Jump to content

Somalia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Somali)
Jamhuuriyadda Federaalka Soomaaliya (Somalisht)
جمهورية الصومال الفيدرالية Jumhūriyah as-Sūmāl al-Fīdirāliyah (Arabisht)
Flag of Republika Federale e Somalisë
Flamuri
Coat of arms e Republika Federale e Somalisë
Stema
Himni: Qolobaa Calankeed
"Çdo komb ka flamurin e saj"
KryeqytetiMogadishu
Gjuhët zyrtareSomalisht, Arabisht
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublika federale parlamentare
Popullsia
• Përllogaritje
15,893,219
Të dhëna të tjera
Zona kohoreUTC+3 (EAT) = .so

Somalia, zyrtarisht Republika Federale e Somalisë, ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe në pjesën lindore e jugore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Indian. Kufirit tokësor i Somalisë përshkohet në jug-perëndim me Kenian, në perëndim me Etiopinë dhe një pjesë në veri-perëndimore me Xhibutin. Kryeqytet i vendit është Mogadishu.

Republika përfshin bregdetin e gadishullit somalez (Somali). Në veri gjenden rrafshnaltat dhe në jug rrafshet në nivel të bregdetit me pyje dhe savana.

Popullsia e Somalisë dominohet nga somalezët pas të cilëve vjen popullsia fshatare endacake që flet gjuhën e quajtur kushit. Për nga feja e popullsisë, dominon feja islame.

Blegtoria zhvillohet nga çobanët e shumtë, mbillet kryesisht kultura e misrit si dhe një bimë e quajtur Manjot (lat.Manihot esculenta) dhe perime tjera. Përpos këtyre dallohet edhe peshkimi në bregdet. Ekonomia somaleze fokusohet në eksportimin e kafshëve, lëkurës dhe të bananeve. Vendet kryesore të tregtisë janë SHBA-ja dhe Gjermania.

Rrjeti i lundrimit është më i zhvilluari nga të gjithë format e tjera të transportit. Ka disa porte detare e ajrore, ku më i madhi është aeroporti ndërkombëtar në kryeqytet.

Sipërfaqja që sot zë Republika e Somalisë para datës kur u shpall e pavarur më 1 korrik 1960 ishte e ndarë në Somalinë britanike dhe Somalinë italiane. Pas nëntë viteve të shpalljes së pavarësisë, më 1969 ndodhëi një puç ushtarakë i drejtuar nga M. Siad Bareu (Siad Barre) dhe nga viti 1980 fillon lufta civile somaleze.

Më 1991 në veri të vendit proklamohet një republikë e quajtur Republika e Somalilandit, mirëpo deri më tani nuk është e pranuar si shtet nga nivelet ndërkombëtare. Po në këtë vit ndodh ikja e Siad Bareut dhe OKB-ja e dërgon një mision ndërkombëtar ushtarak nën komandën e trupave paqësore të OKB-së më 1993. Ky mision deri më 1995 nuk ishte në gjendje që të mënjanonte luftën civile dhe nga shikimi i OKB-së, Somalia mbetet zonë vakume ose zonë lufte.

Somalia kufizohet nga Etiopia në perëndim, Gjiri i Adenit në veri, Deti Somali dhe Kanali Guardafui në lindje dhe Kenia në jugperëndim. Sipërfaqja e përgjithshme e Somalisë 637,657 km2 prej së cilës 10,320 km2 janë ujë. Somalia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 ‘‘‘V’’’, 49 00 ‘‘‘L’’’.

Somalia ka një vijë bregdetare 3,025 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,340 km.

Klima në Somali kryesisht dominon klima shkretinore. Nga dhjetori deri në shkurt në pjesën verilindore "monsune", temperatura mesatare në veri dhe vapë e madhe në jug ndërsa nga maji deri në tetor në pjesën jugperëndimore manë "monsuni", në pjesën veriore vapë e madhe dhe në jug po ashtu vapë po më e butë me reshje shiu të parregullta dhe me lashti në mes të "mosumeve".

Relievi i Somalisë kryesisht i ulët dhe i rrafshët që ngadal formojnë rrafshnaltën e gjërë që përmbyllet me malet në veri. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,416 metrave në Shimbiris, në pjesën veri-lindore të vendit.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Somalia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Somalia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale