Jump to content

Rrjeti lokal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Local Area Network)
Karta e Rrjetit (Network Interface Card).

Rrjeti lokal (Anglisht: local area network, LAN) është një rrjetë kompjuterike që lidhë kompjuterët dhe pajisjet tjera në një zonë gjeografike të kufizuar siç është shtëpia, shkolla, laboratorët kompjuterik ose zyrat e punës. Karakteristikat që e dallojnë rrjetin kompjuterik "LAN" nga ai "WANs" (wide area network) janë: kualiteti më i madh në transferimin e të dhënave, zonë më e vogël gjeografike dhe mungesa e nevojës për linjë tjetër të telekomunikacionit në shërbim. ARCNET, Token Ring si dhe disa tjera teknologji kanë qenë të përdorura në të kaluarën, por Ethernet dhe Wi-Fi janë dy teknologjitë që sot janë më të përdorurat në botë.

Pasi që universitetet më të mëdha prodhuan shumë kompjuter gjatë viteve të 60-ta, ishte rritur presioni për të siguruar një ndërlidhje me shpejtësi më të lartë ndërmjet kompjuterëve. Një raport në vitin 1970 nga laboratori i rrezeve "Lawrence" detajon rritje të rrjetit të tyre "octupus" jep një shenjë të mirë të zgjidhjes së situatës. Unaza e Kembrixh-it ishte e ndërtuar nga univerziteti i Kembrixh-it në vitin 1974, por asnjëher nuk u zhvillua si një produkt i suksesshëm komercial.

Ethernet është zhvilluar në vitet 1973-1975 nga "Xerox PARC" the ngritur si U.S. Patent 4.063.220. Në vitin 1976 pas sistemit ishte i vendosur në PARC. Metcalfe dhe Boggs publikoi gazetën e tyre, Ethernet: shpërndarjen dhe distribuimin për rrjetet kompjuterike lokale. ARCNET është zhvilluar nga Datapoint Corporation në vitin 1876 dhe u shpall në vitin 1977. Për herë të parë instalimi tregtare ishte bërë në dhjetor 1977 në Chase Manhattan Bank në Nju Jork. Zhvillimi dhe perhapja e CP/M-kompjuter të bazuar personal prej viteve te fundit te 1970ve dhe pastaj DOS- kompjuter të bazuar personal prej 1981 do të thotë se një vend i vetëm filloi të ketë dhjetra ose qindra kompjuterë.

Zhvillimi i standardeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjëja më tërhëqese e lidhjës së këtyre ka qenë në përgjithësi te shperndahet në hapësirën e diskut dhe printer laserik, te cilat te dy ishin shumë te shtrenjëta në atë kohë. Aty kishte shume entuziazem për konceptin për disa vite, prej rreth 1983 e tutje, ekspertët e industrisë së kompjuterëve do ta deklarojne vitin e ardhshem te jete “ viti i LAN-it“. Në praktikë, koncepti u demtua nga perhapja e papajtueshme e nivelit fizik dhe implementimi i protokolit të rrjetit, dhe një bollëk i metodave për ndarjen e burimeve (resources).

Në mënyrë tipike secili shitës do të ketë llojin e vet të kartës së rrjetit, kabllove, protokolli, dhe rrjeti i sistemit operativ. Një zgjedhje u paraqit me ardhjen e Novell NetWare e cila ka dënë mbeshtetje te paanshme për dhjetra lloje te kartave/kabllove konkuruese, dhe të një sistemi operativ shumë më të sofistikuar se shumica e konkurentëve të saj. Netware dominoi ne biznesin për LAN kompjuterët personanl, më herët se të shfaqet në vitin 1983 deri në mesin e 1990-ve, kur Microsoft e paraqiti Windows NT Advance Server dhe Windows Workgroups. Prej garuesve të NetWare, vetëm Banyan Vines kishte fuqi teknike me të cilat mund ti konkuronte, mirepo Banyan asnjëher nuk e arriti në nivel të sigurisë. Microsoft dhe 3Com punuan sëbashku që të krijojn një sistem operativ të thjesht i cili do të formohet në bazë të 3Com 3+ Share, Microsoft LAN Menager dhe IBM LAN server. – mirëpo asnje prej këtyre nuk ishte i suksesshëm. Në kohë të njejtë qendra kompjuterike e Unix-it nga firmat Sun Microsystem, Hewlett-Packard, Silicon Graphics, Intergraph, NeXT dhe Apollo përdornin rrjeta të bazuara në TCP/IP. Edhe pse ky treg është redukuar shumë, teknologjit e zhvilluara në këtë aspekt ne këtë sferë vazhdojn të kenë ndikim në Internet, në rrjetat e Linux dhe Apple Mac OS X dhe në protokllin TCP/IP, tash pothuajse e ka mbuluar (nderruar) IPX, AppleTalk, NBF dhe protokolet tjera të cilat janë përdorur nga PC LAN.

Rrjetata LAN të mëhershme gjithmonë kanë qenë të bazuar në kabllot koaksial. Mirëpo çiftet e perdredhura (Twisted Pair) ishin përdorur nga IBM për implementimin e rrejtave unazë (Token Ring), dhe në vitin 1984 StarLAN tregoi potencial për çifte të përdredhura (twisted pair) duke përdorur Cat3 – kabllo të njejtë të cilat përdoren në sistemin telefonik. Ky ishte një hap drejt zhvillimit të 10Base-T (dhe pasardhësit e tij) dhe kabllot e strukturuara, e cila është ende themel komercial i rrejtave LAN. Gjithashtu, kabllot Fiber-optik vazhdimisht po përdoren më tepër në aplikacionet komerciale. Mirëpo vendosja e kabllove jo gjithëherë është e mundshme, rrjetat pa kabllo Wireless (Wi-Fi) tani janë teknologjia më e shpesht nëper zonat e banuara ku mundësia për vendosjen e kabllove është minimale, dhe janë të përshtatshëm për celularët, laptopët dhe telefonat e mençur (SmartPhones).

Ethernet niveli i të dhënave (Data Link Layer) dhe niveli fizik (Physical Layer) është implementimi me i shfaqur tek rrjetat lokale. Ne nivelet me te larta internet protokoli (TCP/IP) është bere standard. Rrjetat lokale (LAN) te vogla perbehen nga 1 ose me teper switch-er te lidhur ndërmjet veti, shpesh një është i lidhur ne ruter, ne modem (Ads Lose kaboll) për te pasur qasje ne Internet. Rrjetat lokale me te medha karakterizohen me linqet e reduktuara me switch-ët duke perdorur protokolin i cili na mbron dhe I anulon unazat, Spanning tree protocol, dhe aftesite për te menaxhuar komunikacione te ndryshme me ane te kualitet te servisit (Quality of Service QoS), dhe ta veçoj komunikacionin me WLAN-ët. Rrjetat lokale më të mëdha gjithashtu përmbajnë lloje të shumta të paisjeve si switch, murë mbrojtës (Firewall), drejtues (Ruter), balancues dhe sensor. Rrjetat locale mund të kenë lidhje me rrjetat lokale tjera me ndihmën e linjave dhe serviseve te amrra për një kohë të shkurtër ose duke hyrë në internet përmes teknologjisë VPN. Në varësi të asaj se çfarë lidhje janë perdorur për ti ndërtuar dhe siguruar rrjetat, dhe largësinë të cilën e përfshijnë, rrjetat lokale mund të klasifikohen si rrjeta të zonës Metropolitane (MAN) dhe rrjeta me siperfaqe të gjerë (WAN). Me kabllo mund të lidhim pajisje të ndryshme si p.sh konektori i cili e bën shperndarjen e rrjetit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]