Dita e Arafatit
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Dita e Arafatit (arabisht: يوم عرفة Jaum Arafa) ose Arefeja është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe[1], një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve. Profeti Muhammed (a.s) ka thënë :
- “Haxhi është Arafat.”[2]
Kështu, cilido që ia del mbanë të qëndrojë në Arafat[3] përpara lindjes së diellit, përpara ardhjes së ditës tjetër, e ka përmbushur haxhxhin e tij.
All-llahu e ka nderuar këtë ditë me falje dhe begati dhe i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë Muhammedi (a.s.), i dërguari i fundit në Islam, thotë :
- “Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit.[4]
Në një rast tjetër ai thotë :
- “Dita më e mirë është dita e Arafatit.”[5]
Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet me shpeshtimin e lutjeve, largimin nga mëkatet si dhe me ngritjen e nivelit të turpërimit për mëkatet e bëra.
Muhammedi thotë :
- “Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.” [6]
Përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar:
- “Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.”[7][8]
Se është ditë e festës dëshmon i Dërguari duke thënë:
- “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.” [9]
Agjërimi i kësaj dite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meqë dita e Arafatit është dita kryesore e haxhxhit, dita kur haxhilerët plotësojnë haxhxhin, shumica e dijetarëve islam vlerësojnë se kjo ditë është e urryer për tu agjëruar nga haxhilerët, ka dhe disa të cilët e ndalojnë, e bëjnë haram. Shkak i këtyre gjykimeve është nevoja e haxhilerëve për të pasur fuqi për kryerjen obligimet dhe veprimet vullnetare përgjatë kësaj dite, përdryshe agjërimi në këtë ditë i plogështon ata.
Në anën tjetër përderisa haxhilerëve nuk u preferohet të agjërojnë, pjesës së mbetur të myslimaneve u preferohet të e agjërojnë, nxiten të e agjërojnë për shkak të vlerës së madhe që ka kjo ditë dhe agjërimi i sajë.
Mbi vlerën e agjërimit të kësaj dite flet vetë i Dërguari (a.s.) i cili thotë:
- “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”,[8][10]
Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.[8]
Sipas kalendarit Gregorian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mëqë kalendari Islam është kalendar hënor dhe ai Gregorian është diellor dhe nuk përputhen mes veti dita e Arafatit sipas kalendarit Gregorian ndryshon në vite.
Më poshtë është paraqitur dita e Arafatit në disa vite sipas kalendarit Gregorian.
- 2006: 29 dhjetor
- 2007: 19 dhjetor
- 2008: 7 dhjetor
- 2009: 26 nëntor
- 2010: 15 nëntor
- 2011: 5 nëntor
- 2013: 15 tetor
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- AlbIslam - Dita e Arafatit[lidhje e vdekur] - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Disa fjalë rreth vlerës së ditës së Arafatit
- The Virtues of the Day of Arafat - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- About.com explanation Arkivuar 4 tetor 2008 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Özel Günlerle ilgili Halk İnançları (Kültür ve Turizm Bakanlığı) - (turqisht)
- Arefat i prvih deset dana Zul-Hidzeta - Stampa:Bs
- Dova na dan Arefata - Stampa:Bs
- Hutba na dan Arefata 1426 h. - Stampa:Bs
- Fadileti Dana Arefata i značaj posta u njemu- Stampa:Bs
- Namaz i post Dana Arefata - Stampa:Bs
- DAN AREFATA - Stampa:Bs
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Muaji Dhulhixhe është muaji i në kalendarin Islam i cili është kalendar hënor dhe nuk mund të përputhet me kalendari diellor, kalendarin gregorian.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2008. Marrë më 7 dhjetor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Rrafshi i Arafatit gjendet rreth 10 km jashtë Mekkës.
- ^ Hadithë i transmetuar nga Ibën Hibani.
- ^ Hadithë i transmetuar nga Xhabiri.
- ^ Hadithë i transmetuar nga Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët.
- ^ Suretu El Fet`h, ajeti 2, Kur'ani.
- ^ a b c Klubikulturor.com - Disa fjale rreth vleres se dites se Arafatit
- ^ Hadithë i transmetuar nga Ebi Umame nga Ebu Daudi nga Profeti (salallahu alejhi ue selem)
- ^ Hadithë i transmetuar nga Muslimi.