Njësitë matëse Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Përdorimi i Njësive matëseKosovë është rregulluar me ligj nga Kuvendi i Kosovës15 maj 2001. Sipas ligjit në Kosovë në përdorim është Sistemi SI aktual.

Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1, të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale (OIML)/ International Document of the International Committee of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/.

Përdorimi i këtyre njësive bëhet gjatë vënjes në qarkullim të mallit të importuar, shërbimeve apo informacioneve, si dhe me këto njësi bëhet shprehja e njësive jashtë këtj ligji. Për bartjen apo përpunimin e të dhënave, njësitë matëse mund të paraqiten me simbole të rregulluara veqanërisht për sisteme me bashkësi të kufizuar të simboleve në bazë të normave ndërkombëtare.

Mbikqyrjen mbi rregullsinë e njësive matëse e bënë inspeksioni i tregut, kurse ekspertizën mbi njësitë matëse e bënë Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës, me kërkesën e inspeksionit të tregut, Gjykatës, Doganës dhe palëve të tjera fizik dhe juridik.

Për përdorimimin e njësive mastëse që nuk janë të përfshira në njësit zyrtare matëse janë të parapara edhe gjobat të cilat sillen nga 50 deri 5 000 €.

Njësit në përdorim[redakto | redakto tekstin burimor]

Njësitë themelore SI
Madhësia themelore Njësia themelore
Emri Simboli Emri Simboli
gjatësia
l
metri
m
masa
m
kilogrami
kg
koha
t
sekonda
s
intensiteti i rrymës elektrike
I
amperi
A
temperatura termodinamike
T
kelvini
K
sasia e materies
n
moli
mol
intensiteti i dritës
Iv
kandela
cd
Burimi:2001 Kuvendi i Kosovës [1]

Përdorimi i këtij ligji është në fuqi për disa lëmi si: a) në lëminë e ekonomisë (prodhimtari, ndërtimtari, energjetikë, idurstri, tregti,), në shërbimet shëndetësore dhe në mbrojtjen e ambientit;b)në aktet ligjore e nënligjore, në tekstet shkollore, në kontrata, njoftime, mbishkrime dhe në të gjitha aktet dhe dokumentet tjera zyrtare.

Përkufizimi, vlerësimi dhe mënyrat e përdorimit të njësive matëse përcaktohen me akte nënligjore dhe standarde të pranuara, të cilat i harton Instituti për Metrologji Legale i Kosovës dhe i miraton Ministria për Tregti dhe Industri.

Sipas ligjit në Kosovë si njësi legale janë njësit njësitë themelore SI, njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta dhe Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta.

Njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta
Madhësia e derivuar Njësia e derivuara SI
Emri i madhësis Emri i njësisë Simboli Shprehja në SI Njësimi në SI
këndi në rrafsh radian rad - m·m^{-1} = 1
këndi hapësinor steradian sr - m^{2}·m^{2} = 1
frekuenca herc Hz -  s^{-1}
forca njuton N - m·kg·s^{-2}
shtypja paskal Pa N/m2 m^{-1}·kg·s^{-2}
energjia, puna, sasia e nxehtësisë xhul J N·m m^{2}·kg·s^{-2}
fuqia, fluksi radiant vat W J/s m^{2}·kg·s^{-3}
ngarkesa elektrike kulon C - s·A
ndryshimi i potencialit elektrik, forca elektromotore volt V W/A m^{2}·kg·s^{-3}·A^{-1}
kapaciteti elektrik farad F C/V m^{-2}·kg^{-1}·s^{4}·A^{2}
rezistenca elektrike ohm W V/A m^{2}·kg·s^{-3}·A^{-2}
përqueshmëria elektrike siemens S A/V m^{-2}·kg^{-1}·s^{3}·A^{2}
fluksi magnetik veber Wb V·s m^{-2}·kg·s^{-2}·A^{-1}
induksioni magnetik tesla T Wb/m2 kg·s^{-2}·A^{-1}
Induktiviteti henri H Wb/A m^{2}·kg·s^{-2}·A^{-2}
temperatura e Celsiusit shkallë Celsius °C - K
fluksi i dritës lumen lm cd·sr (c) m^{2}·m^{-2}·cd = cd
ndriqimi luks lx lm/m2 m^{2}·m^{-4}·cd = m^{-2}·cd
aktiviteti i radionuklidit bekerel Bq - s^{-1}
doza e absorbuar e rrezatimit jonizues, energjia specifike grej Gy J/kg m^{2}·s^{-2}
doza ekuivalente e rrezatimit jonizues sivert Sv J/kg m^{2}·s^{-2}
aktiviteti katalitik katal kat - s^{-1}·mol
Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta
Emri i madhësis Emri i njësisë Simboli
viskoziteti dinamik paskal sekonda Pa·s
momenti i forcës njuton metër N·m
tensioni sipërfaqësor njuton per metër N/m
shpejtësia këndore radian per sekondë rad/s
nxitimi këndor radian për sekondë në katror rad/s2
densiteti i fluksit termik (irradiance) vat për metër katror W/m2
termokapaciteti, entropia xhul për kelvin J/K
termokapaciteti specifik, entropia specifike xhul për kilogram kelvin J/(kg·K)
energjia specifike xhul për kilogram J/kg
përçueshmëria termike vat për metër kelvin W/(m·K)
densiteti i energjisë xhul për metër kub J/m3
intensiteti i fushës elektrike volt për metër V/m
densiteti i ngarkesës elektrike kulon për metër kub C/m3
densiteti i fluksit elektrik kulon për metër katro C/m2
permitiviteti farad për metër F/m
permeabiliteti henri për metër H/m
energjia molare xhul për mol J/mol
entropia molare, termokapaciteti molar xhul për mol kelvin J/(mol·K)
ekspozicioni i rrezatimit jonizues (rrezet x dhe \gamma ) kulon për kilogram C/kg
shkalla e dozës së absorbuar të rrezatimit jonizues grej për sekondë Gy/s
intensiteti i rrezatimit vat për steradian W/sr
ndriqushmëria vat për metër katror steradian W/(m2·sr)
koncentrimi katalitik katal për metër kub kat/m3


Njësit e lejuara jashtë SI[redakto | redakto tekstin burimor]

Po ashtu të si të lejuara caktohen edhe një numër i kufizuar i njësive të lejuara, jashtë sistemit ndërkombëtar SI të klasifikuara në tri kategori. Në kategorin e parë hynë njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë, në të dytën njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht dhe të tretën njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme.

Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë hynë njësi që kanë hyrë në përdorim të thellë si njësit tradicionale matematikore për matjen e këndeve si për shembull shkalla këndore, minuti këndor (arminuti) dhe sekonda këndore (arkseconda). Po në këtë grup hynë edhe njësit shoqërore për matjen e kohës, mjësitë metrike siç është litri për vëllimin dhe tona për masa më të mëdha, dhe njësit logaritmike neperi dhe beli.

Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë
Madhësia Njësia
Emri Simboli Emri Simboli Vlera në njësi SI
koha t minuta
ora
dita
min
h
d
1 min = 60 s
1 h = 60 min
1 d = 24 h
këndi në rrafsh \phi shkalla
minuta
sekonda
°

1° = (p/180) rad
1’ = (1/60)°
1” = (1/60)’
vëllimi V litri L 1 L = 1 dm3
masa m tonelata t 1 t = 103 kg
logaritmi natyror log neperi Np 1 Np = 1
logaritmi natyror in beli B 1 B = (1/2)ln 10 Np

Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht është futur përdorimi i disa njësive shkencore jashtë SI të cilat paraqesin konstanta të rëndësishme në shkencë siç janë: njësia astronomike për gjatësi, njësia atomike e masës apo daltoni për masë dhe elektron volti për energji të cilat janë dhënë në tabelën pasuese.

Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht
Madhësia Njësia
Emri Simboli Emri Simboli Vlera në njësi SI
energjia E elektronvolti eV 1 eV = 1,602 18*10-19 J (përafërsisht)
masa m njësia e unifikuar atomike e masës u 1 u = 1,660 54*10-27 kg (përafërsisht)
gjatësia l njësia astronomike ua 1 ua = 1,495 98*1011 m (përafërsisht)


Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme hynë disa njësi metrike dhe jometrike të cilat janë në përdorim tradicional në shkencë. Gjatë përdorimit të njësive nga kjo kategori sipas ligjit duhet që jepet korelacioni i njësis së përdorur me njësin përkatëse në SI. Këtu hynë njësit si mila nautike dhe nyja (knot) për matjen e shpejtësisë, ari dhe hektari për sipërfaqen, bari për shtypjen, angstremi (ångström) për gjatësin dhe barni për seksionin efikas në fizikën bërthamore.

Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme
Madhësia Njësia Simboli Vlera në njësi SI
gjatësia milë detare 1 milë detare = 1852 m
shpejtësia knot 1 milë nautike për orë = (1852/3600) m/s
densiteti linear teks 1 teks=10-6kg/m=1mg/m
presioni i lëngjëve të trupit të njeriut milimetër kolonë me merkur mmHg 1 mmHg=133322Pa
sipërfaqja ar
hektar
a
ha
1 a = 1 dam2 = 10 m2
1 ha = 1 hm2 = 104 m2
shtypja bar bar 1 bar = 0.1 MPa = 100 kPa = 1000 hPa = 105 Pa
gjatësia angstrem Å 1 Å = 0.1nm = 10-10 m
seksioni barn b 1 b = 100 fm2 = 10-28 m2

Njësit e ndaluara[redakto | redakto tekstin burimor]

Po ashtu me ligj është vendosur që nga përdorimi të hiqen disa njësi matëse jashtë sistemit SI. Këto njësi janë kategorizuar në dy kategori, në kategorin mjësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim dhe njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim. Përdorimi i tyre në prodhimet në qarkullim është i ndaluar dhe dënohet nga inspektori i trgut me gjoba prej 50 deri 5000 euro.

Në kategorin mjësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim janë futur njësit që hasen në literaturë. Kuvendi i preferonë banorëve që këto njësi të i shprehin në njësi të sistemit SI. Për këtë qëllim ka paraqitur një tabel në të cilën i jepë vlerat e shprehura në SI për këto njësi të hasura deri më tani.

Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim
Madhësia Emri Simboli Vlera në njësi SI
puna, energjia erg erg 1 erg = 10-7 J
forca din (dyn) dyn 1 dyn = 10–5 N
viskoziteti puaz (poise)
stoks (stokes)
P
St
1 P = 1 dyn s/cm2 = 0.1 Pas
St 1 St = 1 cm2/s = 10–4 m2/s
induksioni magnetik gaus G 1 G 10–4 T
intensiteti i fushës magnetike oersted Oe 1 Oe (1000/4{\pi} ) A/m
fluksi magnetik maksuell Mx 1 Mx 10–8 Wb
shkëlqimi stilb sb 1 sb = 1cd/cm2 = 104cd/m2
ndriçueshmëria fot (phot) ph 1 ph = 104 lx
nxitimi gal Gal 1 Gal = 1 cm/s2 = 10-2 m/s2

Ndërsa në kategorin njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim janë dhënë njësi jashtë SI dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Nëse hasen në literaturë, ato së pari duhet të shndërrohen në njësi SI sipas tabelës e pastaj vlerat e fituara bëhen të përdorshme në SI për dokumentacion zyrtar.

Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim
Madhësia Emri Simboli Vlera në njësi SI
aktiviteti i radionukleideve kiri Ci 1 Ci = 3.7\cdot1010 Bq
ekspozimi i rrezeve iks apo gama rëntgen R 1 R = 2.58\cdot10–4 C/kg
doza e absorbimit të ionizimit rad rad 1 rad = 1 cGy = 10–2 Gy
doza ekuivalente rem rem 1 rem = 1 cSv = 10–2 Sv
gjatësia njësia X 1 njësi X 1,002\cdot10–4 nm
nënfish i njësisë tesla gama \gamma 1 = 1 nT = 10–9 T
E pa emëruar jansky Jy 1 Jy = 10–26 W · m–2 · Hz–1
gjatësia fermi 1 fermi = 1 fm = 10–15 m
masa karati metrik 1 karat metrik = 200 mg = 2\cdot10–4 kg
shtypja torr
atmosfera normale
Torr
atm
1 Torr = (101 325/760) Pa
1 atm = 101 325 Pa
nxehtësia kaloria cal 1 cal = 4,1868 J
gjatësia mikron μ 1 μ = 1 μm = 10–6 m

Prefikset e njësive[redakto | redakto tekstin burimor]

Parashtresat për shumëfishet dhe nënfishet e njësive matëse janë po ashtu të përkufizuara me ligj dhe rrjedhin nga sistemi i shumëfisheve dhe nën fisheve në SI. Këtu duhet pasur parasysh që për kilogramin kjo nuk vlenë si dhe lejimi i përdorimit të njësive të derivuara nga SI-ja përposë shkallës celzius. Për njësi jashtë SI të lejuara për përdorime të posaçme (litër (L), teks (tex), bar (bar), elektronvolt (eV), dhe varn (var)) është paraqtur një tabel e veçantë.

Parashtesat-prefiksat SI
Faktori Emri Simboli Faktori Emri Simboli
1024 Jota Y 10-24 jokto y
1021 Zeta Z 10-21 zepto z
1018 Ekza E 10-18 ato a
1015 Peta P 10-15 femto f
1012 Tera T 10-12 piko p
109 Giga G 10-9 nano n
106 mega M 10-6 mikro μ
103 kilo K 10-3 mili m
102 hekto H 10-2 centi c
101 deka da 10-1 deci d

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ligji për njësit matëse - 15 maj 2001 Kuvendi i Kosovës, në internet prill 2007