Përdoruesi diskutim:Vexhita

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Vexhita. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Vexhita është një emër shumë i njohur për të gjithë shikuesit e Dragon ball Z, Dragon ball GT dhe Dragon ball AF. Historia e tij fillon në Dragon ball Z. Ai shkon bashkë me dy sajanet, Raditz dhe Napa në planetin Tokë, për t'a pushtuar atë por në të has Gokun i cili bashkë me Krulin e mundin. Pastaj, ai shkon në planetin Namek për t'u bërë i pavdekshëm. Ai nuk ia arrin qëllimit dhe kthehet në Tokë për të pritur që Goku dhe Friza të vdesin, pasi të vdisnin Vexhita do të ishte mbret i universit. Por Goku nuk vdiq. Pas një kohe Goku kthehet në Tokë, por shfaqet një djalosh i mistershëm i quajtur Tranks. Ai jep lajmin se do të vdesin të gjithë pas 3 vjetësh. Gjatë 3 vjetëve Vexhita bëhet një super sajan. Në kohën kur do të bëhej ajo katastrofa që i paralajmëroi djali i mistershëm. Ai lufton me androidin 19 dhe e mund lehtësisht atë. Por kur ndeshet me androiden 18 ai plagoset shumë rëndë. Pas kësaj shkon e stërvitet në dhomën e shpirtit. Ai bëhet shumë i fuqishëm. Kur del nga dhoma shkon t'a mund një armik të ri më të fuqishëm. Ai donte që të thithte androidin 17 dhe 18. Ai e kishte gëlltitur androidin 17. Por edhe pse e kishte gëlltitur Vexhita ishte më i fuqishëm se ai. Në kohën kur po luftonin Celli, armiku i ri e pa androidin 18 dhe e gëlltiti. Pastaj Vexhita plagoset shumë rëndë, por e shpëton djali i tij. Vexhita shkon prap në dhomën e shpirtit të stërvitet, por prap nuk është aq i fuqishëm sa ta mund Cellin. Ky armik mundet nga Gohani. Pas kësaj beteje ai u stërvit shumë. Por kur u takuan në garën e arteve marcialeve me Gokun i vin shumë të papritura. Ai takon perandorin perëndi. Perandori Zot iu tregon për rrezikun e ri për ringjalljen e një përbindëshi. Shkuan në anijen ku ndodhej përbindëshi dhe aty takuan magjistarin Babidi dhe mbretin djall Daboran. Vexhita lufton me një nga ushtarët e Babidit dhe e mund atë. Por Babidi Vexhitën, e kthen në skllavin e vet dhe e detyron që të luftojë me Gokun. Pasi luftuan shumë, ata humbën shumë energji, gjë që e bën të ngjallet përbindëshi. Vexhita e mashtron Gokun dhe i shkon prapa dhe i jep një goditje të fuqishme dhe e lë pa vetëdije. Ai shkon përballet me përbindëshin dhe e sakrifikon veten, por prap përbindëshi nuk vdiq. Ai bashkohet me Gokun dhe e bëjnë një krijesë të quajtur Vexhiroti. Pasi përbindëshi i merr në barkun e tij bashkimi prishet. Ata dalin prej përbindëshit dhe ndeshen në qytetin e shenjtë të perandorit perëndi. Ai bashkë me Gokun e mundin përbindëshin dhe kështu jetuan të qetë. Kjo ishte aventura e Vexhitës në Dragon ball Z.