Muzeu Västerbottens
Muzeu Västerbottens në zonën Gammlia të Umeå është një muze regjional me përgjegjësi për historinë kulturore të qarkut Västerbotten. Muzeu gjithashtu përfshinë muzeun e hapur Gammlia, një ekspozitë skijimi (më parë Muzeu Suedez i Skijimit), një ekspozitë Peshkimi dhe Detarie (më parë Muzeu i Peshkimit dhe Detarisë), arkivin e lëvizjes popullore të qarkut Västerbotten dhe një numër të kampeve të popullit Sami. Muzeu punon në të gjithë qarkun Västerbotten , përveq tjerash me një numër aktivitetesh, të fokusuara kryesisht në fushën e arkeologjisë. Muzeu prodhon revistën tremujore Västerbotten për asociacionin e qarkut Västerbotten.
Muzeu i hapur me kampet Sami
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gammlia është një muze i hapurqë është i përfshirë në muzeun Västerbottens. Muzeu i hapur ka një koleksion të ndërtesave historike dhe oragnizon aktivitete që tregojnë se si Västerbotten është dukur gjatë kohëve të ndryshme të historisë.[1] Ndërtesat që mund të shihen në Gammlia janë sjellur nga pjesë të ndryshme të qarkut; përfshirë një kishë , një çiflig, një mulli ere, një shtëpi ferme të shekullit 18-të, një shkollë, një dyqan farkëtimi dhe një numër kampesh të popullit Sami.[1] Gjatë verës racat vendore Suedeze të kuajve, lopëve, deleve, derrave dhe pulave shfaqen në muzeun e hapur. Në mesin e aktiviteteve ditore janë nxjerrja e gjalpës, gatimi i bukës tunnbröd dhe artizanate të ndryshme. Fermat janë të hapura nga mesi i qershorit deri në fund të gushtit, dhe gjatë përvjetorit të tregut të Krishtlindjeve. Hapësira e jashtme është gjithmonë e hapur për vizitorë.
Emri Gammlia është bazuar në Gamli, që ishte hyrja fituese në konkursin e emrave që shoqëria historike ka organizuar së bashku me formimin e Gammlias. Gamli është parafrazë e fjalëve "den gamla liden" ("shpati i vjetër").[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shoqëria Antikuare e Qarkut Västerbotten mori një vendim në janar të vitit 1886 që "si një dhomë ruajtje e antikiteteve duhet të themelohet një muze në Umeå." Ai fillimisht u vendos në pronën Ullbergska ku në tani është blloku Thor në Storgatan. Koleksioni i objekteve të departamentit të Jugut u shkatërrua plotësisht nga zjarri i madh që goditi qytetitn më 25 qershor, 1888, kur pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua.[3]
Në vitin 1901, institucioni u rivendos në shkollën e re të ndërtuar. Për shkak të rritjes së madhësisë së koleksionit, muzeu u zhvendos në magazinën e madhe afër portit të qytetit në vitin 1911. Që nga fillimi shoqëria historike lokale, që u formua në vitin 1919, ka punuar për themelimin e një ndërtese të muzeut në zonën Gammlia. Ndërtesa u përfundua në vitin 1939.[4][5]
Ndërmjet viteve 1921 dhe 1990, ndërtesa të tjera të vjetra nga qarku Västerbotten u zhvendosën në këtë hapësirë. Plani origjinal ishte që të sillej një fermë nga pjesa veriore e qarkut dhe një nga pjesa jugore, por për shkak të kostos së lartë u vendos që në vend të kësaj të bëhej një kombinim ndërtesash nga veriu dhe jugu në një fermë të vetmë.[1]
Në vitin 1928, një muze skijimi u inaugurua në një kullë kërcimi për skijim në zonën e rekreacionit Fiskartorpet në Norra Djurgården në Stokholm. Në vitin 1963, koleksionet megjithatë u vendosën në Muzeun Suedez të Skijimit në Umeå.[6] Një nga artefaktet e muzeut është edhe skija më e vjetër e botës.[7]
Ndërtesa kryesore e muzeut Västerbottens është projektuar nga arkitekti Bengt Romare dhe u ndërtua në vitin 1943.[1]
Që atëherë, muzeu është zgjeruar disa herë dhe zgjerimi më i madh u bë i mundur në vitin 1981,ku u vendos muzeu i artit bashkëkohor të Universitetit Umeå .[1] Në vitin 2012, Bildmuseet zhvendos në një ndërtesë të re në Kampin e Arteve Umeå dhe muzeu Västerbottens u zgjerua përsëri me përmasat e mëparshme.
Logo e muzeut përbëhet nga një riprodhim i lidhjes se bronzit që nga varret njëmijë vjeçare të popullit Sami, afër lumit Vindel.[8]
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e "Att flytta historien". Tidskriften Västerbotten 95-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Den gamla liden blir Gammlia". Västerbottens museum. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2011. Marrë më 3 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). - ^ Lars-Erik Edlund, red. (1996). Norrländsk uppslagsbok: ett uppslagsverk på vetenskaplig grund om den norrländska regionen. Band 4 (në suedisht). Umeå: Norrlands universitetsförlag. fq. 342. ISBN 91-972484-2-8.
- ^ "Västerbottens museums förhistoria". Västerbottens museum. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2013. Marrë më 9 dhjetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ett nytt museum". Västerbottens museum. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2013. Marrë më 9 dhjetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Svenska Skidmuseet – historik". Västerbottens museum. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2014. Marrë më 7 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 2014 Capital of Culture: highlights of Umeå, Sweden, The Telegraph, retrieved 6 May 2014
- ^ Verksamhetsberättelse 2009 (PDF), Västerbottens museum, arkivuar nga origjinali (pdf) më 26 dhjetor 2018, marrë më 28 mars 2014
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Västerbottens museum website Arkivuar 11 maj 2014 tek Wayback Machine