Fieri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 56: Rreshti 56:
== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.bashkiafier.com Faqja zyrtare e Bashkise se Fierit: '''Bashkia Fier''']
* [http://www.bashkiafier.com Faqja zyrtare e Bashkise se Fierit: '''Bashkia Fier''']
* [http://www.qarkufier.gov.al Keshilli i Qarkut Fier]
* [http://www.fieri.com Portali i Fierit]
* [http://www.fieri.com Portali i Fierit]
'''Albume fotografike'''
'''Albume fotografike'''

Versioni i datës 2 qershor 2009 14:18

Stampa:KUTIAFieri
Fieri është qytet bregdetar në Shqipërinë e jugut. Fieri ndodhet në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet gjithashtu në jug me Vlorën dhe në juglindje me rrethin e Mallakastrës, rreth i cili para ndarjeve të reja administrative të viteve '90 bënte pjesë gjithashtu në përbërjen e rrethit të Fierit. Rrethi i Fierit ka një sipërfaqe prej 787 km² dhe një popullsi e cila sipas përllogaritjeve të vitit 2006 i ka kaluar të 300.000 banorët. Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40.000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 75.000 banorë.


Pak histori

12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerende “. Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 2000 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.

Politika

Kryetar i Bashkisë së Fierit është Baftjar Zeqo. Fieri është gjithashtu qendër e Prefekturës së Fierit, e cila përfshin edhe rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës.

Ekonomia

Rethi I Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te Shqipërisë. Ne këtë zhvillim vecojme tre periudha te rëndësishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.

Ne periudhën paraclirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Një pjesë e fshataresise kishte toke, ndërsa pjesa tjetër punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytezuar për kerkimin e vendburimeve te naftes një siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytezim një siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne këto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtë dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumë sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerëz te profesioneve të ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.

Ne periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga qendrat me te rëndësishme industriale te vendit. Këtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për te mbeshtetur këto dege te industrise se rëndë u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne këto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mëdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rëndë perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotesoi tërë nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të madh te gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te mëdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atë private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnë ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga kompanite me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndërsa përsa I përket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirë. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne vitin 1993 dhe toka është shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin për Token. Shperndarje e tokes është bërë ne varësi te siperfaqes se përgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndërkohë qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern.

Transporti

Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut përsa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.

Panorama e qytetit

Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulëzimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonisë janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishën dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua ne një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.


Radiot dhe televizionet

Në qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonike dhe televizive, ku përmenden TV APOLLON, TV KOMBI dhe AVN (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri). Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhe Radio +3 91.6 Mhz.

Shiko edhe këtu

Lidhje të jashtme

Albume fotografike