Shkenca shoqërore
Shkenca shoqërore ose shkenca sociale është një kategori disiplinash akademike të cilat merren me shoqërinë dhe marrëdhëniet midis individëve brenda një shoqërie. Këto shkenca ose disiplina përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: antropologji, arkeologji, studime të komunikimit, ekonomi, folkloristikë, histori, muzikologji, gjeografi njerëzore, juridiksion, gjuhësi, shkencë politike, psikologji, shëndetësi publike, sociologji, pedagogji, etj. Termi është përdorur ndonjëherë për t'iu referuar në mënyrë specifike fushës së sociologjisë, "shkencës së shoqërisë" origjinale, themeluar në shekullin XIX.
Shkencëtarët socialë pozitivistë përdorin metoda të ngjashme me ato të shkencave natyrore si mjete për të kuptuar shoqërinë, dhe kështu përcaktojnë shkencën në kuptimin e saj më të rreptë modern. Nga ana tjetër, shkencëtarët socialë interpretues, para së gjithash, mund të përdorin edhe kritikën sociale ose interpretimin simbolik se sa të ngrisin teori të falsifikuara empirike, dhe kështu ta trajtojnë shkencën në kuptimin e saj më të gjerë. Në praktikën moderne akademike, studiuesit shpesh janë eklektikë, duke përdorur metodologji të shumëfishta (për shembull, duke kombinuar studimin sasior dhe cilësor). Termi "hulumtim shoqëror" gjithashtu ka fituar një shkallë autonomie pasi praktikuesit nga disiplina të ndryshme e përdorin për qëllimet dhe metodat e tyre. [1] [2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë civilizimit Islam u bënë kontribute të dukshme në shkencat shoqërore. Abū al-Rayhān al-Bīrūnī (973-1048) u përshkrua si "antropologu i parë".[87] Ai shkroi studime të detajuara krahasuese në antropologjinë e njerëzve, religjioneve dhe kulturave të Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Azisë Jugore. Antropologjia e religjionit e Birunit ishte e mundëshme vetëm për skolastikët e zhytur thellë në traditën e kombeve.[170] Biruni u vlerësua nga shumë skolastikë myslimanë për antropologjinë e tijë islame.[171] Biruni gjithashtu shihet edhe si babai i indologjisë.[172] Al-Saghani (d. 990) shkroi disa nga komentet e hershme në historinë e shkencës të cilat përfshinë një krahasim mes skolastikëve "antikë" (duke përfshirë babilonët, egjiptasit, grekët dhe indianët antikë) dhe "modernë" (shkencëtarët myslimanë të kohës së tijë).[173] Al-Muqaddasi (b. 945) gjithashtu dha kontribut të madhë në shkencat shoqërore. Ibn Khaldun (1332-1406), konsiderohet paraardhës i disa shkencave shoqërore[174] si demografisë,[175] historisë kulturore,[176] historiografisë,[177] filozofisë së historisë,[178] sociologjisë,[175][178] dhe shkencave shoqërore,[179] dhe shihet si një nga paraardhësit e ekonomisë moderne[180][181]. Ai më së miri njihet për librin e tij Muqaddimah (latinizuar si Prolegomenon). Disa nga idetë e tija të paraqitura në librin Muqaddimah ishin mbi fushat si filozofia sociale, teoritë mbi konfliktet shoqërore, kohezioni strukturorë, kapitali shoqërorë, rrjeti shqërorë, dialektika, lakorja e Lafferit, metoda historike, animi sistemik, rënia dhe ngritja e civilizimeve, unazat kundërvepruese, teoria e sistemeve dhe përgjegjësia korporale dhe shoqërore. Franz Rosenthal në librin e tijë History of Muslim Historiography' (sq.: Historia e Historiografisë Myslimane) shkruan: "Historiografia myslimane në të gjitha kohërat ka qenë e bashkruar në lidhjet më të afërta me zhvillimin e përgjithshëm të shkollimit në Islam dhe pozita e diturisë historike në edukimin myslimanë ka ushtruar ndikimi vendimtar mbi nivelin intelektuarl në shkrimin historik....Myslimanët arritën përparim të përcaktuar përtej shkrimeve të mëhershme historike në të kuptuarit sociologjik të historisë dhe sistematizimin e historiografisë. Zhvillimi i shkrimeve moderne historike duket se ka arritur shpejtësi dhe sasi të konsiderueshme përmes përdorimit të literaturës myslimane e cila mundësoi që historianët perëndimorë, që nga shekulli XVII e këtej, të shohin seksion të madhë të botës përmes syve të huaj. Historiografia myslimane indirekt dhe me modesti ndihmoi t'i japë formë mendimit historik të ditës së sotme."[182] Ai gjithashtu paraqiti metoden shkencore në shkencat shoqërore.[183]
Fushat e shkencave shoqërore |
Më poshtë janë fushat e problemeve dhe degët brenda shkencave sociale. [3]
|
Personalitete të shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aristotle
- Plato
- Confucius
- Augustine
- Niccolò Machiavelli
- Émile Durkheim
- Max Weber
- Karl Marx
- Friedrich Engels
- Herbert Spencer
- Sir John Lubbock
- Alfred Schutz
- Adam Smith
- David Ricardo
- Jean-Baptiste Say
- John Maynard Keynes
- Robert Lucas
- Milton Friedman
- Sigmund Freud
- Jean Piaget
- Noam Chomsky
- B.F. Skinner
- John Stuart Mill
- Thomas Hobbes
- Jean-Jacques Rousseau
- Montesquieu
- John Locke
- David Hume
- Auguste Comte
- Steven Pinker
- John Rawls
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shoqëria
- Kultura
- Shkenca humane )
- Shkencat politike
- Shkencat natyrore
- Shkencat e sjelljes
- Historia e shkencës
- Sjellja
- Etologjia dhe Etnologjia
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kuper, Adam (1996). The Social Science Encyclopedia (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-0-415-10829-4.
- ^ Social sciences, Columbian Cyclopedia. (1897). Buffalo: Garretson, Cox & Company. p. 227.
- ^ Kuper, A., and Kuper, J. (1985). The Social Science Encyclopaedia.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Neil J. Smelser and Paul B. Baltes (2001). International Encyclopedia of the Social & Behavioral Sciences, Amsterdam: Elsevier.
- Byrne, D.S. (1998). Complexity theory and the social sciences: an introduction. Routledge. ISBN 0-415-16296-3
- Kuper, A., and Kuper, J. (1985). The Social Science Encyclopedia. London: Routledge & Kegan Paul. (ed., a limited preview of the 1996 version is available)
- Lave, C.A., and March, J.G. (1993). An introduction to models in the social sciences. Lanham, Md: University Press of America.
- Perry, John and Erna Perry. Contemporary Society: An Introduction to Social Science (12th Edition, 2008), college textbook
- Potter, D. (1988). Society and the social sciences: An introduction. London: Routledge [u.a.].
- David L. Sills and Robert K. Merton (1968). International Encyclopedia of the Social Sciences.
- Seligman, Edwin R.A. and Alvin Johnson (1934). Encyclopedia of the Social Sciences. (13 vol.)
- Ward, L.F. (1924). Dynamic sociology, or applied social science: As based upon statical sociology and the less complex sciences. New York: D. Appleton.
- Leavitt, F.M., and Brown, E. (1920). Elementary social science. New York: Macmillan.
- Bogardus, E.S. (1913). Introduction to the social sciences: A textbook outline. Los Angeles: Ralston Press.
- Small, A.W. (1910). The meaning of social science. Chicago: The University of Chicago Press.
- Andrews, S.P. (1888). The science of society. Boston, Mass: Sarah E. Holmes.
- Denslow, V.B. (1882). Modern thinkers principally upon social science: What they think, and why. Chicago: Belford, Clarke & Co.
- Harris, William Torrey (1879). Method of Study in Social Science: A Lecture Delivered Before the St. Louis Social Science Association, March 4, 1879. St. Louis: G.I. Jones and Co, 1879.
- Hamilton, R.S. (1873). Present status of social science. A review, historical and critical, of the progress of thought in social philosophy. New York: H.L. Hinton.
- Carey, H.C. (1867). Principles of social science. Philadelphia: J.B. Lippincott & Co. [etc.]. Volume I, Volume II, Volume III.
- Calvert, G.H. (1856). Introduction to social science: A discourse in three parts. New York: Redfield.
- Backhouse, Roger E., and Philippe Fontaine, eds. A historiography of the modern social sciences (Cambridge University Press, 2014).
- Backhouse, red. (2010). The History of the Social Sciences Since 1945 (në anglisht). Cambridge University Press.; covers the conceptual, institutional, and wider histories of economics, political science, sociology, social anthropology, psychology, and human geography.
- Delanty, G. (1997). Social science: Beyond constructivism and realism (në anglisht). Minneapolis: Univ. of Minnesota Press.
- Hargittai, E. (2009). Research Confidential: Solutions to Problems Most Social Scientists Pretend They Never Have (në anglisht). Ann Arbor: University of Michigan Press. ISBN 978-0-472-02653-1. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2012. Marrë më 18 nëntor 2019. ISBN 978-0-472-05026-0, 978-0-472-07026-8
- Hunt, E.F.; Colander, D.C. (2008). Social science: An introduction to the study of society (në anglisht). Boston: Peason/Allyn and Bacon. ISBN 978-0-205-52406-8.
- Carey, H.C.; McKean, K. (1883). Manual of social science; Being a condensation of the Principles of social science (në anglisht). Philadelphia: Baird.
- Galavotti, M.C. (2003). Observation and experiment in the natural and social sciences (në anglisht). Vëll. 232. Dordrecht: Kluwer Academic. ISBN 978-1-4020-1251-8.
{{cite book}}
: Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Gorton, W.A. (2006). Karl Popper and the social sciences. SUNY series in the philosophy of the social sciences (në anglisht). Albany: State University of New York Press.
- Harris, F.R. (1973). Social science and national policy (në anglisht). New Brunswick, N.J.: Transaction Books. ISBN 978-1-4128-3445-2. distributed by Dutton
- Krimerman, L.I. (1969). The nature and scope of social science: A critical anthology (në anglisht). New York: Appleton-Century-Crofts.
- Rule, J.B. (1997). Theory and progress in social science (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press.
- Shionoya, Y. (1997). Schumpeter and the idea of social science: A metatheoretical study. Historical perspectives on modern economics (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press.
- Singleton, Royce, A.; Straits, Bruce C. (1988). Approaches to Social Research (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-514794-0. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2007.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - Thomas, D. (1979). Naturalism and social science: a post-empiricist philosophy of social science (në anglisht). CUP Archive. ISBN 978-0-521-29660-1.
- Trigg, R. (2001). Understanding social science: A philosophical introduction to the social sciences (në anglisht). Malden, Mass: Blackwell Publishers.
- Weber, M. (1906) [1904]. The Relations of the Rural Community to Other Branches of Social Science, Congress of Arts and Science: Universal Exposition (në anglisht). St. Louis: Houghton, Mifflin and Company.