Jump to content

Jorge Molina Vidal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jorge Molina

Molina duke festuar një Gol me Elchen
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJorge Molina Vidal
Datëlindja22 prill 1982 (42 vjeç)
VendlindjaAlcoy, Spanjë
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniQëndër sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Betis
Numri19
Karriera me të rinjtë
Alcoyano
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2002Alcoyano28(12)
2002–2004Benidorm18(7)
2004–2005Gandía22(5)
2005–2007Benidorm72(34)
2007–2009Poli Ejido68(24)
2009–2010Elche38(26)
2010–Betis129(47)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 tetor 2014

Jorge Molina Vidal (lindur më 22 prill 1982Alcoy, Alicante) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan me klubin spanjoll BetisSegunda División si qëndër sulmues.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në moshën 23 vjeçare, Molina ka luajtur në divizionin e katërt, duke përfaqsuar skuadrat e CD Alcoyano, Benidorm CF dhe CF Gandía. Në vitin 2005, ai luajti për herë të parë në divizionin e dytë, një nivel përpara të tretit.

Molina bëri debutimin e tij si profesionist në sezonin 2007–08, duke luajtur në divizionin e dytë me Polideportivo Ejido. Por kjo do të ishte një eksperiencë e shkurtër për të, pasi pesë golat e tij – shifra më e lartë në skuadër, sëbashku me tre lojtarë të tjerë – në 30 ndeshje, nuk ishin të mjaftueshme pasi skuadra do të binte nga divizioni pasi e përfundoi atë në vendin e fundit. Më 29 tetor 2008, ai shënoi hat-trick në fitoren 5–0 në shtëpi kundër Villarreal CFCopa del Reyatij sezoni, duke bërë që skuadra e tij të kalonte raundin me rezultatin e përgjithshëm 6–1.[1]

Në verën e vitit 2009, Molina sëbashku me shokun e tij Juli firmosën me një tjetër klub të divizionit të dytë, Elche CF. Sezoni i tij i parë me ta ishte thjesht spektakolar, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i divizionit me 26 gola. Më 19 qershor 2010, pavarësisht se të dy klubet nuk kishin asnjë objektiv dhe luanin sa për statistikë, Molina shënoi të katërt golat e Valencianëve në fitoren 4–1 kundër kampionëve të Real Sociedad.[2]

Më 29 qershor 2010, Molina u bashkua me klubin andaluzian Real Betis (gjithashtu në divizionin e dytë) për shumën e 1.6 milion , duke firmosur një kontratë katër vjeçare.[3] Nqs klubi i tij i ri ngjitet pas mbarimit të sezonit, Betis do të paguante 500,000 € bonus te Elche.[4] Duke u transferuar te Betis, ai u nda nga shoku i tij Juli i cili firmosi me Rayo Vallecano. Ata sëbashku debutuan me Alcoyano, dhe gjatë viteve të fundit kanë luajtur sëbashku te Benidorm CD (2005–2007), Polideportivo Ejido (2007–2009) dhe Elche CF (2009–2010).

Në sezonin e tij të parë me Betis, Molina e mbylli sezonin me shifër të dyfishuar, pavarësisht se humbi gati tre muaj nga sezoni për shkak të një dëmtimi.[5] Më 19 janar 2011, në Copa del Rey, ai shënoi dy herë në fitoren 3–1 kundër Barcelonës në çerek–finale, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme pasi Betis u eleminua nga kompedicioni me rezultatin e përgjithshëm 3–6; megjithatë, kjo ndeshje ishte speciale për të dhe për Betis, sepse duke mposhtur Barcelonën, ata thyen edhe rekodin e tyre të 28 ndeshjeve pa humbje.[6]

Treshja e sulmit e Molinës, Rubén Castros dhe mesfushorit Achille Emaná shënuan më shumë se 50 gola sëbashku, me Betis e cila u rikthye në La Liga pas dy vitesh mungesë.[7]

Molina bëri debutimin e tij të shumë pritur në La Liga në moshën 29 vjeçare, katërt muajsh e pesë ditsësh, duke luajtur 30 minuta në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Granada CF.[8] Ai shënoi golin e parë në La Liga më 15 tetor 2011 në humbjen 1–4 kundër Real Madrid.[9] Gjatë sezonit 2011–12, pavarësisht se luajti pothuajse në të gjitha ndeshje, Molina nuk arriti dot të krijojë një partneritet me veteranin Roque Santa Cruz.

Për sezonin 2012–13, më 25 gusht 2012, Molina hyri në historinë e Real Betis duke shënuar golin e 2000 të tyre në La Liga në humbjen 1–2 në Estadio Benito Villamarín kundër Rayo Vallecano.[10] Vetëm gjashtë ditë më para kësaj arritje, Molina kishte shënuar dy herë në fitoren 5–3 jashtë fushe kundër Athletic Bilbao.[11] Gjatë sezonit, Molina pati një kontribut vendimtar për skuadrën, duke shënuar 13 gola dhe duke ndihmuar skaudrën ta përfundojë kampionatin në vendin e shtatë duke u kualifikuar për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.[12]

Në sezonin 2013–14, Molina bëri debutimin e tij europian më 22 gusht 2013 në ndeshjen e parë të raundit play-off në Ligës së Europës kundër çekëve të Jablonec, duke shënuar golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2–1 në Chance Arena.[13] Ai shënoi edhe në ndeshjen e kthimit me Betis e cila fitoi me rezultatin 6–0 duke u kualifikuar për në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 8–1.[14] Molina ndihmoi skuadrën që të kalonte fazën e grupeve në vendin e dytë me nëntë pikë pavarësisht se nuk shënoi asnjë gol. Në fazën me eleminim direkt, Betis u eleminua nga skuadra tjetër spanjolle Sevilja, pasi të dy ndeshjet përfunduan me rezultatin e përgjithshëm 2–2, duke bërë që Betis të elenimohej nga gjuajtjet e penalltive.

Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola
2001–02 CD Alcoyano Flamuri Tercera División 28 12
2002–03 Benidorm CF Flamuri Tercera División 4 2
2003–04 Benidorm CF Flamuri Tercera División 14 5
2004–05 CF Gandía Flamuri Tercera División 22 5
2005–06 Benidorm CF Flamuri Segunda División B 35 12
2006–07 Benidorm CF Flamuri Segunda División B 37 22
2007–08 Polideportivo Ejido Flamuri Segunda División 30 5
2008–09 Polideportivo Ejido Flamuri Segunda División B 38 19
2009–10 Elche CF Flamuri Segunda División 38 26
2010–11 Real Betis Flamuri Segunda División 34 18
2011–12 Real Betis Flamuri La Liga 26 6
2012–13 Real Betis Flamuri La Liga 32 13
2013–14 Real Betis Flamuri La Liga 33 8
  1. ^ "El Poli Ejido da el sorpresón al hacer una 'manita' al Villarreal" [Poli Ejido shokon futbollin pasi u dhuron Villareal një 'shuplakë']. Marca. 29 tetor 2008. Marrë më 7 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Jorge Molina marca los cuatro goles y acaba 'pichichi' de la división de plata" [Jorge Molina shënon të katër golat dhe fiton 'pichichin e argjendë]. El Mundo Deportivo. 20 qershor 2010. Marrë më 29 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Mercado: Es oficial, el Betis cierra los fichajes de Momo y Jorge Molina" [Merkato: është zyrtare, Betis mbyll marrëveshjet me Momo dhe Jorge Molina]. Goal.com. 30 qershor 2010. Marrë më 26 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "El Betis hace oficial el fichaje de Jorge Molina" [Betis e bën zyrtare firmosjen me Jorge Molinën]. esFutbol. 29 qershor 2010. Marrë më 29 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Pepe Mel estará sin Jorge Molina tres meses" [Pepe Mel pa Jorge Molinën për tre muaj]. Fútbol de Segunda. 6 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 26 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Betis ends Barcelona's unbeaten streak" [Betis i jep fund rekordit të pamposhtur të Barcelonës]. ESPN Soccernet US. 19 janar 2011. Marrë më 26 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Molina y Rubén prometen goles también en Primera" [Molina dhe Rubén gjithashtu premtojnë gola në Primera]. Diario AS. 4 shtator 2011. Marrë më 28 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Rubén Castro hace justicia" [Rubén Castro vendos drejtësinë]. El País. 27 gusht 2011. Marrë më 23 tetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Higuain bags hat-trick" [Higuain shënon tregolësh]. ESPN Soccernet. 15 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2012. Marrë më 23 tetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Jorge Molina, autor del gol 2.000 del Betis en Primera" [Jorge Molina, autori i golit të 2000 të Betis në La Liga]. Sevilla.Eldesmarque.com. 25 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 28 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Athletic Club vs. Real Betis 3 – 5". Socceray. 19 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2013. Marrë më 23 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Jorge Molina: "De los tres años que llevo en el Betis, quizás haya sido el mejor"" [Jorge Molina: "Në tre vitet që kam qënë te Betis, mund të kem qënë më i miri]. Estadio Deportivo. Marrë më 28 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Jablonec 1-2 Betis". UEFA.com. 22 gusht 2013. Marrë më 25 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Betis 6-0 Jablonec". UEFA.com. 29 gusht 2013. Marrë më 25 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]