Jump to content

Katërkolla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vlladimiri)
Katërkolla
Vladimir (mal.)
Fshat
Katërkolla is located in Earth
Katërkolla (Earth)
Koordinatat: 42°00′18″N 19°18′19″E / 42.00500°N 19.30528°E / 42.00500; 19.30528
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
KomunaStampa:Country data Ulcinj Ulqin
Lartësia mbidetare
71 m (233 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej757
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)
Prefiksi+382 (0)30
TargatUL

Katërkolla (malazisht: Владимир/Vladimir) është fshat në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. Katërkolla gjendet në trevën e Anës së Malit.

Varianti i parë i shënuar i këtij toponimi i përket shek. XVII, më 1614. Ky variant është Cadorcho, komanduar nga Dumo Luki[1]. E dhëna tjetër e qëmtuar nga gjeografi Draga është ajo e përdorur nga Gopçeviq "... prema Katrokolu" më 1878, dhe më pas përdorimi i kalkut Katrokol në një hartë angleze më 1881[2].

Emri Katërkollë vjen nga gjuha shqipe 'katër' dhe 'Kolli', që përfaqëson katër kisha të Shënkollës (ose Shën Nikollës) në afërsi të fshatit.[3] Emri Vladimir këtij vendbanimi iu vendos zyrtarisht pas vitit 1912 kur Ana e Malit kalon nën administrimin malazez. Pas Luftes së Dytë Botërore në dokumentet zyrtare emërtimi figuronte i shënuar në të dy format si Katërkollë - Vlladimir, ndërsa më vonë forma shqipe u eliminua.[4]

Gjendet në kryqëzimin e rrugës magjistrale M-2.4 (TivarUlqinShqipëri) dhe rrugës rajonale R-16 (Katërkollë–OstrosVir). Fshati i Katërkollës gjendet në qendër të Fushës së Anës së Malit. Kjo zonë e madhe, me tokë bujqësore përreth, ka aktualisht një përdorim të përzier agrokulturor (blegtori, qumështari dhe bujqësi).[5]

Nga investimet e fundit, janë ndërtuar pika karburanti në rrugën magjistrale. Në Katërkollë gjendet shkolla fillore "Bedri Elezaga", e cila përbëhet nga shkolla amë dhe tetë paralele të ndara. Objektet e tjera shoqërore janë të kufizuara, dhe përfshijnë një institucion parashkollor, një ambulancë, një farmaci, një xhami, disa dyqane, tregun e gjelbër dhe restorante.[5]

Fshati ka 757 banorë sipas Censusit 2011, ndërsa 754 (99.6%) janë shqiptarë sipas kombësisë[6] dhe 753 (99.5%) janë mysliman sipas fesë.[7]

Numri i banorëve sipas censuseve[8]
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
459 528 657 774 971 1.019 802 757

Struktura e popullsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shek. XVII, përktheu e përgatiti Injac Zamputi, Tiranë: Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1963. f. 257
  2. ^ Nail Draga (1997), Gjurmë gjeografike, Ulqin: Art Club, 1997. f. 65.
  3. ^ ILLYRIA The Albanian-American Newspaper 2016 - Nr. 2437[lidhje e vdekur]
  4. ^ Nail Draga: Kërkime Gjeografike 9, Prishtinë 1987.
  5. ^ a b Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov
  6. ^ Tabela N1. Stanovništvo prema nacinalnoj odnosno etničkoj pripadnosti po naseljima
  7. ^ Tabela N3. Stanovništvo prema vjeroispovijesti po naseljima
  8. ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
  9. ^ a b Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).