Katërkolla
Katërkolla
Vladimir (mal.) | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 42°00′18″N 19°18′19″E / 42.00500°N 19.30528°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Lartësia mbidetare | 71 m (233 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 757 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targat | UL |
Katërkolla (malazisht: Владимир/Vladimir) është fshat në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. Katërkolla gjendet në trevën e Anës së Malit.
Emërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varianti i parë i shënuar i këtij toponimi i përket shek. XVII, më 1614. Ky variant është Cadorcho, komanduar nga Dumo Luki[1]. E dhëna tjetër e qëmtuar nga gjeografi Draga është ajo e përdorur nga Gopçeviq "... prema Katrokolu" më 1878, dhe më pas përdorimi i kalkut Katrokol në një hartë angleze më 1881[2].
Emri Katërkollë vjen nga gjuha shqipe 'katër' dhe 'Kolli', që përfaqëson katër kisha të Shënkollës (ose Shën Nikollës) në afërsi të fshatit.[3] Emri Vladimir këtij vendbanimi iu vendos zyrtarisht pas vitit 1912 kur Ana e Malit kalon nën administrimin malazez. Pas Luftes së Dytë Botërore në dokumentet zyrtare emërtimi figuronte i shënuar në të dy format si Katërkollë - Vlladimir, ndërsa më vonë forma shqipe u eliminua.[4]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendet në kryqëzimin e rrugës magjistrale M-2.4 (Tivar–Ulqin–Shqipëri) dhe rrugës rajonale R-16 (Katërkollë–Ostros–Vir). Fshati i Katërkollës gjendet në qendër të Fushës së Anës së Malit. Kjo zonë e madhe, me tokë bujqësore përreth, ka aktualisht një përdorim të përzier agrokulturor (blegtori, qumështari dhe bujqësi).[5]
Nga investimet e fundit, janë ndërtuar pika karburanti në rrugën magjistrale. Në Katërkollë gjendet shkolla fillore "Bedri Elezaga", e cila përbëhet nga shkolla amë dhe tetë paralele të ndara. Objektet e tjera shoqërore janë të kufizuara, dhe përfshijnë një institucion parashkollor, një ambulancë, një farmaci, një xhami, disa dyqane, tregun e gjelbër dhe restorante.[5]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka 757 banorë sipas Censusit 2011, ndërsa 754 (99.6%) janë shqiptarë sipas kombësisë[6] dhe 753 (99.5%) janë mysliman sipas fesë.[7]
Numri i banorëve sipas censuseve[8] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
459 | 528 | 657 | 774 | 971 | 1.019 | 802 | 757 |
Struktura e popullsisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
|
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shek. XVII, përktheu e përgatiti Injac Zamputi, Tiranë: Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1963. f. 257
- ^ Nail Draga (1997), Gjurmë gjeografike, Ulqin: Art Club, 1997. f. 65.
- ^ ILLYRIA The Albanian-American Newspaper 2016 - Nr. 2437[lidhje e vdekur]
- ^ Nail Draga: Kërkime Gjeografike 9, Prishtinë 1987.
- ^ a b Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov
- ^ Tabela N1. Stanovništvo prema nacinalnoj odnosno etničkoj pripadnosti po naseljima
- ^ Tabela N3. Stanovništvo prema vjeroispovijesti po naseljima
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ a b Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).