Jump to content

Librat e shenjtë islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çitapi)

Librat e shenjtë islamik janë tekste që Myslimanët besojnë se janë të shpallura nga Zoti tek të dërguar të ndyshëm gjatë historisë së njerëzimit. Pavarësisht parësisë që Myslimanët vendosin në Kuran si fjala e fundit e Zotit, Islami flet me respekt për të gjitha shkrimet e shenjta të mëparshme, dhe besimin në të gjitha librat e shpallura është një nga kushtet e besimit në Islam. Katër librat e shpallura që përmenden me emër në Kuran janë Teurati (i zbritur Musait a.s.), Zeburi (i zbritur Davudit a.s.), Inxhili (i zbritur Isait a.s.) dhe vetë Kurani (i zbritur Muhammedit s.a.v.s.).

Çitapi (në tekste edhe Kurani) është libër i shenjë dhe rregulloret e shkruara në të janë të drejta si qiri.

Tekstet e tjera të profetëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Argumente rreth Librave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Myslimani beson në të gjitha Librat e zbritur nga Allahu i Madhëruar, si dhe në fletushkat e dhëna disa prej Pejgamberëve të Tij. Ai beson se ato janë Fjalë e Allahut, të cilën ua ka shpallur Pejgamberëve të Tij me qëllim që ata të komunikojnë nga Ai Ligjin dhe Fenë e Tij. Më të mëdhenjtë prej këtyre librave janë: Katër Librat: “Kurani i Ndershëm”, i cili i është zbritur të Dërguarit tonë, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), “Teurati”, i cili i ka zbritur të Dërguarit të Allahut, Musa (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), “Zeburi”, i cili i ka zbritur të Dërguarit të Allahut, Daud (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe “Inxhili”, i cili i ka zbritur të Dërguarit të Allahut, Isa (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Myslimani beson gjithashtu se Kurani i Ndershëm është më Madhështori prej këtyre librave, dominues mbi to dhe abrogues (shfuqizues) i të gjitha ligjeve dhe dispozitave të tyre (Librave të tjerë). Për këtë dëshmojnë argumentet nga tekstet Hyjnore dhe nga logjika e shëndoshë isau a.s ishte i biri i mejremit ai eshte ende gjall nuk ka vdekur dje sherove plag te liris sod shtrron