Jump to content

Dobatët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Familja Dobi)
Stema heraldike e familjes Dobi
Stema heraldike e familjes Dobi

Dobatët janë një familje qytetare e Gjirokastrës, dhe që sot jeton kryesisht në Tiranë, por edhe jashtë vendit, në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbiemri Dobi, përfshirë varietet e tij, ndeshet jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera evropiane si Anglia, Skocia apo Hungaria,[1] ku vlen të përmendet emri i István Dobit, kryeministër i Hungarisë nga viti 1948 deri më 1952.[2] Në të tërë ato vende ku shfaqet ky mbiemër, ai e ka burimin nga shkurtimet e emrit atëror sakson Robert.[3]

"Nën dritën e një komete mund të shikosh edhe një histori të tillë familjare të zbritur nga një kala hijerëndë historike, me bedenat tek atdhedashuria dhe etja për kulturë dhe me rrënjët thellë-thellë në humanizmin, bujarinë dhe ndjenjën e lartë të komunitetit, të dashurisë për jetën dhe të vërtetën, plot me kloroforin e lirisë dhe rrathët vjetorë të dekadave."

citat nga libri “100 Familje Shqiptare

Trungu kryesor i familjes Dobi është një ndër fiset më të vjetra të qytetit të Gjirokastrës, ku mendohet se është ngulitur brenda mureve të kalasë së Gjirokastrës qysh në vitin 1380. Prej këtij viti dhe deri më sot llogariten rreth 30 breza Dobatësh.[4]

Degë të tjera të familjes kanë ardhur në Gjirokastër gjatë shekullit të XVI, nga fshati Damës i Tepelenës, ku jetojnë ende anëtarë të fisit Iliriani, degë e largët e familjes. Sipas gojëdhënave, gjatë shekujve familja Dobi është marrë me tregëti, sidomos me tregëtimin e mushkave për transport, çka shpjegon praninë e figurës së mushkës në stemën heraldike të familjes.[5]

Nga kalaja e Gjirokastrës kanë dalë rreth vitit 1780. Banesat e para të fisit janë ngritur mbrapa kalasë, në lagjen Hazmurat, në ambiente të bollshme me lartësi 2 dhe 3 kate, me oborr të brendshëm dhe me rrethim muresh të lartë prej guri. Këto ndërtesa ishin të ndërtuara në stilin tradicional të shtëpisë fortesë. Shtëpi të këtij tipi gjenden disa në Gjirokastër, ku më e famshmja është shtëpia e Zekatëve.[4] Brenda rrethimit të shtëpisë ishin ndërtuar banesa të tjera një-katëshe (të cilat Gjirokastritët i quajnë odajashta), që shërbenin për banimin e shërbëtorëve si dhe për mysafirë.

Nga këto banesa prapa kalasë, mund të përmendim shtëpitë, ku u lindën Vejsel, Abdullah, Haxhi, Nazif dhe Ahmet Dobi, të cilët ishin djem xhaxhallarësh. Duke qenë se mjedisi rreth banesave të para nuk krijonte mundësi për banesa të reja, ndërsa fisi shtohej, banesat e mëtejshme u ngritën në lagjen Palorto e Sipërme, ku mund të përmendim shtëpite e të parëve të Abdulla Dobit, Haki dhe Halim Dobit, Selman Dobit, etj. Por më vonë ata u shtrinë edhe në Palortonë e Poshtme ku janë shtëpitë e Namik Dobit e të Shaqo Dobit.

Të tjera shtëpi u ndërtuan në Manalat, ku janë shtëpitë e Ramo Dobit si dhe në Cfarkë ku janë shtëpitë e Hysen Dobit.[6] Me kalimin e viteve, fisi u shtua dhe cilësoheshin si një nga familjet më të mëdha në numër në Gjirokastër, ku më 1945-ën numëroheshin rreth gjashtë degë të mëdha të këtij fisi.[7]

Prezenca e këtij fisi nuk ka munguar as në përpjekjen kombëtare kundër pushtuesve, ku përmendim Istref Dobin, që 17-vjeç merr pjesë në luftën e Vlorës më 1920, apo 12 anëtarë të fisit Dobi që luftuan në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.[6]

Në qytetin e Gjirokastrës është kaq e fortë tradita autentike, aq sa janë të lashta e të konsoliduara lidhjet e gjakut dhe të krushqisë ndërmjet familjeve të mëdha. Ndaj, sikurse të gjitha familjet e vjetra dhe të mëdha gjirokastrite, edhe Dobatët krushqitë i bënin me familje të kamura e dyer të ngritura, si fiset Fico, Mezini, Karagjozi, Kokalari, Angoni, Skënduli, Zeka, Budo, Sinoimeri, Alizoti, Harxhi, Kadare, Ciu, Kokobobo, Alite, Koçollari, e të tjerë.[7][6]

Sot, në Gjirokastër kanë mbetur vetëm tre familje me mbiemrin Dobi, ndërsa pjesa më e madhe e fisit Dobi ndodhen në Tiranë, ku filluan të vendosen qysh në vitet ‘30.[5]

Si çdo fis tjetër edhe prej fisit Dobi ka pasur emigracion në shtete të tjera të botës, e veçanërisht në Stamboll dhe IzmirTurqisë, në Selanik (kur ky qytet ishte pjesë e Perandorisë Osmane),[6] dhe, sidomos në vitet e fundit, në Amerikën e Veriut.[5]

Figura të Dalluara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Familja e Hatixhe Dobi, nëna e shkrimtarit Ismail Kadare

Të dhënë posaçërisht pas arsimimit, shumica e anëtarëve të fisit Dobi kanë qenë të mirëarsimuar dhe profesionet bazë të këtij fisi kanë qenë tregtia dhe nëpunësia, kryesisht në fushat e jurisprudencës, mësuesisë, artit ushtarak, inxhinierisë dhe shkencave natyrore; ku vlen të përmendet kontributi i Kledin DobitMatematikë; Haki Dobi në Financë; Arben Dobi dhe Drini Dobi në Mjekësi. Gjithashtu, përfaqësues apo pasardhës të këtij fisi kanë dhënë kontributin e tyre në politikë, si Bashkim Kopliku, ish zv-Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, i biri i zonjës Kadrie Dobi (diplomuar në Romë për lëndën e Historisë),[8] ndërsa të tjerë kanë shfaqur prirje në fushën e letërsisë artistike, ku spikat figura e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i biri i Hatixhe Dobi.[9][10]

Disa nga anëtarët më të spikatur të fisit Dobi janë si më poshtë:[6]

  • Nesibe Dobi, sipas Robert Elsisë, është e para poete femër e letërsisë shqipe në vitin 1897.
  • Hoxhë Dobi, bejtexhi i shek. IX, cilësuar si një nga poetët e parë të letërsisë shqipe.
  • Haxhi Dobi, pati kryer studimet ushtarake në Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe shërbeu si adjutant i Ali Pashë Tepelenës.
  • Namik Dobi, ushtarak i lartë i Perandorisë Osmane, studiuar në Akademinë Ushtarake në Stamboll.
  • Abdulla Dobi, studiuar për jurisprudencë në Stamboll, shërbeu si KadiKrujë, Kavajë e Peqin.
  • Basri Dobi, ka qenë një Kadi i njohur, duke shërbyer në Izmir të Turqisë dhe Bosra të Sirisë.
  • Selman Dobi, pati studiuar për juristStamboll, nënprefekt i Tepelenës deri me 1912.
  • Fejzi Dobi, avokat, kreu studimet për jurisprudencëUniversitetin e Parisit.
  • Vejsel Dobi, kreu studimet për jurisprudencëSelanik, shërbeu si gjyqtar i Perandorisë OsmaneDardanele, dhe pas pavarësisë punoi si gjyqtar themeltar në Kolonjë e Elbasan dhe si gjyqtar hetues në Shkodër.
  • Servet Dobi, gjatë viteve të emigracionit në ShBA ishte anëtar dhe njëkohësisht arkëtar i shoqërisë pan-shqiptare “Vatra” të drejtuar nga Fan Noli.
  • Qemal Dobi, inxhinier mekanik, pati studiuar në Universitetin e Parisit (Sorbonë).
  • Eqerem Dobi, inxhinier, arkitekt, qe projektuesi i Pallatit të Kulturës dhe shërbeu si Drejtor i Institutit të Projektimit, dhe më vonë Drejtor i arkitekturës shqiptare në Ministrinë e Ndërtimit.
  • Agim Dobi, professor në fushën e Gjeologjisë si ekspert pranë Institutit të Gjeologjisë, pati kryer studimet në Universitetin e Pragës.
  • Gëzim Dobi, fizikan, aksioneri mazhoritar i grupit InfoSoft Office dhe Algrafika.
  • Dr Drini Dobi, specializuar në Itali për neurologji, së fundmi drejtonte shërbimin Neurovaskular Post Stroke në QSUT.
  • Ermal Dobi, ish-Zëvendësministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
  • Doris Dobi, ka përfunduar studimet shkëlqyeshëm në MIT, punon si stratege pranë Bankës amerikane së investimeve, Goldman Sachs.[11]
  • Ilir Dobi, sipërmarrës dhe drejtor menaxhues i kompanisë Algrafika[12].
  • Kledin Dobi, matematikan shqiptar, ka përfunduar studimet në Harvard[13]; mikroplaneti 21517 Dobi e ka marrë emrin në nder të tijë.[14]
  • Tedi Dobi, i cili momentalisht shërben si Zëvendësministër i DrejtësisëRepublikës së Shqipërisë.[15]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Origin of Dobi last name" (në anglisht). Marrë më 29 prill 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Artikul NYT: "Istvan Dobi është kryeministër i regjimit të ri të Budapestit"
  3. ^ Surname Database
  4. ^ a b Donika Anxhaku & Zenel Anxhaku “100 Familje Shqiptare”, (Tiranë: Botimet KUMI, 2010), 83.
  5. ^ a b c Baftjar Dobi, "Gjirokastra jonë", kap. "Pak fjalë mbi fisin Dobi", (Tiranë: Albin, 2001).
  6. ^ a b c d e Donika Anxhaku & Zenel Anxhaku “100 Familje Shqiptare”, (Tiranë: Botimet KUMI, 2010), 84.
  7. ^ a b Artikull: Dobajt, soji i mirë i Gjirokastrës[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Ndue Bacaj: Dr. Bahri Kopliku, figurë e shquar e mjeksisë" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2012. Marrë më 28 prill 2016.
  9. ^ Donika Anxhaku & Zenel Anxhaku “100 Familje Shqiptare”, (Tiranë: Botimet KUMI, 2010), 84-86.
  10. ^ Ismail Kadare, “Kukulla”, (Tiranë: Onufri, 2015), 18.
  11. ^ "NYU:CIMS" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2015. Marrë më 28 prill 2016.
  12. ^ "Management Team". algrafika.al (në anglisht). Marrë më 2024-04-29.
  13. ^ Harvard Gazette[lidhje e vdekur]
  14. ^ “Nassa” vë emrin e shqiptarit një asteroidi[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Zëvendësministrat e Drejtësisë" (PDF). www.drejtesia.gov.al. Marrë më 2024-04-29.