Kërceni tek përmbajtja

Stema e Britanisë së Madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni standard
Versioni skocez

Stema e Britanisë së Madhe apo si thirren nën emrin e plotë Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore është vetë stema e mbreti Çarls e III-të dhe njëkohësisht demonstron sundimin e mbretërisë. Stema ka dy versione, versioni standard dhe versioni skocez.

Stema ka një mburojë. Në anën e djathtë lartë dhe në anën e majtë poshtë janë tre luanë të verdhë në sfond të kuq (për Angli); në anën e majtë lartë është luan i kuq ne sfond të verdhë (për Skoci); në anën e djathtë poshtë është harpë të verdhë në sfond të blu (për Irlanda). Stema qëndron e mbajtur nga luan të verdhë me kurorë dhe nga njëbrirësh të bardhë me kurorë të verdhë rreth një qafe i tij. Poshtë mburojë është moton "DIEU ET MON DROIT" (Zot dhe drejtën im).

Stema e mbretërisë që përdorët tani, për herë të parë është futur në përdorim më 1837, me rastin e kurorëzimit mbretëror të Mbretëreshës Viktoria. Po kjo stemë, në formë paksa të ndryshuar përdoret edhe si stemë e qeverisë së Britanisë së Madhe. Forma e stemës duket të jetë nxjerr nga një formë tjetër që kishte ekzistuar më parë që nga krijimi i unionit personal anglez-skocezë. Deri më 1801, kur u krijua Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, në stemë figuronin elemente që nga viti 1340. Këto elemente simbolizonin të drejtën (e kundërshtuar) mbi kurorën franceze.