Jump to content

Qeveria e Pajtimit Kombëtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bashkim Fino, Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar

Qeveria e Pajtimit Kombëtar ishte qeveria që drejtoi Shqipërinë gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 qershor 1997. Ajo u krijua si pasojë e ngjarjeve të vitit 1997, të nxitura nga falimentimi i skemave piramidale. Kjo qeveri erdhi 1 javë pas dorëheqjes së qeverisë së Aleksandër Meksit, më 2 Mars 1997. Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike. Kryetar i saj u zgjodh socialisti Bashkim Fino, kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Qeveria e re u votua më 11 Mars 1997 nga parlamenti dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha më 12 Mars. Fino shpalli si program të qeverisë 4 pika kryesore: stabilizimin e rendit publik dhe vendosjen e qetësisë, stabilizim të situatës ekonomike dhe të furnizimit të popullit, zotërimin e gjendjes financiare dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.

  • Bazuar në nenin 28, pika 7 dhe në nenin 33 të ligjit 7491, datë 29.04.1991 "Mbi organet kryesore kushtetuese", me propozim të Kryeministrit Bashkim Fino, Presidenti shqiptar Sali Berisha dekretoi Këshillin e Ministrave që vijon si më poshtë:
Emri Mbiemri Ministër i/e erdhi viti shkoi viti Partia
Bashkim Fino Kryeministër 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Socialiste
Belul Çela Brendshëm 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Demokratike
Shaqir Vukaj Mbrojtjes 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Socialiste
Arian Starova Jashtëm 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Aleanca Social-Demokrate
Arben Malaj Financave 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Socialiste
Spartak Ngjela Drejtësisë 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Lëvizja e Legalitetit
Eduard Ypi Privatizimeve 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Demokratike
Astrit Kalenja Shëndetësisë dhe Mjedisit 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Balli Kombëtar
Myqerem Tafaj Arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Demokratike
Luan Skuqi Arsimit dhe Sportit 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Demokratike
Haxhi Aliko Ushqimit dhe bujqësisë 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Social-Demokrate
Kastriot Shtylla Mineraleve dhe burimeve energjitike 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Republikane
Foto Dhuka Industrisë, transportit dhe tregtisë 9 Mars 1997 29 qershor 1997 PBDNJ
Ëngjëll Ndocaj Kulturës, rinisë dhe gruas 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Demokristiane
Elmaz Sherifi Punës dhe çështjeve sociale 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Socialiste
Vasillaq Spaho Punëve publike, rregullimit të territorit dhe turizmit 9 Mars 1997 29 qershor 1997 Republikane
  • Ekrem Kastrati-Sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave, Partia Demokratike
  • Lush Përpali-Sekretar shtetëror në Ministrinë e Brendshme, Partia Socialiste
  • Ali Kazazi-Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Partia Demokratike
  • Pavli Zëri-Sekretar shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Partia Socialiste

Ngërçi qeveritar i kimizmit të kësaj qeverie, parashikonte ndarjen në ushtrimin e kompetencës së detyrës, midis ministrit dhe sekretarit të shtetit. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes së 9 marsit. Vlente për Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këto ministri, firma e ministrit nuk vlente pa kundërfirmën e sekretarit të shtetit. Me vendimin nr.171, datë 19.4.1997 “Për funksionet e sekretarëve të shtetit në qeverinë e pajtimit kombëtar”, Këshilli i Ministrave vendosi që sekretarët e shtetit do ushtronin funksione koordinuese dhe drejtuese të politikës në ministritë përkatëse, drejtonin veprimtarinë e përditshme të sektorëve të veçantë të ministrisë, etj. Kjo formë punë bënte të detyrueshëm kompromisin midis dy forcave kryesore politike nga njëra anë dhe nga ana tjetër rriste mundësinë e mosqeverisjes së shkaktuar nga moskoordinimi përkatëse.