Rugova (rajon)
Rugova (serbisht: Ругова Rugova) është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Rugova është rrethinë etnografike[1], me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika . Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknikë me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Siktarisë (FIS) me qendrën në Lucernë. Për më tepër, në prill të vitit 2013, Peja fitoi çmimin “Tourism for Tomorrow” me projektin “majat e Ballkanit”.[2]
Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqe, maja e Mariashit,maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës. Volujaku është po ashtu një maje e lartë (2014 m).
Në kilometrin e katërt gjendet via ferrata apo “Rruga e Hekurt” e vetmja në Ballkan. Rugova ofron kushte për jetesë megjithëse numri i banorëve ka rënë vitet e fundit.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emërtimi “Rugovë” ka për bazë fjalën “rrugë” pasi nëpër të kanë kaluar rrugë të rëndësishme. Nëpër Rugovë ka kaluar e vetmja rrugë që lidhte Shqipërinë me Malin e Zi). Emërtimi më i vjetër në këtë trevë ndeshet në vitin 1292, ku fjala “Shtupel” tregonte dy fshatrat e sotëm: Shtupeqin e Madh dhe Shtupeqin e Vogël. Domethënia e kësaj ka të bëjë me punën që bënin banorët e këtij vendi, pra “stëp” paraqet njeriun që merret me bërjen e djathit apo bulmetit.
Të gjitha emërtimet në Rugovë kanë shpjegime në bazë të gjuhës shqipe. P.sh. fshati “Dugaivë” ka për bazë “dukën”, “Kuqishta” është emërtuar për shkak të gurëve e shkëmbinjëve të kuq që gjenden në këtë zonë, “Reka e Allagës” sipas një agai nga Rozhaja që i kishte aty pronat e veta si dhe “Stankaj” nga Stank Nika që ishte një njeri mjaft i njohur. Megjithëkëtë, përherë ka pasur tendenca që këtyre toponimeve tu jepen kuptime sllave, duke pasur parasysh konfliktin mes dy popujve, serbëve dhe shqiptarëve. Emërtimi në Rugovë është bërë në bazë të disa veçorive:
- Natyrore: Gropa e Borës, Kërshi i Madh, Qafa e Deshve, Neqinati etj.
- Etnografike: Guri i Nuses, Qafa e Dasmorëve, Livadhi i Gjakut, sheu i Qyqes etj.
- Historike: Kodra e Trimave, Vorret e Shehitëve, Hajla e Keqe etj.
- Autoktonie: Bjeshkët e Kelmendit, Bregu i Kishës, Kroi i Nikçve, maja e Nikë Dedës, Lugu i Shkodrës, Qafa e Rexhajve etj.
- Mjeshtërore: maja e Lopëve, Guri i Çobanit, Llazet e Kuajve, Kërshi i Cjapit, Shpella e Martinit etj.
Rugova pasurohet me toponime të reja gjatë gjithë kohës. P.sh. disa nga toponimet e reja janë: Kodra e Shkollës, Lëndina e Shkollës etj.[3]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova ndodhet në gjerësi gjeografike 42°44’N 20°3’E, në largësi nga Prishtina prej 93 km. Ajo përfshin një territor me sipërfaqe prej 20330 ha. Ka shtrirje Lindja-Perëndim me gjatësi prej 23 km. Gjendet në mes të maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Lumi Lumbardh e ndan në dy pjesë duke krijuar luginë e më pas gjatë rrjedhës kanionin e thellë.[4]
85% e territorit të përgjithshëm e përfshijnë pyjet ndërsa 15% kullotat alpine. Relievi është i thyer, me shpate gëlqerore të thikta e gryka të thella e të ngushta erozive. Faqet e malit janë me pjerrtësi 15°-30° por ka raste kur arrin 45°-90°.Është e përbërë nga forma të ndryshme e të shumta karstike si shpellat, tunelet natyrore, ujëvarat, liqenet glaciale etj.[5] Treva e Rugovës është e ndarë në 13 fshatra (Shtupeqi i Vogël, Shtupeqi i Madh, Reka e Allagës, Drelaj, Pepiq, Malaj, Kuqishtë, Dugaivë, Haxhaj, Stankaj, Bogë, Shkrel dhe Koshutan) dhe pesë lagje të vogla (Llaz, Bollpaç, Pecaj, Ujëmirë, Dreshaj). Fshatrat gjenden në largësi nga njëri-tjetri 2–7 km.
Nëpër Rugovë kalojnë rrugë të rëndësishme: Lugu i Shkodrës lidh Rugovën me Tropojën dhe Shkodrën, Qafa e Çakorrit çon në Plavë e Guci, Qafa e Dasmorëve e lidh me Rozhajën dhe Qafa e Hajlës me Dacaj e Husaj.[6]
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Treva e Rugovës ka klimë të lagësht kontinentale me ndikim malor, verë të shkurtër dhe të nxehtë ndërsa dimër të gjatë e të ashpër. Pranvera është e vonë dhe temperatura ndryshon brenda ditës. Orët me diell nuk janë të gjata. Si rezultat i konfrontimit të rrymave të nxehta e të lagështa detare me ato kontinentale janë reshjet e shumta. Maksimalja e reshjeve është në muajin dhjetor (372.6 mm) ndërsa ato vjetore shkojnë deri në (1336 mm). Minimalja mujore është në korrik (0.3 mm) ndërsa vjetore (540.6 mm).
Dëbora është e pranishme deri në gusht, madje në vitet e ’90-ta ka pasur rënie edhe në gusht. Lartësia e saj shkon prej 30 cm deri në 2 m.
Temperatura mesatare në pranvera është 4.4 °C – 7.5 °C, në verë 10.6 °C – 17.2 °C, në vjeshtë 5.2 °C dhe në dimër -10 °C deri në -15 °C. [7]
Flora
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh, si: livadhe e kullota subalpine e alpine, shkurre e shkurreta, pyll qarri, ahu e halorë, kodrina, gropa e shpate, përrenj e gryka, zallishte e çakëllishte dhe ujë lumi,gurrash e pusesh, shpella,kthina e gropa karstike, toka gjysmë të lagështa , pothuaj të thata e gëlqerore, acide me ngjyrë të purpurt, te kuqe e të zezë, me gropa, brigje e lugaja, masive shkëmbinjsh e gurë të derdhur.
Kjo shumëllojshmëri habitatesh të le të mendosh për një bimësi me diversitet të lartë.
Bimësia e regjionit të Rugovës është e pranishme si në Europën Qendrore në lartësitë e mëdha ,por edhe bimë që janë karakteristike për Ballkanin dhe vetëm për këtë regjion. Në regjionin e Rugovës dallojmë 4 zona bimore(ahu, dushku, breu dhe kullota alpine):
Zona e dushkut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo zonë shtrihet në lartesinë 800-1000m dhe është mjaft e pasur. Kjo zonë zë kryesisht pjesën e poshtme te regjionit përfaqësohet nga Dudi(Morus), Ahu (quercus) dhe Qarri. Po ashtu mund të gjejmë: Mëlleza(ostrya carpinifolia), Shkoza(carpinus orientalis), Krekëza(acer monspensulanum),Frasheri (Fraxinus) etj. Bimësia barishtore përbëhet prej Tërfilit (Clover), Vjollcës(Violet), Flokëzi, Makthi(Melilotus), Zhabinat etj.
Zona e ahut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtrihet mbi zonën e dushkut ne lartësinë 1000-1600m por mund të gjendet edhe në zonat më të vogla. Pylli i ahut përbën një pyll të degraduar,ku vërehen prerje masive për shfrytëzim si lëndë e pare dhe për ngrohje. Ky pyll është i ri, me drunj të hollë e të gjatë dhe në formë shkurresh. Pyjet e ahut formojnë hije të fortë,prandaj bimësia e ultë është e rrallë duke favorizuar rritjen e kërpudhave që pëlqejnë këtë habitat.
Zona e pyllit halorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pjesën e sipërme të ahut takohet rrobulli, i cili arrin lartësinë e përhapjes deri ne 2200m lartësi mbidetare duke shënuar kufirin më të lartë të bimësisë drunore. Këto pyje janë të pastra dhe përbëhen nga breu i bardhë, pisha e zezë, arneni, bredhi i zi etj. Pyjet halorë janë të dendura, ndërsa mbulesa bimore përbëhet nga bimësi kserofile e preferuar për rritjen e kërpudhave. Bimët barishtore janë: Fiershqipja, Flokëzi i alpeve, narcissi, dredhëza, boronica, manaferra etj.
Zona e kullotave alpine
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristikë për këtë zonë është mungesa e pyllit. Kjo zonë përbëhet kryesisht nga bimë barishtore e shkurret. Speciet me kryesore janë:
- Fam.Graminaceae (Flokësi,Fleumi I alpeve,barëgjaku)
- Fam.Papilionaceae (Tërfili I alpeve)
- Fam.Compositae (Njëmijëfletëshi,Shmanga,Asteri,Pelini etj.)
- Fam.Rosaceae (Zorreca ose Potentilla apenina)
- Fam.Cambanulaceae (Lule këmbana,C.Albanica etj.)
- Fam.Crucifereae (Boronica e zezë,Boronica e kuqe,rrushi I arushes etj.)
- Fam.Fabaceae (ngjane shumë me Orkiden)
- Fam.Cariofilaceae (Bari I egër ose Festuca sp)
- Fam.Campanulaceae (Xhufka dhe Shtara)
Tipet e bimësisë:
- Pyll dushku. 600-1000m
- Pyll ahu. 800-1000m
- Pyll halorë(Rrobulli). 1300-2200m
- Pyll gjethegjerë.
- Pyll halorë mesdhetar
- Pyll gjethegjerë buzëujor(shelgu)
- Bimë barishtore mezofite
- Bime barishtore kserofite
Campanula foliosa është një bimë shumëvjecare e livadheve subalpine dhe rrëzave pyjore. Në regjionin e Rugovës është konstatuar në Neqinat.
Phyteuma pseudorbiculare është barishte shumëvjeçare e kullotave alpine. Në Rugovë gjendet në majen e Rusolisë.
Asyneuma trichocalycinum është barishte shumëvjeçare e pyjeve të brezit subalpin. Edhe kjo bimë është gjetur në Neqinat, në Rugovë. [8]
Fauna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjioni i Rugovës përbën kompleks habitatesh të përshtatshme për praninë e madhe të organizmave të gjallë. Në regjion rezulton një faunë e pasur si për nga diversiteti, shtrirja dhe llojet e rralla e të rrezikuara në shkallë kombëtare e ndërkombëtare. Rëndësi të madhe për Rugovën dhe jetën në Rugovë, kanë kafshët si: delet, kuajt, gomarët etj.
Rendi Insectivora |
---|
Familja Erinacidae (Iriqët) |
Familja Talpidae (Urithët) |
Familja Soricidae (Hundëgjatët) |
Rendi Rodentia |
Familja Sciuridae (Ketri i kuq) |
Familja Grilidae (Gjumashët) |
Familja Muridae (Brejtësit) |
Rendi Chisoptera |
Familja Rhinolophidae (Lakuriqi hundëpatkua) |
Rendi Carnivora |
Familja Ursidae (Arinjtë) |
Familja Canidae (Qentë) |
Rendi Lagomorpha |
Familja Laporidae (Lepujt) |
Rendi Artiodactyla |
Familja Suidae (Dythundrakët) |
Shpendët që ndodhen në regjionin e Rugovës janë:
- Shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos)
- Thëllënza e malit (Alectoris greaca)
- Shkaba (Gyps fulvus)
- Pëllumbi i egër (Columba livia)
- Qyqja (Cuculus canorus)
- Kukuvajka ( Carine noctua )
- Qukapiku i gjelbërt (Picus viridis)
- Korbi (Corvus corax)
- Sorra (Corvua cornix)
- Harabeli i shtëpisë (Passer domesticus)
- Shqiponja e vogël (Hieraaetus pennatus)
- Zog bore (Fringilla coelebs)
- Trumcaku ( Passer domesticum )
- Skifteri (Accipiter nisus)
Insekte të regjionit të Rugovës janë:
- Ditëshkurtët,
- Flatrafortët dhe
- Fluturat
Peshq të mundshëm janë:
- Troftë mali (Salmo trutta fario)
- Troftë mali e bujanash lumore (Salmo trutta macrostigma)
- Troftë e mermertë ( Salmo marmoratus cuver )
- Mustaku i lumit ( Gabio gabio lepidolaemus )
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjioni përbëhet nga një rrjet i dendur ujor. Edhe pse toka e përbërë nga shkëmbinj gëlqeror nuk favorizon praninë e ujit, në të janë pllakat silikate që mundësojnë praninë e ujit të bollshëm.
Në anën jugore të regjionit, ndodhen Liqeni glacial i Kuqishtës (1900 m) i mbushur me ujë të freskët gjatë gjithë stinëve dhe Liqeni i Drelajve ( 1800m), që thahet gjatë verës së nxehtë. Njihen edhe liqene të tjerë në anën veriore të regjionit, por të paqëndrueshëm.
Burimi në fshatin Haxhaj dhe tjetri në rrëzë të majës së Jelenkut takohen në Kuqishtë duke krijuar lumin Lumbardh që është ujëmbledhësi kryesor.
Në kilometrin e gjashtë ndodhet ujëvara e gjatë 25m që buron në shkëmb e derdhet në lum.
’’’Në anën veriore të këtij lumi dallojmë rrjedhat:’’’
- Gurra e Saku Ramës dhe Shentë e Pepajve ne kilometrin e 18-të
- Gërka e Koshutanit, që mbledh ujin nga tre fshatra, dhe të ashtu quajturin Sheun e Keq për tu derdhur në kilometrin e 17-të
- Sheu i Rek Allagës që mbledhë ujë që nga Kroi i Hajlës, nga 3 fshatrat dhe derdhet në lumë.
- Sheu i Nikçit që sjell ujë nga Lugu i Shtedimit dhe Sheu Llazeve, kalon dy mullinj misri dhe derdhet në kilometrin e 13-të
- Lumi i rrëmbyeshëm i Shushicës në anën lindore të regjionit dhe derdhet në Drinin e Bardhë.
- Nga ana jugore e regjionit derdhen rrjedhat e prrockave si sheu i Llazit të Mullinit kilometri i 19-të.
- Sheu i Përvarës që sjell ujë që nga Lumbardhi dhe Guri i Kuq dhe derdhet në lum.
- Lumi i Milishevës në kilometrin e 4-të derdhet në lumë.
Këta përrenj janë të rrëmbyeshëm sidomos gjatë shirave në pranverë, gjatë vjeshtës dhe në fund të dimrit ku vërehet edhe prurje e madhe e rërës dhe gërryerjeve të shtratit. Të gjitha këto prrocka, shena dhe puse janë të pijshëm sidomos në fillim të qarkullimit të tyre. Kjo prani e ujit në zonë është një potencial i mirë për zhvillimin e qendrave turistike dhe e favorshme për gjithë sportet në çdo stinë. [10]
Speleologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne rajonin e Rugovës, shpellat janë të pranishme pothuajse kudo megjithëse këto shpella janë pak të hulumtuara. Shumë shpesh këto shpella u bënë strehë për të përndjekurit politikë, jo vetëm rugovas por shqiptarë nga të gjitha trevat. Edhe pse studiuesit nuk ia kanë kushtuar vëmendjen e duhur, vendasit kanë shkruar romane për këto shpella. Disa nga shpellat më të mëdha janë: ‘’’Shpella e Karamakazit’’’ (kilometri i tretë), ‘’’Shpella e Gurrës së Rutës’’’ (Drelaj), ‘’’Shpella e Madhe’’’ dhe ‘’’Shpella e Radavcit’’’ në Veri-Lindje të Rugovës. Shpella e Radavcit është shpella që është hulumtuar më së shumti dhe njëherësh më e madhja. Në thellësi prej 30–40 m përbëhet prej korridoreve ku është gjetur ujë, ndërsa më në thellësi janë tre liqene të vegjël. Në këtë shpellë flitet si legjende se është gjetur femuri i këmbës së njeriut i cili vlerësohet të ketë qenë i gjatë 2.40 m si dhe një qyp me vëllim prej 80-100L. Në këtë vend mund të strehohen rreth 30,000 veta, kaq sa kishte qyteti i Pejës në atë kohë. [11]
Morfometria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohën e akullnajave, Alpet Shqiptare ishin të mbuluara me akull deri në Vermosh, edhe Bjeshkët e Nemuna si pjesë e tyre. Regjioni i Rugovës ishte i mbuluar ishte i mbuluar me një trashësi akulli me shumë se në malet e tjera të Kosovës, andaj këtu kemi një përhapje shumë më të madhe të formave glaciale, sidomos në kreshtat e maleve janë formuar liqene glacial si Liqeni i Kuqishtës, Liqeni i Drelajve etj. Një pjesë e mirë e akullnajave ishte lëshuar deri në Lumin Mbushtria, rrjedha e Lumbardhit dhe Ibri në Rozhajë, duke shtresuar horizonte të trasha morenave. Akullnaja e Pejës ka qenë e gjatë 25 km, e cila ka formuar Grykën e Rugovës, duke fundërruar sasi të madhe materiali të morenës prej 260 m, që përbënte morenën më të madhe në Ballkan.
Si reliev i ulur dallohen vendbanimet përgjatë lumit Mbushtria, një pjesë e Shtupeqit të Madh, dhe pjesërisht fshati Kuqishtë. Në formë gropash janë fshatrat: Drelaj, Koshutan, Haxhaj dhe Llaz-Bjellopaq, si gropa më e thellë në regjion e krijuar nga lëvizjet tektonike ose duhet të jetë krateri i një vullkani. Në formë kodrinore janë Kuqishta dhe Shkreli. Lugajë-shpat është Shtupeqi i Madh ndër shpatie (terrene të pjerrëta) janë fshatrat: Pepaj, Malaj dhe Shtupeqi i Vogël me 60o pjerrtësi. Dugaiva njihet si rrafshnaltë.
Rugova, po ashtu, është pre e rreziqeve natyrore si rrëshqitjeve të tokës, shkarje të dheut e shkëmbinjve, por edhe ndonjë shembjeje të lehtë.
Në kilometrin e nëntë ndodhet pjesa aktive prej nga niset orteku, nga Bjeshka e Lumbardhit, me shpejtësi të madhe kalon lumin Mbushtra dhe bllokon rrugën në lartësi 6–8 m dëborë. Ndërkaq në kilometrin e 15-të gjendet orteku periodik. Në vitin 1982, si pasojë e shpyllëzimit, në fshatin Koshutan bie ortek shumë i madh, me ç’rast humben jetën 11 banorë. [12]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ballkani ka qenë i banuar shumë herët, që nga parahistoria. Po ashtu, ka shenja që edhe Rugova të ketë qenë e populluar qysh nga koha kur njerëzit jetonin nëpër shpella. Më së miri këtë e vërteton femuri i këmbës së njeriut i gjetur në Shpellën e Radavcit por edhe një vizatim në gur që mendohet të jetë qysh nga koha e pellazgëve.[13] Si një krahinë etnografike, pasi nuk është studiuar aq sa duhet nga shkencat si arkeologjia, më së miri historinë e hershme e ndeshim në gojëdhënat e këtij vendi.
Mesjeta dhe koha e Perandorisë Osmane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dokumentet zyrtare për Rugovën i takojnë shekullit të XIII por kjo trevë u popullua masivisht vetëm dy shekuj më pas. Pas pushtimit të Ballkanit nga P. Osmane (1389) Rugova njihet si pjesë e Sanxhakut të Shkodrës ndërsa nga shek XVI i takon Sanxhakut të Dukagjinit. Me ndarjen e re administrative që u bë në shek XIX kjo zonë i takon Vilajetit të Kosovës.
Malësia ka pasur përherë një lloj autonomie nga Perandoria Osmane.[14] Kelmendasit ishin të liruar nga detyrimet e qeverisë osmane. por kohë pas kohe kishte konflikte mes vendasve dhe pushtetit.
Më 1638, Perandoria Osmane dërgon në Rugovë një armatë prej 15000 ushtarësh. Kjo fushatë doli e pasuksesshme pasi shpejt osmanët u detyruan të mbrapsen. 11 vite më pas, më 1649, kelmendasit sulmojnë kështjellën e Medunit dhe për tri ditë e pushtojnë atë duke fituar autonomi më të madhe. Luftimet do të rifillojnë në vitin 1700 kur Porta e Lartë e ngarkon Pashain e Pejës që ta nënshtrojë Rugovën me ç'rast nga Rugova në Peshter shpërngulen 274 familje.
Luftën kundër Perandorisë Osmane rugovasit e mbështeten duke marrë pjesë në luftën austro-turke më 1737-1739. Por, kontributin më të madh e dhanë në Lëvizjen Kombëtare. [15]
Lëvizja Kombëtare Shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugovasit ishin gjithmonë të gatshëm për luftën për liri. Ata morën pjesë në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit më 1878 (përfaqësues: Dem Isufi , Rexh Avdia ) ishin vendimtar në Luftën e Nokshiqit, që njëherësh paraqet fitoren e parë të Lidhjes së Prizrenit. Po ashtu, morën pjesë në Kuvendin e Pejës më 1899 (11 përfaqësues), te "Verrat e Llukës" më 1903 (2 përfaqësues).
Rugovasit patën rol kyç në kryengritjen e armatosur më 1904 ku morën pjesë edhe Peja me Gjakovën. Pas kundërshtimit të revolucionit xhonturk, më 1908, rugovasit gjenden para katër batalioneve osmane të pajisura me 24 topa. Po ashtu, në kryengritjet mbarëshqiptare që karakterizuan vitin 1912, përgjaket edhe Rugova. Ndërkaq, më 28 nëntor 1912, Rugova dërgon në Vlorë60 fshatar në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë. Pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, Kosova ndahet përfundimisht nga Shqipëria. Në Rugovë rifillojnë brutalitetet me qëllim të kthimit në ortodoks, çarmatimi i shqiptarëve, privimi i të drejtave themelore etj.
Gjatë viteve 1915- 1918 Rugova pushtohet nga Austro-Hungaria ndërsa pushteti serb rivendoset më 1918. Më 1919 në Rugovë shpërthen një kryengritje e armatosur. Vendasit luftojnë kundër Armatës III Serbe. krerët më të dalluar janë: Zhuj Selmani, Sali Rama, Ker Sadria, Zhuk Haxhua etj. Gjatë këtyre viteve digjen 410 shtëpi rugovase. Lëvizja Kaçake, ashtu si në tërë Kosovën, u zhvillua edhe në Rugovë. [16]
Lufta e Dytë Botërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rugova ishte nën pushtetin italian. Në këtë periudhë u formua komuna e parë në Kuqishte me kryetar Zhuj Ker Bardhin dhe u hap shkolla e parë shqipe në këtë trevë[17]. Në ndërkohë, në vitin 1942, për shkak të tradhtisë nga ana malazeze u mbyll kufiri. Në rrethanat e kësaj lufte, për shkaqe të mbrojtjes, u formuan katër banda, formacione gjysmëcivile e gjysmushtarake:
- Banda e Zhuk Haxhisë
- Banda e Sali Ramës
- Banda e Rizë Zymerit
- Banda e Sak Fazlisë[18]
Në mes të luftëtarëve, u shquan edhe gra që mbrojten nderin e tyre me armë, ndër të cilat Bekë Maliqja (Bekë Alia) që vrau shtatë nizamë.
Lëvizja Nacional-Çlirimtare në Rugovë pati jetë të shkurtër pasi vendasit e kishin humbur besimin. Në nëntor të vitit 1944 së bashku me Pejën u çlirua edhe Rugova. [17]
Rugova pas Luftës së Dytë Botërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me formimin e Jugosllavisë Kosova u shpall Krahinë Autonome Socialiste e Serbisë. Si në çdo periudhë tjetër pati konflikte mes rugovasve dhe pushtetit. Që në vitin 1945 filluan përleshjet me komunistët. Në Rugovë u formua Partia Antikomuniste Nacional-Demokratike Shqiptare me kryetar Sylë Mehmetin (që vdiq në burgjet e Jugosllavisë). Kjo ishte partia e parë në Kosovë dhe veproi deri më 1952.
Gjatë kohës së Jugosllavisë shumë rugovas u aktivizuan në organizimin e protestave dhe demonstratave në tërë Kosovën. Ndërsa Rugova u bë qendër e besëlidhjeve të mëdha për ndaljen e gjakmarrjes, fillimisht në vitin 1970 pastaj edhe më 1990 kur filloi aksioni i madh për Pajtimin e Gjaqeve nga Anton Çetta.
Rugova e kundërshtoi shumë herë pushtetin si në rastin e shkollave, të elektrifikimit etj. Andaj pati shumë të burgosur politikë.
Në vitet e '90-ta u formua LDK-ja, Shoqata e Intelektualëve, Shoqata Humanitare dhe Nënkëshilli për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur. [19]
Lufta e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova ka qenë strehë e patriotëve të mëdhenj si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka etj. Andaj, edhe gjatë luftës së fundit, Rugova luajti një rol të rëndësishëm në këtë aspekt duke strehuar popullatën që kishte marrë rrugët dhe rrugëlidhje për ata që kërkonin të dilnin në Mal të Zi. Po ashtu në Rugovë veproi një degë e UÇK-së me komandant Salih Lajçi[20] e njohur si "Brigada 136 Rugova".
Vazhdimisht kishte sulme dhe konfrontime, djegie shtëpish nga ana serbe dhe masakra në njerëz. Gjatë kësaj kohe pati familje që nuk i lëshuan për asnjë çast tokat e veta . Këto familje dhanë kontribut të madh dhe e ndihmuan UÇKnë duke e furnizuar me ushqime, ilaçe dhe mjete të tjera të nevojshme. Shumë vendas iu bashkuan kësaj brigade dhe pati të atillë që ndihmuan furnizimin me armë.
Avokati rugovas, Bajram Kelmendi, ishte i pari që bëri akuzat ne Hagë kundër kriminelit Millosheviq.[21]
Nga kjo luftë Rugova doli me dëme materiale por edhe me humbjen e njerëzve më të shquar.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova është trevë etnikisht e pastër, ku jetojnë rreth 150 banorë të cilët iu takojnë gegëve. Popullsia ka prejardhjen nga Kelmendi (Malësia e Madhe)[22]. Andaj popullata ndahet në fise që iu takojnë vëllazërive të mëdha të Kelmendit: Lajç, Nikç, Muriq, Vukël dhe Selcë. Sipas legjendës, brezat u formuan nga katër djemtë e kryeplakut që fillet e veta i patën në Bishtanin. Në trollin e Rugovës erdhën bijtë e Nikë Dedës që më pas fshatrave u dhanë emrat e tyre, p.sh. Dreli – Drelajve, Stanku – Stankajve, Pepi – Pepiqit (Pepajve), Noku – Nokshiqit etj. Megjithëkëtë, një pjesë e vendasve u vendosën këtu për shkak të gjakmarrjes.[23]
Regjistrimi i parë i popullsisë haset në vitin 1485 në Defterin e Perandorisë Osmane për Sanxhakun e Shkodrës.[24] Sipas këtij defteri, Rugova në shek. XV kishte 69 shtëpi me 114 banorë. Por, gjithashtu, në këtë defter ka të dhëna për disa fshatra të Rugovës, andaj mund të hipotekohet se Shtupeqi (38 shtëpi në atë kohë) dhe Boga (2 shtëpi atëherë) të kenë qenë të ndara nga tërësia e përgjithshme.
Për më se 436 vjet nuk gjendet asnjë e dhënë për popullsinë. Për shkak të armiqësisë me pushtetin, banorët shumë herë bojkotuan regjistrimet, të cilat nga viti 1921 i organizuan vetë.
Viti | Banorët |
---|---|
1921 | 915 |
1931 | 2176 |
1948 | 2873 |
1953 | 3097 |
1961 | 3275 |
1971 | 3368 |
1981 | 2451 |
Vitet | Nataliteti |
---|---|
1948-1953 | +7.7% |
1953-1961 | +5.7% |
1961-1971 | +2.8% |
1971-1981 | -27.2% |
1948-1981 | -14.6% |
Viti | Femra | Meshkuj |
---|---|---|
1900-2000 | 49.14% | 50.86% |
Për shkak të luftërave të shumta, shpërnguljet ndodhën kohë pas kohe. Por, më masivet ishin ato pas Luftës së Dytë Botërore dhe, sidomos, pas viteve të ’60-ta kur rritet presioni nga pushteti jugosllav.[25]
Jeta rugovase
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova është një mjedis shqiptar i veçantë, etnikisht qind për qind i pastër. .[22].
Në kohën e Perandorisë Osmane, Rugova i takonte Sanxhakut të Shkodrës dhe për një kohë të gjatë tregtia u zhvillua vetëm me Shkodër. Nga viti 1959 i takon administrikisht Kuvendit Komunal të Pejës.
Organizimi fisnor i ngjante një modeli mesjetar pasi Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte e vetmja normë vendimmarrëse. Ky organizim imponoi jetën e përgjithshme. Shtëpitë – kulla kishin nga 50-70 anëtarë . Të këtilla shtëpitë kishin nga një histori në vete në bazë të së cilës nderoheshin, respektivisht dënoheshin.
Rugovasit janë model tipik i një shqiptari të hershëm: mikpritës, bujarë, trima dhe të dashur. Mbi të gjitha shumë krenarë dhe besnikë, gjëra për të cilat shkruan edhe historia.
Ata janë punëtorë por para së gjithash merren me blegtori, blegtori kjo ekstensive. Ndonëse sot koha e ka bërë të vetën, në të kaluarën ka pasur shumë shtëpi që kishin deri në 1000 krerë dele dhe 50 lopë e kuaj. Barinjtë nomadë largoheshin gjatë dimrit në Rrafsh të Dukagjinit dhe në Peshter të Malit të Zi me muaj të tërë. Gjërat e tilla në ditët tona pothuajse nuk ndodhin . Kryeçobani ishte specialist i pashkolluar dhe veterinar i vetëmësuar.[26]
Rugovasit nuk martohen brenda fisit të vet, sado kushërinj të largët të jenë. Deri vonë, për shkak të barrierave që ndodheshin në mes malit dhe rrafshit, martesat bëheshin vetëm mes viseve malore, gjë që po ashtu ka ndërruar në ditët tona .
Mbrëmjet rugovase i karakterizojnë mbledhjet e burrave nëpër oda ku këndohen këngë me lahutë e çifteli dhe luhen lojëra tipike tradicionale. Këto oda ndriçoheshin vetëm me pisha apo llamba të vajgurit deri në vitin 1983 kur rugovasit me këmbëngulësi e kundërshtuan pushtetin jugosllav dhe bënë elektrifikimin e vendit.[27]
Gruaja rugovase kishte dhe ka një pozitë dhe vend të veçantë në familje. Ajo ka të drejta të barabarta me burrin. Andaj nuk është aspak e çuditshme kur i hasim në luftë krahë për krahë me burrat. Kishte raste kur vajzat luanin funksionin e djalit duke mohuar çdo gjë femërore. Këto vajza quheshin “burrnesha”, ndërronin emrin, nuk martoheshin, merrnin pjesë nëpër oda dhe udhëhiqnin familjen. Ngjashëm me amazonat e antikitetit parahelen.[13]
Përveç punëve të shtëpisë, gratë merreshin edhe me rritjen e fëmijëve me punëdore, me qepjen e rrobave dhe mjaft të njohura janë qylymet që i qepnin.
Rugovasit festojnë Ditën e Pranverës, Ditën e Shëngjergjit dhe vëmendje të veçantë iu kushtojnë Lojërave Tradicionale.[28]
Religjioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugovasit nuk kanë qenë kurrë religjioz dhe nuk merakoseshin për fenë. Në rend të parë vinte vatani. Besimi i tyre kishte të bënte me shumë elemente të paganizmit.[29] Megjithëkëtë, ata i qëndruan besnikë identitetit të të parëve dhe deri në vitin 1703 nuk gjendej asnjë mysliman. Të 13 fshatrat e Rugovës kishin kisha deri në kohën kur Perandoria Osmane i rrënoi ato.[30]
Në luftë për të mbrojtur fenë e tyre, në shek. XX, duke refuzuar konvertimin në ortodoksizëm, zhvillohej një luftë më një tjetër qëllim. Të pranoje ortodoksizmin do të thoshte se po shkel mbi kombësinë tënde. Në thelb, ky ishte destinacioni: asimilimi. Qindra rugovas vdiqën në luftërat e atij shekulli por asnjëri nuk e humbi identitetin e vet.[31]
Xhamia e parë u ndërtua në Drelaj në vitin 1915, e dyta në Koshutan dhe e treta në Shtupeq të Vogël. Ndërkaq, hoxha i parë ishte Mulla Sylë Rugova. Të gjithë hoxhët e xhamive të Rugovës banonin në Pejë.
Sot në Rugovë gjendet vetëm një kishë në Kuqishtë dhe dy xhamitë e shek. XX në Drelaj dhe Shtupeq të Vogël. Po ashtu, në hyrje të Rugovës ndodhet Patrikana e Pejës, e ndërtuar në shek. XIII dhe që shërbeu si momumenti kryesor i serbëve në Kosovë. Që nga viti 2003 mbrohet nga UNESCO, ndërsa për më se 300 vite ajo u mbrojt nga një familje rugovase[32] që mbante titullin "vojvodë".
Kultura dhe tradita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bjeshkët e Nemuna në përgjithësi dhe Rugova në veçanti shquhen për traditat dhe zakonet e tyre. Karakteristikë e këtij regjioni janë veshjet, vallëzimi, dialekti, lojërat tradicionale etj. Edhe pse atje tradita akoma jeton, rol kryesore në promovimin e saj luan Ansambli Autokton “Rugova.
Investimet kulturore po rriten dita-ditës. Amfiteatri në Malaj është rinovuar dhe tani shërben për mbajtjen e mbledhjeve kulturore, ndërsa amfiteatri në Rekë të Allagës po shfrytëzohet për prezantimet e “Film Fest”-it. Përveç këtyre, ushqimet tradicionale vazhdimisht gatuhet si: flia, leqeniku, shëllira, maza e zier etj.
Kostumet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova ka veshjen e saj tradicionale ku dallime të mëdha hasim tek veshja e grave. Veshja e grave është e mbushur me qëndisma dhe rruaza me ngjyra e simbole të ndryshme. Ajo përbëhet nga këmisha prej pëlhure me mëngë të shkurtra. Mbi të vishet një fustan i qepur nga 120 pjesë, të bashkuara në një kollan. Mbi këmishë vishet një lloj jeleku i zi i cili quhet “kracë”. Nga qafa deri te beli lëshohet qysteku. Në pjesën e parme vendosen ca shami ndërsa në pjesën e pasme vendoset “pështjellaku” mbi të cilin vendoset “shoka”.[33]
Në kokë është shamia e kuqe, nga kyçi i dorës e deri te bërryli janë mëngët e zeza si dhe çorapet po ashtu të zi. Opingat nga lëkura janë të njëjta si për burra ashtu edhe për gra.
Përveç tirqve dhe plisit që i ndeshim kudo tek shqiptarët, karakteristikë e burrave te kësaj treve është shalli I bardhë I cili vendoset ne kokë, I gjatë mbi 3 metra. Shalli vendoset që nga mosha 7 vjeçare e deri sa te vdesin kur edhe shërben për t’i mbuluar. Tirqit vishen me një këmishë, një brez, një jelek(xhamadan) dhe një lloj tunike(xhurdi) te zezë.
Shembuj të tirqve kemi “braies” në Gali, “kilt” në Skoci të cilat të kujtojnë kiloton bavareze.[34]
Varësisht nga mosha ndryshon edhe veshja. Kështu, kemi llojin e veshjeve të vajzave, të grave dhe të plakave; veshjet e djemve, të burrave dhe të pleqve.
Vallja pirrike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vallja pirrike është një valle mitike e cila është luajtur gjithmonë te malësoret. Kjo është valle luftëtaresh kretas, e krijuar nga kurretët (rojet mitike të Zeusit foshnje). Edhe sot vallëzohet me shpata që vrigëllojnë në ajër.
Kurretët, për ta penguar Kronosin që të zbulojë vendin ku fshihej I biri I tij, Zeusi, ata I mbulonin të qarat e foshnjës me vrigëllimin e shpatave të tyre. Dorjanët e shpien ne Spartë këtë valle. Aleksandri I Madh para se të lëshohej kundër persëve kërceu këtë valle ndërsa Jul Cezari, pas qëndrimit në Iliri, e bëri atë të famshme në Itali.Albanologu Thelloczi pohon se ilirët vallëzonin me shpatë në dorë si shqiptarët sot.[35]
Edhe gratë kanë vallen e tyre me shamia dhe po ashtu vallja e kombinuar që vallëzohet nga gratë dhe burrat së bashku.
Muzika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky rajon ka muzikë homofonike, ngjashëm me rajonin verior te Shqipërisë. Muzika është e pranishme jo vetëm në dasma por edhe në jetën e përditshme: burrat këndojnë gjatë mbledhjeve nëpër oda dhe gratë gjatë punëve të tjera të përditshme. E veçanta e kësaj është se muzika këndohej edhe nëpër raste mortor, kur humbej ndonjë trim i shquar. Ky ishte ngushëllimi më i madh dhe këndimi i këngëve paraqiste një privilegj të caktuar. Rugova ka 54 këngë epike kushtuar trimave të saj.[5] Lahutari më i moçëm që njihet është Hysen Selman Husaj (1791-1876)[36].
Instrumentet karakteristike janë: lahuta, çiftelia dhe sharkia. Vlen të cekët melodia e krijuar nga gjethja dhe ajo që është më e rëndësishmja e kësaj zone: kënga majekrahu. Në të kaluarën kënga majekrahu ka shërbyer për komunikim mes dy a më shumë personave nga njëra kodër në tjetrën.[37]
Po ashtu, kjo trevë zotëron instrumentalin e njohur si Vallja e Rugovës,[38] që sot dëgjohet nëpër dasma në mbarë Kosovën dhe Malësinë. Së bashku me këtë valle luhet edhe vallja pirrike.
Rugova mbetet atelie për krijimin e këngëve epike por edhe ninullave. Ninullat (këngët që u këndohen foshnjave) janë me vlerë të caktuar pasi përmes tyre fëmijët merrnin urimet më me vlerë për të ardhmen e tyre.
Traditional Games
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto lojëra zënë një vend të rëndësishëm në kulturën e Rugovës. Organizimi i këtyre lojërave bashkon rugovasit çdo gusht, imigrantët dhe vendasit për të luajtur, kënduar dhe vallëzuar. Pjesëmarrësit demonstrojnë aftësitë fizike të tyre. Në këto lojëra marrin pjesë vetëm burrat. Ka rregulla të caktuara si dhe shpërblime për fituesit. Lojërat Tradicionale kanë gjatë disiplina:
Ngjitja në shilar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shilar është një lis i gjatë 8 metra i cili vendoset vertikalisht. Qëllimi është të preket maja e lisit për kohën më të shkurtër të mundshme, pa përdor asnjë mjet ndihmës.
Gurapeshi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesëmarrësit duhet ta hedhin një gur që peshon afërsisht 7 kg. Kjo disiplinë vjen nga antikiteti dhe luhej nga Ilirët. Po ashtu, disiplina e quajtur rrasa, që nënkupton “gjuajtje me dorë”, që sot luhet nga barinjtë, vjen nga antikiteti. Simbolika e kësaj i përshtatet thënies “Mos e prek tokën time, sepse edhe gurët të dënojnë.” [41]
Rrëzimi i duarve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për këtë disiplinë është tryeza e posaçme. Dy pjesëmarrës luajnë kundër njëri-tjetrit, prandaj gara zhvillohet në bazë të eliminimeve. Kjo lloj loje u luajt nga Skënderbeu kur u kthye në Krujë. Për këtë shkak, në Rumani kjo disiplinë quhet “Loja Skënderbe”.
Mundja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mundja paraqet një disiplinë ku pjesëmarrësit praktikojnë stilin e tyre. Një rund zgjatë 5 minuta por mund të ketë edhe minuta shtesë. Për çdo fitore, pjesëmarrësit grumbullojnë pikë në bazë të së cilave shpallet fituesi.
Hedhja e llastarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Garuesit duhet të hedhin një dru të gjatë 5 metra me diametër rreth 13 cm, i cili quhet llastar. Për gjuajtje përdoren vetëm duart.
Tërheqja e litarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo disiplinë është mes ekipeve që përbëhen nga 5 anëtarë. Litari është i trashë dhe rreth 12 metra i gjatë. Në mes gjendet flamuri. Ekipi që e tërheq litarin deri sa flamuri të jetë në anën e tyre shpallet fitues. Zakonisht, kjo garë zhvillohet mes dy fiseve, dy fshatrave apo dy familjeve. [39]
Dialekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trajta e të folurit fonetik i përket dialektit gegë me përjashtim të togut zanor “ua” dhe të trajtave foljore që i takojnë dialektit toskë. Në përbërje është e ruajtur shkodranishtja. Dallimi më i madh qëndron te zanoret. E theksuar është a-ja e cila në artikulim i afrohet o-së. Në disa raste a-ja kthehet në i p.sh. “livdoj” në vend të “lavdëroj”, “gjimoj” në vend të “gjëmoj” etj. Shkronja “e” zhduket në të folur p.sh. “çuditshe” në vend të “çuditeshe”, “skuqshe” në vend të “skuqeshe” etj. Shkronja “ë” ruhet vetëm përpara tingujve lëngëzorë, sonorë dhe në rasën kallëzore. Tiparet më të shquara dhe qendrore janë nazalizmi dhe denazalizmi që do të thotë se mbizotërojnë zanoret hundore. Diftongjet janë ruajtur rrënjësisht me përjashtim të diftongut “oe” që nuk dëgjohet fare. [40]
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si një vend i okupuar për vite të tëra, Rugovës iu ndalua shkollimi dhe arsimimi. Për një kohë të gjatë mësimi u zhvillua në gjuhën serbe me tendencë asimilimi. Por, ndonëse nuk ndikoi në asimilim, kjo ndikoi në analfabetizëm. Pjesa dërrmuese e popullsisë ishte analfabete deri në gjysmën e parë të shek. XX.
Me gjithë vështirësitë dhe pengesat, dëshira për mësim ishte e pranishme gjithmonë gjë që e dëshmon edhe mbajtja e orëve mësimore në natyrë, pastaj nëpër shtëpi private deri në vitin 1930 kur u hap shkolla e parë katërklasëshe në Kuqishtë. Më vonë, në vitin 1946 hapet edhe shkolla “Përparimi” në Drelaj. Do të kalojnë 6 vite deri sa të hapet progjimnazi i parë në Kuqishtë dhe në 1956 nxirret gjenerata e parë prej 17 semimaturantësh çka paraqet sukseset e para të kësaj treve në fushën e arsimit. Përgjatë viteve 1947-1969 hapen paralele të shkollës fillore “Një maji” në Haxhaj edhe në 8 fshatra të tjera të cilat u vërshuan nga numri i nxënësve. Përveç kushteve jot ë mira nëpër shkolla, rugovasit përballeshin edhe me presionin nga jugosllavët. Këtë e dëshmon djegia e shtëpisë-shkollë në vitin 1953, ndalimi i të ardhurave, tentimi i kohëpaskohshëm për mbylljen e këtyre shkollave. Kontribut jashtëzakonisht të madh dhanë mësuesit, ndër të cilët kishte edhe femra.
Pavarësisht këtyre, shkollat dhe paralelet rugovase korrnin sukses në nxjerrjen e gjeneratave dhe personaliteteve të shquara. Shkolla “Përparimi” kishte edhe revistën e vet “Gurra” në gjuhën shqipe ku ndër të tjerash shqyrtoheshin edhe problemet me të cilët përballej Kosova e asaj periudhe.
Në bankat e këtyre shkollave filloi nënshkrimi i letërqarkores për njohjen e Kosovës Republikë e cila më pas u nënshkrua nga e tërë Kosova. Gjatë viteve 1998/99 shkolla në Haxhaj u kthye në kazermë të UÇK-së ndërsa ajo në Drelaj u uzurpua nga serbomalazezët.
Sot në Rugovë është e hapur vetëm shkolla fillore në Drelaj dhe një paralele e saj në Shtupeq të Madhe në të cilat vijojnë mësimin pak nxënës.[41]
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia e Rugovës është mbështetur gjithmonë në resurset e saj natyrore dhe padyshim në fuqinë punëtore. Rolin kryesor e ka luajtur blegtoria. Rugova e furnizonte tregun e Pejës, Plavës dhe Beranës. Sot produktet e saj shiten vetëm në tregun e Pejës.[42]
Pyjet janë një burim i rëndësishëm ekonomik ndërsa bujqësia është degë plotësuese. Në kohën e Jugosllavisë u hap kooperativa bujqësore ku u punësuan shumë vendas. Por me nxehjen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë edhe kjo kooperativë u mbyll.
Që nga vitet e pasluftës në Rugovë shfrytëzohet fuqia ujore. Atje sot funksionon fabrika e ujit “Rugove” dhe fabrika e djathit, degë e së njëjtës kompani.
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova ka resurse të mëdha dhe tërheqëse për zhvillimin e turizmit. Viteve të fundit turizmi ka marrë hov. Klima malore, bukuritë natyrore, flora dhe fauna e shumëllojshme si dhe investimet në infrastrukturë dhe ndërtimi i objekteve afariste, hoteleve, restoranteve, bujtinave dhe shtëpive private për shërbimin dhe strehimin e turistëve janë faktorët kryesor që mundësojnë turizmin.
Kontribut të madh jep edhe grupi “Marimangat” që tërheq vendasit dhe të huajt drejt aventurave nëpër këto bjeshkë. Ky grup mundësoi edhe ndërtimin e rrugës “Via Ferrata” njëherazi e para në Ballkan, që mundëson ngjitjen në shkëmbinj për secilin kalimtar kureshtar.[43]. Mjaft atraktiv është Shtegu i Gjelbër që mundëson shëtitjen në këmbë apo me biçikleta nëpër bjeshkë. Së fundmi shpallja e Rugovës Park Kombëtar shënon plotësimin e kushteve për investitorë të huaj.
Turizmi në Rugovë është i ndarë në dy degë: Turizmin Afarist dhe Turizmin Shtëpiak.
Turizmi afarist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Objektet afariste të ndërtuara i përshtaten plotësisht natyrës malësore të Rugovës. Përveç menysë së begatë nga tryezat evropiane, këto ofrojnë edhe ushqime tradicionale. Po ashtu, motelet dhe vilat për qëndrim më të gjatë ofrojnë kushte dhe rehati për pushime të mrekullueshme. Ndër vendet që kontribuojnë në mbajtjen e isos në Rugovë janë:
- Hotel-Restorant “Gryka” – Shtupeq i Madh
- Chalet Kujta – Shtupeq i Madh
- Restorant “Mulliri”- Drelaj
- Hotel “Rudi” – Bogë
- Pushimorja “Berati” – Bogë
- Restorant “Rugova Camp” - Shtupeq i Madh
- Hotel-Restorant “Ke Luani”-Bogë.
- Lagjja “Hani” - Shtupeq i Madh
- Eko Hotel “Magra Austria”-Bogë
- Vilat “Kodra” –Bogë
- Hotel “Rugova Relax” – Bogë
- Vilat "Vukli" ne Boge
- Pushimorja "Gafurri" ne Stankaj
- Restorant “Hani” – Shtupeq i Madh etj.
Secila nga të lart përmendurat kanë veçoritë e veta që në një mënyrë ose në tjetrën bëjnë për vete vizitorët. Kështu, “Gryka” posedon arinj, “Mulliri” paraqet restorantin më antik të ndërtuar mbi themelet e një mulliri, “Magra Austria” është e pajisur me pishinë të brendshme, pastaj janë restorantet me fusha të kalërimit si dhe gjëra të tjera që i korrespondojnë natyrës rugovase.
Turizmi shtëpiak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky turizëm përfaqësohet nga 6 shtëpi-hotele qe ofrojnë vend për banim si mysafir të shtëpisë dhe ku më mirë se në çdo vend tjetër bëhet njohja me traditat rugovase dhe me jetën e banorëve të atjeshëm. Këtë turizëm e zhvillojnë pushimoret:
- “Villat Husaj” - Shkrel
- “Shqiponja” - Drelaj
- “Lagjja e Kaprojve” - Reka e Allages
- “Hajla Hut” - Pepaj
- “Llazi i Ujkut” - Pepaj
- “Sali Jaha” - Malaj
- “Ariu” - Hokaj
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të së kaluarës historike, sporti në Rugovë është zhvilluar më vonë së në vendet e tjera, edhe pse ka mjaft resurse për zhvillimin e tij. Sot në Rugovë janë disa pista skijimi (njëra e pajisur edhe me skilift), shtigje për ecje, parashutizëm etj. Po ashtu, në Rugovë është
Skitaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vitin 1974 skitaria ka qenë pjesë e bjeshkatarisë. Rugova njihet si djep i skitarisë kosovare dhe ballkanike. Klubi i parë ishte "Rusolia" nga e cila kanë dalë tri grupe të tjera: KS "Peja", "Alpi" dhe "Rugova". Klubi "Rusolia" ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike.[44]
Pista më e zhvilluar e skijimit gjendet në Boge por ka pista shumë të favorshme edhe në vendet e tjera, p.sh. në Stankaj. Në Bogë ndodhen edhe dy shkolla skijimi "Dardania" dhe "Ke Luani".[45][46]
Bjeshkataria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bjeshkataria paraqet një aktivitet rekreativo-sportiv që në Pejë daton që nga viti 1928. Për dallim nga Alpinizmi, Bjeshkatari d.m.th. ecje në terren dhe ngjitje në lartësi, pa asnjë mjet, derisa të ndeshesh në pengesa natyrore: shkëmbinj të lartë e të rrëpinjtë. Në kuadër të grupit të bjeshkatarëve funksionon edhe një Grup i Shpëtimit prej 30-40 vetash që ndihmojnë në raste të fatkeqësive natyrore. Bjeshkatarët Marshojnë në katër vija Marshimi:
- Ana Jugore e regjionit (6 rrugë)
- Ana Perëndimore dhe Veriore (1 rrugë)
- Nga Qendra në Veri (3 rrugë)
- Ana Veriore (2 rrugë)
- Ana Lindore (1 rrugë)
External links
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rock Climbing Association "Marimangat" Arkivuar 10 dhjetor 2021 tek Wayback Machine
- Rugova Experience Arkivuar 21 dhjetor 2014 tek Wayback Machine
- Ferma ime
- Kosovo Guide
- Water Factory "Uje Rugove"
- Peaks of the Balkans
- [1]
- Viewkosova.com Kosovo Travel Guide and Info
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Tiranë, Shqipëri: Akademia e Shkencave e RPSSH, 1958, fq. 9
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 23 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Rugova - legjendë dhe realitet" - Osman Kelmendi, Pejë, 1995, fq. 177
- ^ Pushka, Asllan; Krasniqi, Nevzad (2012), Gjeografia 12, gjimnazi i shkencave të natyrës, Prishtinë: Libri shkollor, fq. 101
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 23
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Krasniqi, Mark (1987), Rugova-Monografi etnografike, Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 13
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 8
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 33
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 38
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit, 2001, fq. 27
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 29
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 20
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Mathieu, Aref (2007), Shqipëria(historia dhe gjuha)-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Albania
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Zamputi, Injac (1957), Bashkimi i maleve shqiptare në fillim të shek. XVIII, Tiranë, Albania: Universiteti Shtetëror i Tiranës, fq. 76
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rahimi, Shukri (1987), Rugova-Monografi etnografike (E kaluara historike e Rugovës), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 16
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rahimi, Shukri (1987), Rugova-Monografi etnografike (E kaluara historike e Rugovës), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 28
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Rahimi, Shukri (1987), Rugova-Monografi etnografike (E kaluara historike e Rugovës), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 29
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kelmendi, Osman (1995), Rugova - legjendë dhe realitet, Pejë, Kosovë, fq. 100
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Kelmendi, Osman (1995), Rugova - legjendë dhe realitet, Pejë, Kosovë, fq. 110
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ OSCE, OSCE (former Kosovo Liberation Army Commander). "Sanksioni nga ish komandati per gazeten "Bota sot"". osce. Marrë më https://www.osce.org/kosovo/54520.
{{cite news}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|access-date=
|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert, A Biographical Dictionary of Albanian History, fq. 236
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Krasniqi, Mark (1987), Rugova-Monografi etnografike(Popullsia e Rugovës), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 33
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kelmendi, Osman (1995), Rugova - legjendë dhe realitet, Pejë, Kosovë, fq. 10
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Pulaha, Selami (1974), Defteri i Shkodrës, Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës (Instituti i historisë dhe gjuhësisë, fq. 207
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rugova - legjendë dhe realitet" - Osman Kelmendi, Pejë, 1995
- ^ Kelmendi, Osman (1995), Rugova - legjendë dhe realitet, Pejë, Kosovë, fq. 205
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 16
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Neziri, Zymer (2000), Isa Demaj, jeta dhe veprimtaria atdhetare, Prishtinë, Kosovë, fq. 19
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Krasniqi, Mark (1987), Rugova-Monografi etnografike(Popullsia e Rugovës), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 36
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Neziri, Zymer (2000), Isa Demaj, jeta dhe veprimtaria atdhetare, Prishtinë, Kosovë, fq. 13
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Krasniqi, Mark (1987), Rugova-Monografi etnografike, Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 46
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Novakovič, Stojan (1889), Godišnjica Nikole Čupića, Beograd, Serbia, fq. 292
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Krasniqi, Mark (1987), Rugova-Monografi etnografike(Veshja popullore rugovase), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 90
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Mathieu, Aref (2007), Shqipëria(historia dhe gjuha)-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Albania, fq. 147
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Mathieu, Aref (2007), Shqipëria(historia dhe gjuha)-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Albania, fq. 150
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Neziri, Zymer (2000), Isa Demaj, jeta dhe veprimtaria atdhetare, Prishtinë, Kosovë, fq. 21
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Mathieu, Aref (2007), Shqipëria(historia dhe gjuha)-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Albania, fq. 151
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Studime filologjike. Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dje i Letërsisë. 1978. fq. 131.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ibërdemaj, Nazmi; Lajçi, Bashkim, Traditional Games of Rugova, Pejë, Kosovë
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kelmendi, Osman (1995), Rugova - legjendë dhe realitet, Pejë, Kosovë, fq. 170
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^
Kelmendi, Idriz; Qorraj, Ramiz (2006), Arsimi në trevën e Rugovës 1946-2006, Pejë, Kosovë
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Krasniqi, Mark (1987), Rugova-Monografi etnografike(Popullsia e Rugovës), Prishtinë,Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (Seksioni i Shkencave Shoqërore), fq. 40
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2014. Marrë më 14 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 24
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2017. Marrë më 14 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 21
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)