Jump to content

Tivari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bari (Mali i Zi))
Tivari
Qytet
Pamje nga Tivari
Pamje nga Tivari
Flamuri i Tivari
Stema zyrtare e Tivari
Popullsia
 • Gjithsej17,727
{{{postal_code_type}}}
85000
TargatBR
Faqja zyrtarewww.bar.me

Tivari (malazisht: Бар/Bar), i njohur edhe si Tivari i Ri, është qytet bregdetar në jug të Malit të Zi. Është porti më i madh i Malit të Zi si dhe qendra e Komunës së Tivarit.

Në qytetin e Tivarit jetojnë 17,727 banorë, sipas censusit të v. 2011. Komuna e Tivarit, ecila ka një sipërfaqe prej 598 km2, ka një popullsi prej 42,068 banorësh.

Në pranverën e vitit 1945, Tivari ishe vendi ku u masakruan rreth 1500–2000 shqiptarë në rastin e quajtur Masakra e Tivarit.

Tivari 25 gushtit 1863

gjuhën shqipe njihet si Tivar, ndërsa në gjuhët sllavojugore thjeshtë si Бар/Bar. Në gjuhën italiane njihet si Antivari apo Antibari; në gjuhën greke si Antivarion (Αντιβάριον) app Thivárion (Θηβάριον); në latinisht si Antibarium. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe i cili përshkruan poziten gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik.

Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës Arkivuar 17 shkurt 2015 tek Wayback Machine së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X.

Pallati Mbretit Nikolla

Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini.

Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte nën zotërimin e bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marrë dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë.

Nga relacioni i kryepeshkopit të Tivarit Guljelm Adam drejtuar Dukës së Burgonjës Filipit të VII Valua, 1332 (MONUMENTIS POUR L’HISTOIRE DES PROVINCE DE NAMUR, vëll. IV, f. 293-298. Origj. latinisht. Përkthyer nga frëngjishtja.)

Argjipeshkvi i Tivarit Gulielm Adae shkruan ne 1332 një vepër në latinisht për mbretin e Francës Filipi VI dhe nuk harron të shkruaje këtë frazë lapidare : "Shqiptaret kanë një gjuhe krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, kanë alfabetin latin në të terë librat e tyre".

Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman, Selim II, deri më 1878.

Shkencëtari njohur italian Gjuliem Markoni vendosi lidhjen e parë telegrafike midis Tivarit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore cila e bënte këtë qytet ndër qytet e parët të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913).

Tivari ishte po ashtu ndër qytetet e parë në Mal të Zi që filloi luftën kundër fashistëve (13 qershor 1941).

Që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komune.

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2003, komuna e Tivarit ka pasur 40.037 banorë, të vendosur në 83 vendbanime.

Përbërja nacionale :

Ethnicity in 2003

Ethnicity Number Percentage
Malazezë 19.960 44,14 %
Serbë 11.218 24,81 %
Shqiptarë 5.450 12,05 %
Myslimanë 2.852 6,31 %
Boshnjakë 1.026 2,27 %
Kroatë 268 0,59 %
Roma 50 0,11 %
Other 722 1,60 %
Të padeklaruar 1.771 3,92 %
Pa të dhëna 1.906 4,21 %
Gjithsej 45.223 100 %

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vititi 2011, komuna e Tivarit ka pasur 42368 banorë me 14211 ekonomi familjare dhe 33312 .[1]

Komuna ka 83 fshatrat e saj (2003) 40.000 banorë, qyteti vetë 13.700 banorë. Në Bar, një kryepeshkop katolik ka vendin e tij në Regjistrimin e vitit 2003, pas nacionaliteteve shpreh : Malazezët 44,14 % 24,81 % serbë 12,05 % shqiptarë 6,21 % sllav myslimanët 2,27 % boshnjakë 10,52 % të tjera

Përbërja fetare :

  • ortodoks - 23.855 (59,58 %)
  • mysliman - 11.036 (27,56 %)
  • katolik - 3.101 (7,74 %)
  • të tjerë - 192 - (0,47 %)
  • të pa përcaktuar - 789 (1,97 %)
  • nuk besojnë - 417 (1,04 %)
  • të panjohur - 647 (1,64 %)

Gjuhët :

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Tivari – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale