Jump to content

Biblioteka e Universitetit Umeå

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hyrja e Bibliotekës
Foto nga ajri e Bibliotekës

Biblioteka e Universitetit Umeå është një nga shtatë bibliotekat në Suedi që sipas ligjit furnizohen drejpërdrejt nga shtëpitë botuese në Suedi me nga një kopje të çdo libri të botuar ("pliktbibliotek").

Biblioteka e Qytetit Umeå filloi punën në vitin 1950.[1] Në vitin 1951 biblioteka u njoh si e rëndësishme për pjesën veriore të Suedisë. Bibliotekës i dhurohet një kopje e çdo libri të botuar në Suedi.[2] Biblioteka u zgjerua gradualisht për të përmbushur kërkesat për kërkime dhe edukimin universitar. Ajo u riorganizua si një bibliotekë universitare në kohën e themelimit të Universitetit të Umeås në vitin 1965. Një ndërtesë e re kryesore e bibliotekës u inaugurua ne kampusin e universitetit ne vitin 1968. Herën e fundit është zgjeruar në vitin 2006.

Biblioteka ka disa nëndegë në Spitalin Universitar të Norrlandit, në Kampusin e Arteve Umeå dhe në Örnsköldsvik.

  1. ^ History[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], Umeå University Library ëebsite, retrieved 6 May 2014
  2. ^ Umeå's history Arkivuar 27 qershor 2014 tek Wayback Machine umea.se, retrieved 6 May 2014