Dragonball Evolution
Sferat e Dragoit Evolucioni | |
---|---|
Dragonball Evolution | |
Regjia nga | James Wong |
Shkruar nga | Akira Toriyama - i serialit origjinal |
Prodhuesi | Stephen Chaw |
Luajnë |
|
Muzika | "Rule" nga Ayumi Hamasaki |
Kompania prodhuese | 20th Century Fox |
Data e publikimit | 2009 |
Kohëzgjatja | 85 |
Shteti | ShBA |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | $ |
Fitimi | 57,497,699 $ |
Dragonball Evolution është një film amerikan aksion prodhuar nga 20 Century Fox në vitin 2009, prodhuar nga Stephen Chaw, me regji të James Wong. Filmi është bazuar në serialin e famshëm anime dhe manga, Dragon Ball nga Akira Toriyama. Filmi u publikua në shumë vende të Azisë më 13 mars, 2009. Filmi është shfaqur gjithashtu në ShBA dhe pritet të shfaqet në shumicën e vendeve evropiane [ref. 1].
Historia huazon shumicën e elementeve të saj nga seriali anime (manga) Dragon Ball së bashku me emrat e personazheve të ndryshëm me ndryshimet përkatëse. 2000 vjet më parë bota kërcënohet nga një entitet i alien me emrin Piccolo (interpretuar nga James marsters) dhe një zot shkatërrues i quajtur Oozaru përpara se Piccolo të burgosej nga një grup rigoroz murgjish. Piccolo arrin të dalë nga burgosja në një farë mënyre dhe si një kërcënim i ri për botën dëshiron sferat e dragoit. Goku (Justin Chatwin) tetëmbëdhjetë vjeçar me ndihmën e mjeshtrit Roshit (interpretuar nga Chow Yun-Fat), Bulmës (interpretuar nga Emmy Rossum), Jamça (interpretuar nga Joon Park) e të tjerë duhet ta ndalojë atë [ref. 2].
Filmi, pavarësisht suksesit financiar (me një fitim total prej 57,497,699 dollarësh [ref. 3]), mori përgjithësisht kritika negative. Kritika më e ashpër e filmit erdhi pikërisht nga Anime News Network. Zac Bertschv ironizoi filmin dhe reklamimin e tij gjatë të gjithë artikullit: “...ja ku kemi një Piccolo që dëshiron ta shkatërrojë botën pa ndonjë arsye konkrete... kemi një Goku të ri të ngathët... një Chichi që e di që ai është luftëtar që përdor ki... një Bulma që del nga asgjëja dhe thjeshtë thotë: “Unë jam Bulma”... dhe një mjeshtër Roshi me dialogje të kota...” [ref. 2]
IGN në përgjithësi i dha kredite filmit duke e vlerësuar atë: “Kjo është një histori origjinale dhe kryen një punë relativisht të mirë në krijimin e një bote me rregulla solide.” [ref. 5] Nathan Lee nga N.Y. Times vlerësoi përgjithësisht prodhimin por vuri në dyshim audiencën e këtij filmi duke shkruar se DragonBall Evolution është hartuar shumë mirë për të lënë pa mend një audiencë fëmijësh dhjetë vjeçar [ref. 6]. Kritika dhe vlerësime të shumta kanë ardhur nga site kritikuese filmash dhe gazetash.
Personazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Justin Chatwin: Goku
- James marsters: Piccolo
- Emmy Rossum: Bulma
- Jamie Chung: Chichi
- Joon Park: Yamcha
- Chow Yun-Fat: Maestro Muten
- Randall Duk Kim: Nonno Gohan
- Ernie Hudson: Sifu Norris
- Eriko Tamura: Mai
- Texas Battle: Carey
- Shavon Kirksey: Emy
- Luis Arrieta: Teto
- Richard Blake: Agundas
- Julian Sedgwik: Mr. Kingery
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. http://www.imdb.com/title/tt1098327/
- 2. Zac Bertschy, Mar 16th 2009 ne Anime News Network. Lidhja: http://www.animenewsnetwork.com/review/dragonball-evolution
- 3. "Dragonball Evolution". Box Office Mojo
- 4. https://web.archive.org/web/20200124030939/https://www.ign.com/movies: Evolution Review - Innuendo aside, this movie's got a pair. nga Christopher Monfette 9 prill 2009.
- 5. https://web.archive.org/web/20090412154019/http://movies.ign.com/articles/970/970094p1.html
- 6. http://movies.nytimes.com/2009/04/11/movies/11drag.html?scp=1&sq=Dragonball+Evolution&st=nyt
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Siti zyrtar i Dragonball Evolution në japonisht Arkivuar 14 korrik 2016 tek Wayback Machine
- Dragonball Evolution në www.rottentomatoes.com