77 dhe luajti ndeshjen e parë pas rikthimit më 19 Gusht 2014 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Kampioneve kundër Athletic Bilbao, e cila u mbyll në barazim 1–1.[13] Kjo ishte edhe ndeshja e tij e 200të me klubin. Më 22 Dhjetor, Gargano luajti si titullar në finalen e Supercoppa Italiana kundër Juventusit, me Napolin që fitoi trofeun pas gjuajtje të penalltive.[14] Ai e mbylli sezonin e parë pas rikthimit me 36 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 24 i luajti në Serie A, me Napolin që e mbylli në vendin e katërt.

Kombëtarja

Gargano (djathtas) duke luajtur në një ndeshje miqësore kundër Austrisë në vitin 2014

Gargano bëri debutimin e tij me kombëtaren më 31 Maj 2006 në një ndeshje miqësore të fituar me rezultatin 1–2 kundër Libisë. Ai më pas u thirr nga trajneri Óscar Tabárez për të luajtur në 2007 Copa América, ku Uruguaji e mbylli në vendin e katërt pasi humbi ndeshjen për vendin e tretë kundër Meksikës me rezultatin 3–1, me Garganon që u paraqit në tre ndeshje.

Gargano ishte një lojtarët që u paraqit rregullisht në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, duke u paraqitur në 11të ndeshje. Ai ishte edhe në listën e 23 lojtarëve të thirrur për finalet e turnamentit.[15] Ai bëri debutimin e tij në turnament në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër vendit organizator Afrikës së Jugut më 16 Qershor, duke kontribuar në fitoren 3–0. Më 6 Korrik, ai luajti në ndeshjen gjysmë-finale kundër Hollandës, duke dhuruar assistat e të dy golave të Uruguajit, që humbi me rezultatin 3–2.[16] Ai luajti edhe në "finalen e vogël" kundër Gjermanisë, me Uruguajin që humbi me rezultatin 3–2. Gargano e mbylli turnamentin me tre paraqitje.

Gargano shënoi golin e parë me kombëtaren më 29 Maj 2011 në ndeshjen miqësore kundër Gjermani, ku goli i zhvelërua nga golat e Mario Gómezit dhe André Schürrles.[17]

Ai gjithashtu u thirr për të luajtur në 2011 Copa América, dhe zhvilloi paraqitjen e parë në turnament më 16 Korrik në ndeshjen çerek-finale kundër Argjentinës, ku Uruguaji u kualifikua nga gjuajtet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola. Ai gjuajti penalltinë e pesë të skuadrës së tij duke u treguar i saktë. Ai luajti edhe në ndeshjen gjysmë-finale ku Uruguaji mposhti 2–0 Perunë.[18] Uruguaji në fund fitoi turnamentin duke mposhtur në finale Paraguajin me rezultatin 3–0.

Referenca

  1. ^ "Walter Gargano". Fussball Transfers.com (në gjermanisht). Marrë më 27 Nëntor 2012. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  2. ^ "AC Napoli signs Walter Gargano from Danubio FC". Article on abcgoal.com. 30 Qershor 2007. Marrë më 30 Qershor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ufficiale: Gargano al Napoli". SSC Napoli (në italisht). 24 Korrik 2007. Marrë më 19 Gusht 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  4. ^ "Maggio goes under the knife". Sky Sports. 10 Mars 2009. Marrë më 27 Nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  5. ^ "Walter Gargano Renews Napoli Contract Until 2015". Goal.com. 4 Janar 2010. Marrë më 9 Qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  6. ^ "Gargano set for Napoli stay". Sky Sports. 11 Gusht 2011. Marrë më 27 Nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  7. ^ "Transfers: Gargano signs for Inter". inter.it. 23 Gusht 2012. Marrë më 23 Gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  8. ^ "Interi bën një nisje perfekte, "bombardon" Peskarën". Panorama Sport. 27 Gusht 2012. Marrë më 27 Gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  9. ^ "Gargano al Parma". Napoli.it. 1 Shtator 2013. Marrë më 1 Shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  10. ^ "UFFICIALE: ecco Gargano! Indosserà la maglia numero 5". Parmalive.com. 1 Shtator 2013. Marrë më 1 Shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  11. ^ "Roma s'e llogarit Parmën, vazhdon të mbajë kreun". Panorama Sport. 17 Shtator 2013. Marrë më 17 Shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  12. ^ "Fiorentina-Parma 2-2 Rimonta viola con Rodriguez e Vargas". Gazzetta.it. 30 Shtator 2013. Marrë më 30 Shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  13. ^ "Honours even between Napoli and Athletic". UEFA.com. 19 Gusht 2014. Marrë më 19 Gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  14. ^ "Napoli mposht Juven, fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)". Sport.Albeu.com. 22 Dhjetor 2014. Marrë më 22 Dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  15. ^ "Uruguay, Gargano nella lista definitiva dei 23 convocati". TuttoNapoli.net. 30 Maj 2010. Marrë më 22 Dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  16. ^ "Sneijder-Robben show, Olanda prima finalista". Corriere Dello Sport. 6 Korrik 2010. Marrë më 22 Dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  17. ^ "Deutschland vs Uruguay 2-1 - All Goals & Highlights - 29/05/2011 Germany 2-1 Uruguay 2011". YouTube.com. 29 Maj 2011. Marrë më 29 Maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  18. ^ "Shpërndaje0Uruguai në finalen e Kupës së Amerikës". Kosova Online. 20 Korrik 2011. Marrë më 22 Dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)