Jump to content

Aleksandar Kolarov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aleksandar Kolarov

Kolarov me SerbinëKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAleksandar Kolarov[1]
Datëlindja (1985-11-10) 10 nëntor 1985 (39 vjeç)
VendlindjaBeograd, SFR Jugosllavi
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)[2]
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri11
Karriera me të rinjtë
1999–2004Ylli i Kuq i Beogradit
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2006Čukarički44(2)
2006–2007OFK Beograd38(5)
2007–2010Lazio82(6)
2010–2017Manchester City165(11)
2017–2020Roma100(17)
2020–Internazionale0(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Serbia U2111(1)
2008–Serbia92(11)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 shtator 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 shtator 2020

Aleksandar Kolarov (lindur më 10 nëntor 1985) është një futbollist profesionist serb i cili luan si mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe është kapiten i kombëtares serbe.[3] Edhe pse parësisht luan si mbrojtës i majtë, Kolarov mund të luaj edhe si qëndër-mbrojtës ose në çdo pozicion të krahut të majtë dhe njihet për sulmet e tij në krah; Kolarov gjithashtu njihet për gjuatjen e fuqishme me të majtën dhe goditjet e sakta të dënimit.[4][5][6][7] Kolarov u shpall Futbollisti Serb i Vitit në vitin 2011.

Kolarov filloi karrierën e tij me Yllin e Kuq të Beogradit, por nuk siguroi dot një vend në formacion dhe më pas u transferua tek Čukarički në vitin 2004. Dy vite më pas, ai u bashkua me OFK Beograd para se të kalonte për herë të parë jashtë vendit kur ai firmosi me LazionSerie A, me të cilën fitoi Coppa Italian dhe Supercoppa Italianan në vitin 2009. Në vitin 2010, ai u bashkua me Manchester Cityn, ku fitoi dy tituj të Premier Ligës, FA Cup dhe League Cup.

Kolarov bëri debutimin e tij ndërkombëtarë për Serbinë në vitin 2008 dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 80 ndeshje. Kolarov ka përfaqësuar Serbinë në Olimpiadën 2008, dhe edicionet 2010 dhe 2018FIFA Kupës së Botës.

  1. ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14" (në anglisht). Premier League. 16 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 11 dhjetor 2016.
  2. ^ "Player Profile: Aleksandar Kolarov" [Profili i lojtarit: Aleksandar Kolarov] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 31 korrik 2012.
  3. ^ "Ivanovic replaced by Kolarov as Serbia captain ahead of World Cup" [Ivanovic zëvëndësohet nga Kolarov si kapiten i Serbisë para Kupës së Botës] (në anglisht). Eurosport. 19 mars 2018. Marrë më 19 mars 2018.
  4. ^ Nick Pisa (26 korrik 2010). "Manchester City new boy Aleksandar Kolarov has an amazing shot on him – even referees should beware!" [Djali i ri i Manchester Cityt Aleksandar Kolarov ka një gjuajtje të fuqishme me vete – madje edhe gjyqtarët duhet të kenë kujdes] (në anglisht). Daily Mail. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 22 dhjetor 2010.
  5. ^ Steve Anglesey (16 korrik 2010). "Video: Meet Manchester City's new signing Aleksandar Kolarov – Nine great goals and one great shot into the ref's kisser" (në anglisht). Daily Mirror. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2010. Marrë më 22 dhjetor 2010.
  6. ^ Daniel Taylor (15 korrik 2010). "Manchester City agree £17m deal with Lazio for Aleksandar Kolarov" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 23 tetor 2018.
  7. ^ Stuart Brennan (19 korrik 2010). "Aleksandar Kolarov: profile" [Aleksandar Kolarov: profili]. manchestereveningnews.co.uk (në anglisht). Manchester Evening News. Marrë më 23 tetor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]