Senegali
14°N 14°W / 14°N 14°W Stampa:KUTIASenegali Senegali (frangjisht: le Sénégal), emri zyrtar "Republika e Senegalit" (frangjisth: République du Sénégal), ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës dhe në pjesën perëndimore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Atlantik. Kufirit i Senegalit përshkohet nga kufiri me Mauritanin 'në veri e veri lindje, në lindje me Malin, në jug me Guinejen e Guinejen Bizare dhe në perëndim përbrenda hapësirës së territorit Senegalit gjendet Gambia e cila e ndërpret për disa kilometra daljen në Oqeanin Atlantik në perëndim.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Historia
Gjurmimet arkeologjike që janë gjetur në territorin e Senegalit vërtetojnë se edhe në kohërat e lashta Senegali ka qenë një vendbanim. Një ndër fiset e para të njohura të Senegalit ishte fisi Toucouleur . Në shekullin e XI kanë pranuar Islam'in.Në shekullin e XV-të Portugezët kishin disa koloni në afërsi të lumit Senegal, ndërsa vendbanimi i parë francez u ndërtua në St.Louis më 1659. Qyteti i St Louis ishte kryeqyteti i kolonisë Franceze, por në vitin 1902 kryeqytet u bë qyteti i Dakar'it.
Senegali shpalli pavarsinë më 20 qershor 1960, dhe u bë një ndër shtetet me ndikim të madh në politikën e Afrikës.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Sistemi shtetror
Njësit administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Njësit administrative
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Gjeografia e Senegalit
Senegali ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Mauritanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Senegalit është 196,190 km2 prej së cilës 4,190 km2 janë ujë. Senegali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 14 00 V, 14 00 P. Senegali ka një vijë bregdetare 531 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,640 km.
Klima në Senegal është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni i reshjeve me një frymë të ashpër nga juglindja fillon në muajin maj dhe përfundon diku në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë i dominuar nga nxehtësia dhe fryma e rreptë fillon në dhjetor dhe përfundon në prill.
Relievi i Senegalit është kryesisht terren i ultë. Në pjesën juglindore me rrafshnalta e bregore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 581 metrave në bregun "Nepen Dijaka" (ang.:Nepen Diakha).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Ekonomia
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Demografia
Senegali ka një popullsi prej rreth 12.5 milion, rreth 42 për qind e të cilëve jetojnë në zonat rurale.[1] Dendësia në këto fusha varion nga rreth 77 banorë për kilometër katror. Sipas Studimeve Botërore Refugjatëve (World Refugee Survey) 2008, botuar nga Komiteti i SHBA-ve për Refugjatë dhe Imigrantë, Senegali ka një popullsi refugjatësh dhe azil kërkuesve që numëron rreth 23.800 në vitin 2007.[2]
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor : Kultura
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Senegal
- ^ en.wikipedia.org/wiki/Senegal
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |