Jump to content

Teknologjia e ulët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Low technology)

Teknologjia e ulët, ose më shpesh përdoret me shkurtesën low tech (anglisht: low-technology, low-tech, lo-tech) është teknologjia e thjeshtë, shpesh prej një lloji tradicional ose jo-mekanik, të tilla si zanatet dhe veglat që datojnë para Revolucionit Industrial. Është kundërta e teknologjisë së lartë.

Teknologjia e ulët zakonisht mund të praktikohet ose të sajohet me një minimum të investimeve kapitale nga ana e një individ ose një grup i vogël individësh. Teknikat dhe dizajnet e teknologjisë së ulët mund të dalin prej përdorimit për shkak të ndryshimeve të kushteve shoqërore-ekonomike ose prioriteteve.