Sekst Jul Frontini
Sekst Jul Frontini (shkurt: Julii Frontini) jetoi afërsisht gjat viteve 40 - 103 të erës sonë, ishte një ushtarak, burrë shteti, autorë dhe inxhinier romak.
Sipas studiuesve Sekstus ka lindi diku rreth vitit 40-të. Gjatë jetës së tij shërbeu në nivele të lata shtetërore. Në vitet Frotini ja kishte arritur të bëhet pretor. Pas konsullatës, të cilën e arriti për të parën herë në kohën e Vespasianit u dërgua në Britani (vitet 76-78) si sundimtar i saj. Në kohën e sundimit të Nervës u bë rishtas konsull dhe në vitin 97 inspektor i ujësjellësve në Romë. Për të treten herë u bë konsull në vitin 100. Data e saktë e vdekjes së tij ende nuk dihet por llogaritet të jetë diku në vitin 103.
Gjatë jetës së tij, siç ishte zakon tek personat e tillë edhe Frotini shkruante. Nga këto shkrime, dihet se janë ruajtur vetëm dy vepra: "Deaqis urbis Romanae" (Mbi ujësjellësit e qytetit të Romës) e shkruar më 97 dhe "Strategematon" (Dinakëritë luftarake).
Nga stratagjemat e Frontinit ndeshim në mes tjerash të dhëna edhe për manovrimet luftarake të mbretit të molosëve Arrybës, si dhe të Aleksandërit dhe Pirros së Epirit, në luftërat e tyre kundër ilirëve dhe romakëve.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Strategematon - Dinakëritë luftarake
- Deaqis urbis Romanae - Mbi ujësjellësit e qytetit të Romës
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ilirët dhe Iiria te autorët ntikë ISBN 99927-1-639-8