Jump to content

Delvina

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Delvine)
Delvinë
{{{postal_code_type}}}
9704

Delvinë është qytet në jug të Shqipërisë.

Delvinë

Delvina është një qytet qe përmendet qe ne antikitet.

Udhëtari Evlia Çelebi në "Librin e Udhëtimeve" e përshkruan pasi kishte vizituar trojet e vilajetit të Janinës:

Themeluesit e saj janë spanjollët. Më vonë, venedikasit e shtinë në dorë me djallëzi. Kaloi në duart e sulltan Bajazidit, përsëri ra në sundimin e të huajve dhe përsëri u mor nga sulltan Sulejmani, kur erdhi të mësyjë Korfuzin. Pushtimin ai ia ngarkoi Ajaz pashës, shqiptar nga gjaku[1].

Delvina është një nga qytetet me jugore të Shqipërisë. Ajo kufizohet në veri me Gjirokastrën (Mali i gjerë ose i quajtur ndryshe Mali i Sopotit ndan te dy qytetet), dhe ne jug-perëndim me Sarandën. Ne jug te Delvinës shtrihet fushëgropa e Delvinës qe përfshin fushën e Vurgut, Fushën e Bajkajt dhe Fushën e Vrines. Nga veriu qyteti Delvinë kufizohet me Lefterhorin e Kakodhiqin, nga jugu me Vllahatin e Kostarin, nga lindja me Kakodhiqin, nga perëndimi me Rusanin. Vendbanimi Rusan para vitin 1945 ka qenë lagje e qytetit të Delvinës.[2] Vendbanimet Vllahat, Bamatat edhe Stjar pranë Delvinës ishin gjithashtu në kohë të konsideruar të jenë lagjet e Delvinës. Delvina ka këto lagje: Papuçi/u, Vare (Varre), Xhermëhallë/a, (qyteti i vjetër), Mukërsi dhe Llaka (lagjia e krishterë).[3] Qyteti shtrihet në një zonë kryesisht malore, dhe lagjet janë të vendosura në disa vende:

  • Në veri : Lagjja Vare dhe Lagjia Kasapaj
  • Në qendër : Pazari dhe Lagjia Xhermahalle
  • Në lindje : Lagja "Lejla Malo" (Llake dhe Mukers)
  • Në Jug-perëndim : Lagja "9 tetori" ose e njohur ndryshe Lagja Papuçi"
Xhamia Delvine

Toponimet të qytezës Delvinë:[4]

  • Ar’ e Libo Haxhiut - shesh i madh, në L.
  • Arat e Bardha - ara ranishte, në V.
  • Arat e Gode - ara të fisit të gode, në V.
  • Brate - arë, në JP.
  • Bregu i Çiços - breg në majën e Shturos, në V.
  • Bregu i Feim Godos - breg, në L.
  • Bregu i Meqemesë - breg në qytetin e vjetër, në J.
  • Bregu i Mëlqinjave - breg, në L.
  • Bregu i Kacit - breg, në VL.
  • Bregu i Xufes - breg, në L.
  • Bregu i Zi - breg, në P.
  • Briavoll/i - këmbë mali, në V. në fund të tij ndodhet një shesh që mban emrin Grop’ e Qishës.
  • Burimet e Kallapodhe - burime, në VL.
  • Burimet e Mukës – burime, në P.
  • Burim i Bedos - burim në mes të malit, në L.
  • Burim i Rrëzës Kalasë - burim në rrëzë të Kalasë, në J.
  • Cera/ja - kodër e veshur me pyll pishash e ullinjsh, në VP.
  • Çairet e Deme - kullotë, në V.
  • Dimërori - vend me shkurre, në V.
  • Faqe e Dimërorit - pllajë me pyje shkurresh, në V.
  • Gore (Gorja) - pllajë mali, ara e kullota, në VL.
  • Grop’ e Burimit - burim, në V.
  • Grop’ e Çallarenjve - pllajë ku ndodhet një vend gropë, afër Gropës së Kacit, në VL.
  • Grop’ e Kazanëve - vend gropë në mal, në JP.
  • Grop’ e Qishes - faqe mali, në V.
  • Grop’ e Tares - arë, në L.
  • Gur i Lulos - shkëmb në lagjen Papuçi në Rusan, në P.
  • Gjinisha - përrua (vazhdim i përroit të Vllacës), në J.
  • Haliqet - ara e kullota në mal, vend zhur e zall, në VL.
  • Han i Selmanit - gërmadhe hani, në J.
  • Hapsana - ish burg në kohën osmane.
  • Hotel Janina - ka qenë hotel me këtë emër, në J.
  • Kalaja - brez shkëmbor që i përngjan murit të një kalaje.
  • Kamenik/u - rrënoja të një qyteti të vjetër i shuar nga kolera, një pjesë e popullsisë së këtij qyteti thuhet se është hedhur në Kalabëri, në VP.
  • Kalçon/i - këmbë mali, në VL.
  • Katoq i Dimërorit - shpellë, në V.
  • Këmbat e Zogje - këmbë mali në MaIin e Gjerë, në krah të perëndimit, në VL. të Delvinës.
  • Kodra e Duro Karait - kodër, në J.
  • Koprua e Xhemal Angonit - në L.
  • Kripje/a - vend shesh në një kodër ku i hidhnin barinjtë kripë bagëtive, në V.
  • Krojet e Gjinishës - burim në përrua, në J.
  • Kurriz i Kalit - këmbë mali që i përngjan kurrizit të kalit, në VL.
  • maj’ e Nishanit - kodër, kullotë ku vihej shënjë, në L.
  • maj’ e Shturos - majë mali në Malin e Gjerë, në V.
  • Makrikam/i - në VL.
  • Mali Bedos - mal, në L.
  • Mal i Kurisë - vend shesh në mal që përdoret për kullotë, në L.
  • Manastiri i Shënmërisë - manastir, afër Kostarit, në JL.
  • Mejtepi - ish shkolla flllore në gjuhën turqisht, në VL.
  • Meqeme/ja - gjykata e kohës osmane, në J.
  • Mëhalla Mukus - lagje e vjetër, kufizon me fshatrat Kostar e Sirakat.
  • Mërzimet e Kallapodhe - mrize bagëtish të fisit të Kallapodhe, në VL.
  • Mulliri i Minxollëve - mulli i fisit të minxallarëve.
  • Muratash/i - vend ku ndodhet sot shkolla bujqësore, në P.
  • Nikollaq/i - faqe mali, në VL.
  • Përoi i Vllacës - përrua i cili edhe gjatë verës nuk shter, në L.
  • Përoi i Shushe - përrua i thatë, në JP.
  • Përoi i Vreshtave - përrua, në VL.
  • Pilli i Lejkës - pyll me gështenja, në VL.
  • Qaf’ e Danisë - qafë mali, në VL.
  • Qaf’ e Dratikoit - qafë ku në kohën osmane ka qënë një karakoll, në VL.
  • Qarre - pyll me gështenja, në V.
  • Qish’ e Shënminait – gërmadhë kishe afër Palavlisë, në P.
  • Rrap i Çinisë - rrap i lashtë, në J.
  • Stama - përrua i thellë afër Bregut të Çiços, në V.
  • Sterrat e Kazane - sterra, në JP.
  • Shesh i Arapit - shesh në një kodër, në L.
  • Shesh i Kritit - vend shesh prapa Dratikoit, në VL.
  • Shesh i Nexhipit - shesh pranë rrugës që të çon për në Gjirokastër, në L.
  • Shënmina/i - kullotë, në P. Dikur aty ka qënë kisha e Shënminait.
  • Shkëmb i Bedos - shkëmb në faqe mali. Është i shpuar, që ka dalje nga të dy anët. Në këtë vrimë kanë pasë kaluar të sëmurë me besim se do të shëroheshin. Duke kaluar ata linin aty pare, rrobe, thojt e tyre të mbështjellë në një leckë etj., në L.
  • Shkëmb i Gjatë - shkëmb në hyrje të qytetit të lashtë, në J. Mbi atë shkëmb thirrej salaja nga hoxha.
  • Shtegu i Nikollaqit - shteg që kalon nga një këmbë mali në tjetrën, në VL.
  • Shturo/ua - majë e lartë në Malin e Gjerë, në V.
  • Vare/t - magje që ka marrë emrin nga varret e vjetra të qytetit, në V.
  • Vari i Korçarit - varr, në VL.
  • Vreshtat e Delvinës - vreshta e ullinj, në V.
  • Xhamia e Gjin Aleksit - ka qenë kishë e kthyer në xhami në Rusan (Rusani ka qënë një nga lagjet e Delvinës, i cili në vitet 1945-1950 u krijua fshat mënjanë, në P.
  • Xhërmëhallë/a - qyteti i vjetër i Delvinës i djegur nga osmanët, sot është lagje e Delvinës.

Në Delvinë ka shumë pakica, si romët, egjiptianët etj. Shumë personalitete janë larguar nga qyteti i Delvinës për të shkuar drejt vendeve me më shume të ardhura ekonomike. Emigrimet ndodhin më shumë drejt kryeqytetit, aty ku ofrohen më shumë mundësi ekonomike. Por në vitet në vazhdim do të shohim se në Delvinë do të mbijetojë vetem mosha e tretë. Po shohim gjithashtu edhe një rritje të studentëve që nuk duan të kthehen më në Delvinë por që preferojnë më shumë Tiranën. Gjithashtu banorët e Delvinës nuk po migrojnë vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë si në Londër {Angli}, Gjermani, Francë, SHBA etj.

Familjet në qytezën Delvinë[2][3]

Abazi, Aguridhi, Ballaci, Bazaiti, Beka,Beqiraj, Berberi, Birko, Boço, Brahimi, Buli (Damin Buli) Çallarenj, Çeta/j, Çiniranj, Çuçaj, Çuçuraj, Delvina, Gizdari, Godo, Gorraj, Hado, Hako, Halaj, Haxhi, Hoxhatë, Hudaj, Isufi, Kaço, Kallapodhi, Kërmezaj, Koka, Korona, Lato, Maksutaj, Malaj, Manjaj, Mezini, Minxallari (Minxolli), Murati, Pashako, Qilimi, Rexhaj,Rugji, Selimaj, Shameti, Sheme, Shinaj, Shushi, Veledaj, Zejnati, etj.

Familjet të krishtera: Burxulla, Kondi, Kumbuli, Llambraqi, Melo, Niksina, Pantazi/u (fis i ardhur nga Suli), Qirici, Shamo, Tereziu, Thaka, Vaso, Zaharo, Xufa, etj.

Gjate pushtimit osman udhëpërshkruesi Evlija Celebi në vitin 1776 përshkruan Delvinën si një qytet të zhvilluar me shumë hane dhe dyqane. Gjatë periudhës komuniste qyteti kishte një aktivitet të rëndësishëm si në shkallë rrethi ashtu edhe në shkallë republike. Regjimi i atëhershëm i kishte dhëne njëfarë rëndësie qytetit te vogël duke ndërtuar në gjirin e tij disa fabrika që ishin krenaria e qytetit jugor qe ndodheshin ne Vllahat :

  • Fabrika e Miellit
  • Fabrika e Vajit
  • Fabrika e Reçelit
  • Fabrika e Salcës (Përpunimi i domates)
  • NPA (Ndërmarrja e Përpunimit Artizanal, veshmbathje, tapiceri etj)
  • Rrobaqepësia (veshje ushtarake etj)
  • Kantina e verës
  • Ndermarja e përpunim drurit

Futbolli është sporti me i përhapur ne qytetin e Delvines. Klubi i këtij qyteti dhe ekipet e futbollit te grup-moshave te ndryshme mbajnë emrin KS Delvina para vitit 1990 quhej KS Bistrica.Një nga sportet që ishte gjithashtu i dashur per delvinën,ishte basketbolli i cili përfaqësohej nga ekipi i femrave të cilat merrnin pjesë në kampionatin kombëtar të kategorisë së dytë me emrin Butrinti,kjo per arsye se përfaqësonte gjithë rrethin,sepse Saranda nuk kishte një ekip të tillë.,traditë e cila nuk u vazhdua pas viteve 1990.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Çelebi E., Shqipëria para tre shekujsh, përktheu S. Vuçitërna, Tiranë: "Besa", 2000.
  2. ^ a b Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 437.
  3. ^ a b Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 437.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 437-439. Treguan: 1) Alizot Buli, bari, autodidakt, nga Delvina. 2) Reshat Musto Godo, dt. 1908, autodidakt, bari, nga Delvina.