Jump to content

Gjykata e Apelit për Norrlandën e Sipërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjykata e Apelit për Norrlandën e Sipërme
Stema e Gjykatës së Apelit për Norrlandën e Sipërme.
Në hartë zona me të kuqe është nën juridiksionin e gjykatës.

Gjykata e Apelit për Norrlandën e Sipërme (Hovrätten för Övre Norrland) është një hovrätt (gjykata mbretërore) që ka një gjykatë qarku që mbulon të gjithë sipërfaqen e qarkut Våsterbotten dhe qarkut Norrbotten. Hovrätt ka selinë e saj në Umeå,në një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, dhe një nga ndërtesat e pakta të gurit që janë ndërtuar para zjarrit të madh në qytet në vitin 1888 që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit.

Ndërtesa e madhe dhe e bardhë është ndërtuar në vitet 1886–1887, e projektuar në stil të Rilindjes nga arkitekti Johan Nordquist. Në vitet e para ndërtesa është përdorur si shkollë për mësuesit. Ndërtesa ka pasur rezidencën e drejtorit të shkollës, klasat, një auditorium dhe një palestër. Ndërtesa është e rrethuar nga një park i vogël.[1]

Në vitet e 20-ta ndërtesa më nuk u përdor si shkollë dhe gjatë disa viteve në vazhdim ka shërbyer si bashki bashkë me bibliotekë dhe muze. Auditoriumi i madh është përdorur si teatër dhe sallë koncerti.[1]

Në vitet e 50-ta ndërtesa është ndërtuar në drejtimin lindje-perëndim. Pjesa e brendshme e ndërtesës është renovuar disa herë, për herë të fundit në vitin 1999.[1]

Inaugurimi i Gjykatës së Apelit në Umeå. Roja i nderit duke pritur arritjen e mbretit Gustaf V.

Më 16 dhjetor, 1936 mbreti Gustaf V inauguroi Gjykatën e Apelit për Norrlandën e Sipërme. Gjykata është ndarë nga Gjykata Svea me qëllim të lehtësimit të punës për Gjykatën Svea.[1]

Kryetarja e Gjykatës së Apelit është Margareta Bergström që nga viti 2012. Ajo është pasardhëse e Anders Iacobaeus.[2] Kryetari kryeson një departament administrativ dhe një departament legjislativ, që janë të përbërë nga anëtarë të gjykatës, dhe një njësi shqyrtimi.[3]

  1. ^ a b c d "Hovrättens tillkomst och historia" (në suedisht). Hovrätten för Övre Norrland. 2011-03-10. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 12 janar 2013.
  2. ^ Bernbo, Linda (17 shkurt 2012). "Margareta Bergström ny hovrättspresident". Infotorg Juridik. Marrë më 9 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Organisationsplan". Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 9 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]