Gamla bankhuset

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Smörasken në vitin 2007

Gamla bankhusetUmeå, është një ndërtesë e verdhë dykatëshe e gurit në Suedi me stil të Renesancës e ndërtuar në vitin 1877. Ndërtesa ndodhet në Storgatan 34,[1] në veri të kalasë dhe urës Tegsbron. Për shkak të qosheve të rrumbullakta ndërtesës i është dhënë nofka Smörasken (pjata e gjalpës).

Ndërtesa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtesa është ndërtuar me gurë tipike për stilin e Rilindjes sipas planit të vititit 1877 të Axel CederbergVäg- och vattenbyggnadskåren. Cederberg ishte këtë herë këshilltar tëknik i qytetit. Ndërtesa ka dy kate dhe është e ngjyrosur me ngjyrë të verdhë.[1] Ndërtesa origjinale e bankës dhe zyret janë të vendosura në katin përdhesë, kurse kati i sipërm ishte për menaxherin e bankës. Kati i sipërm kishte një apartament të madh me gjashtë dhoma[2]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtesa ishte Ëesterbottens enskilda banks' ndërtesa e parë e bankës. Pas zjarrit të madh të vitit 1888 në 1888 u krijuan mundësitë për hapjen e një banke të re që ishte më në qendër dhe me një pozicion më reprezantues. Në vitin 1894 banka u zhvendos në ndërtesën e re, që tani është Handelsbanken në anën lindore tëRådhusparken. Ndërtesa e vjetër e bankës u përdor pastaj si ndërtesë banimi. Ndërtesa gjatë viteve ka qenë seli e shumë bizneseve, duke përfshirë edhe magazinën e përkohshme të koleksioneve të Muzeu Västerbottens në vitet 1936-1946, Libraria e Qytetit Umeå gjatë viteve 1935-1954.[3] Ndërtesa që nga viti është në listën e objekteve të mbrojtura të Suedisë,[4] dhe tani është në pronësi të Umeå Energi, kompani e cila nga viti 1992 ka bërë restaurime gjithëpërfshirëse.[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Olofsson, Sven Ingemar; Eriksson Karin (1972). Umeå stads historia 1888-1972. Umeå: Umeå kommunfullmäktige. fq. 21. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Smörasken". Västerbottens museum. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 12 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dahlberg, Jannike. "Smörasken - inte bara till smörgåsen". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2013. Marrë më 12 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Eriksson, Karin (1974). "Hus med historia i Umeå". Västerbotten (Umeå. 1920). 1974:4: 229. ISSN 0346-4938. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "GAMLA BANKHUSET, "SMÖRASKEN"". Kringla. Riksantikvarieämbetet. Marrë më 30 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kulturbyggnader". Umeå Energi. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2015. Marrë më 30 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)