Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta. Akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet.
Akademia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademia e Shkencave e Shqipërisë u hap në vitin 1972 me përpjekjet e profesor Aleks Buda, i cili u emërua dhe presidenti i parë i saj. Fillimisht kishte 17 anëtare dhe 5 anetarë korespodentë.
Akademia e Shqipërisë përfshin shkencëtarë nga më të shquarit - akademikë, institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë. Aktualisht Akademia ka 30 anëtarë - akademikë dhe 13 institucione kërkimore.
Akademia ndahet në dy seksione: Seksioni i Shkencave Shoqërore Albanologjike dhe Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike. Në strukturën e saj, përfshihen gjithashtu Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Njësia e Projekteve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë, Sektori i Botimeve dhe Biblioteka Shkencore Qendrore.
Funksionet kryesore Akademisë janë: kryerja e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore albanologjike, natyrore e teknike dhe mundësimi i zbatimit të këtyre studimeve në praktikë; i ofron Qeverisë këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në zhvillimin e vendit; bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore; përkrah dhe nxit pjesëmarrjen aktive të shoqatave, të fondacioneve shkencore dhe bashkëpunëtorëve në veprimtarinë shkencore; organizimi i veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me shkencën.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademia e Shkencave e Shqipërisë i ka rrënjët në të kalurën e largët kur shqiptarët punonin në fusha të ndryshme shkencore. Themelimit të Akademisë i paraprinjë katë faza : faza e Akademisë së Voskopojës, e Rilindjes, e mes dy luftërave, dhe faza pas çlirimit deri te formimi i plotë i Akademisë së mirëfilltë.
Anëtarë të rregullt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adnan Kastrati, mjek
- Albert Doja, antropolog
- Apollon Baçe, arkeolog
- Arben Merkoçi, kimist
- Artan Fuga, sociolog
- Bahri Beci, gjuhëtar
- Bashkim Resuli, mjek
- Beqir Meta, historian
- Besim Elezi, mjek
- Dhimitër Haxhimihali kimist
- Fatos Kongoli, shkrimtar
- Floran Vila, fizikan
- Floresha Dado, letërsi
- Gudar Beqiraj, matematikan
- Ismail Kadare, shkrimtar
- Jani Thomai, gjuhëtar
- Jani Vangjeli, biolog
- Jorgaq Kaçani, inxhinjer mekanik
- Muzafer Korkuti, arkeolog
- Nazim Gruda, bujqësi
- Neki Frashëri, matematikan
- Vasil S. Tole, kompozitor dhe etnomuzikolog
- Xhevahir Spahiu, shkrimtar
Akademikë që nuk jetojnë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aleks Buda, historian (ish-kryetar, 1972-1993)
- Shaban Demiraj, gjuhëtar (ish kryetar, 1993-1997)
- Androkli Kostallari, gjuhëtar
- Bajram Preza, mjek
- Bedri Dedja, pedagogji, psikologji
- Besim Daja, inxhinjer ndërtimi
- Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar
- Eduard Sulstarova, gjeofizikan
- Eqerem Çabej, gjuhëtar
- Farudin Hoxha, inxhinjer hidroteknik
- Fejzi Hoxha, mjek
- Hajredin Kumbaro, inxhinjer metalurg
- Hekuran Mara, ekonomist
- Hysen Laçej, agronom
- Jorgo Bulo, letërsi
- Josif Adhami, mjek
- Kolec Topalli, gjuhëtar
- Kolë Paparisto, botanist
- Kolë Popa, kimist
- Mahir Domi, gjuhëtar
- Odhise Paskali (Skulptor, Nder i Kombit)
- Petraq Pilika, matematikan
- Petrit Gaçe, mjek
- Petrit Radovicka inxhinjer energjitike
- Selaudin Bekteshi, mjek
- Sotir Kuneshka, fizikan
- Stefanaq Pollo, historian
- Teki Biçoku, gjeofizikan
- Tish Daija, muzikolog
- Zef Kakarriqi, veteriner
- Teki Tartari, biolog
- Zija Këlliçi, inxhinjer ndërtimi
- Salvator Bushati, gjeofizikan
Anëtarë të jashtëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alain Ducellier, Francë
- Antonio La Pergola, Itali
- Dervish Rozhaja, Kosovë
- Eric Hamp, SHBA
- Idriz Ajeti, Kosovë
- Ferid Murati, SHBA
- Mark Krasniqi, Kosovë
- Rexhep Qosja, Kosovë
- Andrea Pieroni, Itali
- Victor A. Friedman, SHBA
- Titos Jochalas, Greqi
- Sabri Hamiti, Kosovë
- Mehmet Kraja, Kosovë
- Fejzullah Krasniqi, Kosovë
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]