Përdoruesi diskutim:Euriditi/Arkivi 2

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Euriditi/Arkivi 2. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Falemnderit per sugjerimin!I ndryshova titujt per 3 kampionatet e luftes,gjithsesi nese ti mund ta ndreqesh me mire beje.Momentalisht po punoj per kupat e shqiperise versioni anglisht,sapo perfundova superkupat dhe kampionatet e luftes.Do te filloj kampionatet ne shqip sapo te kem perfunduar me kupen.Eshte nje pune e madhe dhe merr kohe.Se fundi desha te dij se pse vonohet shqyrtimi i faqeve te punuara?Njerezit kerkojne te lexojne materiale te cilat ende nuk jane updatuar,por kjo nuk behet dot sepse shqyrtimi i faqeve vonon me muaj te tere sic jane rastet: [[1]], [[2]], [[3]], [[4]], [[5]], [[6]], [[7]], etj. A eshte e mundur qe une personalisht ti aprovoj te pakten faqet sportive apo duhet ta beje dikush tjeter ne kohen e tij?Falemnderit --Fjorilda09 6 janar 2012 11:51 (CET)

Edhe njehere te pergezoj per punen tende, dhe sa te kem mundesi edhe une do te te ndihmoj. Persa i perket artikujve ata mund te shqyrtohen nga Kotrolluesit. Ne qofte se ke deshire mund te kantidosh dhe te zgjidhesh kontrollues po qe se ke permushur kriteret. Por mesa shoh une ti ende nuk e ke permbushhur kriterin e redaktimeve. Derisa te zgjidhesh ti kontrollues une do mundohem te shqyrtoj faqet qe krijon ti. -  Euriditi  6 janar 2012 14:54 (CET)

Request for translation. Yanka Kupala and Yakub Kolas[Redakto nëpërmjet kodit]

Warm greeting from Belarusian Wikipedia! This year we celebrate 130. birthday of Belarusian great poets en:Yanka Kupala and en:Yakub Kolas Could you help us to translate articles into your unique and honourable language? Thank you in advance! --Rymchonak 16 janar 2012 21:28 (CET)

Pezullim grisje[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje! Jam ne dijeni te grisjes qe eshte kerkuar per kete artikull. Une i ndreqa te gjitha stampat ashtu sic jane dhe ne te gjitha kryetitujt e artikujve, tashme plotesisht ne akord me njera-tjetren. Kesisoj, shenimi i vendosur aty dhe ridrejtimi i titullit te ketij artikulli mundet gjithashtu te fshihen ose te riparohen. Nese ka ndonje gje tjeter qe nuk shkon te lutem me ver ne dijeni. Falemnderit --Fjorilda09 17 janar 2012 23:43 (CET)

Stampat e historise se kupave te Shqiperise[Redakto nëpërmjet kodit]

Mirembrema Liridon, Uroj te jeni mire. Jam duke punuar me Kupat e Shqiperise ne versionin shqip te Uikipedias, por mendoj se duhen shtuar ne fund te cdo faqeje stampat e historise se Kupave (ashtu si ne rastin e Kampionateve: shih ketu. Te lutem, brenda kohes suaj te mundshme, vendosini keto stampa ne 4 faqet qe kam krijuar une ne menyre qe me pas te perdoren si shabllon per vazhdimesine e faqeve te tjera. Falemnderit --Fjorilda09 21 janar 2012 23:51 (CET)

Pershndetje Fjorilda09,

Pseudonimin une e kam Euriditi dhe jo Liridon, megjithate ne jemi kolege ndaj nuk ka problem. Nuk e di nese ne kerkesen tende e ke fjalen per kete stampe {{Historia e Superkupës së Shqipërisë}}. Ne qofte se ke nevoje per ndihme mund te me shkruash. -  Euriditi  22 janar 2012 17:23 (CET)

Kerkoj ndjese. Duke qene vazhdimisht ne kontakt me disa kolege te tjere mund te kem ngaterruar emrat :( Fjalen e kam per stampat e Kupave te Shqiperise, pasi me sa di une stampat e kampionateve dhe superkupave tashme jane krijuar prej teje. Pra duhen pregatitur stampat e ketij formati: {{Historia e Kupës së Shqipërisë}} te cilat me pas do te vendosen si shabllon ne secilin edicion te kupave (ne fund te cdo faqe te krijuar). Falemnderit --Fjorilda09 22 janar 2012 20:09 (CET)

U krye, {{Historia e Kupës së Shqipërisë}}. Besoj se kjo duhet te jete. Nuk e di nese sezoni i viteve 38-39 eshte quajtur thjesht Kupa e Mbretit. Ne qofte se eshte keshtu me thuaj qe te rregulloj edhe tek stampa. e navigimit. Pune te mabre. -  Euriditi  23 janar 2012 14:57 (CET)

Falemnderit. Tashme stampat i vura ne secilin edicion te krijuar, pasi bera disa ndreqje te vogla. Cdo gje ne rregull. Gjithe te mirat --Fjorilda09 24 janar 2012 01:50 (CET)

Euridit u kry. —Arensi 26 janar 2012 19:22 (CET)

Të falenderoj nga zemra Arens për votën dhe motivacionin. Premtoj se do të bashkëpunojmë më tepër në të ardhmen. E shoh që edhe ti je aktiv në temat e Historisë së Shqipërisë ndaj të siguroj se do të organizojmë një plan për shtimin në sasi dhe cilësi të artikujve me temë nga shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Të falenderoj edhe një herë përzemërsisht. -  Euriditi  26 janar 2012 19:30 (CET)

dhimitër plaputa[Redakto nëpërmjet kodit]

te lutem ma formato pak infoboxin se nuk di ta bej qe ta perkthej brenda pastaj

Njëherë për njëherë po përdor stampën Biografia-Box, më vonë mund të krijojmë një stampë më të përshtatshme. -  Euriditi  9 shkurt 2012 19:08 (CET)

edhe nje korrigjim te vogel te lutem[Redakto nëpërmjet kodit]

Jo betejat e skenderbeut ne Maqedoni por fushata maqedoanse e skenderbeut! se ndryshe do te pranonim egzistencen e maqedonise !shih Fushata maqedonase e Skënderbeut‎;

Stampa dhe koordinatat[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Euridit,

Pikë së pari urime për stampën 'qytet' që bëre, shumë bukur doli. Por siç shikohet në fotonë djathas është një pjesë e titullit që 'del nga korniza'. Nuk e di nëse jam vetëm unë që e shikon këtë.

E dyta, a ke ndojnë ide si ta bëjmë që poshtë koortinatave të mos hiqet ajo viza gri që fillon nga titulli i faqes dhe mbaron para koordinatat, se nuk duket shumë bukur. -- Tëf 19 shkurt 2012 15:05 (CET)

Tëfcí të falenderoj per urimin. Pjesa e titulit qe del jashte faqes nuk shfaqet ne llogarine time madje as kur dal nga llogaria ime nuk shfaqet. (Provoje njehere te dalesh nga llogaria) Mbase vjen nga ndonje klase qe e ke ndryshe ne coomon.css, nuk e di.

Qe te shfaqet vija nen kordinata duhet shtuar kodi me poshte ne common.css. -  Euriditi  19 shkurt 2012 16:02 (CET)

/* Dekoracioni nën titullin kryesor. */
h1.firstHeading {
overflow: visible; /* shfaq nën-vijën e titullit poshte koordinatave te stampes Coord  */
}
Rrofsh Euridit! -- Tëf 19 shkurt 2012 16:54 (CET)

Urime! Tani ke te drejta administruesi (teknikisht sysop). Mos te me pyesesh per çdo problem apo pyetje qe ke. --  eagleal  10 mars 2012 23:10 (CET)

Ju falenderoj ju Eagleal për lajmin e mirë si dhe falenderoj të gjithë wikipedianët për besimin që kanë ndaj meje. Ju premtoj se do të vazhdoj të punoj më fort në Wikipedia. -  Euriditi  11 mars 2012 17:03 (CET)
Nuik e di Eagleal, a më ndihmon dot të gjej se si të përkthej në shqip opsionet Shkarkos si PDF dhe Krijo libër? -  Euriditi  11 mars 2012 18:48 (CET)

Identifikohu / Hapni një llogari[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Euriditi! Të lutem a mund ta rregullosh shprehjen "Identifikohu / Hapni një llogari" pasi ngjajnë keq dy folje pranë njëra-tjetrës njëra në numrin njëjës e tjetra në shumës. --Olsi (diskutimet) 24 mars 2012 13:35 (CET)

Mund ta redaktoj Olsi, por si ta vendos "Identifikohu / Hap një llogari" apo "Identifikohu / Krijo një llogari". -  Euriditi  24 mars 2012 14:35 (CET)
Mua më duket më mirë kjo e dyta, por vendos vetë! --Olsi (diskutimet) 24 mars 2012 16:45 (CET)
OK, u ndryshua. -  Euriditi  24 mars 2012 16:46 (CET)

Article requests[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi! Do you do article requests? If so, there is an article I would like for you to start in Albanian WhisperToMe (diskutimet) 30 mars 2012 06:40 (CEST)

Hi WhisperToMe, I would like to know what's the article? -  Euriditi  30 mars 2012 11:52 (CEST)
Okay en:School District of Philadelphia (Drejtoria Arsimore e Filadelfias) is the public school system of Philadelphia, Pennsylvania. It has a lot of Albanian students, since it has a website in Albanian http://webgui.phila.k12.pa.us/offices/l/language-albanian/ . That is why I would like to have an article about it on the Albanian Wikipedia. Thanks WhisperToMe (diskutimet) 30 mars 2012 13:00 (CEST)
 U bë! -  Euriditi  30 mars 2012 13:52 (CEST)
Thank you so much :) WhisperToMe (diskutimet) 30 mars 2012 14:29 (CEST)

If you want to try another, en:Peel District School Board also has an Albanian website. http://www.peelschools.org/albanian/home/ - If it's alright, would it be fine if you started an Albanian stub on this school system too? Also, since Philadelphia (Filadelfia) does not seem to yet have an article in Albanian, would it be alright if you started an article on it too? Thanks, WhisperToMe (diskutimet) 30 mars 2012 14:30 (CEST)

Thanks for doing Philadelphia! WhisperToMe (diskutimet) 31 mars 2012 20:43 (CEST)

Hi, Eruditi! Are you still interested in doing Peel District School Board in Albanian? WhisperToMe (diskutimet) 13 qershor 2012 18:02 (CEST)

Licensat e fotografive- skedarëve[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Euriditi, këtë dikutim e kam bërë edhe te adminat tjerë aktiv Mikullovci11 dhe Tëfcí, prandaj mos e merr personale,


Nuk e di sa e keni vërejtur por gjat ngarkimit të fotove - skedarëve dalin shum pak lloje të licensave që duhet ti zgjedhim, dhe kjo po ndodh këtë kohë të fundit. Nëse keni bërë ju ndonjë ndryshim është mirë që të rikthehet, pasi licensat janë pjesë e rëndësishme gjat ngarkimit të skedarëve. Nëse nuk e keni bërë ju ose adminat e tjerë ndryshimin atëherë të kërkoj zgjidhje tek Eagleal.--Liridon (diskutimet) 27 prill 2012 22:15 (CEST)

Pershendetje Liridon, eshte e vertete kjo qe thoni ju. Skeda pergjegjese per licensat eshte kjo MediaWiki:Licenses dhe une kam bere kete ndryshim [8]. Ndryshimin e bera ne menyre qe licensat te jene me te kuptueshme dhe besoj se keshtu eshte, ne nuk kemi nevoje te listojme 1000 licensa qe pjesa me e madhe e perdoruesve nuk ua dine kuptimin, pransaj e thjeshtezova disi (model nga wikipedia italiane). Po te shohesh wikipedian gjermane ka akoma me pak lloje licensash. Megjithese numri i licensave eshte reduktuar, funksioni besoj se ka mbetur i njejte. Cdo license eshte e lidhur me nje stampe shpjeguese dhe aktualisht nje pjese e ketyre licensave nuk kane stampen perkatese shpjeguese. Per kete do te merrem personalisht qe neser pasneser te plotesoj te gjitha licensat me stampat shpjeguese perkatese te ketyre licensave. -  Euriditi  27 prill 2012 22:35 (CEST)
Shume mire, nese kjo eshte zgjidhje me e mire ia vlen te thjeshtezohen gjerat pak, por te pakten disa si me kryesore qe jane eshte mire te mbesin.--Liridon (diskutimet) 27 prill 2012 23:04 (CEST)

Article translation request[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi Euriditi, how are you? Mate, I am trying to find an editor/s who can help by translating User:Russavia/Polandball into Albanian. I was wondering if we could make a trade?

If you could translate that article into Albanian for me, I would be happy to upload some 50 Albanian aviation photos to Commons from amongst the 200,000 I have permission to upload. I have uploaded a number of photos today relating to Albanian aviation to give you a brief idea of what I can upload, and I am keeping a gallery at User:Russavia of photos uploaded.

Would you be interested in such a "trade"? Do let me know, either by responding here, or on my talk page, or by emailing me. Cheers, Russavia (diskutimet) 13 qershor 2012 10:11 (CEST)

Of course, I am going to translate the whole article in a week from now. So, the arrange is set up. -  Euriditi  15 qershor 2012 17:49 (CEST)
Hi Euriditi, thanks a lot mate. I look forward to seeing the complete article. I will be uploading photos over the next week; have got a great range of subjects to upload. Cheers, Russavia (diskutimet) 17 qershor 2012 03:30 (CEST)
Hey again mate, the translation is coming along nicely. I've also been uploading more photos, which you can see at User:Russavia. Are you happy with the range so far I've uploaded? Russavia (diskutimet) 18 qershor 2012 17:09 (CEST)
I want to thank you for you contribution, because nowadays photos are the only way to see our military aircrafts alive. -  Euriditi  19 qershor 2012 11:26 (CEST)
Thanks mate. And thank you to you for your collaboration with this. I will be continuing to upload more Albanian/Kosovar aviation photos in the immediate future. I simply want to make sure I upload a good range of photos, and as you can imagine having 200,000+ photos to use makes the searching a somewhat long process. I still have the contact details of an Albanian pilot who used to fly for Albanian Airlines -- I will get back in touch with him and see if he has photos of Ada Air and other airlines from 1990s available for uploading to Commons. I truly hope that the range of photos I have uploaded will help to expand Albanian Wikipedia's coverage of aviation in some way - either thru article creation or expansion/development. Cheers, Russavia (diskutimet) 19 qershor 2012 11:51 (CEST)

Polandball barnstar[Redakto nëpërmjet kodit]

The Polandball Barnstar
Hello Albaniaball, Australiaball be approvings of your translatings of Polandball. With Albaniaball help, we provings that whilst Poland can not into space, Polandball can into Wikipedia. Many of greetings and exultations. Russavia (diskutimet) 19 qershor 2012 11:38 (CEST)

Votimet per Wiki-projektin UEJL 2012[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Euriditi,

Ne wikiprojektin e organizuar nga Wikimedia Maqedoni, Ministria e arsimit, dhe Universiteti i Europes Jug-Lindore ka perfunduar punimi i artikujve, jo aq i suksesshem sa pritej por shpresojme vitet e ardhshme te kontriboje me shume. Gjithsesi, ka nje kohe per tu votuar artikujt nga studentet dhe perdorues tjere te wikipedias, te votohet se cilet jane artikujt me te mire te punuar gjate ketij projekti. Secili perdorues ka te drejte te votoj 3 artikuj te ndryshem, dhe nese keni kohe shihni artikujt dhe vlersoni cilet jane me te mire.

Wikiprojekt: Wikipedia:WikiProjekt UEJL 2012
Votoni :Votimi për artikull më të mirë

--Liridon (diskutimet) 23 qershor 2012 11:35 (CEST)

Përshëndetje Liridon, dua të të them bravo për organizimin e këtij projekti dhe punën tënde në këtë projekt. Eshtë për tu përgëzuar fakti që ky projekt për herë të parë vjen i organizuar nga shqiptarët e Maqedonisë. Jam i sigurt që vitin tjetër edhe pjesëmarrja në këtë projekt po edhe numri i projekteve do të shtohet. --  Euriditi  24 qershor 2012 10:56 (CEST)
Pershendetje Eurititi, dhe me vjen mire qe bere disa ndryshime dhe kritika per artikujt e projektit UEJL 2012. Se pari, nese ke lexuar projektin, organizohnet nga Fakulteti i "shkencave dhe teknologjive bashkekohore" , dmth qellimi ishte te shkruhen materiale dhe tema te kesaj fushe. Gjithashtu keto jane perdorues qe redaktojne per here te pare dhe shume rregulla nuk i dijne mire, edhe pse ua kam shpjeguar shpesh. Gjithsesi, edhe prisja me shume por si fillim mjafton. Nuk e di se ne cfar vendi jeton, por aktivitete te tilla jane interesante dhe nese vazhdohen edhe vitet e ardhshme mund te jene shume efektive per zhvillimin e wikipedias. Mendoj se kete vit duhet te kete me shume aktivitete qe ne prag te 100 vjetorit te tregojme edhe ne qe kemi kualitet dhe qe mund te bejme dicka. Nese do mund te organizonim projekte te tilla ne me shume universitete gjithashtu edhe shkolla te mesme do ishte shume mire, gjithsesi, duhet te kete ndonje sponzor qe te mund te organizoj keto, qe veshtir e gjen :) . --Liridon (diskutimet) 24 qershor 2012 11:01 (CEST)
Jam dakort me ty Liridon, keto projekte duhen organizuar në formën e konkurseve, por qe te realizohet kjo pjesemarrja duhet te jete me e larte, qe pjeseparrja te jete me e larte duhet qe te rritet numri i vizitoreve te wikipedias, qe ky numer te rritet duhet qe cilesia dhe numri i artikujve te shtohet. Pra mendoj se pjesen e mbetur te vitit duhet punuar ne dy drejtime, shtimi i artikujve (arritja te pakten 50.000) dhe krijimi i nje projekti per rishikimin e te gjithe artikujve me teme nga historia e Shqiperise. Ky projekt duhet te kete lejmerimin e vet ne faqen kryesore, pjesemarrje te lire dhe te filloje pas shtatorit. Duhet punuar edhe ne drejtimin e afrimit te wikipedise shipe me rrjetet sociale, njelloj sic kane bere edhe maqedonasit. Vec kesaj ata kane edhe nje ane te forte ne organizimin e ketyre projekteve, Fondacionin Wikimedia. Tani jam me provime por pas kesaj shpresoj te jem me aktiv dhe shpresoj te realizojme pjesen me te madhe te atyre qe thame. -  Euriditi  24 qershor 2012 11:17 (CEST)
Me vjen mire qe jemi me mendim te njejte, aq me mire qe edhe ju jeni student. Un gjithashtu jam duke punuar temen e diplomes, por jam i detyruar sadopak te shkeputem. Suksese ne provime dhe shpresoj te arrijme dicka.--Liridon (diskutimet) 24 qershor 2012 11:24 (CEST)
Shume faleminderit Liridon. Edhe une te uroj suksese ne temen e diplomes dhe te jesh i sigurt se dicka do te arrijme. --  Euriditi  24 qershor 2012 11:33 (CEST)

Te lutem hiq ate aksidentin ne himare se pse demton turizm in ne bregdet![Redakto nëpërmjet kodit]

Mendoj se i ka klauar koha koha atij lajmi qe te jete ne faqe te pare! mendoj lajm i ri eshte gjetja e 36 varreve te kohes aleksandrine ne Durres!

Ne artikullin e Perandorise Bizantine keni vene nje stampe dhe disa pjese te saj jane shqip dhe pjesa tjeter anglisht. A mund ta perkthesh plotesisht stampen ne shqip, ju lutem?--Pedanti (diskutimet) 9 gusht 2012 19:59 (CEST)

Po Pedant, do mundohem ta perkthej plotesisht por kjo pune mud te zgjate edhe 2 dite te tjera pasi ka shume volum. -  Euriditi  9 gusht 2012 20:02 (CEST)

Nuk ka problem.--Pedanti (diskutimet) 9 gusht 2012 20:03 (CEST)

Dakord Pedant. Po te le ty tani te pusosh me artikullin Perandoria Bizantine ndersa vete po merrem me Stampen. -  Euriditi  9 gusht 2012 20:07 (CEST)

Kam nje pyetje. Pse te qeveria ne stampe thote "not specified"?--Pedanti (diskutimet) 9 gusht 2012 21:33 (CEST)

Meqenese parametri qeverisja_lloji nuk eshte plotesuar, atehere stampa automatikisht thote "E pa specifikuar" -  Euriditi  9 gusht 2012 21:42 (CEST)
E rregullova tani -  Euriditi  9 gusht 2012 21:44 (CEST)

Falemniderit!--Pedanti (diskutimet) 9 gusht 2012 21:52 (CEST)

Faqaj e vrasësit serik Ted Bundy ka perfunduar dua qe te kontrollohet sa me shpejt kjo faqe ose te permisohen ndonje gabim tekin. Eduardi01 21 Nëntor 2012 ora 21:59 (CEST)

Pyetje rreth stampës joref[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Euriditi!

Së pari, urime për artikullin e javës. Një artikull i shkruar me kulturë dhe i kompletuar teknikisht për një subjekt me rëndësi të madhe në kulturën tonë.

Në të njëjtën kohë desha opinionin tënd me lidhje me stampën joref. Në praktikë ajo është një stampë që ka për qëllim dhënien e kurajës për të mbështetur artikujt me referenca. Kuptohet që referencat e bëjnë më të besueshme një faqe të botuar në wikipedia. Shqetësimi im ka të bëjë me pjesën e dytë të tekstit të stampës "dhe mund të mos jetë i saktë" . Sot në mëngjes tek po bëja ca redaktime të vogla në faqet e presidentit Nishani dhe të artistit Zef Kolombi, u ndjeva një ndërmjetëse e keqe midis lexuesve të wikipedia-s dhe subjekteve në fjalë kur vendosa stampën joref. Asnjëri prej artikujve nuk ka fare referenca, por unë jam e ndërgjegjshme se ata janë plotësisht të besueshëm. Pyetja ime për ju është kjo: mendon se është më mirë të presim për një kohë të caktuar për referenca para se ta vendosim stampën joref kur një artikull në sq.wikipedia është i saktë por nuk ka referenca të mjaftueshme për ta vërtetuar saktësinë?

Gjithmonë kam frikë se joref mund të ofendojnë disa nga kontribuuesit e artikujve dhe si rezultat t'ua zbejnë kurajën për të ndihmuar me artikuj të tjerë. Faleminderit.--Tiranaere (diskutimet) 22 gusht 2012 06:29 (CEST)

Artikulli mund të mos jetë i saktë në qoftë se ai nuk mbështetet në fakte. Idealisht Wikipedia duhet të bazohet vetëm në fakte të shkruara dhe në asgjë tjetër. --Λeternus 22 gusht 2012 09:58 (CEST)
Faleminderit Vjollca për komplimentin mbi arikullin e javës. Për sa i përket pyetjes tuaj, unë jam i mendimit se duhet përdorur stampa joref kurdoherë kur në artikull nuk ka fare referenca, megjithëse përmbajtja e artikullit mund të jetë e saktë apo jo. Kjo me qëllim që kontribuesit e rinj të edukohen me idenë e shitimit të referencave. Në qoftë se nuk edukohen që në fillim më vonë do ta kenë më të vështirë ose do u duket gjë e tepërt. Në qoftë se përmbajtja është jo e saktë apo joneutrale (gjë që ndeshet në Wikipedia) duhet përdorur stampa POV. Për ta lehtësuar shtimin e referencave do të mundohem që shumë shpejt të përshtat në shqip grupin e stampa Cite. -  Euriditi  22 gusht 2012 15:19 (CEST)
Keni të drejtë.Faleminderit shumë!--Tiranaere (diskutimet) 23 gusht 2012 00:56 (CEST)

Te zbresim më këmbë në tokë ju lutemi...[Redakto nëpërmjet kodit]

Si duket te dashtun diskutues, ka ardhru koha që tê zbresim mbi tokë.... Populli shqiptar e ka te shkruar historinë e tij dhe te njohur nga mbarë shkenca botnore se ne jemi pasardhes te ilirve, ky argument i deshmuar qe i ka penguar grekerit dhe sllavet, si duket duhej te zhduket, te fshihet, siç e thote citimi nga Kundera ! Dhe, si e ksuh mundej ta bente kete detyr perpos miqve te shqiptarve qe patem besim en ta ? Lexojeni ju lutem shenimin tjeter qe sola sot, nxirrni librat origjinale dhe vertetoni edhe ju nese e theme te verteten apo jane genjeshtra keto çka i shperndava para juve, e di se do kundershtojne disa por duhet ti hapim sytë ! Pellazget ne Enciklopedine shqiptare nuk kanë vendë as perparsi mê shumë se sa njê faqe sespe aat nuk jane njê poull as etni edhe aqë më largë qofshin, të konsiderohën si stergjysherit tanë, prandaj Ju kisha lutur; ti hapim sytê e mos t'ia bëjmi varrin veti; Ti kthehemi historise ashtu si e ka vendosur Akademia, edhe pse aty ka gabime, sa iu perkete pellazgeve, nuk e meritojne me shumë se kjo;

"Pellazgët

Popullsi e lashtë mesdhetare paragreke e parailire. Sipas autorëve antikë si; Homeri, Hesiodi, Herodoti,Tukididi etj. kjo popullsi jetonte në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin përëndimor të Azsë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qëndrore, në Thesali e gjetkë. Përcaktimi i karakterit etnik të kêsaj popullsie u shtrua si qështje që në kohën e lashtë ku e trajton edhe Straboni në shekullin e I-rë para krishti. Në shekullin e XIX-të dhe shek. XX çështjen pelalzge e kanë rrahur gjuhëtarë, histrorianë e arkeologë, që kanë dhënë mendime e zgjidhje të ndryshme. Gjatë Rilindjjes Kombëtare pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje për të treguar lashtësinë e tij. Pikëpamjet e sotme më të rëndësishme mund të përmblidhen në dy qëndrime kryesore: 1. Në Ballkan e në Mesdhe ka jetuar një popullsi tajlashtë me emrin pellazgë që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të mëvonshme të kësaj treve; gjuha e tyre pellazgjishtja duhet konsideruar si një gjuhë e parë indoeuropiane. 2. Në kohën e tajlashtë në Ballkan e në Mesdhe nuk ka pasur një popullsi të njëjtë e as një emêr të njëjtë për të gjitha këto treva: prandaj emërtimet Pellazge e pellazgjishte janë të pasakta. Në këtë rast këto popullsi quhen para greke, parailire e paratrake dhe perjashtohet mundësia e percaktimit të karakterit të tyre etnik. Teza e parë, e autoktonisë dhe e lashtësisë së elementit të parë indoeuropian, ka gjetur ka gjetur një mbështetje nga të dhënat arkeologjike të vëndit tonë si edhe të vendeve fqinjë. Kulturat e neolitit të hershëm të gjetuar në Vashtëmi, Burimi, Podgoreie, Blazi, Kolshi etj. kanë lidhje të ngushtë me kulturat pasardhëse të neolitit të mesëm, të perfaqsuar nga Cakrani- Dunaveci, kurse kulturat e neolitit të vonëshëm si, Barçi, Maliqi, Kamniku, Burimasi e tj., kanë në bazë të zhvillimit të tyre një tërësi elementesh të trashëguara nga neoliti i mesëm. Gjatë epokës pasuese të bakrit, dmth. gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të tretë para krishti, në territorin e vendit tonë lindën dhe u zhvilluan kulturat Maliqi II, Burimas, Tren, Blaz, Gradec, Benjë, të cilat në treguesit kryesorë dëshmojnë për një lidhje të ngushtë etno kulturore me kulturat paraardhëse. Si përfundim, indoeuropianizmi i territorit të vendit tonë është bërë nëpërmjet një procesi të gjatë evolutiv që nuk njohu ndërprerje. Ardhja e mëvonshme e një elementi të ri indoeuropian në fillim të epokës së bronzit nuk i zhduku kulturat dhe popullsitë vendase indoeuropiane të para, kështu në kapercyellin e mijëvjeçarit të tretë para krishti u bë një ndërthurje e elementëve kulturorë dhe etnikë vendas me elementët të rinj indoeuropianë të ardhur nga veriu, kapercyen Danubin dhe pushtuan tërë Ballkanin, si rezltat i së cilës u formua një popullsi me tipare të përgjithshme kulturore e gjuhësore të përbashkëta për tërë Ballkanin. Kjo është popullsia e tejlashtë e Shqipërisë që mund të lidhet me pellazgët e përmendur në burimet historike."

Pergatiti Minella Kapo për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar 1985 Tiranë

"Pellazgjishtja:"

"Gjuha e pellazgëve, një gjuhë e panjohur: disa të dhëna nxirren në mënyrë të terthortë. Janë veshtruar si mbeturina të Pellazgëve disa fjalë të greqishtës dhe disa emra vendesh, personash e perëndish me disa prapashtesa të veçanta, që nuk kanë të njejtat tipare fonetike që nuk karakterizojnë greqishten. Janë bërë përpjkje për të zbuluar lidhjet e pellazgjishtës me gjuhë të tjera indoeuropiane dhe janë sjellë të dhëna me interes që kanë çuar përpra trajtimin e këtij problemi. Pellazgjishtën e kanë afruar atë herë më ilirishtën dhe nëpërmjet saj me shqipen, herë me trakishten, herë me gjuhët gjermanike dhe balto-sllave, herë me gjuhët anatolike etj. Megjithatë përkatësia etnike e pellazgëve dhe përkatësia gjuhësore e tyre nuk janë zgjidhur përfundimishtë. Që në shekullin XVII-të por veçanërisht me Rilindasit e shekullit XIX-të u hodh e u trajtua teza e lidhjes së pellazgëve me shqiptarët dhe të pellazgjishtës me shqipen, nga studiues shqiptarë e të huaj. Për të treguar lashtësinë e popullit tonë, tezën prejardhjes pellazge të shqiptarëve e shtjelluan sidomos rilindësit Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri etj, dhe e popullarizoi nëpër Europë veçanërishtë albanologu Hahn. Kohët fundit këtë tezë e ka mbrojtur edhe Spiro Konda në librin: Shqiptarët dhe problemi pellazgjikë, botuar greqishtë dhe shqip 1952 Tiranë."

Përgatiti për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar Seit Mansaku

Tjeta Euriditi, po shikoj qe rroboti funksionon pa probleme. Mund te hapesh nje kerkese per Bot Flag te WP:KPMR qe ta miratoj shpejt? Faleminderit. --  eagleal  5 shtator 2012 20:57 (CEST)

Faleminderit Eagleal. Nuk e di a e bëra siç duhet kërkesën por pashë atë shëmbulin më lart. Boti ka një problem me nënshkrimin dhe me formatin e datës. Formati i datës ndryshon pasi vendos vitin të parin. Megjithate jane gjera qe rregullohen. -- Euriditi  5 shtator 2012 21:09 (CEST)
Tjeta Euriditi. Po shikoj qe po provon edhe funksione te tjera per Rrobotin Tung (si faqe orphan etj). Rroboti jote ehste miratuar vetem per funksionin Tung. Edhe pse py framework eshte i testuar ne Wiki do ishte mire te kerkoje me para leje nga komuniteti (me para testohe mire kodin, se orphaned qe po çon neper fletat e diskutimit nuk jane vene mire: eg. mungon lista e faqeve, titulli i diskutimit, etj). --  eagleal  11 shtator 2012 22:07 (CEST)

Përshëndetje Eagleal, është e vërtetë që roboti ka sjelle disa shqetesime ne lidhje me postimet ne faqen e diskutimit ndaj do ta shikoj edhe nje here framework-un. Megjthate duhet te kerkoj leje per perdorimin e:

  • cosmetic_changes.py
  • replace.py
  • lonelypages.py
  • interwiki.py

pasi jane te domosdoshem ne Wikipedia. Lejen duhet ta kerkoj tek vendi ku eshte bere votimi apo gjetke? -- Euriditi  12 shtator 2012 14:12 (CEST)

Votimet duhen bere ne WP:KPMR teknikisht, por meqense nuk e shikon njeri (active users) te keshilloj ta çosh edhe nje link te Wikipedia:Kuvendi. Zakonisht un miratoj pa votim, vetem me prove, rrobotet qe merren me interwikies vetem. —  eagleal  12 shtator 2012 20:06 (CEST)
Kujthou edhe qe Interwikit qe kerkojne modifikimin e nje gjuhe tjeter (en.wiki, etc) kerkojne regjistrimin tek wiki lokale (te WP:BOT ke listen). —  eagleal  12 shtator 2012 20:08 (CEST)

Over 100K, but is it legitimate?[Redakto nëpërmjet kodit]

I see that this wiki just passed 100.000 total pages, which usually means it would be announced at m:Wikimedia News. The problem is, the last five newest pages are contributions from User:Drilon122 that appear to be "cut-and-paste jobs" from another website (possibly a machine translation of the text from another Wikipedia? — I don't read Albanian, so I can't really tell). Can you check these out and let me know if these articles are going to stay or get deleted? If they get deleted, that will drop the wiki below 100.000 pages, and in that case I'd rather wait until it reaches the milestone again before I announce it at Meta. (You can reply either here or my user page. It doesn't matter.) - dcljr (diskutimet) 14 shtator 2012 04:35 (CEST)

Hello dcljr, you were right. The last five contributions from User:Drilon122 were auto-translated text from English Wikipedia and I just deleted them all. But you are free to announce at Wikipedia News that Albanian Wikipedia passed the milestone of 100K pages because Statistics tell so. -- Euriditi  14 shtator 2012 10:01 (CEST)

RE:Creating a bot like DastyorBot[Redakto nëpërmjet kodit]

Hello from Uzbek Wikipedia! The bot uses DotNetWikiBot framework. Abdulla (talk) 14 shtator 2012 12:22 (CEST)

Thank you Abdulla. I want to congratulate you for the amazing work that you have done in Uzbek Wikipedia and I want to thank for your help too. -- Euriditi  14 shtator 2012 12:32 (CEST)

Kërkesë për ndihmë[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje zotri [[ Euriditi  ju lutem shum pe te më ndihmuar rreth artikullit Ted Bundy rreth gabimeve gjuhësore perfeksonimin e disa artikujve dhe po ashtu redaktimi e disa artikujve të pa plotësuar me nderime Informacient06 1:13 PM (CEST) 2012

Hello, Could you please explain why SQWiki has a different logo? --Jyothis (diskutimet) 13 nëntor 2012 21:02 (CET)

No offense, but I have removed the logo change. Foundation project should be using a foundation logo, unless there is a valid reason for using your own. Please link to the community approval for the same as well. --Jyothis (diskutimet) 13 nëntor 2012 22:44 (CET)
The community have decided to change the logo months ago, but I changed it today. This is due to celebration of 100 anniversary of independence and this logo will stay only during the November. -- Euriditi  13 nëntor 2012 23:23 (CET)
Thank you for clarifying. I have sent this discussion link to Philippe for review. Foundation's policy requires projects to use only approved logos. Please do not change it until you hear from Philippe or some one from foundation. Thanks in advance and congrats for the 100th anniversary of independence to your country! --Jyothis (diskutimet) 14 nëntor 2012 04:43 (CET)
Thank you for your reply and your congratulation. The same has done Italian Wikipedia for 150th anniversary of unification and we thought it wold be good to keep our Independence's logo for a time. Hope Philippe or someone else reply as soon as you. Thanks again. -- Euriditi  14 nëntor 2012 16:23 (CET)

Përshëndetje Euriditi, Ju falenderoj për punën e vazhdueshme që bëni në Wiki Sq. Statusin e kontrolluesit e kam pasur edhe më parë, por me modifikimin e emërit tim nga Përdouesi:IH solli heqjen edhe të këtij statusi më duket.

Para disa kohësh i kisha kërkuar Eagleal që të më ndërronte në IH, por kjo më solli shumë probleme pasi kur dilja nga Wiki Sq dhe shkoja në Wiki En apo Wiki It duhet të vendosja gjithmon mail-in dhe paswordin dhe u bë një gjë problematike. Tani u riktheva edhe një herë me të njëjtin emër përdoruesi, fatëmirësisht ky problem përfundoi. Kjo gjë ka kondicionuar edhe faktin pse kohët e fundit kam dhën më pak kontribut në Wiki Sq.

Faleminderit për titullin e kontrolluesit.

Miqësisht --Përdoruesi:IH (diskutimet) 14 nëntor 2012 19:03 (CET)

Faqaj e vrasësit serik Ted Bundy ka perfunduar dhe ësht kompletuar dua qe te kontrollohet sa me shpejt kjo faqe ose te permisohen ndonje gabim tekin dhe ju lutem për një vlersim apo kritik. Eduardi01 21 Nëntor 2012 ora 21:59 (CEST).

Përshëndetje Eduard, së pari dua të të falenderoj për kontributin dhe përkushtimon tënd në Wikipedia. Kjo është gjëja që ka më tepër rëndësi, gjithçka tjetër rregullohet. Për sa u përket kritikave do të listoja:
  • Artikulli nuk ka asnjë referencë. Mundohu të gjesh referenca nga wikipeditë homologe. Referencat futen brënda eriketave <ref></ref>. Ja për shëmbull: <ref>[www.faqja_qe_refereohehesh.org Përshkrimi i referencës]</ref>.
  • Në shqip shkon me teper per shtat te thuhet vrases serial. Vrasës serik nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
  • Emrat e muajve shkruhen me gërmë të vogël.
  • Gabime drejtshkrimore. Konstrukt i gabuar fjalish. Kujdes përdorimin e gërmës ë dhe ç.

Për të bërë korigjim automatik të gabimeve drejtshkrimore, shkarko programin Drejtshkrimori i cili integrohet me Microsoft Word. Edhe unë do të mundohem të të jap një dorë në përmirësimon e artikullit që së shpejt shpresoj ta shohim në vitrinën e Faqes kryesore. Gjithë të mirat! -- Euriditi  22 nëntor 2012 17:21 (CET)

Euridit, mund te me thoni se kush e ka marre vendimin qe ne Wikipedian shqiptare duhen 300 editime per te pasur statusin e vetekontrolluesit? A ka pasur ndonje konsensus per kete mes administratoreve?

Enciklopedite e tjera e kane automatike, qe pas editimit te pare. Une mendoj qe po largojme shume editore potenciale nga wikipedia shqiptare me kete rregull. Do isha per me shume leje e me shume bllokime: Nese dikush mund te beje vandalizma, i bllokojme IP-ne pas disa paralajmerimesh dhe pike: keshtu funksionon ne gjuhe te tjera, po si eshte gjendja tani, i presim krahet atyre qe duan te shkruajne dhe te shohin rezultatin menjehere. Eshte per te ardhur keq, pershembull qe nje editor shqiptar qe kontribuon suksesshem ne wikipedian angleze, si IH, duhet te kaloje te 300 editimet per t'u "vetekontrolluar".

Mos eshte mungese administratoresh aresyeja kryesore? Eshte e vetmja qe mund te mendoj.

Une do jepja statusin qe me editimin e pare, po do isha gjithashtu i hapur per nje rruge te mesme, nese do kete njeri qe te me kundervihet ne kuvend, tip 50 editime. Megjithate doja te dija mendimet e tua. Faleminderit. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 13:20 (CET)

Edhe nje gje tjeter. Une editore me eksperience si Fjorilda apo IH, te cilet i kam ndjekur ne wikipedian angleze, do i beja administratore shpejt, kuptohet pasi te arrijne 1000 editimet dhe pas kandidimit, sepse kane eksperience ne wiki te tjera, pra jane veterane. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 13:22 (CET)
Pershendetje Pasthirrma, te vleresoj per kontributin qe po jep ne Wikipedia. Eshte e vertete qe ka wiki qe statusin e kontrollorit ta japin automatikisht pasi ben nje numer redaktimesh, por te them te drejten nuk jam ne dijeni nese ka Wikipedi qe ta japin statusin qe me redaktimin e pare. Kjo mua sme duket normale. Thelbi eshte qe nje kontrollues te krijoje besim ne grupin e perdoruesve te tjere dhe per te krijuar kete besim nevojitet nje kontribut i vazhdueshem. Wikipedia polake per shembull e jep statusin e kontrollorit automatikisht pas 500 redktimesh. Ne Wikipedine tone eshte vendosur kufiri 300 redaktime. Pesa i perket statsuit te administratorit, kufiri ehte 1000 redaktime. Une e di qe Fjorilda, IH, Filmishqip e shume te tjere po japin kontribut te vazhdueshem. Politika tone eshte qe te emerohen sa me shume administratorë, pasi siç e sheh shume pak administratorë janë aktive, po rregullat nuk mund te thyen. Cdokush qe ploteson numrin e redaktimeve ka per tu kantiduar per admin. Gjithe te mirat, -- Euriditi  27 nëntor 2012 13:37 (CET)
Enciklopedia anglisht ta jep automatikisht qe me editimin e pare: ju jeni editor vete atje keshtu qe e keni eksperimentuar qe pasi bete editimin e pare, artikulli u modifikua sipas ndryshimeve qe bete ju. Pra me editimin e pare ne wikipedian angleze je edhe vetekontrollues edhe kontrollues. Gjithashtu ashtu funksionojne wikipedia franceze dhe ajo italiane. Sa me shume liri, aq me shume pergjegjesi. Nuk me the kush e ka vene rregullin e 300 editimeve. Cdo rregull mund te ndryshoje me rritjen e wikit, rregullat nuk jane te skalitura ne gur: mjafton nje cike bashkepunim e komunikim per te miren e perbashket. Ki parasysh qe ne vitet e para te wikipedias angleze ishin te gjithe administratore (flas per 2002-2003): kjo beri qe ajo wikipedia te rritet eksponencialisht. Ketu, mendoj une ka dy probleme kryesore: perkthimi i rregullave, dhe artikujt e pashqyrtuar, te cilat jane flluska te medha me fjale, te kopjuara nga ndonje artikull, dhe pa pune te vertete kerkuese. Te dy problemet duan me shume editore pra krahe pune, dhe rritja e editoreve kerkon me shume administratore. Nese duam rritje te shpejte, duhet te ulim numrin e editimeve per vetekontrollim. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 13:46 (CET)
Ok, po te flas me "ty", nese me lejon. Ti ke vene diku qe objektivi yne eshte te arrihen 50 mije artikujt ne 2012. Veshtire se behet me pak editore. Nese ka shume editore, ne mund te arrijme pa frike ne 100 mije artikuj brenda tre vjeteve, po do nje cike liri. Tani per tani wiki shqiptar eshte shume i ngurte. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 13:58 (CET)
Ndruaj mos flasim per çështje të ndryshme. Unë po thoja se duhen 300 kontribute për të marrë statusin e kontrolluesit. Edhe në wikipedinë angleze duhen plotësuar kushte për tu bërë reviewer. Po ashtu edhe Wikipedia gjermane kërkon 200 redaktime, wikipedia ruse 100 redaktie etj. Wikipedia angleze shfaq automatikisht ndryshimet që ti kryen pasi nuk e ka shtojcën Flagged revisions. Përsa i përket vendosjes së kufirit 300 redaktime, mendoj se mund të ndryshohet. Kështu eshte vendosur me konsensus, megjithëse nuk jam i sugur nëse ka ndonjë votim për përcaktimin e numrit 300. jam dakort që Wikipedia vazhdon të ketë problematika, nuk je i pari që e thua, edhe unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them. Përsa i përket shtimit të artikujve hidhi një si projektit Wikipedia:WikiProjekti Importimi automatik i artikujve, është një projekt i ri, i dobishem qe kerkon mbeshtetje. -- Euriditi  27 nëntor 2012 14:23 (CET)
Une nuk e kam hallin te statusi i "kontrolluesit", po te ai i "editorit" (te cilin une e quajta "i vetekontrolluar" (autocontrolled)). Statusi i editorit duhet dhene qe ne editimin e pare, e jo kur merret statusi i kontrolluesit (reviewer). Zakonisht statusi i "reviewer" (kontrollues) jepet ne enciklopedine angleze, ne menyre qe te perdoren vegla speciale per revert ne modzilla (pervec twinkle, qe mund ta perdori kuzhdo, jo vetem reviewer-i), po s'ka ndonje gje tjeter, dhe per mua eshte ok qe te jepet mbas 300 editimesh, po nuk e kam hallin ketu. Adminstratoret ne wikin shqip japin statusin e kontrolluesit, i cili jep automatikisht ate te editorit, po statusi i editorit (qe eshte nje cike me ulet sesa ai i kontrolluesit) duhet dhene shume me heret, per mendimin tim qe ne editimin e pare. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 15:47 (CET)
Tani e kuptoj Pasthyrma. Mendoj se duhet të ketë ndonje ndryshime në konfigurimin e Wikipedias. Për momentin nuk mund te te them me teper. Kur ta gjej se cili skript eshte pergjegjes per kete do ta rregulloj edhe ne Wikipedian ne shqip. Nderkohe n.q.s e gjen ti pra meje me ver ne dijeni. -- Euriditi  27 nëntor 2012 16:25 (CET)
Faleminderit po nuk e di nese do mund ta gjej dot vete. Normalisht edhe editoret me llogari, edhe IP duhet te kene statusin e editorit qe ne editimin e pare. Keshtu do fitojme jashtezankonisht shume editore. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 17:55 (CET)
Kam pershtypjen qe eshte Përdorues të vërtetuar automatikisht, qe eshte niveli me i ulet i privilegjeve, dhe qe i referohet "Users" ne anglisht, faqja eshte kjo. Ne kohe kjo faqe eshte grisur vazhdimisht (shih grisjet) te wikipedia shqiptare, nuk e di pse. Pasthirrma (diskutimet) 29 nëntor 2012 16:22 (CET)

Kontrollo Wikipedian shqiptare dhe ate italiane dhe krahasoji: Ne kemi "perdorues" "redaktore" dhe "kontrollues". Teper grupe: ato duhen konsoliduar qe "perdoruesit" te kene te njejtat te drejta si "redaktoret", pra keto dy grupe duhet te behen "merge dhe 47,000 perdoruesit te kene te drejta redaktori.

Tani per tani perdoruesi i thjeshte duhet ta shohi editimin te kontrolluar nga dikush tjeter. Ne humbim keshtu nje tufe me wikipediane, te cilet nuk eksperimentojne dot me wikipedian, pasi duhet qe dikush t'ia rishikoje editimin ne menyre qe ky i fundit te paraqitet. Duhen "bashkuar grupet e "perdorues" dhe "redaktor", ose u duhet dhene 47 mije perdoruesve e drejta e redaktorit.

Nese keto te mesiperme nuk behen dot per aresye teknike, le t'i japim te drejten e kontrolluesit te 47 mije perdoruesve dhe te krijojme per grupin e "reviewer" kete. Ne fakt mendoj qe duhet te bejme pikerisht kete. "Kontrolluesi" tani per tani ka te njejtat te drejta qe ka editori i wikipediave te tjera: pra te beje nje editim qe te duket ne artikull kur nuk je 'logged in'. C'mendon? Pasthirrma (diskutimet) 30 nëntor 2012 17:00 (CET)

Gjithashtu ti ose ndonje admin tjeter duhet te kerkoje ne wikimedia nje "checkuser" account, pasi s'kemi asnje. Pasthirrma (diskutimet) 30 nëntor 2012 18:07 (CET)
Per te mundesuar autopromovimin eshte nje pjese kodi që duhet rregulluar në noc.wikimedia.org/flaggedrevs.php]. Une mendoj qe duhet pershtatur sipas modelit gjerman. Kodi qe perdor Wikipedia gjermane eshte si me poshte. Komentet ne anglisht shpegojne funksionin e cdo parametri. -- Euriditi  1 dhjetor 2012 10:27 (CET)
elseif ( $wgDBname == 'dewiki' ) {
	$wgFlaggedRevsNamespaces[] = NS_CATEGORY;
	$wgFlaggedRevTags['accuracy']['levels'] = 1;

	$wgFlaggedRevsAutopromote = $wmfStandardAutoPromote;
	$wgFlaggedRevsAutopromote['edits'] = 300;
	$wgFlaggedRevsAutopromote['recentContentEdits'] = 5;
	$wgFlaggedRevsAutopromote['editComments'] = 30;

	$wgFlaggedRevsAutoconfirm = array(
		'days'				=> 30, # days since registration
		'edits'			   => 50, # total edit count
		'spacing'			 => 3, # spacing of edit intervals
		'benchmarks'		  => 7, # how many edit intervals are needed?
		'excludeLastDays'	 => 2, # exclude the last X days of edits from edit counts
		// Either totalContentEdits reqs OR totalCheckedEdits requirements needed
		'totalContentEdits'   => 150, # $wgContentNamespaces edits OR...
		'totalCheckedEdits'   => 50, # ...Edits before the stable version of pages
		'uniqueContentPages'  => 8, # $wgContentNamespaces unique pages edited
		'editComments'		=> 20, # how many edit comments used?
		'email'			   => false, # user must be emailconfirmed?
		'neverBlocked'		=> true, # Can users that were blocked be promoted?
	);

	$wgGroupPermissions['sysop']['stablesettings'] = true; // -aaron 3/20/10
}
Gjetje e bukur! Wikipedia anglisht e ka "autoconfirmed status" mbas 4 ditesh; gjermania mbas 30 ditesh. Nuk e kam problem te jete cilado nga ato, jane te dyja te aresyeshme. Pasthirrma (diskutimet) 1 dhjetor 2012 14:01 (CET)

Konsidero arkivimin e kesaj faqeje kur te kete mberritur 100kb (eshte 80kb tani), eshte e veshtire per shume njerez me slow connection qe ta download-in, le te bejne urimet. Pasthirrma (diskutimet) 28 nëntor 2012 10:53 (CET)

Dakord Pasthirrma. -- Euriditi  28 nëntor 2012 10:56 (CET)
Faleminderit per punen kolosale dhe iniciativen. Pasthirrma (diskutimet) 28 nëntor 2012 15:55 (CET)
Ju faleminderit per vleresimin Pasthirma. E cmoj kontributin qe po jepni edhe ju dhe shpresoj qe ne te ardhmen te kontribouj edhe me teper. -- Euriditi  28 nëntor 2012 16:00 (CET)

Roboti Tung ka nje problem. Per shembull ne kete editim ka bere qe referencat te mos lexohen mire. Ne rastin specifik, kur vendos "ref name" ajo qe eshte pas shenjes se barazimit duhet te jete ne thojza (nese eshte e perbere prej me shume se nje fjale te vetme, pra dy fjale e me shume) qe te funksionoje si reference e lexueshme, ndryshe do japi ato gjerat e kuqe. Pra te jete <ref name="Ylli Xhufi"> e jo <ref name=Ylli Xhufi>. Te lutem konsidero t'ia instruktosh kete robotit. Faleminderit. Pasthirrma (diskutimet) 28 nëntor 2012 16:06 (CET)

Po, jam ne dijeni te ketij difekti pasi e kam konstatuar vete edhe me pare, prandaj perkohesisht e kam ndaluar rrobotin te beje regullim te referencave. Gabimi qendron tek skripti qe perdor rroboti per kete funksion, duhet te gjej nje me te freskuar. -- Euriditi  28 nëntor 2012 16:11 (CET)
Ok, jam i gezuar qe e paske vene re. Pershendetje. Pasthirrma (diskutimet) 28 nëntor 2012 16:12 (CET)
Gjithe te mirat Pasthirma dhe mos ngurro te me pyesesh apo te me ankohesh per cdo gje qe ka lidhje me Wikipedian shqip. Me sa te kem mundesi do te te ndihmoj. -- Euriditi  28 nëntor 2012 16:14 (CET)
Faleminderit perseri. Ia merr dot MiszaBot-in per arkivime automatike? Pasthirrma (diskutimet) 28 nëntor 2012 16:20 (CET)

Shiko pak këtu[Redakto nëpërmjet kodit]

Lexoje dhe një herë po deshe urimin tënd me datë 27.11.12 se ke bërë më duket një gabim të vogël në të shprehur. Thuhet na kanë bëre pas shpine dhe jo na kanë bëre pas shqipe. Gëzuar! Babagjysh (diskutimet) 29 nëntor 2012 13:43 (CET)

Shume faleminderit qe e vure re kete. Vete s'kisha per ta vene re kurre, pavaresisht se e kam lexuar disa here urimin. -- Euriditi  29 nëntor 2012 13:49 (CET)
A i shkëmben një palë syze leximi me madhësi +5,0 si b-kavanozi me një shabllon tung? flm. Babagjysh (diskutimet) 29 nëntor 2012 15:21 (CET)

Faleminderit qe ma besuat titullin e kontrolluesit Arianiti (diskutimet)

Është puna juaj Arianit që ju nderon. Unë bëra thjesht detyrën. Shpresoj që në të ardhmen të bashkëpunojmë edhe më tepër. -- Euriditi  29 nëntor 2012 13:59 (CET)

Pershendetje Euriditi! Kam pare punen tuaj ketu ne Wikipedian shqiptare dhe mendoj se ju e meritoni titullin e burokratit. Do te kisha shume deshire qe te kandidonit per kete titull. Kam pershtypjen se do te kesh mbeshtetjen e plote te komunitetit! --Olsi (diskutimet) 1 dhjetor 2012 13:27 (CET)

Mbeshtetja ime personale do jete e plote. Pasthirrma (diskutimet) 1 dhjetor 2012 14:01 (CET)
Faleminderit për konsideratën miq. Besoj se do të kantidoj në një moment më të përshtatshëm në të ardhmen e afërt. Për momentin do të më duhet të tërhiqem për pak kohë nga Wikipedia për arsye të impenjimeve të tjera. Ju faleminderit edhe një herë.-- Euriditi  1 dhjetor 2012 17:33 (CET)


Siç mund të lexohet dhe më lart duket se disa wikipedianë jo-shqipfolës bëjnë kërkesa të ndryshme për translatione të të gjitha llojeve. Doja të di se nëse ka ndonjë rregull në wikipedia në shqip që e parandalon një gjë të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për rregullat e wikipedias (dhe jo për artikujt enciklopedikë)? Flm. Babagjysh (diskutimet) 4 dhjetor 2012 11:51 (CET)

Nuk e di babagjysh, ne qofte se e ke fjalen per mesazhet qe fillojne me titullin "Translation notification:", ato jane mesazhe per llogari te Wikimedia-s dhe jo Wikipedias ne veçanti. Mund ta listosh veten ne qofte se deshiron per te perkthyer mesazhe te tilla (nuk eshte e thene te perkthesh cdo mesazh). Nuk ka politika parandalimi pasi mund te listohesh si perkthyes me deshire dhe po me deshire mund te largohesh. -- Euriditi  4 dhjetor 2012 14:51 (CET)
Te lutem mund t'ia japesh statusin e kontrollorit babagjyshit? Qartesisht nuk ka nevoje qe une, Aeternus, apo ndonje tjeter t'ia "kontrollojme" editimet: Ai eshte aktiv duke bere dy faqe te reja me rregullore per sqwiki dhe editime te tjera te mira: nuk mendoj qe ka nevoje te presim 300 editime per t'i dhene statusin. Faleminderit --Pasthirrma (diskutimet) 6 dhjetor 2012 20:47 (CET)
Pershndetje Pasthirrma, e kam pare me kujdes kontributin tuaj dhe te Babagjyshit ndaj dua tiu pergezoj te dyve; por rregullat mbeten rregulla pradaj nuk mund tia jap statusin pa mbushur 300 redaktime. -- Euriditi  6 dhjetor 2012 21:52 (CET)
E vleresoj kete. Teknikisht as mund ta sponsorizoj vete pasi me duhen 6 dite per t'u bere anetar "i rregullt", pra t'ia leme kohes. Faleminderit.--Pasthirrma (diskutimet) 6 dhjetor 2012 22:36 (CET)

Hi, I just noticed your bot is running in the Finnish Wikipedia without a required bot flag. According to the policy a request must be made for every bot before actually running them. Thank you in advance for your cooperation and best regards, Jafeluv (diskutimet) 7 dhjetor 2012 16:46 (CET)

Vlerësoj punën që ke bërë këto javët e fundit për faqen kryesore. Lidhjet te {{Wikipedia:Faqja kryesore/Wikiprojektet2}} janë të renditura vertikalisht, rrjedhimisht që faqja kryesore duket më e gjatë. Që faqja për lexuesit të jetë sa më e përmbledhur, mendoj se lidhjet duhet të jenë të renditura horizontalisht si te {{Wikipedia:Faqja kryesore/Wikiprojektet}}. Babagjysh (diskutimet) 10 dhjetor 2012 18:22 (CET)

Te falenderoj Babagjysh. Do merrem nje dite me Faqen krysore dhe do ta rregulloj sic duhet. -- Euriditi  10 dhjetor 2012 18:50 (CET)
Mirë po m'duket siç e bëre tani. Bravo! Babagjysh (diskutimet)
Faleminderit! Si mendon Koka shkon me shume me globin gri apo pa globin gri. Mendoj ta heq fare globin gri. Kur e vendosa ne fillim ndoqa shembullin e Wikipedias franceze, por mendoj se pa globin gri duket me e thjeshte per syrin. -- Euriditi  11 dhjetor 2012 15:57 (CET)
Duket më thjesht dhe faqja hapet më shpejt. Si te duash, hiqe po deshe. Babagjysh (diskutimet) 11 dhjetor 2012 16:07 (CET)
Po e heq, duhet me e thjeshte keshtu! -- Euriditi  11 dhjetor 2012 16:09 (CET)

As i can see, you are also one of sysops. Do you know the mail adress of Planeti and if possible could you ping him to read his talk page here? I would appreciate it. Thanks. --WizardOfOz (diskutimet) 13 dhjetor 2012 21:09 (CET)

Kontroll i redaktimeve[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje User:Euriditi, A mund t'i kontrolloni ju lutem sa me shpejt redaktimet e mia te sotme? Flm! Kam dhe nje pyetje: Pse disa faqe kane nje flete extra: "Duke kontrolluar"? Flm serisht! Shkupiani (diskutimet) 14 dhjetor 2012 15:02 (CET)

Sapo i kontrollova shkupjan. Disa faqe kane "Duke kontolluar" pasi presin kontroll nga nje Konrollues. Kjo vjen si pasoje e implementimit te shtojces Flagged Reviews. -- Euriditi  14 dhjetor 2012 17:08 (CET)
Faleminderit Euridit! Te lutem, a mund te kontrollosh te lutem edhe faqet e mia mbi universitetet ne Shqiperi dhe troje: Universiteti i Tiranes, Universiteti Politeknik, Universiteti Epoka, Universiteti Beder, Universiteti Kristal, Universiteti i Evropes Juglindore, Universiteti i Prishtines? Shume faleminderit serish, te uroj pune te mbare Shkupiani (diskutimet) 16 dhjetor 2012 14:12 (CET)
Patjeter Shkupjan. Pune te mabre!-- Euriditi  16 dhjetor 2012 14:16 (CET)

Ke bërë kthimin e një artikulli pa shkak[Redakto nëpërmjet kodit]

A mund të sqarosh me pak fjalë, se pse e bëre kthimin e versionit te kjo faqe këtu?. Sa për kujtesë: Kthimet e versioneve shoqërohen rregullisht edhe me një shpjegim bindës te përmbledhja e redaktimit ose te faqja e diskutimit, për të shmangur keqkuptimet gjatë redaktimeve. Të uroj punë sa më të qetë. Babagjysh (diskutimet) 16 dhjetor 2012 11:32 (CET)

Pershendetje, së pari fjalite pyetese ne kryerradhe kishin konstrukt me te gjate se ato qe zevendesova une. P.sh. 'A dëshironi të bashkëpunoni në Wikipedia?' kur mund te themi thjesht 'Dëshironi të merrni pjesë?' etj. Fjala 'livadhi' nuk mund te zevendesohet kurrsesi me 'faqja e proves'. Vertet livadhi eshte nje faqe prove, por zevendesimi mendoj se eshte i gabuar. Mbase edhe ky version i tanishem nuk eshte i perkryer, por qellimi eshte qe fjalite te jene sa me te shkurtra. Duke qene fjalite sa me te shkrutra rritet shpejtesia e leximit dhe kuptohen me lehte. -- Euriditi  16 dhjetor 2012 11:56 (CET)
Pse u shtuan dhe 99 byte më shumë teksti quhet i gjatë, okay tani mësova dhe diçka të re. Ti mendon se zëvendësimi i fjalës livadh është i gabuar? Ah tani e kuptova, ti vetëm mendon.... Por edhe dhe unë mendova. Mendova ta bëja fjalën sa më të kuptueshme për fillestarët, që ta dinë se po të shkosh te livadhi do të thotë thjesht bërje provash apo zbavitje. Se shumica mendoj unë, duhet ta vrasin disi mendjen për të kuptuar domethënien e kësaj fjale. Në të vërtetë fjala duhej quajtur ndryshe. Sandbox (en.), Pagina delle prove (it.) ose Spielwiese (de.) nuk mund të quen thjesht Livadh (sq.). Nëse ky argumentim të duket disi bindës, atëhere mendoje më mirë dhe një herë këtë veprim. Se unë s'kam kohë të tepërt të merrem me diskutime boshe. Përshëndetje! Babagjysh (diskutimet) 16 dhjetor 2012 13:11 (CET)
Them mendova pasi nuk ka ende rregulla te percaktuara qarte ne Wikipedian tone, por kjo nuk do te thote qe cdokush te beje si do vete. Te pakten ato qe jane percaktuar ti leme ashtu sic jane. Emrin 'Livadhi' nuk e kemi percaktuar as ti as une, prandaj duhet respektuar. Persa i perket fjalive, ndryshimi nuk qendron thjesht tek rritja me aq bite sa thua ti por tek konstrukti. Me mire 2 fjali te shkura sesa nje fjali e gjate. Mos e mer ndryshimin e faqes kaq personale! -- Euriditi  16 dhjetor 2012 13:20 (CET)
Nuk u ndërrua dhe as nuk u propozua që të ndërrohet fjala livadh. Pas klikimit mbi lidhjen redaktuesi i ri do të drejtohej përsëri aty. Nejse, që fjala "livadh" tani pas rreth 10 vitesh nuk mund të ndryshohet kjo është mëse e qartë, ajo ka arësye tjetër. Mos e merr personale, por nqs. ti mendon se duhet pyetur dikush përpara se të bëhet ndonjë ndryshim, atëhere e ke përsëri gabim. Fjala ishte thjesht që të lihet një shpjegim i shkurtër te përmbledhja në të ardhmen. Ndoshta duhet të harxhosh pak më shumë kohë me disa rregulla specifike, edhe pse ato në shqip janë me pakicë. Si përkthyes i regjistruar që je nuk e ke aspak të vështirë besoj. Babagjysh (diskutimet) 16 dhjetor 2012 13:44 (CET)


Turkish Wikipedia ![Redakto nëpërmjet kodit]

Thank you for this message!Aguzer (diskutimet) 20 dhjetor 2012 18:36 (CET)

Importim automatik[Redakto nëpërmjet kodit]

Më dërgo e-mail me shpjegim të procesit që të fillojmë.--ZjarriRrethues (diskutimet) 22 dhjetor 2012 19:40 (CET)

Dakord ZjarriRrethues! Me vjen mirë që dëshiron të marrësh pjesë. -- Euriditi  22 dhjetor 2012 19:42 (CET)

Arkivimi i Kuvendit[Redakto nëpërmjet kodit]

Euridit, pashë se një pjesë të mirë të çështjeve në kuvend i ke arkivuar. Sidoqoftë, disa prej tyre kanë qenë çështje aktive të cilat duhet të mbesin ende. Të lutem ktheji prapa. Të falemnderit. --Λeternus 2 janar 2013 00:05 (CET)

 U bë!. Por ndruaj se Kuvendi po bëhet shumë i gjatë dhe për disa shfletues mund të ketë vështirësi gjatë leximit. Ka nevojë urgjente për arikivim.-- Euriditi  2 janar 2013 13:43 (CET)

Përshëndetje, mund të ndihmojë në përmirësimin këtë artikull nga. Falënderim: María de León Bello y Delgado.--81.36.222.81 11 janar 2013 15:24 (CET)

Te lutem Dikush me terhoqi vemendjen qe te bej aprovimin e ndryshimet te ciliesimit te tij, pra fjaline e pare por meqe une nuk kam qene aktiv kohet e fundit ka dike qe mund te beje "checked" variantin e korigjuar! thks--Sankt Georg (diskutimet) 23 janar 2013 12:42 (CET)

 U bë!--  Euriditi  23 janar 2013 12:51 (CET)

Article request again[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi! Are you interested in doing more article requests? Thanks WhisperToMe (diskutimet) 2 shkurt 2013 10:40 (CET)

Nga Taraboshi (wikipedia polake)[Redakto nëpërmjet kodit]

Faleminderit shume per fjala shume kendshme per mua. Nuk jam nga origjine shqiptar, por kam disa vende te dashur ne Shqiperi, si p.sh. malesi perreth Shkodres. Pershendetje T.

Pershendetje Euriditi[Redakto nëpërmjet kodit]

Pash qe ke eksperience ne en.wikipedia.org, dhe nje artikull qe kam krijuar [9] , disa perdorues kerkojne qe te fshijne, dhe e kan hedhur ne diskutim ketu. Nese ke kohe, hidhi nje sy. Tung.--Liridon (diskutimet) 10 shkurt 2013 19:40 (CET)

Shiko te Wikipedia:Administruesit#Euriditi. Do te lutesha tia komunikoje neper faqet e diskutimit se perdoruesve aktive. Do me beje nje ndere :) --  eagleal  24 shkurt 2013 17:34 (CET)

Kontroll artikullit të Sfera (film)[Redakto nëpërmjet kodit]

Të luetm kontrolloje pak këtë artikullin e ri Sfera (film), sepse akoma nuk ma keni dhënë të drejtën e vet kontrollit. -- Mr. Pseudo diskuto 3 mars 2013 14:23 (CET)

 U bë!. Te shtova dhe te drejtat e kontrollorit, pasi i ke plotesuar kushtet. Pune te mbare! -- Euriditi  3 mars 2013 15:25 (CET)


Editwar nga Hatake[Redakto nëpërmjet kodit]

Hatake, që shumë herë dhe fyen duet të marrë pjesë në diskutim para se të kthejë versionin. Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 10 mars 2013 15:13 (CET)

Te lutem bllokoje redaktimin e artikullit deri sa të qetesohet Babagjysh (diskutimet) 10 mars 2013 15:38 (CET)
Per momentin besoj se nuk eshte nevoja. Besoj se te gjithe do te reflektojne.-- Euriditi  10 mars 2013 15:42 (CET)
Reflektimin miku me qylaf e kupton krejt ndryshe, e kupton ashtu siç ka dhe nofkën ."Hatake" besoj se të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. A ka mundësi të marrësh pjesë në diskutim? Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 11 mars 2013 19:31 (CET)

Përdoruesi Hatake e pranon dhe vetë që shan të tjerët[Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu mund të lexosh provën që vërteton se përdoruesi Hatake e pranon edhe vetë që shan të tjerët:

Versioni i 13 mars 2013 17:45 (redakto) (zhbëje)
Hatake (Diskuto | kontribute) 
(U kthye versioni 1294390 i bërë nga Babagjysh (diskutimet) Sharja asht e imja, s'te perket ty te bash censuruesin ose jo.)
Ndryshimi më pas →

Pa kurfarë turpi ai shkruan tek përmbledhja e redaktimit fjalë ofenduese. Edhe kur të tjerët duan të përmirësojnë ndonjë artikull ai e kthen. Ju lutem të bisedoni dhe me admina të tjerë, që të merren masa parandaluese ndaj veprimeve të tilla ordinere. Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 13 mars 2013 20:11 (CET)


Rreth bllokimit[Redakto nëpërmjet kodit]

Babagjysh nuk permireson por prishe pune, deshmia asht ketu http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=1881&diff=prev&oldid=1294378 dhe http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=1944&diff=next&oldid=1294373 ku si nji njeri i paqendrueshem menderisht jo vetem prishe pune tek Lef Nosi duke e çuar ne stadin parak artikullin qe iu ba edhe ndoj redaktim tjeter por edhe eksponente tjere te Ballit Kombetar me te cilet duket jo fort dashamires dhe ka problem edhe me Jup Kazazin pse nuk i pergjigjen prekoncepteve me te cilat asht rrite nen shkollen e Partise. Me Rauf Ficon nuk e di pse kapet, tue qene se asht i periudhes zogiste, por nese artikulli ku jam mbeshtete nuk asht neutral atehere mendoj se ma pare duhet t'i hiqen pjeset dhe jo ta çoje ne stadin primitiv te tijin nderkohe qe une e kam permiresue ate. Keshtuqe bllokimi yt duhet te zbatohej vetem tek ai qe saboton punen e tjereve tue u nise nga idete e perdredhuna qe ka ai rreth se vertetes historike. --S. Saiti (diskutimet) 14 mars 2013 22:29 (CET)

Gjurmoje vete, shikoji artikujt qe te nisa dhe menyren sesi tek redaktimet ai gjithnji i çon ne stadin fillestar duke nxjerre arsyetime debile. Une s'do baj femijen t'ankohem se me shau dhe e shava, por asht ne rrezik wikipedia ngaqe i keni dhane kompetenca dikujt pa e peshue ne kandar t'arsyes çfare mendesie ka. Qofte edhe Jup Kazazi, une jam bazue n'artikuj te shtypit qe kam gjete n'internet, artikujt tek te cilet nuk kam kurrefare pretendimi, bile jam tregue rigoroz t'iu gjej vendin e pare ku jane botue tue perdore bksh.al per kedo qe asht i interesuem t'i gjurmoje deri ne rranje burimet e mija. Mandej po te kesh miresine t'i japesh pak kohes vetes te shohesh Lef Nosin do shohesh tendenciozitetin e rrezikshem me te cilin do me m'prishe metodologjine e vendosjes se burimeve dhe redaktimet tjera te vogla qe i jane ba. Keto ngaterresa feminore nuk do ndodhnin nese ju do ia kufizonit lirite e veprimit qe i keni dhane atij tipi. Nji njeri mendjembyllun, byk, qe ngule kambe si gomari ne balte nuk kam sesi t'i them marshallah, sidomos nese prekonceptet qe ka jane te ngjyeme nga ideologjia e kuqe dhe sipas tij s'u dashka me u kujdese per figurat e Ballit, ato Zogiste, apo te Pavaresise e te Rilindjes me te cilat jam marre nga pak nga pak. Ndershmerisht ju kerkoj te merrni ju masa ndaj atij, tue pase parasysh meriten e te dyve ne e te shikoni kush asht ma i dobishem ne wikipedia. --S. Saiti (diskutimet) 15 mars 2013 16:30 (CET)


Bllokoni përdoruesin Hatake[Redakto nëpërmjet kodit]

Bllokimi yt dy ditë më parë ishte i drejtë dhe e pranoj që bëra gabim që u morra me të. Por sot ai filloi përsëri të shajë me paturpësinë më të madhe. Ju lutem merrni masa për bllokimin afatgjatë të përdoruesit Hatake. Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 15 mars 2013 16:00 (CET)

Problem: Perdoruesi Arb.iter[Redakto nëpërmjet kodit]

Tung. Ky perdorues eshte tipik ofendues dhe duhet paralajmeruar per bllokim. Ne pak editime qe ka bere arrin te ofendoje Pseudon dhe Adriatikun, Hataken, ashtu si dhe mua. Ju falenderoj paraprakisht. Diten e mire. Tetovo boy (diskutimet) 15 mars 2013 23:02 (CET)

Mund t'i japesh nje pushim nje javor Babagjyshit te lutem? Kjo eshte prove qe nuk e kontrollon dot me veten. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 04:16 (CET)

Edhe pse une i fshij ofendimet qe ai i ben perdoruesve te tjere, ai vazhdon t'i mbaje ne Sqwiki. Per sa kohe do duhet te kemi te bejme me nje njeri qe shan dhe vetejustifikohet? Ne c'nivel duhet te arrije dekori i sqwikit para se te merren masa me te renda? Ju lutem nderhyni Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 05:17 (CET)
Ja dhe me te fundit [10] dhe [11]. Per te mos permendur kete. Apo faktin qe me quan "zogu kau bojs"Ky njeri s'ka te sosur. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 05:52 (CET)

MS Pseudo apo Tetovo boy?[Redakto nëpërmjet kodit]

Menyra e redaktimit, stili i te shkruarit dhe interesat e tij enciklopedike janë të njëjta. Bëni vërtetimin dhe bllokojeni jo një javë por për gjithmonë. Më kanë lajmëruar se e kanë vërejtur këtë lloj redaktimi edhe në një wikipedi tjetër. Kur të sigurohem do të shkruaj dicka më tepër për këtë përdorues shumë të dyshimtë. A mund ta dërgoj me e-mail Euridit? Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 06:05 (CET)
Nuk kam lidhje fare me Mr. Pseudo. Ju lutem mos e quani Ms. Pseudo pasi mund te ofendohet. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 06:07 (CET)
Nuk u pyete ti Tetovo boy por administratori. Pse të dogji? Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 07:18 (CET)
Jo, nuk me djeg fare, pasi s'kam lidhje me asnjeri vecse me vetveten. Ti po i shkon nje rruge qorre. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 07:29 (CET)

Një përdorues i ri me nofkën Tetovo boy po bën vandalizëm[Redakto nëpërmjet kodit]

Një përdorues i ri me nofkën Tetovo boy po bën vandalizëm. Kush është ky Tetovo boy që dje u regjistrua dhe sot kthen artikuj? Kontrollojani pak IP-në, dhe nqs. është çorapekukull bllokojeni pa afat. Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 04:32 (CET)

I nderuar Babagjysh: per cfare vandalizma e keni fjalen? Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 04:36 (CET)
Si fillim "sa për nxemje" po të jap vetëm këto dy rastet: 1 dhe 2, pa u munduar këtu që t'i shpjegoj administratorit edhe manipulimet që ke bere ke faqja e kuvendit, se ai po të dojë i gjen vetë. Shkruaj njëherë ndonjë artikull e pastaj pyet si i paditur. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 05:52 (CET)
Te dyja redaktimet e mia kane nje permbledhje te sakte editimi. E para per te rivendosur te Kristaq Rama referencat e Gazetes 55 qe ju i kishit hequr. E dyta per te menjanuar "kerkime origjinale" te pabazuara. Te faqja e kuvendit hoqa ofendimet qe ju kishit bere ne mase dhe kishit shkelur dekorin e wikipedias. Sa per artikuj te shkruar une shkrova nje qe ne diten time te pare, Kristo Dako, po s'po gjej asnje qe te keni bere ju [12].Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 05:55 (CET)
Për referencat u diskutua aq shumë sa që u lanë që ato të qëndronin ashtu si ishin. Ti dhe Hatake i ndërruat përsëri duke ju kthyer metodave që përdorët pas krijimit të artikullit. Atëhere "nuk ishe ti ai që kundërshtoi por Ms. Pseudo". Do më për Belulin? Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 07:23 (CET)
Une ju dhashe plot 5 referenca te besueshme. Nuk di pse duhet te humbas kohen me dike qe ka ofenduar gjysmen e sqwikit dhe duhet te kete pune vetem me administratoret tashme. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 07:27 (CET)
U diskutua me qindra herë që to nuk jane referenca, por lidhje të jashtme. Kush dhe ku të ofendoi ty zogu i pafajshëm, harrove se çfarë bëre dje pas regjistrimit? Rolin e qëngjit të butë duhet ta mësosh më mirë se dashi nuk e ha kollaj. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 07:43 (CET)
Nuk me interesojne historite me desh e me qengja. Per lidhjet e jashtme shih argumentimin tim ne faqen e diskutimit te Kristaq Rama. Lidhjet e jashtme mund te perdoren shume mire si referenca dhe i pranon cdo wiki ne bote. Nuk ka asgje te keqe qe te perdoren. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 07:47 (CET)
Po e diskutuam njëherë këtë punë ta marrtë e mira, mblidhe pak toruan se nuk shkon kjo punë. Po deshe të bësh chat shko atje dhe lëri njerëzit rehat të punojnë. Punën e lidhjeve le ta vendosin administratorët, nëse duan t'i lënë apo t'i heqin. Le të bëhet si thonë ata. Ti Tetovo bojs, si përdorues që sapo ke dalë nga veza, nuk do të lejoj të kthesh artikuj pa shkak. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 08:00 (CET)
Une perdora argumenta. Dhe deklaroj qe nuk do te te ushqej me. Tung. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 08:03 (CET)
Sa gjynah! Na u merzit prapë. Po nuk i thashë ndonjë gjë të keqe fare. Se mos largohesh se pastaj do më lodhesh duke të kërkuar, dëgjove? Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 08:10 (CET)
O babaplak! Po është tjetër person ai, e kupton apo jo? Lol! -- Mr. Pseudo diskuto 16 mars 2013 11:54 (CET
Ujku qimen e nd rron por zakonin se harron thotë populli, jo unë. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 13:45 (CET)
Seriozishte e keni?-- Euriditi  16 mars 2013 13:00 (CET)
E ke të kotë këtë, sepse nuk e kontrolloj unë Tetovo Boy-n. Unë shkruaj nga jashtë Ballkanit, vendin e saktë nuk e them, dhe nuk duhet kurrsesi të nxirret, sepse cënon privatsinë time. Ato kontrolle duhet të bëhen, padyshim nuk kam asgjë kundër, asgjë për t'u trembur. Por Euridit, duhet të bëhen pasi të dënohet Babagjyshi dhe ndonjë tjetër për vandalizmat që ka bërë në artikuj të ndryshëm. së pari mbi atë të Kristaq Rama. Ne ramë dakord mbi formulimin apo jo? Edhe referencat i seleksionuam në maksimum, që mua gjithsesi mu duk absurde sepse kërkohen referenca në mënyrë specifike për ato që i interesojnë Babagjyshit, pra që shkojnë kundër botëkuptimi të tij. Atëhere pse nuk dënohet Babagjyshi mbi vandalizmat që ka bërë? Ai nuk e ka përmirësuar artikullin, pra s'ka shtuar asgjë, veçse ka prishur puunën e përbashkët, sikundër ka bërë edhe në artikujt ku punonte Hatake. Euridit e kupton se ai është bërë si një "sigurims" që kontrollon punën e të tjerëve, duke vënë shkpoinjtë ndër rrota. Është dhe paranojak sepse po akuzon Tetovo Boy sikur të isha unë.-- Mr. Pseudo diskuto 16 mars 2013 13:39 (CET)
Une nuk kam lidhje fare me asnjeri dhe Mr. Pseudo eshte njeri tjeter. Nuk ka as checkuser, as lidhje idesh qe mund te na bashkoje. Nuk kuptoj pse u dha paralajmerim per marioneta, dhe nuk u dha paralajmerim (apo bllokim) per nje njeri qe ofendon ne menyre konstante. Ju besoj i keni kontrolluar editimet e Babagjyshit. Nese ju duken normale, atehere me thoni, qe ta di se me cfare niveli do perplasem kur jam ne sqwiki. Nese nuk ju duken normale, duhet te merrni masa. Une kalova nje dite duke i fshire fyerjet per t'i bere nje nder, ai i bente revert atyre fyerjeve me prepotence. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 13:44 (CET)

Nuk ka nevojë për checksuser për ata që edhe më siper shajnë Euridit. Bllokoji njëherë një javë për ofendim. Bëje sa për test. Menjëherë do të shohim se asnjeri nga keta nuk do këtë mundësi për të shkrujtur as dhe një fjale. Nqs. testi rezulton me sukses zgjatja bllokimin pa afat për përdorim të një kontoje të dyfishtë (sockpuppets) per gjithmone dhe keshtu merr fund ankesa edhe e ketij bojsit tetovar por edhe e Mr. Pseudo. Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 13:55 (CET)

Blloko te lutem faqen time personale dhe asaj të diskutimit përkohësisht. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 14:16 (CET)
Nese te sherben OK, e bllokova. Per çfare afate do (1 ore apo 1 dite), mbasdite nuk do te jem ne Wikipedia.-- Euriditi  16 mars 2013 14:21 (CET)

Bllokoje faqen nje here pa afat se te lajmeroj une se kur ta lirosh Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 17:20 (CET)

Hë e drodhe tani, Babagjysh? Nuk jemi më i njëti person? Tani kalove tek ofendimi? Ku është ofendimi tek çka kam shkruar? Apo se po bëjë një kritikë konstruktive? Ti duhet të dënohesh sepse ke vandalizuar një artikull, ke hequr referencat, për të cilat zhvilluam gjithë atë diskutim. Prandaj është ofensim ky, se them se ti ke bërë vandalizëm? Ti duhet të dënohesh edhe për vandalizmat që ke bërë mbi artikujt ku punon-te Hatake! Ti duhet të dënohesh edhe për shpifjet që ke bërë mbi mua, po ashtu duhet të dënohesh sepse ke gjurmuar ndryshimet tek faqja ime e i ke bërë publike, kur nuk iishte asnjë arsye për tu bërë të tilla! Kjo është një kritikë konstruktive sepse është cënuar në më shumë se një rast identiteti im, e administratori nuk ka reaguar të pakëtn formalisht për të të bërë një kritikë! Ti e quan ofendim? Ku jemi këtu në ndonjë shfaqje absurde?
Ky i yti, i shkruar tek faqja ime e diskutimeve, është ofendim, që ke përdorur edhe fjalë të pista.-- Mr. Pseudo diskuto 16 mars 2013 14:26 (CET)

Euridit, bllokoja nuk është se na prish punë, askush atje nuk po shan e as po ofendon, unë i bëra një kritikë, pa asnjë fjalë të pistë. Por shikoje vet, ai sëthë i vetmi që hap diskutime ku ti teket, tek kuvendi, tek faqet perosnale e kritikat që i bëhen i fshin për të zhdukur gjurmët, analogjitë me sigurimsat e komunizmit janë të shumta.Edhe një herë ofendimi i bërë nga ai-- Mr. Pseudo diskuto 16 mars 2013 14:26 (CET)

Mr. Pseudo faqen po ja bllokoj per nje dite meqe eshte kerkese e tij. Per fyerjet, mbase nuk je ne dijeni, por jane bllokuar per nje dite Hatake dhe Babagjyshi.-- Euriditi  16 mars 2013 14:31 (CET)
Euridit, te gjitha fyerjet qe une raportova me siper (link permanent) jane bere me vone se bllokimi i tij me 13 mars. Une ne kuvend solla gjithe editimet problematike te tij qe erdhen ne 24 oret e fundit, pra pas bllokimit te tij shih ketu. Pra ai nuk mesoi gje nga bllokimi, po ka nevoje per nje bllokim te ri, dhe nje paralajmerim qe, po te beje ofendime me fjale te pista, te bllokohet me afate me te gjata, pasi bllokimi nje ditor ndoshta ka qene i pamjaftueshem per te. Une do thoja qe nje njeri i tille te kete perjashtim njevjecar, pasi eshte i demshem per wikipedian shqiptare dhe atmosferen e saj. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 14:51 (CET)
I nderuar
Duhet kujtuar se pse u krijua kjo frymë. Që kur është futur Babagjyshi, këtu më shumë është humbur kohë në diskutime shterpë që në vikit e tjera nuk ndodhin, sepse është absurde që të dal njëri e të thotë “referencat nuk pranohen” sepse duhen kështu siç them unë. Për më tepër që mbi to u ra dakord. Babagjyshi, gjjithsesi – duke e menduar veten mbi normat e vikit - shkoi e i hoqi referencat, pa bërë asnjë përmirësim.
Gjithashtu ka vandalizuar artikujt ku punonte Hatake. Ky i fundit, u nxeh pak (dhe ndonjë fjalë më shumë e tha!) sepse po shikonte që askush nuk po reagonte ndaj këtij trolli që po shkatërron dita ditës dëshirën e të tjerëve për të punuar.
Përse i modifikon Babagjyshi punët e të tjerëve kur nuk ka asgjë për të shtuar? Ai heq pjesë me referenca, heq referenca, ndryshon vendin e referencave për ti nxjerrë këto të pavlefshme. Të kuptohemi, artikujt përmirësohen, por ai nuk përmirëson ai vetëm kritikon sepse artikujt apo referencat nuk mbështesin botëkuptimin e tij.
Po shkatërron frymën që unë gjeta kur u futa këtu, në Tetor të vitit të kaluar. Shikoni si është helmatisur viki. Po pse ne do mbajmë mendjen e të shohim nëse Babagjyshi vandalizon artikujt e vikit? Mirë punën që e bëjmë falas, por duhet të shohim sesi ky individ i papërgjegjshëm e shaktërron? Kjo është e pa pranueshme! Ai nëse nuk e kupton vetë, duhet të “ndihmohet”, e kështu viki të pastrohet.-- Mr. Pseudo diskuto 16 mars 2013 15:49 (CET)
Ti Mr. Pseudo vazhdon fyerjet dhe ngacmimet personle prandaj duhesh bllokuar menjeherë.
Kritke ke marre nga une sa te duash per shpifjet qe ke bere e po ben. Tani prit sa te krahasoj tekstet e shkuajtura nga ju te dy dhe do ti shikosh si plagiata 1:1. Ti nuk ke gjetur asnjeri ketu se nuk pranon njeri te merret me marioneta. Sa per pretendimet e bera prej teje me lart ti as ke shkruar as edhe nje artikull nga fillimi e deri ne fund por ke futur ne kllapa vetem lidhjet wiki. Kaq beson se mjafton per te kuptuar se sa i vlefshem je per ne. Shko prap andej nga erdhe se po te presin bashkekombesit. Hidh nje here syte ke pashaporta tende dhe me thuaj se cfare germash ka. Hajt kref bishtin tash. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 17:20 (CET)
Unë Euridit nuk e kuptoj se si ky i shpëtoi bllokimit që ishte dhe shkaktari i gjithë kësaj zhurme. Ng kush mbrohet ky përdorues me prejardhje të pacaktuar jashtë Shqipërisë? Kush e ka dërguar këtë këtu ke ne? Çfarë roli ka këtu ky njeri që i quan të tjerët troll? Po ku ka troll me të dalë sheshit se ky maqedonas i pa skrupullt. Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 17:42 (CET)
Pergjigjet per keto pyetje ti i ke shtjelluar disa here. Dhe i ke te gabuara. Tetovo boy (diskutimet) 18 mars 2013 13:24 (CET)
Ai nuk kupton, ose mendon se ne nuk kuptojmë e na merr për budallenj. Ai nga sa shkruan nuk njeh as rëndësinë e atyre redaktimeve të vogla. Ai nuk e di se në wiki bën ça pune të duash, mjaft mos të jetë vandalizëm si ai i Babagjyshit që vete e heq paragrafe të tërë me referenca kur vet për ato që pretendon s'ka asnjë referencë, qoftë edhe nga Zëri i Populllit. Ai nuk e di se ka RC patrolling, se ka nga ata që quhen "xhuxha" (Elf-në mos gaboj) që bëjnë punë që në pamje të parë duken të parëndësishme por kanë rëndësi jetike. Ai psh nuk vlerëson as punën e atyre që shkruajnë e përmirësojnë vazhgimisht rregullat. Ai nuk kupton se këtu askush nuk është i detyruar të futet po nuk desh vetë. Dhe gjykoj se ai ka pikërisht këtë qëllim, bërjen e punës të pamundur. Po shkruajmë romane e romane për t'i shpjeguar s'e e ka gabim. Ai, së fundi, nuk meriton më përgjigje nga ana ime. Do të injorohet si të gjithë trollat. Sepse, "Ca njerëz thjeshtë duan ta shikojnë botën të digjet...". Së fundmi, pasi të tregohet se nuk jemi i njëti person, do të tregojmë besoj me mbështetje të gjerë nga të tjerët, se Babagjyshi meriton të marrë ca pushime, sepse as sharjet nuk është në gjendje t'i bëjë vet, po dërgon pseduoArbitera-- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 16:41 (CET)

Bllokimin të menjëhershëm pa afat të Arb.iterit[Redakto nëpërmjet kodit]

Bllokimin të menjëhershëm pa afat të Arb.iterit[Redakto nëpërmjet kodit]

Arsyet: Racizëm, fyerje ndaj të tjerëve, linçime në publik, mosrespektim i normave të vikit, vandalizëm etjetj Provat:

Euridit, barra e të treguarit nëse është i njëjti person të kontrollon edhe Babagjysh, të bie ty. Duhet të tregohesh i matur.

Dyshimi im bazohet këtu, tek sharja e njëjtë që përdorin:

Babagjyshi: A e njef Ms. Pseudo? Babagjysh (diskutimet) 16 mars 2013 05:33 (CET)

Arb.iter : zonja mr.pseudo me troll tetovo boy. ptu race e qelbun jashtqitja e kombit -- Mr. Pseudo diskuto 17 mars 2013 13:27 (CET)

OK, e pashë që kishte fyer dhe e bllokova. -- Euriditi  17 mars 2013 13:31 (CET)
Unë edhe pse nuk e di si funksionon, shpresoj vërtet që të kesh bllokuar IPnë e personit që qëndron pas, si për të gjithë vandalët e tjerë. Përndryshe, ma merr mendja se nëse i ke bllokuar vetëm llogarinë, ai mund të hap një tjetër, ose të futet psh nga një ekzistuese, si Babagjyshi. Gjithsesi, këto janë çështje administratorësh. :)-- Mr. Pseudo diskuto 17 mars 2013 13:40 (CET)
Bllokimi konsiston në bllokim të adresës së së përdoruesit dhe pamunësi për të krijuar adresa të reja nga ai kopjuter përgjatë afatit të bllokimit. Gjithë të tjerat mbeten në nivelin e dyshimeve të cilat pa një bazë të fortë hidhen lehtë poshtë. Prandaj në qoftë se dëshiron merr pjesë në përzgjedhjen e kontrollorit të adresave IP. -- Euriditi  17 mars 2013 13:46 (CET)

Euridit duhet të tregohesh më i mprehtë e më drejtë në vendimmarrje[Redakto nëpërmjet kodit]

Euridit pse nuk bllokon marionetat Mr. Pseudo dhe Tetovo boy për manipulim faqeve të diskutimeve por edhe për sharje të dokumentuara? Euridit duhet të veprosh menjëherë për të bllokuar marionetat që shajnë dhe manipulojnë faqe diskutimesh apo dhe artikuj. Po nuk e bëre këtë unë do t'i jap fund bashkëpunimit sepse kur administratori arin deri aty sa në rastin flagrant të bëjë sehir e të presë kohën kur i ofenduari të kthehet në ofendues (si rasti i përdoruesit Arb.iter) e më pas bllkon vetëm atë, kjo do të thotë se ai mban qëndrim të njëanshëm. Kjo nuk është tipike për qytetarët e civilizuar të Tiranës. Si i tillë (këtë e ke deklaruar vetë) duhet të veprosh me drejtësi. Unë jam njohës shumë i mirë i mentalitetit tiranas, prandaj po te them se çdokush prej tyre nuk do ta duronte nacionalizmin ballist të përdoruesve Hatake dhe Mr. Pseudo. Kurse Tetovo boy e lemë mënjane se ai është për mua pa as edhe më të voglin dyshim marionetë (konto e dyfishtë) e krijuar nga Mr. Pseudo. Tu luta të bllokosh faqet e mia personale pa afat, po nuk e ke berë akoma duke i lënë shkas Mr. Pseudo për vandalizëm. Edhe një herë po të them të bllokosh faqet personale pa afat për t'i mbrojtur nga vandalizmi. Besoj se më kuptoni fare mirë. Babagjysh (diskutimet) 18 mars 2013 11:37 (CET)

Me falni qe po nderhyj, po s'kam qejf qe ju Babagjysh, i thoni Euriditit qe nuk ka civilizimin tipik te tiransve, ky eshte ofendim i paster. Babagjysh ju duhet te kuptoni qe dukush qe thote ofendime bllokohet, dhe Euriditi e beri shume mire. Intistimi juaj per te mbajtur ne faqet e kuvendit sharje e ofendime te uleta sjell dem ne wikipedia dhe ul kredibilitetin e ketij websajti. Akuza juaj per marioneta eshte e pabaze. Tetovo boy (diskutimet) 18 mars 2013 13:22 (CET)
Babagjysh, prandaj po the te zgjdhim nje predoreus si kontrollor te adresave IP. Perderisa aktualisht nuk provohet dot gjë dyshimet mbeten dyshime në erë. Te njejtat dishyime si thua ti per Mr. Pseudo apo Hatake thone edhe ata per ty, keshtu qe te mos zgjatet ky diskutim, investigimi duhet te kryehet sa me shpejt.-- Euriditi  18 mars 2013 17:49 (CET)
Euridit, kjo eshte si puna e hajdutit qe vjedh dhe tregon me gisht nga te tjeret. Ku sheh ti ketu ndonjë ofendim? Dje tu luta të mbrosh faqen personale dhe atë të diskutimit pa afat nga vandalizmat dhe fyerjet e bëra dhe të vërtetuara me dhjetra herë nga përdoruei Përdoruesi:Mr. Pseudo dhe manipulimet e faqeve të bëra nga po vetë ai me konton e dyfishtë Përdoruesi:Tetovo boy. Sa herë do ta përsëris një gjë të tillë? Sharjet dhe ofendimet e këtij përdoruei që qëllim kryesor kanë mbështetjen e ballistit Përdoruesi:Hatake nuk kanë të mbaruar prandaj duhet të merrni masat e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve ordinere. Babagjysh (diskutimet)
Perseris per te saten here qe epitetet dhe etiketimet nuk jane te mireprituna nga ana ime, ballist, ball-zhul dhe soj-sorollop qe ky individ ka ndigjue ne shtepi te vet tue ia thane njeni prind tjetrit nuk jane domosdoshmerisht teknike komunikimi ne kete komunitet. Vetem per menyren sesi ky perdorues merret me disa artikuj, me prekonceptet dhe mendesine, duhet t'i jepet nji ndeshkim i merituem. Nese vertetohet fakti qe ky ka llogari marioneta atehere t'i bllokohen edhe ato. Jepini dum kesaj pune nese nuk doni me humbe njerez qe ka me gjithe mend per zemer shperndamjen e dijes falas pa iu shti shkopinj nder rrota. Nese ketij komuniteti nuk i siguroni qetesine dhe metodologjine atehere krijoni klimen ideale per t'u largue te gjithe ato qe s'e kane durimin hyjnor te durojne nji njeri me trauma feminore, komplekse te ngurosuna nga ideologjia e ushqyeme me 50 vjet rrena nder libra dhe filma. --S. Saiti (diskutimet) 19 mars 2013 14:09 (CET)
Jam dakord me ato qe thua Hatake. Tanime pres rezultatet qe do na japin ketu Steward requests/Checkuser per te marre masat qe duhen. Pune te mbare ne Wikipedia!

-- Euriditi  19 mars 2013 14:20 (CET)

Rregullat i harton komuniteti e jo vetëm ti[Redakto nëpërmjet kodit]

Përse i fshive shtesat e mia, Euridit? Ti nuk mund të marrësh autoritetin e t'i shkruarsh vetëm siç të vjen ty përshtat. Rregullat ose përktheji të plota, ose për gjysmë-përkthimet që bën kërko votim unanim në kuvend. Ndërkohë shikoje edhe një herë propozimin tim, se ai që po nxitohet je ti. Në dy raste që kemi diskutuar bashkë, njëherë ke kërkuar kritere ad hoc për referencat, e herën tjetër sapo pe se edhe Tetovo boy po kritikon, me të drejtë aktivitetin vandalizues të Babagjyshit, kërkon checkuser lokal. -- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 18:31 (CET)

Kërkoj ndjesë, nuk e kisha parë mirë ndryshimin që ke bërë.-- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 18:45 (CET)
Ska problem, une mbajta aq sa duhej dhe te tjerat i zhvendosa tek CheckUser policy/sq. Atje po qe se deshiron mund te besh perkthimin e plote. Pune te mbare. -- Euriditi  18 mars 2013 18:50 (CET)

A e ke lexuar shkrimin mbi veprimtarinë e përdoruesit Mr. Pseudo[Redakto nëpërmjet kodit]

Unë do ju lutem që të reagoni me zgjuarsi për diçka të rëndësishme që ka të bëjë me përdoruesin Mr. Pseudo. Ju lutem merrni kurajon dhe mbani qëndrim ndaj "dikujt?", që me veprimet e tij kërkon të përnjollosë kulturën dhe krijuesit e veprave të artit në Shqipëri, duke sulmuar me çdo mjet figura dhe personalitete të njohura, të cilët me djersën e tyre ngritën monumente e përmendore kujtimi për heronjtë e luftës, për vëllezërit tanë kosovarë, por edhe sa e sa njerëz të thjeshtë të popullit. E theksoj këtë se vetëm për artistë e ish-qytetarë të nderuar të këtij vendi po ndërhyhet në mënyrë të përsëritur nga ky person me nofkën Rinstikt ose Mr. Pseudo. Ky me "kontributin" e tij jofrytdhënës po përpiqet me çdo mënyrë të hedhë baltë jo vetëm mbi ta, por edhe mbi ne duke u përpjekur të na pengojë në punën tonë në Wikipedia.
  • Ajo që përdoruesi Mr. Pseudo ka bërë duke i dërguar personave: Kurreshtja, Koka11, GalateaTeuta, Mikullovci11, IH, Eagleal, Entoni2, Hatake, Planeti, Arianit, Tëfcí, Puntori, Pasthirrma dhe Aeternus ‎ është një lloj "multi-spam", që po ta kishe bërë në Wikipediat e tjera do ta kishin pezulluar menjëherë.
  • Ky përdorues merr guximin bile të shajë hapur përdorues, pavarësisht se deri tani askush nuk ne nuk i ka thënë as edhe një fjalë fyese atij. Shprehni lirisht fjalën dhe mendimin tuaj për këto veprime të këtij "pseudos".
  • Që të bindeni më tepër përveç fjalëve vulgare që ky person ka përdorur në këtë diskutim, po ju jap edhe këto shembuj:
  • Rinstinkt, ka edhe një blog personal. Ç'farë ke dashur të na tregosh me këto gjepura? Blogs dhe enciklopedia janë ku e ku me njëra-tjetrën, ketu duhet të merrje menjëherë një paralajmërim 1 dhe stampën: Stop-Reklama.
  • Ç'farë ke dashur të bësh këtu me artikullin për kushtetutën? A nuk e di se si shkruhet sado edhe një fjalë e saktë, por për diskutime ma ke gojën brisk?
  • Po ke 4 redaktimet e tua të vetme në Wikipedinë angleze ç'të ka shtyrë të shkruash keq për ish-presidentin e Shqipërisë, zotin F. Nano? Kush je ti more që kërkon me insistim të njollosësh figura të personaliteteve të njohura shqiptare, të cilët i ka zgjedhur populli në mënyrë demokratike dhe me lirinë e votës?
  • Ç'punë të prishi Universiteti Kristal që ja hoqe (-3.643) artikullit?
  • Po kto gjepura këtu çfarë janë?. Nqs. do të abstenosh hiq votën dhe pikë. Kërkon të bësh polemika edhe në votime apo si shpjegohet ky veprim.
  • Këtu përdoruesi modifikoi "fshehurazi" redaktmin tim.
  • Këtu përdoruesi shuan duke manipuluar diskutimin tim.
Nuk ka as më të voglën pikë dyshimi se manipulimet etë kryera nga Mr. Pseudo janë njëlloj të ngjashme me manipulimet e bëra nga Tetovo boy.
Kjo është dhe një dëshmi tjetër që kemi të bvjmë me një përdorues me konto të shumëfishtë. Ndoshta ka hapur ose do të mundohet edhe llogari të tjera.
Së fundmi i nderuar Euridit: Të lutem që pas sharjes së fundit të veprosh drejtë e të pezullosh aktivitetin e dyshimtë të përdorueit "Mr. Pseuso". Të faleminderit Babagjysh (diskutimet)

Response from Deskana[Redakto nëpërmjet kodit]

Hello Euriditi.

I am responding to the message you left on my talk page on the English Wikipedia here.

Speaking as an Ombudsman, and based on the information you've given to me, this matter appears to be outside the remit of the Ombudsman Commission. The Commission is tasked with investigating privacy policy violations which result from disclosure of information obtained by usage of the checkuser tool. Since this wiki does not have any checkusers, no privacy policy violation can possibly have taken place. In your case, it appears that what you are actually asking for is an investigation into possible sockpuppets taking part in a discussion.

Speaking as a checkuser, your characterisation of the situation indicates that an investigation by a checkuser may be warranted. Since your local wiki does not have checkusers, you may wish to contact the stewards to assist you. I believe the place where you can request checkuser assistance from a steward is here.

This message is from me in my individual capacity, and should not be taken to represent the views of the Ombudsman Commission. You can contact the Commission as a whole by using the contact information given on our page at meta.

--Deskana (diskutimet) 19 mars 2013 12:38 (CET)

Thanks a lot. I really appreciate your help. I moved the request at Steward requests/Checkuser. -- Euriditi  19 mars 2013 13:12 (CET)

Shpreh protesten!![Redakto nëpërmjet kodit]

Me duket komplet e padrejte bllokimi i BABAGJYSHIT a thua se eshte njesoj te mbrosh ata qe luftaun per clirimin e vendit me tradhetaret! Mjafton tu kujtoj se Levizja NACL u quajt aleate antifashiste kurse forca te tjera madje nenshkruan pakte edhe mbi leter me pushtuesin dhe fashistet! Do ta kem ne konsiderate kete qendrim tuajin!!--Maja e Lëpjetës (diskutimet) 19 mars 2013 16:04 (CET)

Maja e Lëpjetës, njëlloj sa të vjen keq ty për bllokimin e përdoruesit Babagjyshi më vejn keq edhe mua, por rregullat jane rregulla dhe shqyrtohen në tërësi. Në këtë formë mundohem ti sjell qetësinë Wikipedias, në qoftë se do të bëjmë përjashtmie atëherë do ti hedhim zjarrit benzinë. Përsa i përket artikujve nga historia, unë jam dakod që nuk janë neutralë por këto zgjidhen duke sjellë referenca dhe jo llogari marioneta. Punë të mabrë! -- Euriditi  19 mars 2013 16:08 (CET)

Pershendetje. U tregova mjaftueshem neutral kur parashtrova teorine e formimit te Ballit, e jo siç ban arbitrarisht Elsie me 1942. Ndersa Balli Kombetar nuk ka formue, perseris NUK KA FORMUE qeveri me gjermanet. Ibrahim bej Biçakçiu e Xhaferr Deva nuk figurojne askund si aderent te Balli Kombetar... sesi delirojne burimet ne gjuhe te huej ku asht bazue wikipedia anglisht s'ia kam idene. Ibrahimi ishte thjesht gjermanofil i thekun, ndersa Xhaferri i sprovuem n'administraten e tre njesive administrative shqiptare nen Serbine e pushtueme nga Gjermania kishte njohtesi me Neubacher-in. Ajo qeveri qe u vendue ktheu ne pushtet Statutin Mbretnor, de jure u kthye Mbretnia Shqiptare, uniformat, vulat, stemat, etj; dhe u ri-formue nji Regjence per te ndejte ne kambe te Mbretit (si faze tranzitore/kalimtare) sepse ishte vendose qe do mbahej nji referundum mbas Luftes. Xhaferri, qe ishte persona ma me ndikim ishte irredentist po, per te tjera asht e veshtire me u thane. Per mendimin tim kosovaret e maqedonasit ne pergjithesi s'kane dashte me ia dijte per formen e regjimit, mjafton qe t'ishin me Shqipnine ame. Qendrimi i Ballit ishte apatik, Komiteti Qendror nuk kaloi n'ilegalitet, ndersa nji pjese e trupave bashkepunoi me qellim shuemjen e komunisteve qe kishin thithe nder trupat e tyne ushtaraket italiane e ishin te perforcuem nga pikepamja logjistike. Fakti qe s'kaluen n'ilegalitet asht pranue nga vete Kryesia e Ballit qe mund te kete luejte rol ne deshtimin e vet, por QEVERIA E FORMUEME ME GJERMANET s'ka ekzistue deri ne veren e '44 kur u perfol diçka e tille e deri diku u ba. Ndersa me 1943 e vetmja marreveshje qe asht kryqezue mjaftueshem nga historiografia komuniste asht i ashtuquejtuni Dalmazzo-Kelcyra. Armet erdhen vetem nga misioni i SOE-se. Se kush i ka prodhue duhet ta verifikoj ende (burimet qe jane perdore s'ishin ushtarake por te natyres pershkruese e parashtruese si ajo e tipit qe pershkruente Baba Rexhepin). --S. Saiti (diskutimet) 23 mars 2013 20:13 (CET)