Jump to content

Përdoruesi diskutim:Mr. Pseudo

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Mr. Pseudo. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


DEKORATË
Për mbrojtjen e artikujve nga vandalët dhe ruajtjen e frymës wikipediane në Wikipedian shqip.
AMMARTIVARI DISKUTO 13 prill 2015 14:49 (CEST)[përgjigjuni]

E meriton vëlla. --AMMARTIVARI DISKUTO 13 prill 2015 14:49 (CEST)[përgjigjuni]

Të faleminderit shumë!--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 13 prill 2015 20:20 (CEST)[përgjigjuni]

Urime për priviliegjin e administruesit!--AMMARTIVARI DISKUTO 13 prill 2015 18:19 (CEST)[përgjigjuni]

Urime , sukses--PLANETI DISKUTO 13 prill 2015 18:27 (CEST)[përgjigjuni]
Faleminderit! Shpresoj që në të ardhmen të gjej edhe më shumë kohë për wikipedian dhe me më shumë motivim akoma. :) --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 13 prill 2015 20:21 (CEST)[përgjigjuni]

Bojana's problem

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Përdoruesi:Mr._Pseudo. Une jam Bojana, Wikipediane e re. Kur hapa Wikipedian sot dhe po perpiqesha te editoja artikullin E Eliza Dushkut me doli nje tabele qe thoshte qe IP ose Username eshte bllokuar per arsye lidhje spam ose fshirje materiali. E verteta eshte qe une kam fshire disa fjali nga artikulli i pare duke qene se kam perkthyer artikullin e plote ne anglisht dhe tek ai ne shqip ishte i permbledhur ne disa fjali (fatkeqesisht harrova te logohesha dhe me eshte shenuar IP per redaktimin e pare qe bera). E pashe te arsyeshme ti fshija per ti shtuar me poshte si informacion te plote. Ju lutem kthejeni pjesen qe kam fshire(jo me qellime te keqija) dhe me cbllokoni username keshtu une mund te vazhdoje me editimin. Faleminderit paraprakisht Bojana0891 (diskutimet) 27 prill 2015 14:54 (CEST)[përgjigjuni]

Më ler pakkohë që ta shikoj. Nëse kam bërë gabim do ta ndreq pa problem. Por kam frikë se do kem bllokuar ndonjë IP dinamike, pra që një ditë përdoret nga një përdorues dhe në ditën tjetër nga një tjetër. Një tjetër mundësi është që të jetë ndonjë IP e bllokuar globalisht. Megjithatë më li pak kohë ta shikojë dhe të të përgjigjem.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 27 prill 2015 16:08 (CEST)[përgjigjuni]


Hafiz Ali Tari vs Ali Tari

[Redakto nëpërmjet kodit]

Se pari, "Hafiz" asht titull nderimi per njohesit e Kur'anit. Keshtuqe besoj se si titull mund te ftillohet ne rreshtin e pare. Emni asht muhabet i nderlikuem, por thelbesisht parimi asht ky: Ali Tari duhet te jete Aliu i Tarit (Myftarit), ndersa Kraja si llagep asht pergjithesues per muhaxhiret krajane qe rane ne Shkoder mbas Kongresit te permendun ne artikull. Per mue personalisht nuk ka ndonje dallim mes Tarit apo Krajes (familja e tij e ka Kraja tashma, i biri mban/mbante kete mbiemen), por besoj se çeshtja ka kene e pavendosun ne te gjalle te hafizit. Nuk besoj se perban kriter se sa here e gjeni te permendun kund, edhe per "last resort" e quej te vobekte. Sa i perket Mustafa Krujes, s'e kuptoj pse ma kthen mbrapsht redaktimin nderkohe qe e bana citimin dhe e ke shenimin, keshtuqe shmange arbitraritetin po munde. --S. Saiti (diskutimet) 10 Maj 2015 22:58 (CEST)

Pa merak se nuk e marr si personale. Thjesht s'e di as une si te sillem me ate artikull dhe e mendova ma te volitshme me e lane ashtu, por me sa duket kenkam tregue jokoherent :p . Te lutem grise faqen Ali Tari. Rrnofsh per vemendjen --S. Saiti (diskutimet) 12 Maj 2015 14:15 (CEST)

Stampe stadiumi

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Mr. Pseudo, doja të të kerkoja informacion nqs di si te krijosh nje stampe per stadiumet. Stampa aktuale që ka sq.wiki Stampa:Impiant sprtiv eshte skandaloze dhe mund te shikosh Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa" per ta pare. Eshte edhe nga ana e majte. Une jam perpjekur te krijoje nje stampe tjeter por nk di. Di te krijosh nje. Nqs po, do te ishte shume e rendesishme po ta krijore. Flm -- Sadsadas, diskutimet, 14 Maj 2015 14:12.

Tek Adem Gajtani ma ke qit një si vërejtje aty për shkak te formulimit jo neutral? Çka po do të thuash me këtë? Kinse e kam lavdëruar Gajtanin apo çka? Plus e ke shkruar pa burim, po për çka deshe me e pas burimin, aty është një analizë e vogël plus të gjitha mund t'i vërtetosh vet, shko ne bibliotekë dhe merr njërin nga librat me përmbledhje poetike dhe mund ta shohësh vet. —Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Valonhaliti (diskutimiredaktime) 19 May 2015‎.

Ndiq normat e wikit. Kaq. Flm. -- Mr.Pseudo 19 Maj 2015 14:29 (CEST)

Rreth akuzave personale

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje,

në diskutimin e një artikulli në gjuhën shqipe më akuzon bashkë me persona të tjerë si person që ka konflikt pasi kam lidhje politike nga pozicioni që mbaj. Nuk më shqetëson kjo, pavarësisht se personalisht nuk ja lejoj askujt të më akuzojë për militantizëm, gjë që e bëre në mënyrë arbitrare pa më njohur personalisht dhe pa ditur bindjet personale që kam. Do ishte fantastike sikur institucioni që kam qenë pjesë të kishte implementuar disa nga politikat që kam propozuar duke përfshirë këtu dhe promovimin e Wikipedia në publikun e gjerë. Në këtë kontekst, mësimet për militantizëm politik jo me mua të lutem, pasi nuk kam dhënë asnjë minutë kohë për asnjë nga partitë politike në Shqipëri dhe jo vetëm. Ndoshta nuk e kupton pasi nuk njihemi por është fyerje për mua, nga ana tjetër me këtë sjellje që ke është më mirë që nuk njihemi. Duke parë arrogancën që ke në mënyrën si shprehesh drejt kontribuesve që po bëjnë më të mirën për enciklopedinë e lirë, nuk po ndalem tek sulmi personal pasi kam ndjesinë që është rast i pa shpresë. Që të jem i sinqertë më kujton Eric Cartman nga Southpark kur fitoi pak pushtet si përgjegjës për të mbajtur rregull gjatë pushimit të gjatë dhe terrorizonte të gjithë në shkollën e tij provinciale. Ajo që Eric bënte ishte shpërddorim i pushtetit për të arritur qëllimin madhor: ruajtjen e rendit. Plus që je i pasjellshëm me njerëz që kontribojnë supozoj e di, kështu që po hyj direkt në temë pa humbur kohë me karakterin tënd. Prej rreth dy vitesh kam punuar me shumë pasion dhe energji, duke sakrifikuar kohën me njerëzit e mi si dhe para, për të promovuar Wikipedia (dhe wiki në përgjithësi) me qëllim rritjen sa më të madhe të komunitetit. WikiCaffee, Wikipedia Weekend dhe OSCAL kanë qenë vetëm disa nga këto aktivitete ku kam qenë pjesë e grupit organizativ dhe në disa raste iniciator i projekteve. WikiAkademia Shqiptare, që më bëhet qejfi që e keni parë (shumë kohë e lirë?), është një nga këto projekte ku për herë të parë të rinj nga Tetova, Elbasani, Durrësi dhe Tirana kanë dëgjuar për Wikipedia dhe kanë mësuar se si mund të kontribojnë. Energjia që kemi marrë në implementimin e projektit është e jashtëzakonshme ndoshta ngaqë asnjë nga të gjithë 'ekspertët' e Wikipedias shqiptare nuk ka marrë mundin të bëjë asgjë tjetër përveç se të 'bërtasë': respekto autoritetin tim! Asnjë nga ne si organizatorë nuk ka përfituar materialisht nga projekti përveç pozitivitetit të të rinjve dhe ndjesisë që kemi kontribuar që Wikipedia të rritet sadopak. Në të kundërt kemi sakrifikuar me dëshirën tonë shumë gjëra për projektin. Ti mund të mendosh që nuk ka pasur impakt asnjë nga aktivitetet, megjithëse mendoj të kundërtën, por nuk mund të hakmerresh në këtë mënyrë ndaj njerëzve që janë të apasionuar ndaj projektit. Po të rilexosh me kujdes komentet tuaja në artikullin që keni bllokuar (në fillim) për projekte si WikiCaffee është e qartë që problematika nuk buron nga parregullsi të artikullit në fjalë. Po të ishte ky problemi nuk do reagoje me kaq ashpërsi ndaj personave që jo vetëm nuk kanë përfituar asgjë për punën që bëjnë, por mundohen që të rrisin komunitetin sa më tepër. Po të mos kishe dëshirë për t'i ndëshkuar, do i jepje një shans të dytë/tretë dhe do i ndihmoje që të mos e përsërisin veprimin që sipash teje është i gabuar. Njëra nga vajzat që i bllokove IP-në ishte pjesë e Wiki Women Camp dhe sapo ka filluar të kontribojë në Wikipedia falë aktiviteteve që komuniteti bën. Akoma dhe në qoftë se vajzat, unë, profesor Ismeti ose dikush tjetër të kemi bërë një gabim (që mendoj se nuk është bërë), mendoj që ndëshkimi yt është dispropocional. Gjërat që janë ligjore nuk janë dhe gjithmonë etike. Të kujtoj që Hitleri ka ardhur në pushtet me zgjedhje të ligjshme dhe të gjitha gjërat që bëri ishin sipas rregullave. Dhe diçka tjetër: para se të gjykosh aktivitetet që bëjmë në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke bashkuar për herë të parë fuqitë midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të propozoja që të vish dhe të shikosh se si ne në 'grupimet' tona frymëzojmë të rinjtë që të bëhen kontribues dhe administratorë më të mirë të komunitetit se sa të gjithë ne. Një këshillë: në qoftë se administratorë si ty do harxhonin më pak kohë për të tilla kujdesje, dhe më shumë për të rritur komunitetin do kishim më tepër artikuj se sa kemi tani, fenomen që ta adresoj si një nga administratorët e Wikipedia-s në shqip. Mund të jesh i kënaqur duke sulmuar kontribues të tjerë dhe duke shfrytëzuar pozicionin që ke, por e vërteta është që kanë kaluar kaq vite dhe cilësia e Wikipedia-s në shqip lë për të dëshiruar. Ndoshta bën diçka gabim që kemi ngelur në këtë pikë.

Me keqardhje për agresivitetin dhe mosdëshirën tënde për bashkëpunim, të uroj krijimin e teorive sa më kreative konspirative, ndërkohë që po vazhdoj punën për të rritur komunitetin e Wikipedia-s duke respektuar të gjithë ata që kontribojnë.

Redon Skikuli (diskutimet) 20 Maj 2015 14:00 (CEST)


Përgjigje e shkurtër
I nderuar, herë tjetër është mirë që të përqëndrohesh tek argumente dhe tek puna dhe jo tek profilizimet karakteriale të të tjerëve... :Më poshtë po paraqes vetëm disa nga sulmet personale dhe tentativat për denigrim të personalitetit që drejton ndaj meje në këtë post të gjatë...
Sulmet personale të lëshuara nga Redon Sikuli (Leeturtle)
  • ... mësimet për militantizëm politik jo me mua të lutem
  • ... nga ana tjetër me këtë sjellje që ke është më mirë që nuk njihemi
  • Duke parë arrogancën që ke në mënyrën si shprehesh drejt kontribuesve
  • ...më kujton Eric Cartman nga Southpark kur fitoi pak pushtet si përgjegjës për të mbajtur rregull gjatë pushimit të gjatë dhe terrorizonte të gjithë në shkollën e tij provinciale
  • ...je i pasjellshëm me njerëz që kontribojnë
  • ...po hyj direkt në temë pa humbur kohë me karakterin tënd.
  • ...ngaqë asnjë nga të gjithë 'ekspertët' e Wikipedias shqiptare nuk ka marrë mundin të bëjë asgjë tjetër përveç se të 'bërtasë': respekto autoritetin tim!
  • Ti mund të mendosh që nuk ka pasur impakt asnjë nga aktivitetet, megjithëse mendoj të kundërtën, por nuk mund të hakmerresh në këtë mënyrë ndaj njerëzve që janë të apasionuar ndaj projektit.
  • Mund të jesh i kënaqur duke sulmuar kontribues të tjerë dhe duke shfrytëzuar pozicionin që ke, por e vërteta është që kanë kaluar kaq vite dhe cilësia e Wikipedia-s në shqip lë për të dëshiruar. Ndoshta bën diçka gabim që kemi ngelur në këtë pikë.
  • Me keqardhje për agresivitetin dhe mosdëshirën tënde për bashkëpunim,
  • të uroj krijimin e teorive sa më kreative konspirative,

Ditën e mirë! -- Mr.Pseudo 20 Maj 2015 14:36 (CEST)

Për çka po do të të jap burime

[Redakto nëpërmjet kodit]

O shoku, unë Adem Gajtanin asgjë s'e kam, as kurrfarë përfitimi s'kam në atë shkrimin që bëra për jetën dhe poezinë e A. Gajtanit, përse po e fshinë? Unë e shkrova për t'i njoftuar publikun për një shkrimtar të madh si Adem Gajtani, ndërsa ti po i fshinë, se s'ka burim, çfarë dreq burimi tjetër po do ore? Unë i dhashë aty në fund të faqes: Po nejse. Bëj ç'të duash! Nëse nuk e ke afër ndonjë bibliotekë ku mund të shërbehesh me libra shqip, atëherë s'ke pse të më përzihesh mua në shkrime rreth autorëve shqiptarë! Po nejse, paske pak fuqi e kinse po bën diçka! P.S. Tjera herë ma kthen përgjigjen siç duhet me fakte dhe me shkrim korrekt dhe të kuptueshëm, e jo me shkurtesa. (Në qoftë se dëshiron të tregohesh i fort siç po shitesh.).

  • Komente nga A. Aliu dhe S. Ibrahimi tek: Adem Gajtani: Poezi, „Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1980
  • Ardian Marashi: Letërsia botërore 13, „Albas“, Prishtinë, 2007
  • Ali Aliu: Kritika, 1980.

—Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Valonhaliti (diskutimiredaktime) 16:19, 20 May 2015‎.

Përgjigje
  1. Artikulli ishte plot me budallëqe dhe me elozhe subjektive, superlative etj që nuk kanë vend në një enciklopedi, siç synon të jetë wikipedia.
  2. .Ishte pa burime...
  3. . Madje ato pak burime që shtove, nuk mjaftonin për të justifikuar elozhet dhe superlativat jo enciklopedike; për më tepër që i shtove duke larguar stampën e mirëbajtjes; ndaj i ktheva të gjitha redaktimet e tua.
  4. . Artikulli, u gris dje nga një admin tjetër, por isha unë që e ktheva për të të lënë kohë ta përmirësoje (që ta dish).
  5. . Sërisht, kujdes gjuhën.
  6. Flm. -- Mr.Pseudo 20 Maj 2015 16:29 (CEST)


Akoma i njëjti muhabet...

Pershendetje Mr. Pseudo,

Jam i deshpruar me trajtimin qe iu ke bere Leeturtle dhe Margott. Ne duhet te inkurajojme perdoruesit e rinj, dhe sidomos ata qe rekrutojne Wikipedian tjere sic bejne keta dy, e jo t'i bllokojme per tre muaj pa u dhene mundesine as te mbrohen. Kemi nevoje deshprimisht per kontribues te rinj. Veprimi juaj eshte joproporcional dhe abuzim i autoritet qe te eshte dhene si Administrator. Artikulli i Milena Haritos permban vetem fakte te thata biografike dhe kurrfar levdate qe do te fuste ne loje konfliktin e interesit. Nese artikulli ka problem, te lutem thuaje ne vet artikullin ne menyre specifike dhe t'i adresojme. Nuk guxojme te lejojme qe bindjet politike te na perqajne. Te lutem konsideroje vendimin per dy Wikipedian me vlere. Na duhet secili prej tyre.

Ky eshte mesazhi prej Leeturtle te cilin po e postoj ne pamundesi te tij per ta kontestuar vendimin:

Arianit nuk me ka paralajmeruar nderkohe qe nuk mund te kontestoj (eshte hequr dhe e drejta e kontestimit) gje qe eshte absurde. Nderkohe bllokimi per 3 muaj eshte i pabazuar, pasi fillimisht ai ka permendur emrin tim ne lidhje me pozicionin tim, pozicion qe ne asnje moment nuk e kam ngaterruar me Wikipedia ose projekte te tjera te ngjashme.
Ministrja Harito ka kerkuar vete te vije ne Wikipedia Weekend (nuk e kemi ftuar ne) dhe ne pranuam ftesen e saj.
Nderkohe kurre nuk kam edituar profilin e saj, nuk ka komunikuar me Greten qe te editoje profilin e saj dhe gjeja me e rendesishme: editimet u bene nga nje vajze new kuader te Wiki Women Camp Prishtina.

Lutem te mbizotroj arsyeja.

Arianiti --Arianit (diskutimet) 27 Maj 2015 19:03 (CEST)

Të jam përgjigjur tek faqja jote e diskutimit. Gjithsesi dy postime më sipër ke postimin e gjatë të Leeturtles dhe sharjet, fyerjet dhe supozimet e tija rreth personit tim. Të evidentuara në kutinë blu... Nëse ty të duken pak kjo flet për njëanshmërinë tënde tanimë totale. Apo nuk e ke lexuar postimin e tij origjinal që mbushur me akuza? A e di se wikipedia nuk është vend ku bëhet muhabet por punohet dhe e shumta diskutohet mbi dhe rreth argumenteve. E pra, në postimin e tij drejt perosnit tim nuk ka argumente por llafe dhe fyerje. Mua më duket shkelje të rëndë.-- Mr.Pseudo 27 Maj 2015 21:19 (CEST)
Po t'pergjigjem ketu se eshte me e vendit pasi ka te bej me menyren si po e perdor privilegjin e administratorit. Si veprimi yte ndaj Leeturtle dhe Margott bie ndesh me politikat e Wikipedias per bllokim: nuk e ke paralajmeruar perdoruesin i cili nuk ka qene duke shkaktuar vandalizem. Ke supozuar duke e bllokuar per perfshirjen e Leeturtle ne redaktim perderisa ai nuk ka redaktuar. Nuk iu ke dhene hapesire per t'u pergjigjur. Bllokimi qe ke bere eshte i tepruar ne kohe dhe fusheveprim edhe sikur ai te jete fajtor. Ke perdor privilegjin tend per revansh. Duke qene se ti ki autoritet me te larte, te takon ty te jesh me i sjellshem me perdoruesit tjere dhe po, edhe bllokimi perben sjellje. Redaktimi te Milena Harito ne fakt eshte nje lufte kthimi mes teje dhe Planetit perderisa nje permbajtje shume e afert qendron pa problem ne Wikipedia frengjisht. --Arianit (diskutimet) 27 Maj 2015 22:17 (CEST)
Reagimi i tij i mësipër është tërësisht persoanal. Unë, tek faqja e diskut të Milena Haritos, kam treguar një fakt që ai është i lidhur me politikën si këshilltar dhe kaq. Asgjë më tepër. Thjeshtë për të vënë në dukje se ndër organizatorët ka njërëz të lidhur me politikën. Ndërsa ai ka lëshuar ato spekulimin e mbushur plot me fyerje dhe tentativa denigrimi karakterial. Mua më duket e mjaftueshme. Ta them edhe ty, nëse fjalët e mësipërme të tijat të duken normale, përktheji dhe shko tregojua një administratori në english wikipedia dhe pastaj më trego nëse të bllokojnë apo jo. Kaq. RReth artikullit të Milena Haritos je i lirë të diksutosh me burokratin Punëtori. Natën e mirë. P.S: Qasje jote nuk është e paanshme. Ti vetë je i lidhur dhe ke marrëdhënie me këtë organizatë, që në asnjë mënyrë nuk përfaqëson wikipedinë... Prandaj më duket absurde që hiqesh sikur je i paanshëm. -- Mr.Pseudo 27 Maj 2015 22:24 (CEST)
Një gjë tjetër, unë si admin bëj edhe gjëra të tjera, pa iu mburrur askujt. Shikoji artikujt e hapur nga unë dhe gjyko për cilësin e tyre, qoftë nga ana gjuhësore qoftë nga ajo enciklopedike. Shiko këtu punën rreth pastrimit të wikit nga budallëqet e pafunda: https://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:Log/delete Shko shiko statistikat se kush është admin më aktiv ( https://tools.wmflabs.org/xtools/adminstats/?project=sq.wikipedia.org&begin=2015-04-01&end= ) dhe unë do të të dal në vend të parë. Dhe ti po do tani të më vësh në dukje mua se përse kam bllokuar një person që vjen në faqen time dhe mbush gjysmë faqeje me sulem dhe tentativa denigrimi ndaj personit tim, pa patur faktin apo argumentin më të vogël?? Dhe më thua se duhet ta paralajmëroja, pavarësisht se ai e ka paramenduar qartësisht veprimin dhe e ka shkruar me stil aq të bukur...? Po më duket vërtet se nuk je serioz... Po zgjedhja jote... si të duash bëj. -- Mr.Pseudo 27 Maj 2015 22:32 (CEST)

Fshirja e artikullit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pse e fshive Sindroma e dridhjes fantazëm? Nuk ka shpjegim. --Arianit (diskutimet) 31 Maj 2015 08:37 (CEST)

Ka shpjegim. Gabimisht. Madje unë i ndreqa titullin nga përkthimi gjysmak që i kishe bërë... Prandaj merre me pak më shumë sportivitet, dhe jo kaq personale... ;) -- Mr.Pseudo 31 Maj 2015 09:17 (CEST)
E rregullova. --Arianit (diskutimet) 31 Maj 2015 09:31 (CEST)

Prsh, deshiroj te di se pse i ke fshire prap ato dy kategorite. Kategoria:Futbollistë, Kategoria:Futbollistë shqiptarë, cfar ka qe nk shkon me to. Dhe une asnje here nuk kam abuzuar me postin tim. Mund te me udhezosh si ti vendos sakt, dhe ku qendron gabimi ???? Sadsadas

Wikipedia:Udhëzues kategorizimi tëë flet për mënyrën se si është mirë të kategorizohen artikujt. Kategoritë që t'i po rikthen nuk janë kategori specifike, por janë kategori të përgjithshme. Kategori speficike janë ato si "Futbollistë në kombëtaren shqiptare", apo edhe "Futbollistë nga Tirana". E kuptove?-- Mr.Pseudo 20 qershor 2015 13:50 (CEST)[përgjigjuni]
Nëse më lejoni të ndërgyj Kategoria:Futbollistë duhet të ekzistoj dhe të ketë si nën kategori Kategoria:Futbollistë sipas kombësise, Kategoria:Futbollistë sipas ekipeve etj. --AMMARTIVARI DISKUTO 21 qershor 2015 16:36 (CEST)[përgjigjuni]
@Tivari: Lexo me vëmendje. Po flitet që kategoritë që vendosen në një artikull duhet të jenë të nivelit të fundit, pra speciifike, dhe jo të eliminohen kategoritë e përgjithshme. -- Mr.Pseudo 21 qershor 2015 18:58 (CEST)[përgjigjuni]
Ah po, tani e kuptova. --AMMARTIVARI DISKUTO 21 qershor 2015 19:00 (CEST)[përgjigjuni]


Ne vend qe ta vendosesh kategorine e faqes per grisje, pse nuk e shkruan vet licensen nqs e kam gabim une. Direkt me i fshi gjerat. Shruaje vet se fotoja nk do te fshihet, se une nk jam kam idene qe pjese te kopjoj. -- Sadsadas, diskutimet, 15:34 {CET).

Përgjegjësia, nëse do ta ndreqësh të qëndron ty. Nëse ti hap një artikull, ngarkon një foto, apo diçka tjetër që nuk respekton normat e Wikipedisë nuk është detyra ime që të ndreq gabimin. Psh nëse ti vendos një fjali pa burim unë nuk jam gjë i detyruar të gjej dhe vendos një referencë për atë që vendos ti. Ai përkthimi automatik mua më duket si tallje. Do ta përdorësh stemën që nuk është me përdorim të lirë, vendos licensën sikundër është në Wikipedinë anglisht. Kur të kem kohë do t'i kontrolloj të gjitha stemat që ke ngarkuar ti dhe që nuk janë me përdorim të lirë. Fakti se je admin dhe mund të ngarkosh foto nuk të justifikon që të mos respektosh të drejtat e wikipedisë. -- Mr.Pseudo 24 qershor 2015 15:52 (CEST)[përgjigjuni]


Wikipedia:Sigurimi i cilësisë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshendetje Mr. Pseudo,

Shoh që vetëm ti po përdorë stampat e projektit Wikipedia:Sigurimi i cilësisë, një projekt që në fillim ka qënë shum efektiv i krijuar nga Përdoruesi:Mikullovci11 dhe unë, por prej kur ne skemi qënë aktiv, edhe projekti është anashkaluar.

A ka përdorues aktiv dhe të besueshëm që mund të angazhohen, pasi në këtë mënyrë mund të organizohen më lehtë punët. Por ndoshta ky ka qënë çdoherë problemi në wiki shqip, pak përdorues aktiv (ndërsa me statistika kemi më shumë përdorues se sa artikuj).

Gjithashtu duhet te punojmë pak edhe për artikuj të rëndësishëm që duhet të përkëthehen, ka nje listë në meta.wiki me artikuj që secila gjuhë e wikipedias duhet të ketë, List of articles every Wikipedia should have, dhe nëse bëjmë dicka si një mini projekt, ku secili perdorues mund të kontribojë. Si shpërblim për përdoruesit në wikipedia ang përdorin Barnstars, që ne akoma nuk e kemi.--Liridon (diskutimet) 30 qershor 2015 19:36 (CEST)[përgjigjuni]

E përdor stampën SC meqë ajo është më e modelueshme; atje mund të shkruaj në mënyrë më "plastike" rreth problemit që ka një artikull i caktaur. (Ne në sq.wiki nuk i kemi ato stampat e en.wiki të cilat mund të përshtaten duke u ndryshuar variablat/ndryshoret..). E kisha harruar fare se artikujt ku vendosej stampa shkonin tek një kategori e caktuar...
Përdorues aktivë ka fare pak. Administratorë edhe më pak. Po të shikosh statistikat e administruesve në 100 ditët e fundit: link unë rezultoj ai më aktiv. Kjo më lë fare pak kohë për të punuar në fushat që dua unë apo që janë të nevojshme... Përveç këtyre ka patur një grup përdoruesish që ma kanë hequr pak dëshirën për të dhënë kontribute më të mëdha...
Do mundohem ngandonjëherë që të përkthej nga listat që më ke treguar. Nuk isha në dijeni të tyre... -- Mr.Pseudo 30 qershor 2015 20:25 (CEST)[përgjigjuni]

Pershendetje Mr. Pseudo. Te lutem a mund ta lirosh stampen {{Flagicon}} pasi dua te shtoj disa shtete te tjera. Faleminderit! --Olsi (diskutimet) 15 korrik 2015 02:53 (CEST)[përgjigjuni]

Dhe te lutem shto edhe kete ne Wikipedian shqip. --Olsi (diskutimet) 15 korrik 2015 04:15 (CEST)[përgjigjuni]
Ti thua ta gris? E bëj, por për korrektësi vendosi kodin/stampën e grisjes + arsyet... sa për formalitet. -- Mr.Pseudo 15 korrik 2015 06:16 (CEST)[përgjigjuni]
Jo jo, them ta lirosh pasi eshte e mbrojtur dhe vetem administruesit mund ta redaktojne. --Olsi (diskutimet) 15 korrik 2015 13:42 (CEST)[përgjigjuni]

Stampa:Shqiptarët

[Redakto nëpërmjet kodit]

Prsh vëlla, nëse ke kohë hidhja edhe ti një sy kësaj stampe nëse është çdo gjë në rregull, dhe ta fusim në përdorim sa më parë. --AMMARTIVARI DISKUTO 27 korrik 2015 12:16 (CEST)[përgjigjuni]

Perdoruesi Xixa

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Mr.Pseudo,

Ose un nuk e kuptoj ose ka ndonjë problem me sistemin në lidhje me bllokimin e përdoruesit Xixa, Pasi që ti e ke bllokuar për një periudhë kohore prej 3 muaj, nga 1 Maj 2015 i bie që deri tash duhej të kishte mbaruar bllokimi.--Liridon (diskutimet) 18 gusht 2015 17:30 (CEST)[përgjigjuni]

Gabim e paskam kontrolluar. Si duket ai vet nuk ka hyre te bej redaktim.--Liridon (diskutimet) 18 gusht 2015 18:15 (CEST)[përgjigjuni]

Wikipedia Weekend 2015 në Tiranë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pëshëndetje Mr.Pseudo. Duke mare parasysh dhe diskutimin në kuvend por dhe si pjesë e rendësishme e Wikipedias Shqiptare je i ftuar të marësh pjesë në aktivitetin që zhvillojmë Wikipedia Weekend 2015 në në Tiranë në datat 5 dhe 6 Dhjetor 2015. Kemi filluar të ju dërgojmë ftesa dhe përdëruesve të tjerë aktiv dhe do jetë me interes për ne dhe për ju pjesëmarrja, për të punuar bashkë për mision e përbashkët të Wikipedias. Nëse dëshiron mund të marësh pjesë në cfarëdolloj aktiviteti që në zhvillojmë në ambjentet tona që kanë apo skane lidhje me Wikipedian. Je i lutur ta konsiderosh si mundësi. Gjithë të mirat --Margott (diskutimet) 1 nëntor 2015 21:52 (CET)[përgjigjuni]

Shume zhurme per asgje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Mr. Pseudo, jam i zhgenjyer nga ju. Per disa gjera keni qene korrekt, ndersa deshira juaj per hakmarrje personale (me disa perdorues) dhe me Wikimedians of Albanian Language User Group tregon nje ane tjeter per te cilen nuk jam dakord, gjithsesi mendimi im. Wikiprojekt, mund te krijoj secili grup prej dy ose me shume perdoruesish, per te organizuar punet ne kuader te wikipedias, dhe vendosen stampa per te treguar se nje artikull u krijua ose permiresua gjate ketij projekti (psh Akranes, Komunat e Ostrobothnias Veriore), kategorizim (psh WikiProjekti Finlanda). Pra nese do ishit korrekt edhe me shume, do duhej se pari te fshini stampat nga faqet e artikujve te ketij projekti - WikiProjekti UEJL 2012, por nuk e keni bere. Stampa, nuk e demton artikullin, e sidomos kur eshte ne faqen e diskutimit.--Liridon (diskutimet) 24 dhjetor 2015 22:39 (CET)[përgjigjuni]

@Përdoruesi:LiridonNuk kam asgjë kundër stampave që kanë të bëjnë me tematikën specifike të artikujve, siç edhe e përmende ti. Psh nëse artikujt kanë një tematikë të përbashkët, psh Informatika, mund të vihet stampa e një wikiprojekti të informatikës. E kështu me radhë për ekonominë, filozofinë, Monumentet e Shqipërisë, etj etj. Siç e kupton nga shembujt që të dhashë ajo stampë nuk ishte/është e këtij tipi. Nuk e di nëse e kupton ndryshimin...? -- Mr.Pseudo 24 dhjetor 2015 22:46 (CET)[përgjigjuni]

Heqje privilegjesh

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Mr. Pseudo, ju kam kandiduar për heqje privilegjes. Ju lutem të jeni i kursyer në përdorim të privilegjeve nëse nuk është urgjente gjatës periudhës së votimit. Un nuk kam asnjë problem personal me ty dhe me idetë tuaja personale, por në si administrator wiki mendoj se po pengon komunitetin.--Liridon (diskutimet) 25 dhjetor 2015 00:57 (CET)[përgjigjuni]

O Mister pse e ke fshirë Faqen time Drini FK 2004 apo nuk egziston?

"" (diskutimet) 16 maj 2016 16:11 (CEST)??? Nuk më kthyet përgjigje???"" (diskutimet) 16 maj 2016 16:11 (CEST)[përgjigjuni]

????

Tellallisje (Steven Pinker)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Mr. Pseudo. Të falemnderit për krijimin e artikullit mbi Steven Pinker. Isha duke e lexuar, dhe me ra në sy fjala "tellallisje". A mund të lutem të më tregosh mbi kuptimin e kësaj fjale, dhe a mendon se ndonjë sinonim i saj do të ishte më i përshtatshëm të vendoset në vend të saj? --Λeternus 17 nëntor 2016 09:59 (CET)[përgjigjuni]

Pershendetje, doja te me ndihmonit me konfirmimin e faqes Jonila Godole ne Wikipedia.

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar për të verifikuar dëshirën tuaj për të vepruar si ambasador i Wikipedia-s shqip në lidhje me gjuhët që keni zgjedhur te faqja Wikipedia:Ambasadat. Faqja në fjalë do të pësojë së shpejti disa ndryshime në organizim si pjesë e programit standardizues ndërwiki të ndërmarrë nga unë. Modeli përfundimtar i saj do të jetë i ngjashëm me faqen këtu. Të lutem, lexo me kujdes hyrjen te faqja në fjalë dhe përgjigju poshtë këtij mesazhi nëse dëshiron të vazhdosh të jesh ambasador, dhe nëse po, përcakto gjuhët. Një mungesë e përgjigjes tënde për më shumë se 1 javë nga data e dërgimit të mesazhit do të nënkuptojë refuzimin e detyrës së ambasadorit. Kini parasysh se mesazhi në fjalë vlen vetëm për ambasadorët e parë që do të mbarten në versionin e ri të faqes nga faqja aktuale. Pasi ndryshimet të kenë përfunduar çdokush mund të shtojë dhe heqë lirisht emrin e tij nga lista e ambasadorëve. - Klein Muçi (diskutimet) 21 maj 2019 18:17 (CEST)[përgjigjuni]

Faqet me ndryshime në pritje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 16:37 (CEST)[përgjigjuni]

komente_epikeshqip

[Redakto nëpërmjet kodit]

komente_epikeshqip™is a humoric instagram page founded on this year count 118kF with great fans ,sharing and posting

You have been a medical translators within Wikipedia. We have recently relaunched our efforts and invite you to join the new process. Let me know if you have questions. Best Doc James (talk · contribs · email) 12:34, 13 August 2023 (UTC)