Jump to content

Ekonomia e Zvicrës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Produkti energjetik në Zvicer në vitin 2003

Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të volitshme natyrore në të cilin relievi malorë përfshinë 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhura nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë ë një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para.

Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet. Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.

Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve – Longine dhe Omega etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika.

Ekonomia Zvicrane hynë në ekonominë më stabile në botë. Llogaritur sipas Produktit te Brendshem Bruto ajo zë vendin e 19 në botë, ndërsa llogaritur sipas Produktit te Brendshem Bruto për kokë banori arrinë madje vendin 4. Punëdhënesi më i madhë është sektori shërbyes me vendin e tij tregtar dhe financiar. Përkrah këtyre edhe turizmi dhe industria janë degë te rëndesishme te ekonomisë zvicrane.

Deri vonë në kohën e industrializimit Zvicra kryesisht jetonte nga bujqësia, megjithëse në qytetet e mëdha te saj me herët u ngritën vende tregtare dhe financiare. Industrializimi i zvicres së pari zuri vend në kantonin e Cyrihut (Zürich) dhe rrethinën e tij. Në fillim kryesisht ishte industria e tekstilit, mirpo me pastaj u zhvillua shpejt (në fillim per nevoja te veta) një industri aktive në makineri. Kjo prodhonte makina tekstilit, me avull dhe për lokomotiva te reja hekurudhore. Këto ishtin pikat e para te industrisë, por qe shpejt do te vazhdonin me industrinë kimike, p.sh. në Rheinknie në Basel. Industria e orës (sahatëve) zhvillohej parasegjithash në Zvicren perëndimore dhe përgjatë harkut te Juras. Dija dhe mundësia e tyre me tepër qendronte në punëdore dhe precizitet. Orë mekanike prodhonin në shumë vendpunishta dhe fabrika te vogla.

Në stadin fillestar për zhvillimin e industrializimit në menyrë shëmbulltyre përmendet fabrika kimike Uetikon (ZH-në Cyrih). Në vitin e themelimit te saj me 1818 ende jetonte Napoleoni dhe Zvicra ende ishte vend bujqësore dhe zejtar. 15 vjet me heret Daltoni kishte formuluar hipotezen e tij atomare. Qarkullimi i ndermarrjes ishte 6050 Gulden: ende në kantone qarkullonin monedha te ndryshme, franku për te gjithë Zvicren u fut tek me 1848 në kushtetutën e saj.

Të dhënat për ekonominë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Produkti i brendshëm bruto

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Produkti i brendshëm bruto i Zvicres për 2006 ishte 486.2 Miliard franka zvicrane, çka i përgjigjet rreth 64'500 franka, respektivisht US 53'000$ për kokë banori (për kokë edhe te popullsisë së papunë).

Zvicra ka treg liberal te punës. Posaqësrisht rujtja e anulimit nga puna nuk është përcaktuar ashtu sikur në vendet tjera europiane. Kjo iu lejon ndërmbarrjeve qe ndaj konjukturave te reagojnë me fleksibilitet, ku gjatë tërheqjes se konjukturës shpejt mund te krijohen edhe vende te reja. Gjatë dobësimit te ekonomise globale papunësia në Zvicër u rrit në fillim te shekullit te ri deri në 3.9% në vitin 2004 (mesatarja vjetore). Në vitet e fundit ekonomia prap shënoj rritje dhe kuota e papunësisë filloj prap te bie.

Mesatarisht në Zvicër në vitin 2007 ishin 109'189 persona te lajmëruar si te papunë, që i përgjigjët kuotës prej 2.8% te papunësisë. Në Zvicren gjermane ishte 2.2.%, perderisa në atë perëndimore dhe në Tessinë qëndron në 4.2%.

Kompanitë më të mëdha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompanitë më të mëdha nga të ardhurat në 2008

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radhë Emri Vendi Ardhurat
(Mrd. CHF)
EBIT
(Mio. CHF)
Punonjës Biznes
1. Glencore Baar 165,000 n/a 1961 Tregtisë
2. Nestlé Vevey 109,908 15000 28 3000 Ushqim
3. Roche Basel 45,617 13924 8 0080 Pharma
4. Novartis Basel 44,154 9547 9 6717 Pharma
5. ABB Cyrihu 37,181 4848 12 0000 Industria Makineris
6. Cargill International Gjeneva 34,600 n/a 600 Tregtisë
7. Adecco Chéserex 32,164 1205 3 4000 Puna e përkohshme
8. Petroplus Zug 29,871 -414 2882 Tregtimi e naftës
9. Xstrata Zug 29,767 7732 4 0049 Tregtisë
10. Mercuria Energy Trading Gjeneva 28,671 384 119 Tregtisë
11. Migros Cyrihu 25,750 1113 6 2412 Tregtisë i detajuar
12. Holcim Rapperswil-Jona 25,157 3723 8 6713 Furnizuesit për ndërtim
13. Kühne + Nagel Schindellegi 21,599 736 5 3823 Logistik
14. Coop Basel 18,271 659 5 3880 Tregtisë i detajuar
15. Schindler Holding Hergiswil 14,027 889 4 5063 Industria Makineris

Bujqësia dhe lëndet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtetin shërbyes te shumë industrializuar, Zvicrën, sot punojnë me pak se katër përqind e popullsisë në bujqësi. Megjithatë kjo degë e ekonomisë mbështetet me mjete te konsiderueshme nga federata (subvencione). Prodhimi bujqësor është i ndryshëm varësisht nga rajonet. Në Voralpe, Alpe dhe në Jura dominon rritja e gjedheve dhe ekonomia qumështit, në qendër kultivimi i drithërave, patateve dhe rrepave, në lindje dhe në Vallis (Wallis) kultivohen perimet. Me se tepermi eksportohet djathë i fortë (Emmentaler, Greyerzer dhe Sbrinz). Në bujqësinë zvicrane dominon prodhimi i integruar. Kultivimi biologjik përmban rreth 9 % te prodhimeve dhe është në rritje te shpejt. Nuk ka kultivim me ndërhyrje gjenetike te llojeve te bimëve, përveç për qëllime shkencore.

Zvicra është e varfër në lënd te para. Përpunohen rëra, gelqëra (Jura), toni, graniti (Graubünden, Tessin) dhe kripa (Rheinfelden, Bex). Qymyri, urani dhe gazi natyror deri tani janë gjetur vetëm në gjurmë. Shumë miniera që në të kaluarën nxirrnin hekur, asfalt, bakër dhe ari, kryesisht janë mbyllur. Një lënd e parë e rëndësishme Zvicrës është fuqia e ujit qe me hidrocentrale të ndryshme mbulon 2/3 e nevojave për elektricitet te Zvicrës. Në formë metaforike një "lënd e parë" shumë e rëndësishme është bukuria dhe natyra e vendit.

- tradicionale: industria e orëve, instrumenteve precize, e makinërisë, aparateve, kimike, ushqimore
- në rritje: farmaceutik, teknika medicinale

Pjesa më e madhe e prodhimeve te brendshme bruto ekonomizohet nga sektoret sekundar dhe terciar. Sektori dytësorë (industria) ka humbur në rendesi përnga punësimi, sepse rreth 24% janë te punësuar në industri.

Në sektorit dytësorë dominon industria e orëve (Swatch Group) dhe makinerive (p.sh. ABB, Sulzer). Në Zvicër te njohura janë edhe prodhimi i instrumenteve precize, aparateve dhe po ashtu industria farmaceutike (Novartis, Roche), kimike, prodhimi ushqimorë (Nestlè) dhe teknika medicinale.

Sektori tretësore (terciar) ka gjithnjë kuptim me temadh: 73% e te punësuarve në vitin 2003 punonin në sektorin shërbyes (15.1% në tregti, 5.7% në hotele dhe restorante, 5.1% në banka dhe sigurime). Bankat qe i takojnë atyre me të mëdhave ne botë si UBS AG dhe Credit Suisse kanë qendrat në Zvicër. Te dyja bankat së bashku në vitin 2003 kishin një fitim bruto prej 60 miliard frankave zvicrane. Levizja e te huajve gati qe 200 vite është një degë kryesore ekonomike ne Zvicër, përmes vizitave te alpeve, liqenjëve dhe bukurisë se vendit. Bankat

- UBS AG është banka më e madhe e Zvicres dhe njëra ndër me të mëdhat në botë. Fitimi bruto në 2003 ishte 34 miliard franka.
- Credit Suisse është banka e dytë me fitim bruto prej 26,3 miliard franka (2003)

Transporti dhe komnikacioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alpet e Zvicres janë pikat kryesore te levizjes se te huajve. Zvicra ka një park nacional. Po ashtu me 13.dhjetor 2001 rajoni Jungfrau-Aletsch-Bietschhorn është regjistuar në listen e trashegimisë natyrore te UNESCO-s.

Dhënjet shtetërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2005 pjesa e të dhënave shtetërore (dhenjeve nga Federata, Kantonet dhe Bashkitë) ishte

- për mirëqenje sociale 20.5%
- për arsim/shkollim 19.6%
- për shëndetësi 14.1%
- për ushtri 3.5%

Kuota shtetërore (pjesa e dhënjeve shtetërore nga produkti i brendshëm bruto) në vitin 2007 ishte 37.1%. (burimi: Bundesamt für Statistik - zyra federale për statistik)

Aftësia konkurues në krahasime ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas dy listave te pavarura nga njëra tjera Zvicra përnga aftësia e konkurencës është caktuar në vendin 6 dhe 1.

- World Copetitiveness Scoreboard 2007: 1. USA, 2. Singapur, 3. Hongkong, 4. Luksemburg, 5. Danimarkë, 6. Zvicra; Austria është në vendin e 11, Gjermania në 16 (nga 55 shtete) (Burimi: IMD Lausanne, 2007, www.imd.ch)

- Growth Competitiveness Index 2006: 1. Zvicra, 2. Finlanda, 3. Suedia, 4. Danimarka, 5. Singapuri, 6. USA, 7. Japonia, 8. Gjermania, 17. Austria (nga 123 shtete) (Burimi: World Economic Forum, Gjenevë)