Hugo Campagnaro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Hugo Campagnaro
Hugo Campagnaro - SSC Neapel (4).jpg
Campganaro në aksion me Napolin në vitin 2009
Të dhënat personale
Emri i plotëHugo Armando Campagnaro
Data e lindjes (1980-06-27) 27 Qershor 1980 (39 vjeç)
Vendi i lindjesCórdoba, Argjentinë
Gjatësia1,81 m (5 ft 11+12 in) [1]
PozicioniQëndër-mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktualInternazionale
Numri14
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1998–2002Deportivo Morón103(6)
2002–2007Piacenza127(10)
2007–2009Sampdoria38(1)
2009–2013Napoli118(4)
2013–Internazionale29(0)
Ekipi kombëtar
2012–Argjentina17(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 13 tetor 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 13 tetor 2014

Hugo Armando Campagnaro (Spanjisht[ˈuɣo]; lindur më 27 qershor 1980) është një futbollist argjentinas i cili luan me skuadrën italiane InterSerie A dhe me kombëtaren argjentinase si qëndër mbrojtës.[2] Ai njihet me pseudonimin El Toro.[3]

Një lojtar i rregullt i Argjentinën që nga viti 2012, ai ka luajtur me shumë se 15 ndeshje për vendin e tij, dhe e ka përfaqsuar atë dy vite më vonë në Kupën e Botës 2014.

Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]

Hugo Campagnaro në debutimin e tij me Argjentinën.

Ai filloi karrierën e tij te Club Deportivo Morón, duke luajtur në divizionin e dytë dhe të tretë argjentinas. Në vitin 2002, duke mos arritur të luajë dot në nivelin më të lartë të futbollit argjentinas, ai u ble nga Piacenza, që në atë kohë luante në Serie A.

Në verën e vitit 2007, ai u ble nga Sampdoria në përgatitjet e tyre për 2007 UEFA Intertoto Cup. Vlera e tij në atë kohë ishte 1.55 milion .

Napoli[redakto | përpunoni burim]

Më 9 korrik 2009, ai u ble nga Napoli për 7 milion ,[4] si pjesë e lëvizjes në formë bashkpronësie të Daniele Mannini te Sampdoria për 3.5 milion €.[5]

Campagnaro bëri debutimin e tij me Napolin më 23 gusht 2009 në javën e parë të 2009–10 Serie A kundër Palermos, duke luajtur në të gjithë ndeshjen me Napolin që humbi me rezultatin 2–1 jashtë fushe.[6] Më vonë, në mars 2010, ai shënoi golin e parë me Napolin pas një assisti të Ezequiel Lavezzit në barazimin 1–1 kundër MilanitSan Siro.[7] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me Napolin duke luajtur 30 ndeshje në të gjitha kompedicionet, 28 prej tyre në Serie A, me Napolin që e përfundoi ligën në vendin e gjashtë duke u kualifikuar për në raundin play-off të Ligës së Europës.

Në sezonin 2010–11, ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, duke ndihmuar skuadrën që ta përfundonte ligën në vendin e tretë duke u kualifikuar direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[8] Ai luajti 39 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Ai bëri debutimin e tij europian me Napolin në ndeshjen e kthimit të raundit play-off të Ligës së Europës kundër skuadrës suedeze Elfsborg, duke luajtur 17 minutat e fundit në fitoren 2–0 në Borås Arena.[9]

Në sezonin 2011–12, Campagnaro fitoi trofeun e parë me Napolin, Coppa Italia, ku ai luajti 90 minuta në suksesin 2–0 të Napolit kundër kampionëve të Serie A, JuventusStadio Olimpico.[10] Më 14 shtator 2011, për herë të parë në karrierën e tij, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër anglezëve të Manchester City, duke luajtur 90 minuta në barazimin 1–1 në Etihad Stadium.[11] Napoli e përfundoi Grupin A në vendin e dytë me 11 pikë, vetëm dy më pak se gjermanët e Bayern Munich. Në ndeshjen e parë të raundit të 16 kundër anglezëve të Çelsit (e cila më vonë do të fitonte turnamentin), Campagnaro luajti 90 minuta me Napolin që mori një fitore historike 3–1 në Stadio San Paolo.[12] Napoli humbi ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge me rezultatin 4–1 pas kohës shtesë, duke u eleminuar përfundimisht nga turnamenti.

Në sezonin e tij të fundit me klubin, Campagnaro luajti në të gjithë ndeshjen e 2012 Supercoppa Italiana, ku Napoli humbi me rezultatin 4–2 pas kohës shtesë kundër JuventusitBeijing National Stadium.[13][14][15]

Në ligë, ai luajti 28 ndeshje, duke shënuar vetëm një herë në barazimin 1–1 kundër Lazios më 9 shkurt 2013.[16] Më 1 korrik 2013, pasi kontrata e tij skadoi, ai u largua nga klubi.

Inter[redakto | përpunoni burim]

Campagnaro në aksion për Interin kundër Dnipro Dnipropetrovsk.

Më 6 korrik 2013, Campagnaro u transferua te Interi në një marrëveshje dy vjeçare. Ai bëri debutimin e tij me Interin në raundin e tretë të 2013–14 Coppa Italia, ku Inter mposhti me rezultatin 4–0 Cittadellan për të kaluar raundin.[17] Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti si mbrojtës sëbashku me Juan Jesus dhe Andrea Ranocchian për 65 minuta. Ai debutoi në Serie A më 25 gusht në javën e parë të sezonit 2013–14 kundër Genoës, ku Inter fitoi me rezultatin 2–0 në San Siro.[18] Ai e mbylli sezonin e parë me Zikaltrit duke luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Për sezonin 2014–15, shumë zëra qarkullonin për një largim të mundshëm të Campagnaros nga Interi, por nuk lojtari refuzoi dhe nuk u largua nga klubi.[19][20][21][22] Ai bëri debutimin e tij europian në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër ukrainasve të Dnipro Dnipropetrovsk, ku Inter fitoi me rezultatin 1–0 jashtë fushe.[23][24]

Karriera ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Ai bëri debutimin e tij me Argjentinën më 29 shkurt 2012 në fitoren 3–1 kundër Zvicrës.

Në qershor 2014, Campagnaro ishte në listën e lojtarëve që do të luanin në Kupën e Botës 2014.[25] Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës në fitoren e Argjentinë 2–1 kundër debutuesve të Bosnjës dhe HercegovinësEstádio do Maracanã, duke luajtur pjesën e parë përpara se të zëvëndësohej nga Fernando Gago në fillim të pjesës së dytë.[26][27] Pas kësaj, ai nuk luajti asnjë ndeshje deri në fund të turnamentit me Argjentinën e cila e përfundoi si finaliste duke e humbur atë kundër Gjermanisë 1–0 pas kohës shtesë në Estádio do Maracanã.[28][29][30]

Statistikat[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 13 tetor 2014[31][32][33]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Deportivo Morón 1998–99 2 0 2 0
1999–00 28 0 28 0
2000–01 31 1 31 1
2001–02 42 5 42 5
Total 103 6 0 0 0 0 0 0 103 6
Piacenza 2002–03 12 2 4 0 16 2
2003–04 22 2 1 0 23 2
2004–05 34 3 3 1 37 4
2005–06 31 2 3 0 34 2
2006–07 31 2 3 0 34 2
Total 127 10 11 1 138 11
Sampdoria 2007–08 22 0 3 0 6 1 31 1
2008–09 16 1 3 0 4 0 23 1
Total 38 1 6 0 10 1 54 2
Napoli 2009–10 28 1 2 0 30 1
2010–11 31 0 1 0 7 0 39 0
2011–12 31 2 4 0 8 0 43 2
2012–13 28 1 1 0 1 0 1 0 31 1
Total 118 4 8 0 16 0 1 0 143 4
Inter 2013–14 15 0 2 0 17 0
Total 15 0 2 0 0 0 0 0 17 0
Karriera në total 401 21 27 1 26 1 1 0 455 23

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 13 tetor 2014 [34]

Kombëtarja argjentinase
Viti Ndeshje Gola
2012 7 0
2013 6 0
2014 4 0
Total 17 0

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Më 9 qershor 2011, Campagnaro u përfshi në një aksident serioz automobilistik në provincën e Córdobës, Argjentinë, që shkaktoi një pasagjer të vdekur dhe dy njerëz të tjerë në makina të tjera u përfshinë në aksident.

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Sampdoria
Napoli

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" (PDF). FIFA.com. 11 qershor 2014. f. 2. Marrë më 15 tetor 2014. 
  2. ^ Horncastle, James. "Serie A Team of the year". espnfc.com. Marrë më 23 maj 2013. 
  3. ^ "All the nicknames of the South American". Sport Mediaset.it. Marrë më 13 tetor 2014. 
  4. ^ "SSC Napoli 2009–10 Annual Report (page 21 to 40)" (PDF). Diretta Napoli. Marrë më 13 tetor 2014. 
  5. ^ "Comunicato Stampa: Acquistato Daniele Mannini". Sampdoria. 9 korrik 2009. Marrë më 13 tetor 2014. 
  6. ^ "Palermo vs Napoli - 23 August 2009". Soccerway. 23 gusht 2009. Marrë më 12 tetor 2014. 
  7. ^ "Milan vs Napoli - 21 March 2010". Soccerway.com. 21 mars 2010. Marrë më 12 tetor 2014. 
  8. ^ "The 2010–2011 Serie A table". S.S.C.Napoli. Marrë më 19 korrik 2011. 
  9. ^ "Elfsborg vs Napoli - 26 August 2010". Soccerway.com. 26 gusht 2010. Marrë më 12 tetor 2014. 
  10. ^ "Supercopa Italiana 2012 - Juventus-Napoli". Arena Napoli. Marrë më 13 tetor 2014. 
  11. ^ "Napoli share spoils with Manchester City". UEFA.com. 14 shtator 2011. Marrë më 12 tetor 2014. 
  12. ^ Napoli 3–1 Chelsea. Goal.com (21 shkurt 2012). Marrë më 1 mars 2012.
  13. ^ "Juventus 4-2 Napoli". Juventiknows. 14 gusht 2012. Marrë më 23 gusht 2012. 
  14. ^ "Juventus 4-2 Napoli". ESPN. 14 gusht 2012. Marrë më 23 gusht 2012. 
  15. ^ "Juventus 4-2 Napoli Report". Goal.com. 14 gusht 2012. Marrë më 23 gusht 2012. 
  16. ^ "Lazio vs Napoli - 9 February 2013 - Soccerway". UEFA.com. 9 shkurt 2013. Marrë më 12 tetor 2014. 
  17. ^ "COPPA ITALIA, INTER 4-0 CITTADELLA". inter.itlanguage=. 18 August 2013. Marrë më 11 October 2014. 
  18. ^ "Inter 2-0 Genoa: Nagatomo & Palacio net Nerazzurri opening-round win". Goal.com. 25 gusht 2013. Marrë më 11 tetor 2014. 
  19. ^ "Hugo Campagnaro on his way out of Inter Milan". tribalfootball.com. 15 shtator 2014. Marrë më 11 tetor 2014. 
  20. ^ "Interi nis spastrimet, drejt largimit Taider, Guarin dhe Kampanjaro". Panorama Sport. 18 korrik 2014. Marrë më 13 tetor 2014. 
  21. ^ "Ja ku po shkojnë 11 të padëshiruarit e Interit". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 13 tetor 2014. 
  22. ^ "Ul çmimin e Guarinit, largohet Kampanjaro". Panorama Sport. 14 gusht 2014. Marrë më 13 tetor 2014. 
  23. ^ "Dnipro 0-1 Inter: D'Ambrosio Downs 10-Man Dnipryani". Forza Italian Football. 18 shtator 2014. Marrë më 18 shtator 2014. 
  24. ^ "Interi cinik, triumf edhe në Ukrainë". Panorama Sport. 19 shtator 2014. Marrë më 3 tetor 2014. 
  25. ^ "Demichelis in Argentina squad as trio miss out". FIFA. 2 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014. 
  26. ^ "Argentina 2-1 Bos-Herce". BBC. 16 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014. 
  27. ^ "Bosnja bën dhurata, Mesi i prin Argjentinës". Panorama Sport. 16 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014. 
  28. ^ Raish, Dave (13 korrik 2014). "Götze volley gives Germany their fourth World Cup title". Deutsche Welle. Marrë më 14 korrik 2014. 
  29. ^ "Germany 1–0 Argentina". BBC. 13 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014. 
  30. ^ "Triumfon Gjermania, është kampione Bote". Panorama Sport. 14 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014. 
  31. ^ "Argentina - H. Campagnaro - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 13 tetor 2014. 
  32. ^ "Hugo Campagnaro Football Statistics - WhoScored.com". WhoScored.com. Marrë më 13 tetor 2014. 
  33. ^ "Hugo Campagnaro - Internazionale - Stats - News - Profile - Yahoo Sports". Yahoo Sports. Marrë më 13 tetor 2014. 
  34. ^ "Hugo Campagnaro - National Football Teams". National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]