Provincat e Suedisë (Suedisht: Sveriges landskap) janë rajone historike, gjeografike dhe kulturore. Suedia ka 25 provinca. Disa prej tyre ishin nëndarje të Suedisë deri në vitin 1634, kur ata u zëvendësuan nga qarqet e Suedisë (län). Disa u pushtuan më vonë nga Danimarka-Norvegjia. Të tjerët, si provincat e Finlandës, u humbën. Lapland është provinca e vetme e fituar përmes kolonizimit.
Götland është në pjesën jugore dhe ka dhjetë provinca, ato janë: Skåne, Blekinge, Halland, Småland, Öland, Gotland, Östergötland, Västergötland, Dalsland dhe Bohuslän.
Svealand është në pjesën qëndrore, është vendi më i vogël dhe ka gjashtë provinca, ato janë: Södermanland, Uppland, Västmanland, Närke, Värmland dhe Dalarna.
Norrland është në pjesën veriore, ka 60 për qind të totalit të territorit suedez, ka nëntë provinca, ato janë: Gästrikland, Hälsingland, Härjedalen, Jämtland, Medelpad, Ångermanland, Västerbotten, Norrbotten dhe Lappland.