Xhaferr bej Ypi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 68: Rreshti 68:
[[Kategoria:Lindje 1878]]
[[Kategoria:Lindje 1878]]
[[Kategoria:Vdekje 1940]]
[[Kategoria:Vdekje 1940]]
[[Kategoria:Myslimanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shqiptarë myslimanë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Kolonja]]
[[Kategoria:Njerëz nga Kolonja]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]

Versioni i datës 18 janar 2018 20:28

Stampa:Kutia Politikan Xhaferr bej Ypi (Starje, 1878 - 17 nëntor 1940) nëpunës, deputet, ministër dhe kryeministër shqiptar.

Jeta

U diplomua në Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Më 1900 e deri më 1912 shërbeu si funksionar i administratës osmane.

Më 1920 është përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Lushnjes.

Në 1920-1921 ai ishte ministër i Drejtësisë. Si udhëheqës i Partisë Popullore, në fund të dhjetorit 1921 ai formoi një qeveri ku Fan Noli ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Ahmet Zogu ishte ministri i Punëve të Brendshme. Deri në 4 dhjetor 1922, ishte Kryeministër Ypi. Nga 2 dhjetor 1922, deri në 31 janar 1925, Ypi ishte anëtar i Këshillit të Lartë (Kryetari kolegjial ​​i shtetit). Në qershor 1924 ai u largua nga Shqipëria për shkak të Lëvizjes së qershorit, por vazhdonte ta mbante postin zyrtarisht.

Gjatë Mbretërisë së Zogut, Ypi është Kryeinspektori i Gjykatës Mbretërore. Më 1927-29 emërohet si ministër i Arsimit.

Kur nisi pushtimi italian, Ypi i përshëndeti italianët që kishin "çliruar" Shqipërinë. Pasi Mbreti Zog kishte ikur, nga 9 prill - 12 prill Ypi ka qenë Kryetar i Komitetit të Administrimit të Përkohshëm, dhe si të tillë kreu i ngarkuar i shtetit i cili "thirri" asamblenë e 12 prillit 1939. Nga 1939, ai ishte Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Shefqet Verlacit.

U vra më 17 nëntor 1740, në kohën kur ushtria greke bombardoi fshatin e tij. Varrimi i tij u bë në Tiranë në varrezën e bektashijve. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast mbajti një fjalim ministri Ernest Koliqi dhe kryetari i Gjykatës së Diktimit, Andrea Sahatçi[1].

Burime

  1. ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012. fq. 246. ISBN 9789994356225