Jump to content

Imameti (doktrina Shiite)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Imamati (doktrina Shiite))

Sipas shiave, Imameti (Arabisht:إمامة‎‎) është doktorinë që figurat e njohura si imamët janë figurat të drejtë të ymetit. Sistemi i plotë i doktorinës shiite fokusohen në imametë.[1] Shiat besojnë që imamët janë Kalifët ose pasardhësit e drejtë të Muhammedit dhe imamët posedojnë dije hyjnore.

Fjala "Imām" do të thotë një person i cili qëndron përpara. Sipas sunnive, kjo fjalë do të thotë ai person i cili prin në namaz. Poashtu domethënë kreu i shkollës juridike (medh-hebet). Sidoqoftë sipas shiave, fjala "Imam" është e zbatueshme vetëm për ata pjesëtarë të shtëpisë së Muhammedit të cilësuar si të pagabueshëm nga imami i mëparshëm.

Dymbëdhjetë imamë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas shumicave të shiave, Dymbëdhjetë imamët (Ithnā'ashariyya) arë pasardhësit e drejtë të Muhammedit. Secili imam ishin djali i imamit të kaluar përveç Hysejn ibn Aliut i cili ishte vëllai i Hasan ibn Aliut.

Sipas Dymbëdhjetë imameve, Aliu ishte imami i parë dhe pasardhësi i drejtë i Muhammedit. Secili imam ishte djali i imamit të kaluar, përveç Hysejn ibn Aliut i cili ishte vëllai i Hasan ibn Aliut. Sipas tyre, Imami i dymbëdhjetë dhe i fundit Mehdiu është ende gjallë dhe fshihet në një shpellë deri sa të kthehet dhe të bëjë drejtësi në botë.[2] Të gjithë imamët patën vdekje të çuditshme, përveç imamit të fundit.

Imamët ismaili për të dy sekte (Nizari dhe Mustali) vazhdoi të pandarë deri Mustansir Bilahit. Pas vdekjes së tij, vargu u imametit u ndanë në dinastinë Nazari dhe Mustali.

Vargu i imametit të Musta'li-ve vazhdoi deri Aamir ibn Mustali. Pas vdekjes së tij, ata besojnë se imami i tyre i 21-të Et-Tajib Ebu'l-Kasim shkoi në një vend të fshehtë që vazhdoi edhe sot e kësaj dite.

Vargu i imametit të Nezirive vazhdon me imamin e tyre të tanishëm të 49-të të trashëguar, Aga Khan IV. Ata janë të vetmit komunitet muslimanë shia të cilët udhëhiqen nga imami.[3]

Muslimanët zejdi e themeluan vargun e tyre të imamëve në vitin 897. Vargu vazhdoi pandërprerë deri në vitin 1962, kur Lufta Civile në Jemenin Verior të cilën i jepën fund imametit dhe e themeluan një republikë.

  1. ^ Amir-Moezzi, Mohammad Ali. "SHIʿITE DOCTRINE". Encyclopædia Iranica. Marrë më 24 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gleave, Robert. "Imamate". Encyclopaedia of Islam and the Muslim world; vol.1. MacMillan. ISBN 0-02-865604-0. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Aga Khan Development Network". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)