Aldo Mitraj
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Aldo Mitraj | ||
Datëlindja | 12 janar 1987 (37 vjeç) | ||
Vendlindja | Ersekë, Shqipëri | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2006–2008 | Dinamo | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2010 | Skënderbeu | 3 | (0) |
2010–2011 | Luftëtari | 15 | (3) |
2011–2012 | Iliria | 23 | (4) |
2012–2013 | Tomori | 12 | (6) |
2013 | Partizani | 6 | (1) |
2014 | Apolonia | 24 | (4) |
2015–2016 | Laçi | 29 | (1) |
2016–2017 | Sopoti | 10 | (4) |
2017 | Bylis | 8 | (2) |
2017 | Erzeni | 11 | (1) |
2018 | Tomori | 7 | (3) |
2018–2019 | Liria | 4 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shtator 2018 |
Aldo Mitraj (lindur më 12 janar 1987) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues.[1]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mitraj e filloi karrierën e tij futbollistike me klubin kryeqytetas Dinamo.[2]
Partizani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2013, Mitraj u mor në një provë disa ditore nga klubi tjetër kryeqytetas Partizani,[3] të cilën ai e kaloi në mënyrë të suksesshme, duke firmosur një kontratë të vlefshme për sezonin 2013–14.[4] Ai filloi sezonin e tij më 31 gusht duke luajtur si zëvëndësues në pjesën e dytë të suksesit 2–0 jashtë fushe ndaj Kastriotit; kjo ishte ndeshja e parë e Partizanit në elitë që nga maji 2009.[5]
Apolonia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 shkurt 2014, Mitraj u bashkua me Apoloninë në një marrëveshje deri në përfundim të sezonit me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.[6] Ai debutoi me klubin e ri gjashtë ditë më vonë, duke u paraqitur si një zëvënëdsues në pjesën e dytë të fitores 1–0 ndaj Shkumbinit; në momentet e fundit të takimit, ai u nxorr jashtë loje pas një kartoni të dytë të verdhë.[7] Goli i tij i parë për fjerakët erdhi në ndeshjen e tij të tretë më 1 mars 2014, në një fitore 1–0 ndaj ish klubit të tij Tomori.[8] Mitraj ishte në listën e shënuesve sërisht më 12 prill, në një tjetër fitore 1–0, këtë herë ndaj Pogradecit, duke i dhënë Apolonisë tre pikë të vlefshme në garën e tyre për t'u rikthyer në elitë.[9] Më 29 dhjetor 2014, Mitraj dhe Apolonia arritën dakortësinë për ndërprerjen e kontratës.[10]
Laçi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 janar 2015, Mitraj kompletoi një transferim te Laçi si lojtar i lirë.[11]
Sopoti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 gusht 2016, Mitraj u bashkua me Sopotin në një kontratë një-vjeçare.[12] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të parë me klubin e ri më 24 shtator në ndeshjen e parë të ekipit për sezonin 2016–17, në shtëpi kundër Apolonisë. Mitraj shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në distafën 2–1.[13] Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai zhvilloi dhjetë paraqitje si dhe shënoi katër gola, duke qënë kryegolashënuesi i ekipit. Në janar 2017, ai deklaroi se ishte afër rikthimit te Laçi, por Sopoti ndaloi këtë transferim.[14]
Bylis
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 janar 2017, Mitraj firmosi me ekipin tjetër të Kategorisë së Parë Bylis deri në fund të sezonit.[15]
Tomori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 janar 2018, Mitraj u zyrtarizua si lojtari i ri i Tomorit, duke u rikthyer në Berat pas një mungese pesë vjeçare; ai firmosi një kontratë gjashtë mujore.[16]
Liria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 gusht 2018, Mitraj shkoi në Kosovë dhe firmosi për një vit me Lirinë.[17] Qëndrimi i tij me klubin nga Prizreni ishte jetëshkurtër, pasi ai në janar 2019 u largua nga ekipi me mirkuptim pas vetëm katër paraqitjesh të zhvilluara në Superligën e Kosovës.[18]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 22 shtator 2018[19]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Skënderbeu | 2009–10 | Kategoria Superiore | 3 | 0 | 0 | 0 | — | — | 3 | 0 | ||
Luftëtari | 2010–11 | Kategoria e Parë | 15 | 3 | 0 | 0 | — | — | 15 | 3 | ||
Iliria | 2011–12 | Kategoria e Parë | 23 | 4 | 0 | 0 | — | — | 23 | 4 | ||
Tërbuni | 2012–13 | Kategoria Superiore | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
Tomori | 2012–13 | Kategoria Superiore | 12 | 6 | 0 | 0 | — | — | 12 | 6 | ||
Partizani | 2013–14 | Kategoria Superiore | 6 | 1 | 2 | 0 | — | — | 8 | 1 | ||
Apolonia Fier | 2013–14 | Kategoria e Parë | 9 | 3 | 0 | 0 | — | — | 9 | 3 | ||
2014–15 | Kategoria Superiore | 15 | 1 | 1 | 1 | — | — | 16 | 2 | |||
Gjithsej | 24 | 4 | 1 | 1 | — | — | 25 | 5 | ||||
Laçi | 2014–15 | Kategoria Superiore | 14 | 1 | 4 | 0 | — | — | 18 | 1 | ||
2015–16 | 25 | 0 | 7 | 1 | 2[a] | 0 | 1[b] | 0 | 35 | 1 | ||
Gjithsej | 39 | 1 | 11 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 53 | 2 | ||
Sopoti | 2016–17 | Kategoria e Parë | 10 | 4 | 1 | 0 | — | — | 11 | 4 | ||
Bylis | 2016–17 | Kategoria e Parë | 8 | 2 | 0 | 0 | — | — | 8 | 2 | ||
Erzeni | 2017–18 | Kategoria e Parë | 11 | 1 | 0 | 0 | — | — | 11 | 1 | ||
Tomori | 2017–18 | Kategoria e Parë | 7 | 3 | 0 | 0 | — | — | 7 | 3 | ||
Liria | 2018–19 | Superliga e Kosovës | 4 | 0 | 0 | 0 | — | — | 4 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 159 | 29 | 17 | 2 | 2 | 0 | 1 | 0 | 179 | 31 |
- ^ Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Paraqitje në Superkupën e Shqipërisë
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Laçi[19]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Footballdatabase
- ^ "Shfryn Mitraj: Ish-trajneri Hasan Lika luante kumar. Ja se kush e shkatërroi Partizanin!". Panorama Sport. 16 maj 2014. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ Armand Halili (10 korrik 2013). "Mitraj në stërvitje me Partizanin, lojtari mohon kontaktet". Panorama Sport. Marrë më 9 janar 2019.
- ^ Armand Halili (24 korrik 2013). "Partizani, firmosin Hyshmeri dhe Mitraj". Panorama Sport. Marrë më 9 janar 2019.
- ^ "Kastrioti Krujë vs. Partizani Tirana" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2013. Marrë më 9 janar 2019.
- ^ "Goditje blic e firakëve, Mitraj kalon tek Apolonia". Panorama Sport. 2 shkurt 2014. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ "Apolonia del e para, afrohet edhe Dinamo". Panorama Sport. 8 shkurt 2014. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ Mikel Mbriçaj (4 mars 2014). ""Heroi" Mitraj: E dija që do të shënoja gol për Apoloninë". Panorama Sport. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ Mikel Mbriçaj (13 prill 2014). "Mitraj shpëton Apoloninë ndaj Pogradecit në fund". Panorama Sport. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ "Apolonia, largohet edhe Aldo Mitraj". Panorama Sport. 30 dhjetor 2014. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ "Goditje në paketë, Laçi afron katër lojtarë". Panorama Sport. 7 janar 2015. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ "U largua nga Laçi, firmos Aldo Mitraj". Newsport.al. 26 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ "Sopoti Librazhd vs. Apolonia Fier 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 24 shtator 2016. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ "Mitraj: Isha gati të shkoja te Laçi, por Sopoti më bllokoi". Panorama Sport. 25 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ "Bylis, "mbreti" i merkatos së janarit. Firmosin edhe Mitraj me Zisin". Panorama Sport. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ "Mitraj zyrtarizohet te Tomori". Sport Ekspres. 13 janar 2018. Marrë më 13 janar 2018.
- ^ "Liria merr edhe sulmues në Shqipëri". Sport Ekspres. 13 gusht 2018. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ "Mitraj ndërpret kontratën, gati rikthimi në Shqipëri". Sport Ekspres. 8 janar 2019. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ a b "Aldo Mitraj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 janar 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aldo Mitraj tek Federata Shqiptare e Futbollit
- Profili tek Football Database
- Lindje 1987
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në KF Skënderbeu
- Futbollistë në KS Luftëtari
- Futbollistë në KF Partizani Tirana
- Futbollistë në KF Apolonia
- Futbollistë në KF Laçi
- Futbollistë në KS Dinamo Tirana
- Futbollistë në KF Liria
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në Kategoria e Parë