Shko te përmbajtja

Keidi Bare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Keidi Bare
Bare me Espanyol në 2022
Të dhënat vetjake
Data e lindjes 28 gusht 1997 (28 vjeç)
Vëndi i lindjes Fier, Shqipëri
Gjatësia 1.74 m (5 ft 9 in)
Pozicioni Mesfushor mbrojtës
Karriera me të rinjtë
2010–2013 Olimpic
2013 Apolonia
2013–2016 Atlético Madrid
Karriera seniore*
Years Team Apps (Gls)
2013–2014 Apolonia 2 (0)
2016–2018 Atlético Madrid B 64 (4)
2018–2019 Málaga B 11 (0)
2018–2020 Málaga 48 (1)
2020–2024 Espanyol 105 (1)
2024–2026 Zaragoza 46 (0)
International career
2013–2014 Shqipëria U17 6 (1)
2014–2015 Shqipëria U19 2 (0)
2015–2019 Shqipëria U21 11 (0)
2018– Shqipëria 29 (2)
* Club domestic league appearances and goals as of 1 korrik 2026
‡ Kombëtarja caps and goals as of 1 korrik 2026

Keidi Bare (lindur më 28 gusht 1997) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor sulmues.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Fier, Bare e nisi karrierën si profesionist në janar 2010 me Olimpic CF. Pas dy sezonesh e gjysëm, ai kaloi te klubi i qytetit të lindjes Apolonia.[1] Ai luajti me të gjitha ekipet e moshave, përfshirë edhe ekipin nën-19, me të cilën luajti 18 ndeshje dhe shënoi 4 gola në sezonin 2013–14.[2] Bare u përfshi në ekipin e parë për herë të parë në nëntor 2013 në moshën 13 vjeç për ndeshjen ndaj Tërbunit, ku ai qëndroi në stolin e rezervave.[3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 6 nëntor 2013 në fitoren në transfertë ndaj Pogradecit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[4] Në dhjetor 2013, ai shkoi në provë te klubi spanjoll Atlético Madrid.

Më 26 dhjetor 2013, Bare u bë zyrtarisht lojtar i Atlético Madridit pasi kaloi me sukses provën gjatë një mini-turnamenti në TbilisiGjeorgjisë, ku u shpall edhe mesfushori më i mirë.[5]

Në janar 2014, Bare u përfshirë në ekipin kryesor për herë të parë nga trajneri Diego Simeone për ndeshjen e Copa del Rey ndaj Las Palmas; ai arriti të debutojë në atë ndeshje, duke zëvëndësuar argjentinasin Angel Correa në minutat e fundit.[6] Gjat kohës së tij me Atlético Madrid B, Bare ndihmoi ekipin që të ngjitej në Segunda División B pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3–0 kundër Gimnástica de Torrelavega, duke shënuar në ndeshjen e dytë.[7]

Bare u bë zyrtarisht pjesë e ekipit të parë për sezonin 2017–18 pasi klubi j'u ndalua e drejta për të blerë lojtarë në merkato.[8] Ndeshja e tij e parë për sezonin e ri erdhi më 25 tetor në raundin e 32-tave të Copa del Rey kundër Elches.[9]

Më 31 gusht 2018, Bare u transferua te Málaga CF dhe fillimisht u bë pjesë e ekipit rezervë në divizionin e tretë.[10] Gjatë kohës së tij te Málaga B, Bare ishte titullar i padisikutueshëm në formacion, duke luajtur në çdo ndeshje të mundshme.[11] Megjithatë, disa kohë më vonë, ai u promovua në skuadrën e parë,[12] duke debutuar në Segunda División më 11 nëntor në barazimin 2–2 në transfertë ndaj Sporting de Gijón.[13] Ai më pas vazhdoi të luante rregullisht për të dyja ekipet.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria nën-17

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bare mori thirrjen e parë në ekipin kombëtar nën-17 nga trajneri Džemal Mustedanagić për raundin kualifikuesUEFA Kampionatit Evropian nën-17 të Futbollit 2014. Ai luajti në të tre ndeshejt e grupit A me Shqipërinë që u kualifikua me sukses në raundin elitë.[14]

Ai vazhdoi të ishte pjesë e ekipit edhe në raundin elitë, ku Shqipëria ishte vendosur në grupin 4.[15] Goli i tij i parë me ekipin nën-17 erdhi më 26 mars 2014 në humbjen 2–1 kundër Italisë, ku ai gjithashtu luajti si kapiten.[16]

Shqipëria nën-19

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nëntor 2014, ai u mor nga trajneri i kombëtares nën-19 Altin Lala për fushatën kualifikueseUEFA Kampionatit Evropian nën-19 të Futbollit 2015.[17] Ai luajti nga 90 minuta të plota në dy ndeshjet e para kundër Danimarkës dhe Portugalisë, duke u ndëshkuar në të dyja rastet me karton të verdhë, gjë që solli edhe skualifikimin e tij për ndeshjen e tretë ndaj Uellsit.[18] Shqipëria u eliminua duke humbur të tre ndeshjet.[19]

Shqipëria nën-21

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në tetor 2015, Bare mori ftesën e parë në ekipin nën-21 nga trajneri Redi Jupi për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2017 kundër Hungarisë.[20] Megjithatë, ai debutoi një muaj më vonë në një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë kundër Portugalisë në transfertë; ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Rron Brojës.[21] Ai luajti edhe pesë ndeshje të tjera në pjesën e mbetur të kualifikueseve me Shqipërinë që e përfundoi grupin e saj në vendin e 4të.[22]

Bare vazhdoi të ishte pjesë e ekipit nën-21 edhe për nisjen e fushatës kualifikuese të Kampionatit Evropian të ardhshëm, duke marrë një ftesë në qershor 2017 për miqësoren kundër Francës dhe ndeshjen hapëse të kualifikueseve kundër Estonisë.[23]

Në mars 2017, Bare mori ftesën e parë ndërkombëtare nga kombëtarja e parë e drejtuar nga italiani Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Bosnje dhe Hercegovinës.[24] Megjithatë, debutimi i tij erdhi një vit më vonë në një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj NorvegjisëElbasan Arena, ku Shqipëria u mposht 0–1; ai u aktivizua në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Kamer Qaka.[25]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 6 korrik 2019[18][26]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Apolonia 2013–14 Kategoria e Parë 201030
Atlético Madrid B 2015–16 Tercera División 1010
2016–17 3522[a]1373
2017–18 Segunda División B 302302
Gjithsej 66421685
Atlético Madrid 2016–17 La Liga 001010
2017–18 001010
Gjithsej 002020
Málaga B 2018–19 Segunda División B 11010
Málaga 2018–19 Segunda División 160002[b]0180
2019–20 30100301
Gjithsej 4610020481
Espanyol 2020–21 Segunda División 27020290
2021–22 La Liga 25130281
2022–23 18020200
2023–24 Segunda División 350301[c]0390
Gjithsej 1051100101161
Zaragoza 2024–25 Segunda División 21010220
2025–26 25000250
Gjithsej 46010470
Gjithsej karriera 2766140512957
  1. Të gjitha ndeshjet në play-off-in Tercera División 2017
  2. Të gjitha ndeshjet në play-off-in Segunda División 2019
  3. Të gjitha ndeshjet në play-off-in Segunda División 2024


Përditësuar më 14 tetor 2019[27]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria
201810
201941
Gjithsej51

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 14 tetor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bare.[28]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 14 tetor 2019Stadiumi Zimbru Stadium, Chișinău, Moldavi5Flamuri Moldavia2–04–0Kualifikueset e UEFA Euro 2020
  1. "Stafi drejtues i fierakëve ,mbledhje me presidentin e nderit Kokëdhima". Sporti Shqiptar. 17 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Keidi Bare". FSHF.org. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 22 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Apolonia Fier vs. Tërbuni Pukë 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 nëntor 2013. Marrë më 18 nëntor 2017.
  4. "Pogradeci vs. Apolonia Fier 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 9 nëntor 2013. Marrë më 18 nëntor 2017.
  5. "Ne fokus/ 17 vjecari Kejdi Bare, kalon proven tek Atletiko Madrid". Albania Soccer. 25 dhjetor 2013. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "Atlético Madrid vs. Las Palmas 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 10 janar 2017. Marrë më 10 janar 2017.
  7. "Video / Bare shënon dhe ngjit Atletiko B në Segunda B! Bllokimi i merkatos e bashkon me ekipin A". Panorama Sport. 1 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Ekskluzive / Rinovoi me Atletikon, Keidi Bare: Kam shanse që të luaj". Panorama Sport. 22 qershor 2017. Marrë më 22 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "Elche vs. Atlético Madrid 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 25 tetor 2017. Marrë më 18 nëntor 2017.
  10. "Keidi Bare, traspasado al Atlético Malagueño" [Keidi Bare, transferohet te Atlético Malagueño] (në spanjisht). Atlético Madrid. 31 gusht 2018. Marrë më 3 shtator 2018.
  11. "Keidi Bare siguron rol titullari tek Malaga, drejtuesit e projektojnë lider të së ardhmes në ekip". Sot.com.al. 23 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2021. Marrë më 17 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. "Video/ Malaga zyrtarizon Baren me ekipin e parë". VIPSport.al. 20 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2019. Marrë më 17 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. "Sporting de Gijón vs. Málaga 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 11 nëntor 2018. Marrë më 17 tetor 2019.
  14. "Summary - UEFA U17 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 nëntor 2017.
  15. "U-17, Shqiperia shpall listen zyrtare". FSHF.org. 23 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2014. Marrë më 23 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. "Talenti Bare krijon iluzione, "Elite Raund" e nis me humbje". Sport Ekspres. 26 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. "Barazon Kombëtarja, Lala: Kualifikohemi në Europian". Panorama Sport. 7 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. 1 2 "Keidi Bare" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  19. "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 nëntor 2017.
  20. "Grumbullohet kombetarja U-21" [National team U-21 is gathered]. FSHF.org. 7 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. "Portugal U21 vs. Albania U21 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 12 nëntor 2015. Marrë më 12 nëntor 2015.
  22. "Qualifying round" [Raundi kualifikues] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 18 nëntor 2017.
  23. "Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë". FSHF.org. 1 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2017. Marrë më 11 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. "Miqësorja, një tjetër futbollist i Skënderbeut në kombëtare". Panorama Sport. 27 mars 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. "Kombëtarja Humbet Miqësoren Me Norvegjinë Panucci: "Gjendja Fizike Bëri Diferencën"". FSHF.org. 26 mars 2018. Marrë më 18 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. "Keidi Bare - Atlético - profile" (në spanjisht). Resultados de Fútbol. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2018. Marrë më 18 tetor 2019.
  27. "Keidi Bare". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 18 tetor 2019.
  28. Benjamin Strack-Zimmerman. "Keidi Bare". National Football Teams. Marrë më 14 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]