Dita e Arafatit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dita e Arafatit

Dita e Arafatit (arabisht: يوم عرفة Jaum Arafa) ose Arefeja është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe[1], një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve. Profeti Muhammed (a.s) ka thënë :

“Haxhi është Arafat.”[2]

Kështu, cilido që ia del mbanë të qëndrojë në Arafat[3] përpara lindjes së diellit, përpara ardhjes së ditës tjetër, e ka përmbushur haxhxhin e tij.

All-llahu e ka nderuar këtë ditë me falje dhe begati dhe i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë Muhammedi (a.s.), i dërguari i fundit në Islam, thotë :

“Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit.[4]

Në një rast tjetër ai thotë :

“Dita më e mirë është dita e Arafatit.”[5]

Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet me shpeshtimin e lutjeve, largimin nga mëkatet si dhe me ngritjen e nivelit të turpërimit për mëkatet e bëra.

Muhammedi thotë :

“Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.” [6]

Përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar:

“Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.”[7][8]

Se është ditë e festës dëshmon i Dërguari duke thënë:

“Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.” [9]

Agjërimi i kësaj dite[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Meqë dita e Arafatit është dita kryesore e haxhxhit, dita kur haxhilerët plotësojnë haxhxhin, shumica e dijetarëve islam vlerësojnë se kjo ditë është e urryer për tu agjëruar nga haxhilerët, ka dhe disa të cilët e ndalojnë, e bëjnë haram. Shkak i këtyre gjykimeve është nevoja e haxhilerëve për të pasur fuqi për kryerjen obligimet dhe veprimet vullnetare përgjatë kësaj dite, përdryshe agjërimi në këtë ditë i plogështon ata.

Në anën tjetër përderisa haxhilerëve nuk u preferohet të agjërojnë, pjesës së mbetur të myslimaneve u preferohet të e agjërojnë, nxiten të e agjërojnë për shkak të vlerës së madhe që ka kjo ditë dhe agjërimi i sajë.

Mbi vlerën e agjërimit të kësaj dite flet vetë i Dërguari (a.s.) i cili thotë:

“Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”,[8][10]

Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.[8]

Sipas kalendarit Gregorian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mëqë kalendari Islam është kalendar hënor dhe ai Gregorian është diellor dhe nuk përputhen mes veti dita e Arafatit sipas kalendarit Gregorian ndryshon në vite.

Më poshtë është paraqitur dita e Arafatit në disa vite sipas kalendarit Gregorian.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Muaji Dhulhixhe është muaji i në kalendarin Islam i cili është kalendar hënor dhe nuk mund të përputhet me kalendari diellor, kalendarin gregorian.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2008. Marrë më 7 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Rrafshi i Arafatit gjendet rreth 10 km jashtë Mekkës.
  4. ^ Hadithë i transmetuar nga Ibën Hibani.
  5. ^ Hadithë i transmetuar nga Xhabiri.
  6. ^ Hadithë i transmetuar nga Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët.
  7. ^ Suretu El Fet`h, ajeti 2, Kur'ani.
  8. ^ a b c Klubikulturor.com - Disa fjale rreth vleres se dites se Arafatit
  9. ^ Hadithë i transmetuar nga Ebi Umame nga Ebu Daudi nga Profeti (salallahu alejhi ue selem)
  10. ^ Hadithë i transmetuar nga Muslimi.