Victor Obinna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Victor Obinna

Obinna duke luajtur për Lokomotiv Moskën në 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëVictor Nsofor Obinna
Datëlindja (1987-03-25) 25 mars 1987 (36 vjeç)
VendlindjaJos, Nigeri
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
2003Plateau United
2004Kwara United
2005Enyimba
2005Internacional
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2008Chievo82(19)
2008–2011Internazionale9(1)
2009–2010Málaga (huazim)26(4)
2010–2011West Ham United (huazim)25(3)
2011–2015Lokomotiv Moska45(3)
2014Chievo (huazim)10(2)
2015–2016MSV Duisburg15(3)
2016–2017Darmstadt 982(0)
2017–2018Cape Town City12(1)
Karriera ndërkombëtare
2005–2014Nigeria48(12)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 22:08, 24 maj 2019 (UTC)
‡ National team caps and goals correct as of 06:40, 13 prill 2014 (UTC)

Victor Nsofor Obinna (lindur më 25 mars 1987) është një futbollist profesionist nigerian i cili luan si sulmues.

Obinna në gjuhën Igbo do të thotë "zemra e babait".[1] Ai e nisi karrierën me ChievonSerie A në vitin 2005. Dy vite më pas, ekipi ra në Serie B, duke bërë që Obinna të luajë një vit aty. Në vitin 2008, ai u ble nga kampionët e Interit për 1.2 milion €.

Obinna debutoi për Nigerinë në Kupën e Kombeve Afrikane 2006, duke shënuar një gol në tre ndeshje me ekipin që u eliminua në gjysëm-finale.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Obinna e nisi karrierën e tij duke luajtur me klubet nigeriane Plateau United dhe Kwara United; gjatë kësaj kohe, ai shkoi në provë me klubet italiane Inter, Perugia dhe Juventus, para se të firmoste në Brazil me Internacional, por problemet me vizën bënë që transferimi të mos konkretizohej.[2] Ai më pas u bashkua me Enyimban dhe mori pjesë në detyrën për të ruajtur titujt e kampionatit dhe CAF Ligës së Kampioneve.

Chievo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Obinna u ble nga klubi italian Chievo në korrik 2005 në një marrëveshje pesë-vjeçare.[3] U raportua gjithashtu se Chievo kishte arritur një marrëveshje me Interin që Obinna fillimisht të regjistrohej si lojtar i Chievos në mënyrë për të përdorur kuotën e regjistrimit jo-BE të Chievos, ashtu siç u bë me portierin brazilian Júlio Césarsezonin 2004–05. Ai më pas do të rikthehej te Interi.[4][5]

Në sezonin e tij të parë te Chievo, Obinna shënoi gjashtë gola në 26 ndeshje, përfshirë edhe golin e tij të parë në Serie A në një fitore 2–1 në transfertë ndaj Sampdorias më 25 shtator 2005.[6] Në muajtë e parë të vitit 2006, Obinna dyshohej se kishte firmosur kontrata me Chievon dhe klubin brazilian Internacional.[7] Ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2006–07, duke shkaktuar dyshime mbi të ardhmen e lojtarit;[7] megjithatë, Chievo vendosi t'a mbante lojtarin në ekip dhe u rikthye në elitë pas vetëm një sezoni.

Më 4 tetor 2007, Obinna u përfshi në një aksident me makinë gjatë kohës që po kthehej në shtëpi nga stërvitja; aksidenti ndodhi pasi lojtari u përpoq të shmangte një makinë e cila ishte përpjekur t'a parakalonte në kthesë. Ai arriti të shpëtonte me vetëm disa të prera dhe të nxira.[7] Makina u rrotullua disa herë dhe ishte dëmtuar rëndë. Obinna u dërgua në spital pasi kishte humbur ndjenjat. Aksidenti ndodhi vetëm disa metra larg vendit ku ish lojtari i Chievos Jason Mayélé vdiq nga një aksident me makinë në vitin 2002.[7]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Obinna në nxemje me West Ham United më 11 shtator 2010.

Në verën e vitit 2008, Obinna u rikthye te Interi në një marrëveshje tre-vjeçare për 1.2 milion .[8] Klubi anglez Everton tentoi menjëherë për t'a marrë në huazim, por nuk mundën dot të siguronin një vizë pune për lojtarin.[9][10] Goli i tij i parë për Interin erdhi më 19 tetor në fitoren 4–0 ndaj RomësStadio Olimpico.[11] Ai u përshkrua nga trajneri i ekipit José Mourinho si një nga telentët më të mirë të Interit për të ardhmen.[12]

Huazimi te Málaga[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 26 gusht 2009, ekipi spanjoll i La Ligas Málaga njoftoi se kishte marrë sulmuesin në formë huazimi për një sezon.[13] Ai shënoi golin e parë për klubin andaluzian në barazimin 1–1 ndaj Xerez, në një ndeshje ku ai gjithashtu u përjashtua me karton të kuq.[14]

Huazimi te West Ham United[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 gusht 2010, Obinna firmosi për West Ham United në formë huazimi për një sezon me të drejtën e një marrëveshje përfundimtare në vitin 2011.[3] Ai debutoi për West Hamin më 11 shtator në një distafë 3–1 në shtëpi ndaj Çelsit.[15] Ai shënoi golin e parë për ekipin në fitoren 2–1 kundër Sunderlandit në raundin e tretë të Kupës së Ligës në Stadium of Light më 21 shtator.[16] Goli i tij i parë në kampionat erdhi më 27 nëntor në fitoren 3–1 kundër Wigan Athletic.[17] Obinna vazhdoi formën e tij pozitive duke asistuar katër herë në fitoren 4–0 ndaj Manchester United tre ditë më vonë, duke ndihmuar West Hamin të siguronte gjysëm-finalen e Kupës së Ligës për herë të parë pas 20 vitesh.[18]

Megjithatë, në ndeshjen e parë gjysëm-finale të West Hamit kundër Birmingham Cityt më 11 janar 2011, Obinna u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyje pa top ndaj Sebastian Larsson; ekipi kishte pësuar golin e barazimit vetëm disa minuta më parë.[19] Më 30 janar, Obinna shënoi një tregolësh në ndeshjen e raundit të katërt të Kupës FA ndaj Nottingham Forest, duke i dhënë ekipit fitoren 3–2.[20] Kjo u pasua me një dopietë në fitoren 3–1 kundër Blackpool në kampionat tre ditë më vonë.[21]

Lokomotiv Moska[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 qershor 2011, Obinna firmosi një kontratë katër-vjeçare me Lokomotiv Moskën si një transferim i lirë.[22]

MSV Duisburg[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Obinna u bë pjesë e MSV Duisburg më 9 shtator 2015 për sezonin 2015–16.[23]

Darmstadt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 5 gusht 2016, Obinna u transferua te klubi tjetër gjerman SV Darmstadt.[24] Megjithatë, ai u lirua nga klubi më 31 janar 2017 pas vetëm gjysëm sezoni.[25]

Cape Town City[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator 2017, Obinna firmosi me Cape Town City të Premier Ligës Afrikano Jugore. Në kohën që ai firmosi, ekipi drejtohej nga ish shoku i tij i skuadrës te West Ham Benni McCarthy.[26]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Obinna ishte pjesë e ekipit nën-20 që fitoi medaljen e artë në Turnamentin Afrikan të të Rinjëve në Benin. Në vitin 2005, ai u thirr për herë të parë në ekipin e parë të Nigerisë, kurse në janar 2006 u grumbullua nga trajneri Augustine Eguavoen për në Kupën e Kombeve Afrikane 2006. Ai debutoi zyrtarisht më 23 janar në ndeshjen e parë të Grupit D, një fitore 1–0 kundër Ganës.[27] Më 4 shkurt, në ndeshjen çerek-finale kundër Tunizisë, Obinna luajti titullar për herë të parë dhe shënoi golin e parë për Nigerinë pas gjashtë minutash lojë; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive ku Obinna shënoi në tentativën e tij, duke i hapur rrugë një fitoreje 6–5.[28] Në gjysëm-finale tre ditë më vonë kundër Bregut të Fildishtë, Obinna luajti 90 minuta të plota, me Nigerinë e cila u eliminua pasi u mposht 1–0.[29]

Në gusht 2008, ai ishte pjesë e ekipit që luajti në Lojërat olimpike verore 2008Pekin, Kinë.[30] Në grupin ku Nigeria ishte vendosur, Obinna shënoi golin e parë të fitores 2–1 kundër Japonisë më 10 gusht.[31] Në ndeshjen e fundit të grupit, Obinna shënoi golin e fitores kundër Shteteve të Bashkuara, duke ndihmuar Nigerinë t'a mbylli grupin në vendin e parë me shtatë pikë.[32] Në çerek-finale kundër Bregut të Fildishtë, Obinna ishte sërisht vendimtar për ekipin e tij, fillimisht duke shënuar golin e tij të tretë në turnament me penallti dhe më pas duke asistuar golin e Peter Odemwingie, duke dërguar ekipin në gjysëm-finale.[33] Ai më pas ishte kapiten në fitoren 4–1 kundër Belgjikës në gjysëm-finale,[34] para se të mposhteshin në finale nga Argjentina.[35]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [36]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Chievo 2005–06 Serie A 26 6 1 0 27 6
2006–07 24 5 3 1 27 6
2007–08 Serie B 32 8 32 8
Gjithsej 82 19 4 1 86 20
Internazionale 2008–09 Serie A 9 1 2 0 0 0 0 0 11 1
Málaga (huazim) 2009–10 La Liga 26 4 1 0 27 4
West Ham United (huazim) 2010–11 Premier League 25 3 3 3 4[a] 2 32 8
Lokomotiv Moska 2011–12 Premier League Ruse 16 1 2 0 8[b] 2 26 3
2012–13 26 2 2 0 0 0 28 2
2013–14 3 0 1 0 4 0
Gjithsej 45 3 5 0 8 2 58 5
Chievo 2013–14 Serie A 10 2 0 0 10 2
MSV Duisburg 2015–16 2. Bundesliga 15 3 0 0 15 3
SV Darmstadt 2016–17 Bundesliga 2 0 0 0 2 0
Cape Town City 2017–18 Premier Soccer League 12 1 2 0 14 1
Gjithsej karriera 226 36 17 4 8 2 4 2 255 44
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën e Ligës
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [37]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Nigeria
2006 5 1
2007 1 0
2008 8 1
2009 9 3
2010 13 3
2011 8 3
2013 3 1
2014 1 0
Gjithsej 49 12

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chievo[36]
Internazionale[36]

Referimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Obinna" (në anglisht). Nigerian.name. 13 janar 2008. Marrë më 23 gusht 2010.
  2. ^ "World Cup Profile: Victor Obinna Nsofor – Nigeria" [Profili i Kupsë së Botës: Victor Obinna Nosfor – Nigeria] (në anglisht). Goal.com. 1 maj 2010. Marrë më 1 maj 2010.
  3. ^ a b "Hammers capture Obinna" [Hammers kapin Obinnën] (në anglisht). West Ham United FC. 27 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2010. Marrë më 27 gusht 2010.
  4. ^ "MORATTI: "COMPLIMENTS TO MANCINI & THE TEAM"" [Moratti: "Komplimente Mancinit & ekipit"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 dhjetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 18 mars 2008.
  5. ^ "Facchetti: "a good test to start off"" [Facchetti: "një provë e mirë për t'u nisur"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 5 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 18 mars 2008.
  6. ^ "Sampdoria 1–2 ChievoVerona" (në italisht). Serie A. 25 shtator 2005. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 10 shtator 2019.
  7. ^ a b c d "Inter Milan Strike Gold With Victor Obinna" [Inter Milan gjen ar me Victor Obinnën] (në anglisht). Inside Football. 11 mars 2009. Marrë më 24 shtator 2010.
  8. ^ FC Internazionale Milano 2008–09 bilancio, Require purchase in CCIAA Stampa:It
  9. ^ McLeod, Scott (1 shtator 2008). "Obinna Deal Falls Through" [Marrëveshja e Obinnës dështon] (në anglisht). Everton FC. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2012. Marrë më 1 shtator 2008.
  10. ^ "Everton try to bring in Obinna" [Everton përpiqet të sjellë Obinnën] (në anglisht). BBC Sport. 28 gusht 2008. Marrë më 28 gusht 2008.
  11. ^ "Serie A: Roma 0-4 Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 19 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2011. Marrë më 28 gusht 2008.
  12. ^ Nursey, James (22 gusht 2010). "Hammers move to tie up Inter striker" [Hammers lëvizin për të marrë sulmuesin e Interit]. MirrorFootball (në anglisht). Trinity Mirror. Marrë më 24 shtator 2010.
  13. ^ "Obinna pasó reconocimiento médico en el Complejo Sanitario Málaga C. F. – Clínicas Rincón" (në spanjisht). Málaga Club de Fútbol. 26 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2009. Marrë më 27 gusht 2009.
  14. ^ "Xerez 1–1 Malaga" (në anglisht). ESPNSTAR.com. 5 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2012. Marrë më 25 gusht 2010.
  15. ^ Sheringham, Sam (11 shtator 2010). "West Ham 1–3 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 12 shtator 2010.
  16. ^ "Sunderland 1–2 West Ham United FT" (në anglisht). West Ham United FC. 21 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2010. Marrë më 22 shtator 2010.
  17. ^ "West Ham United v Wigan Athletic". Yahoo Eurosport UK (në anglisht). Yahoo! News Network. 27 nëntor 2010. Marrë më 12 janar 2011.
  18. ^ "West Ham United v Manchester United | Carling Cup 2010–2011". Yahoo Eurosport UK (në anglisht). Yahoo! News Network. 30 nëntor 2010. Marrë më 12 janar 2011.
  19. ^ Stevenson, Jonathan (11 janar 2011). "West Ham 2–1 Birmingham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 12 janar 2011.
  20. ^ "Obinna treble fells Forest" [Tripleta e Obinnën mposht Forest] (në anglisht). Sky Sports. 30 janar 2011. Marrë më 31 janar 2011.
  21. ^ "Blackpool 1–3 West Ham" (në anglisht). BBC Sport. 2 shkurt 2011. Marrë më 3 shkurt 2011.
  22. ^ "Obinna signs for Locomotiv Moscow" [Obinna firmos për Lokomotiv Moskën] (në anglisht). Yahoo.com. 19 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 19 qershor 2011.
  23. ^ "Zebras verstärken sich mit Stürmer: Victor Obinna kommt!" (në gjermanisht). msv-duisburg.de. 9 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2015. Marrë më 12 shtator 2019.
  24. ^ "Lilien nehmen Obinna unter Vertrag" (në gjermanisht). sv98.de. 5 gusht 2016. Marrë më 12 shtator 2019.
  25. ^ "Transfer window January 2017: every deal in Europe's top five leagues" [Dritarja e transferimeve janar 2017: çdo marrëveshje në top pesë ligat e Evropës] (në anglisht). The Guardian. 31 janar 2017. Marrë më 12 shtator 2019.
  26. ^ May, Edward (12 shtator 2017). "Official: Cape Town City sign former Inter and West Ham striker Victor Obinna" [Zyrtare: Cape Town City firmos me ish sulmuesin e Interit dhe West Hamit Victor Obinna]. Goal.com (në anglisht). Marrë më 15 shtator 2017.
  27. ^ "Nigeria vs. Ghana 1 – 0" [Nigeria vs. Gana 1 – 0] (në anglisht). Soccerway. 23 janar 2006. Marrë më 13 shtator 2019.
  28. ^ "Nigeria through to semis" [Nigeria në gjysëm-finale] (në anglisht). Eurosport. 4 shkurt 2006. Marrë më 13 shtator 2019.
  29. ^ "Nigeria vs. Cote d'Ivoire 0 – 1" [Nigeria vs. Bregu i Fildishtë 0 – 1] (në anglisht). Soccerway. 7 shkurt 2006. Marrë më 13 shtator 2019.
  30. ^ "Nigeria 2008 Olympic Football Squad" [Skuadra e futbollit të Nigerisë në Olimpiadën 2008] (në anglisht). Sportslens.com. 28 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 14 shtator 2019.
  31. ^ "Nigeria 2:1 Japan" [Nigeria 2:1 Japonia] (në anglisht). FIFA.com. 10 gusht 2008. Marrë më 14 shtator 2019.
  32. ^ "Nigeria 2:1 USA" [Nigeria 2:1 SHBA] (në anglisht). FIFA.com. 13 gusht 2008. Marrë më 14 shtator 2019.
  33. ^ "Nigeria 2:1 Cote d'Ivoire" [Nigeria 2:1 Bregu i Fildishtë] (në anglisht). FIFA.com. 16 gusht 2008. Marrë më 14 shtator 2019.
  34. ^ "Nigeria 4-1 Belgium - how it happened" [Nigeria 4-1 Belgjika - si ndodhi] (në anglisht). BBC Sport. 19 gusht 2008. Marrë më 14 shtator 2019.
  35. ^ Richard Williams (23 gusht 2008). "Olympics: Di Maria winner earns gold for Argentina" [Olimpiada: Goli i fitores i Di Marias i jep të artën Argjentinës] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 shtator 2019.
  36. ^ a b c "Victor Obinna" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 shtator 2019.
  37. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Victor Obinna" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 12 shtator 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]